Palestina (2)
Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me natyrën e regjimit sionist.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar shqyrtuam qëndrimet e Imam Khomejnit ndaj çështjes së Palestinës në vitet para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe thamë se në periudhën e regjimit despotik të mbretit Muhamed Reza, ekzistonin marrëdhënie të mira mes Iranit dhe regjimit sionist dhe një prej boshteve kryesore të luftës së Imam Khomejnit kundër regjimit mbretëror ishte mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës dhe zbulimi i natyrës raciste të Izraelit dhe marrëdhëniet e gjera të tij me regjimin shtypës që sundonte në Iran. Imam Khomejni me qëndrimet e tij kundër Izraelit dhe në mbrojtje të popullit të shtypur dhe të shpërngulur të Palestinës, u bë njëzëri me mendimtarët dhe intelektualët e botës dhe zbuloi natyrën e aparatit shtypës të regjimit sionist dhe e vetëdijesoi popullin iranian ndaj qëllimeve djallëzore të Izraelit në plaçkitjen e resurseve ekonomike të Iranit dhe inkurajoi qytetarët iranianë për kryengritje kundër aleatit strategjik të këtij regjimi uzurpues do të thotë regjimit të mbretit. Imam Khomejni njëkohësisht me këtë inkurajoi edhe popujt myslimanë dhe arabë të rajonit të Lindjes së Mesme për kryengritje kundër Izraelit dhe për unitet e bashkim përball fuqive arrogante botërore. Duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes së Palestinës në sistemit filozofik të Imam Khomejnit, në këtë edicion do të njihemi me disa dimensione të tjera të ideve dhe veprimeve të Imam Khomejnit në lidhje me çështjen e Palestinës dhe gjithashtu për zbulimin e natyrës së vërtetë të regjimit sionist.
Imam Khomejni në vitet e kulmit të fuqisë së regjimit despotik sundues në Iran, zbuloi marrëdhëniet sekrete të mbretit dhe Izraelit dhe në mënyrë serioze dhe të qartë shpjegoi nevojën e domosdoshme për t’u përballur me Izraelin si rrezikun kryesor për botën islame. Imam Khomejni ishte autoriteti i parë fetar i cili lëshoi dekretin fetar për të lejuar shpenzimin e të ardhurave të mbledhura nga detyrimet fetare në rrugën e luftës kundër Izraelit dhe për të mbështetur luftëtarët e Palestinës. Imam Khomejni në vazhdën e krimeve të regjimit sionist që dogji në zjarr xhaminë Al Aksa, përkundër të tjerëve të cilët rindërtimin e kësaj xhamie të shenjtë e bënë prioritet të tyre, me largpamësi dhe maturi të pashembullt, theksoi ruajtjen e gjurmëve të krimeve të Izraelit si simbol të dhunës së sionistëve dhe kërkoi të përdoren ato si faktor për inkurajimin e myslimanëve në kryengritje kundër ekzistencës së këtij regjimi. Imam Khomejni në lidhje me këtë, ka thënë: “Ata e dogjën Xhaminë Al Aksa. Ne po thërrasim, lejoni që të mbetet ko xhami në atë gjendje gjysmë të djegur. Mos zhdukni gjurmët e këtij krimi!”. Ai që nga fillimi i luftës, aspektin islam dhe më pas bindjet islame të luftës me Izraelin i vlerësoi si metodën më efikase për mobilizimin e popullit të Palestinës dhe për të bashkuar Umetin Islam , ndërsa ndjekjen e metodave dhe shkollave të tjera si theksimi në kombësinë arabe dhe idetë e nacionalizmit arab, i konsideroi devijim në rrugën e luftës për çlirimin e Kodsit të shenjtë. Imam Khomejni ishte plotësisht i vetëdijshëm për dobësinë e botës islame dhe sidomos për varësinë dhe dobësinë e disa krerëve të vendeve islame, prandaj gjithnjë theksonte vetëdijesimin dhe ngritjen e ndjenjave publike të botës islame në bazë të parimeve të besimit dhe besimit të përbashkët dhe në bazë të kulturës së Umetit Islam njëkohësisht duke u larguar nga mosmarrëveshjet grupore dhe i bënte thirrje krerëve të vendeve islame që ta ndjekin këtë rrugë.
Në rrethanat kur për shkak të tradhtisë të disa shteteve arabe ndaj idealeve të Palestinës dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të cilat rezultonin me njohjen zyrtare të ekzistencës së regjimit sionist, ishte krijuar një zhgënjim dhe pasivitet i gjerë në mesin e vendeve arabe dhe të Umetit Islam, fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit me udhëheqjen e Imam Khomejnit i dha një goditje shumë të rëndë dhe shkatërruese qëllimeve pushtuese të sionistëve duke i dhënë një shpirt të freskët dhe shpresëdhënës trupit gjysmë të vdekur të popujve myslimanë dhe ashpërsoi luftën kundër sionistëve. Kjo ngjarje ndodhi në rrethanat kur disa krerë të shteteve arabe sidomos Egjipti kishte një kohë që kishte vendosur prioritet të politikës së vet negociatat për kompromis me regjimin sionist. Anvar Sadat në vitin 1972, i dëboi instruktorët ushtarakë të ish-BRSS nga Egjipti dhe në vitin 1975, nënshkroi marrëveshjen e Sinait me Izraelin dhe më në fund në vitin 1978, do të thotë saktësisht një vit para fitores së Revolucionit Islamik në Iran, në Kamp David në prani të Menachem Begin, ish-kryeministrit të regjimit sionist dhe Xhimi Karter, ish-presidentit të Amerikës, nënshkroi paktin e paqes me Izraelin. Egjipti ishte shteti i parë arab që njohu zyrtarisht ekzistencën e regjimit uzurpues të Izraelit dhe krijoi një ndarje në mes të shteteve arabe. Edhe pse nënshkrimi i këtij paktit krijoi një zhgënjim dhe pasivitet të madh në mesin e arabëve dhe myslimanëve, mirëpo fitorja e Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979 dhe rrëzimi i regjimit më të fuqishëm mbështetës të perëndimit dhe Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme, do të thotë regjimin despotik të mbretit në Iran, lëvizjet dhe kryengritjet kundër regjimit sionist morën një shpirt të freskët dhe krijuan një gëzim të madh në Liban dhe Palestinë dhe në vendet e tjera islame.
