Tetor 11, 2019 16:51 CET
  • Uniteti Islam

Në këtë edicion do të idetë e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me bazat dhe elementët e Unitetit Islam.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar folëm rreth pozitës së botës islame në të menduarin e Imam Khomejnit dhe thamë se nga pikëpamja e tij, përçarja është burimi kryesor i poshtërimit të myslimanëve, ndërsa formimi i një shteti siç ka qenë në fillim të Islamit i cili do të sjell unitetin për Umetin Islam, është e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë poshtërim dhe për ta ripërtërirë përsëri madhërinë e kaluar të Umetit Islam. Në këtë edicion do të njihemi me idetë e Imam Khomejnit në lidhje me bazat dhe elementët e unitetit islam.

Imam Khomejni ashtu si disa reformator të tjerë fetar para tij si Sejed Xhamal, në sferën e mendimit dhe teorizimit, por edhe në sferën e veprimit, ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj çështjes së unitetit islam. Përveç kësaj, Imam Khomejni është prej mendimtarëve të rrallë i cili për realizimin e idesë së Unitetit Islam, është përkushtuar në formimin e shtetit islam dhe në këtë rrugë ka arritur të krijojë një valë të madhe në botën islame. Imam Khomejni edhe në kohën e udhëheqjes së tij ka ndjekur këtë ide dhe ka krijuar një sfidë serioze për disa sundues despotik dhe të varur të vendeve islame, për arsye se Revolucioni Islamik u bë thirrës i formimit të një shteti i cili në bazë të standardeve islame kërkon lirin dhe pavarësinë e vendit. Imam Khomejni (ra) i cili ka arritur të konkretizojë idenë e shtetit islam në një qoshe të territorit të gjerë të botës islame, kurrë nuk neglizhoi kërkesën për realizimin e idesë së formimit të Umetit të madh Islam në kuadër të krijimit të një shteti islam global dhe gjithnjë ka theksuar nevojën për realizimin e këtij qëllimi. Besnikëria e sinqertë e Imam Khomejnit ndaj “unitetit” jo vetëm që e shndërroi atë në personalitetin më të dalluar revolucionar të botës islame, por ai arriti të krijojë një pozitë mjaftë të lartë edhe në mesin e shkollave të tjera islame.

Në të menduarin e Imam Khomejnit, uniteti përfshinë një lloj pajtimi të njohjes dhe vlerave i cili ka burim hyjnor dhe spiritual dhe në Librin e shenjtë dhe në sunetin profetik janë prezantuar modelet e normave dhe sjelljeve të tij në aspektin teorik dhe praktik. Një unitet i tillë buron nga energjia emocionale, përkushtimi dhe mirëbesimi reciprok i individëve dhe grupeve dhe qëllimi i Sheriatit është krijimi i fuqisë, krijimi i reformave dhe progresit dhe ndalimin e korrupsionit në shoqëri. Imam Khomejni në librin e tij “40 Hadithe” thotë: “Një prej qëllimeve të mëdha të sheriatëve dhe profetëve të mëdhenj që përveçse vet ai është një qëllim i pavarur, është edhe mjet për progresin dhe zhvillimin e qëllimeve të mëdha dhe hyrjen e plotë në formimin e “Shtetit Utopik”, është unifikimi i fjalës dhe unifikimi i besimit dhe konsensus në të gjitha çështjet dhe parandalim nga shkeljet që bëjnë njerëzit e padrejtë të cilët bëhen shkak për korrupsionin mes njerëzve dhe prishjen e “Shtetit Utopik”. Ky qëllim i madh i cili është reformues shoqëror dhe individual, nuk realizohet ndryshe përveçse nën hijen e unitetit të shenjtë, bashkimit vëllazëror dhe sinqeritet me zemër në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm”. Imam Khomejni unitetin e myslimanëve mbi rreth boshtit të fesë së pastër Islame e konsideron çelës të fuqisë dhe trimërisë mbinatyrore të myslimanëve në fillim të Islamit dhe thotë: “Nëse myslimanët e rigjejnë atë dinjitet dhe madhëri që kishin në fillim të Islamit, dhe kthehen në Islam dhe në unitetin e fjalës, e kuptojnë se ai bashkim ishte mbi boshtin e Islamit dhe vetëm kështu myslimanët e asaj arritën në një fuqi dhe trimëri të mbinatyrshme”.

Imam Khomejni në shpjegimin e rrënjëve divergjencës në botës islame, vë në duke dy faktor të rëndësishëm dhe themelor: largimi i qeverive nga populli dhe mosmarrëveshjet mes sunduesve të vendeve islame. Ai thotë: “Ne e dimë, e dinë edhe të gjithë myslimanët por edhe të gjitha shtetet islame, ajo çfarë na ka ndodhur neve dhe po vazhdon të nda ndodhë, buron nga dy probleme: njëri është problemi mes vet shteteve që me keqardhje duhet thënë se ato nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem deri më tani... dhe problemi i dytë, është problemi i qeverive me popujt, sepse qeveritë janë sjell me popujt në atë mënyrë sa që popujt më nuk i mbështesin ato. Do të thotë problemet që krijohen për shtetet dhe ato probleme duhet të zgjidhen nga ana e popujve”. Ai vë në dukje edhe rolin e faktorëve të huaj dhe fuqive hegjemoniste të botës si faktor tjetër shumë të rëndësishëm në krijimin e ndarjeve dhe përçarjeve mes myslimanëve dhe vendeve islame dhe thotë: “Përçarjet ekzistuese mes vendeve myslimanëve, janë ose nga tradhtia e krerëve të vendeve islame ose nga injoranca dhe padituria e tyre. Nuk është çështja e shiizmit dhe sunizmit. Në Islam nuk ka rëndësi të jesh kurd apo fars, në Islam të gjithë janë vëllezër dhe jemi së bashku. Një grup i myslimanëve janë sunitë, një tjetër janë shiitë, një tjetër hanefi etj... Në një shoqëri ku të gjithë dëshirojnë t’i shërbejnë Islamit dhe të jetojnë për Islamin, këto çështje nuk duhet të paraqiten. Ne të gjithë jemi vëllezër... Këto nuk janë arsye për mosmarrëveshje. Ne nuk të kemi mosmarrëveshje mes vete ose kundërshtime. Vëllezërit shiitë dhe sunitë duhet t’i shmangen çfarëdo lloj mosmarrëveshje. Sot mosmarrëveshja mes neve është në interes vetëm të atyre të cilët nuk besojnë as në medhhebin shiit dhe as në medhhebin sunit dhe as në medhhebe të tjera. Ata dëshirojnë që të mos jetë as ky dhe as ai tjetri. Ata e dinë rrugën kështu që mes këtyre dyve të krijojnë përçarje”.