Një prej dimensioneve të rëndësishme të deklaratave të Imam Khomejnit në zbulimin e natyrës së regjimit sionist, ishte theksimi se ky regjim gjithnjë insiston në realizimin e motos “Nga Nili në Eufrat” dhe krijimin e “Izraelit të Madh”. Imam Khomejni në mënyrë të përsëritshme paralajmëroi krerët e vendeve islame dhe Umetin Islam për politikat pushtuese të regjimit sionist duke thënë se ky regjim nuk do të mjaftohet në kufijtë e atëhershëm dhe theksoi se çfarëdo përpjekje e regjimit sionist për të mohuar këto qëllime ose për t’i mbuluar ato, bëhen vetëm me qëllim të mashtrimit të opinionit publik dhe përfitimit nga politika hap pas hapi në ndjekjen e qëllimit final, do të thotë krijimit të “Izraelit të Madh”. Imam Khomejni në lidhje me këtë ka thënë: “Në mënyrë të përsëritshme kemi përsëritur këtë çështje se Izraeli nuk ngopet me atë pjesë në të cilën është tani, por hap pas hapi do të shkojë par dhe çdo hap që merr, thotë ne nuk kemi bërë asgjë, ndërsa nesër bënë një hap edhe më të madh. Sot është Libani, nesër mund të jetë Siria, pasnesër Iraku dhe kështu me radhë”. Imam Khomejni duke vë në dukje programin e deklaruar nga Is’hak Shamir si kandidat për postin e kryeministrit të regjimit sionist në vitin 1984, i cili kishte thënë se krijimi i “Izraelit të Madh” është qëllimi final i të gjithë elitës së Izraelit në fjalë dhe kjo është paraqitur edhe në programin e Is’hak Shamir, ndërsa thotë: “Is’hak Shamir që dëshiron të bëhet kryeministër, që nga fillimi ka deklaruar programin e tij dhe ka thënë se duhet krijuar “Izraeli i Madh”, Palestina duhet të zhduket tërësisht. Izraeli i madh do të thotë i gjithë rajoni i popujve arabë. Edhe Hixhazi dhe Egjipti bënë pjesë në këtë rajon. Është për të ardhur keq që shtetet islame janë indiferente ndaj kësaj çështje dhe nuk lejojnë popullin që flasë për këtë”.
Një tjetër dimension i ideve të Imam Khomejnit në lidhje me çështjen e Palestinës, është ndarja e fesë hebreje nga sionizmi. Sionizmi është një ideologji politike dhe raciste e cila nën petkun e fesë hebreje, po mundohet ta paraqesë veten si një lëvizje fetare dhe shpëtimtare e popullit hebre. Mirëpo ekspertët dhe atë që e njohin historinë e feve hyjnore e dinë shumë qartë se pretendimi për unitetin e racist të hebrenjve është krijuar nga sionistët të cilët me këtë flamur synojnë të uzurpojnë tokën e Palestinës dhe t’i arsyetojnë krimet e tyre në Palestinë. Imam Khomejni me vetëdije të plotë rreth këtij realiteti historik, gjithnjë ka konsideruar ndarje mes fesë hebreje si një fe hyjnore që është konfirmuar edhe nga Islami dhe shkollës politike sioniste si një lëvizje raciste dhe kolonialiste e cila është në kundërshtim të plotë me fetë hyjnore sidomos me vetë fenë hebreje. Imam Khomejni në lidhje me këtë ka thënë: “Ne bëjnë ndarje mes shoqërisë së hebrenjve dhe sionizmit dhe sionistëve. Sionistët nuk janë fare ndjekës të fesë. Mësimet e Hazretit Musa kanë qenë mësime hyjnore dhe janë mësime me vlerë. Kryengritja kundër arrogantëve ka qenë rruga e Hazretit Musa dhe kjo është saktësisht kundër plani të cilin e kanë këta sionistë. Ata janë lidhur me fuqitë arrogante dhe po veprojnë kundër popujve të shtypur. Ne e dimë se komuniteti hebre është i ndarë nga sionistët. Ne jemi kundër sionistëve dhe kundërshtimi ynë është për këtë arsye se ata janë kundër të gjitha feve hyjnore. Ata nuk janë hebre. Ata janë vetëm njerëz të politikës të cilët në emër të hebraizmit po kryejnë veprime të këqija dhe hebrenjtë i urrejnë ata, prandaj të gjithë njerëzit duhet t’i urrejnë ata”.
Imam Khomejni unitetin e Umetit Islam e konsideron të vetmen rrugë për ta shpëtuar Palestinës dhe për ta zhdukur Izraelin dhe beson se shkollat dhe ideologjitë e tjera nuk mund të bëhen shkak për unitetin e vendeve islame dhe arabe kundër Izraelit, për arsye se qëllimi kryesor dhe final i regjimit sionist është shkatërrimi i botës islame dhe krijimi i “Izraelit të Madh”.