Imam Khomejni rolin e dy shteteve Amerikës dhe Izraelit e konsideron shumë të madh në krijimin e përçarjeve mes myslimanëve, prandaj kërkon nga të gjithë myslimanët që të bashkohen rreth boshtit të përballjes me këta dy armiq, sidomos me Izraelin. Ai konsideron se ekzistenca e armikut të përbashkët, do të thotë Izrealit, në mënyrë potenciale krijon rrethanat për unitetin e botës islame dhe faktin se me gjithë ekzistencën e një armiku të tillë, akoma nuk po krijohet një unitet mes vendeve islame, e konsideron si një enigmë dhe thotë:  “Për mua një çështje akoma ka mbetur si enigmë dhe ajo është kjo që të gjitha shtete islame dhe popujt myslimanë e dinë se çfarë është kjo dhimbje. E dinë se janë faktorët e huaj që janë futur në skenë të cilët i kanë përçarë myslimanët. Ata po e shikojnë që me këtë përçarje, ata do të fitojnë vetëm dobësinë dhe shkatërrimin, po e shikojnë se një shtet fals si Izraeli po qëndron përball myslimanëve, por përsëri ata janë të dobët përball tij. Enigma është kjo që edhe pse myslimanët i dinë këto gjëra, pse nuk drejtohen te ilaçi që do të t’i kurojë të gjitha këto dhimbje dhe që është uniteti dhe bashkimi?!”. Imam Khomejni në bazë të një analize të tillë, i ka ftuar krerët e vendeve islame në unitet dhe ka kërkuar nga ata që duke ruajtur kufijtë dhe pavarësinë e vet, të pajtohen me njëri-tjetrin për unitetin e botës islame dhe ka thënë: “Tani për të gjithë presidentët, mbretërit dhe udhëheqësit e vendeve islame detyrë është kjo që të lënë anash interesat partiake e politike. Ata duhet të jenë ndjekës të Islamit. Tani detyrë e udhëheqësve është kjo që të ulen dhe të arrijnë marrëveshje mes vete. Të ruajnë kufijtë e shteteve të tyre, mirëpo të bashkohen përball atij armiku i cili u ka shkaktuar kaq shumë dëme myslimanëve”.

Imam Khomejni për të pastruar rrënjët e mosmarrëveshjes dhe përçarjes mes myslimanëve dhe për realizimin e unitetit politik të botës islame, paraqet një proces gjithëpërfshirës i cili përfshinë krijimin e kushteve dhe rrethanave të përshtatshme për realizimin e unitetit, aktivizimin e elitave politike dhe fetare si realizues të unitetit, përdorimin e mekanizmave të nevojshëm për të ecur në rrugën drejt krijimit të unitetit politike të myslimanëve dhe në fund formimin e shtetit të madh islam. Imam Khomejni duke e quajtur unitetin si një veprim strategjik, paraqet dy strategji praktike për realizimin konkret të unitetit në dy faza, “strategjia kulturore dhe fetare” dhe “strategjia politike dhe praktike”. Imam Khomejni duke perceptuar në mënyrë konkrete dhe të gjithanshme problemet intelektuale dhe morale të shoqërive islame dhe të shteteve islame, për të arritur deri te uniteti islamik dhe për krijimin e Umetit të madh Islam, para se gjithash, është përkushtuar në reformimin e bindjeve fetare dhe politike të myslimanëve dhe ka propozuar konsensusin e tyre rreth boshtit të Islamit të vërtetë. Në këtë kuadër, Imam Khomejni ka shfrytëzuar klasifikimin fondamental të Islamit origjinal të Hazretit Muhamed dhe islamin amerikan dhe llojin e dytë e ka konsideruar si islam që nuk është në harmoni me Islamin e vërtetë dhe pengon realizimin e unitetit të umetit islam, prandaj e ka kundërshtuar ashpër atë.

Imam Khomejni duke theksuar në vizionin joislam të udhëheqësve të shoqërive islame, konsideron se të menduarit e islamit amerikan është pengesë kryesore për unitetin e Umetit Islam dhe ka theksuar se për të krijuar rrethanat e përshtatshme dhe për të arritur në unitetin e vërtetë, duhet marrë masa strategjike për të mënjanuar këto pengesa. Imam Khomejni në teorinë e tij për unitetin, ka vë në dukje secilin prej këtyre pengesave dhe ka paraqitur rrugëzgjidhje të përshtatshme për mënjanimin e tyre që shpallja e “Javës së Unitetit” dhe “Ditës Botërore të Kodsit”, mund të analizohet në këtë kuadër.

Tags