Qershor 05, 2019 08:36 CET
  • Të rinjtë dhe periudha e rinisë – pjesa e dytë

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me të rinjtë dhe periudhën e rinisë.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur për pozitën dhe rëndësinë e periudhës së rinisë dhe rolin efikas të saj në edukimin e egos dhe në ndërtimin e personalitetit të të rinjve dhe thamë se Imam Khomejni (ra) në mënyrë të theksuar ka porositur të rinjtë që të shfrytëzojnë mirësinë e periudhës së rinisë e cila është një periudhë e entuziazmit dhe gjallërisë e zhvillimit fizik, për të pastrua brendësinë e tyre dhe për t’u përballur me dilemat djallëzore, për arsye se në periudhën e pleqërisë më njeriu nuk ka rast të mjaftueshëm dhe aftësinë e duhur që ka në periudhën e rinisë, prandaj edhe mundësia për t’u përmirësuar dhe për t’u përkushtuar ka rast shumë më pak dhe kushtet për ndërtimin e personalitetit të njeriut bëhen më të vështira. Gjithashtu thamë se Imam Khomejni (ra) i konsideron të rinjtë një prej objektivave më kryesore të programeve të kolonializmit dhe despotizmit, ndërsa duke kritikuar programet kulturore të regjimit tiran në Iran, i ka quajtur ato degjeneruese dhe faktor që shkatërrojnë identitetin e të rinjve si qëllim kryesor i këtyre programeve në mënyrë që të rinjtë të ndihen indiferentë ndaj fatit të shoqërisë dhe vendit. Në fund gjithashtu vëmë në dukje këtë çështje se nga pikëpamja e Imam Khomejni të rinjtë iranian duke u mbështetur në besimin dhe vullnetin e tij, ka arritur të rezistojë përball këtyre programeve degjeneruese dhe të zgjojë elementët e tjerë të futur në gjumin e neglizhencës. Në këtë program kemi për qëllim të vazhdojmë me diskutimin e edicionit të kaluar dhe do të zbërthejmë dimensione të reja nga botëkuptimi i Imam Khomejnit në lidhje me të rinjtë.

Imam Khomejni lëvizjen revolucionare të popullit të Iranit e konsideron një prej fushave të pranisë së gjerë dhe efikase ku të rinjtë mund të luajnë rolin e tyre në shoqëri dhe e vlerëson kontributin e të rinjve për shkak të njohjes së përgjegjësisë dhe arritjen e kësaj fitore. Ai ka thënë: “Ju të rinjtë me forcë e besim dhe me hapa të palëkundur, keni arritur këtë fitore. Unë shpreh falënderimin tim për të gjithë ju të rinjtë që në këtë kohë të gjithë me forcë, me vullnet të gjithë me ndihmën hyjnore jeni ngritur në këmbë dhe keni lënë anash punët tuaja dhe keni ndjekur këtë punë të madhe e cila është përgjegjësi e të gjithë neve dhe sekreti i fitores tuaj ka qenë uniteti”. Imam Khomejni rolin e të rinjve nuk e ka kufizuar vetëm me fitoren e Revolucionit Islamik dhe besonte se zhdukje e korrupsionit dhe shpëtimi i vendit nga dora e njerëzve tradhtar mund të realizohet vetëm me praninë e të rinjve në zhvillimet revolucionare. Ai ka thënë: “Me vullnetin dhe përkushtimin tuaj të lartë, kjo lëvizje revolucionare ka arritur në të gjitha shtresat e shoqërisë deri në këtë nivel. Vetëm me përkushtimin tuaj të lartë, ne fituam dhe deri diku kemi shkatërruar rrënjët e të keqes dhe shpresojmë që edhe tani e tuje me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin tuaj të lartë, do t’i shkatërrojmë të gjitha rrënjët e së keqes. Ju të rinjtë keni qenë ata që keni flijuar dhe sakrifikuar gjakun tuaj dhe keni besuar këtë Revolucion dhe ju duhet të jeni ata që e mbroni dhe e çoni para këtë lëvizje deri në fitore...”

Imam Khomejni (ra) rolin e të rinjve në Revolucionin Islamik e konsideron manifestim të mrekullisë së fuqisë hyjnore te njeriu, gjë që ka vërtetuar se mund të qëndrohet dhe rezistohet edhe përball superfuqive dhe të mbrohet vendi. Ai thotë: “Ju të rinjtë e dashur keni vërtetuar se mund të qëndroni dhe rezistoni përball të gjitha fuqive dhe mund ta mbroni vendin tuaj... Ju keni vërtetuar se mund të krijoni çfarëdo që dëshironi. Ju keni manifestuar një mrekulli në botë dhe ajo ishte mrekullia e fuqisë hyjnore te njeriu...” Imam Khomejni (ra) rolin dhe kontributin e të rinjve në përballje me regjimin despotik të sunduesve të brendshme dhe rezistencën e të rinjve përball kolonialistëve të huaj dhe superfuqive botërore e ka vlerësuar si një shembull të përshtatshëm për të gjithë popujt e shtypur dhe të privuar të botës dhe ka thënë: “Lufta dhe kontributi i juaj të rinjve dhe myslimanëve me dinjitet të Iranit që me unitet keni shkurtuar duart e të huajve nga vendi ynë, është shembull për të gjithë popujt e shtypur”. Imam Khomejni Revolucionin Islamik e konsideron si faktor që ka shkaktuar një ndryshim shumë të madh te të rinjtë të cilët me begatin e kësaj lëvizje, janë larguar nga qendrat e paligjshme dhe janë përkushtuar në shërbimin ndaj popullit. Ai ka thënë: “Duke falënderuar Zotin, një ndryshim i madh ka ndodhur në shoqërinë dhe në vendin tonë dhe të rinjtë tanë që shumica e tyre ishin futur nëpër qendra të paligjshme, i ka nxjerr jashtë dhe i ka bërë të përqendrohen ata në shërbim ndaj popullit dhe në shërbim në rrugën e Zotit...”.

Imam Khomejni (ra) ndryshimin e krijuar në moralin e të rinjve e ka konsideruar më të rëndësishëm se sa ndryshimin revolucionar të shoqërisë dhe ka thënë: “Ky ndryshim që është krijuar te të rinjtë tanë, te njerëzit dhe të atyre që janë të zotuar, është më i rëndësishëm se sa ndryshimi që është krijuar në vend”. Imam Khomejni mirësinë hyjnore e konsideron faktor dhe shkaktar kryesor të ndryshimit të të rinjve dhe animit të tyre drejt pastrimit të egos dhe edukimit moral brenda një periudhe të shkurt dhe fryt i këtij ndryshimi është dëshira e madhe e të rinjve për t’i shërbyer popullit dhe për të sakrifikuar çdo gjë në këtë drejtim. Ai ka thënë: “Personat që dëshirojnë edukimin brendshëm dhe moral të tyre, mundohen për 50 vite dhe pastaj arrijnë në një pozitë, mirëpo Zoti i madhëruar brenda një periudhe të shkurt i ka ndryshuar këta të rinj dhe i ka çuar ata në një pozitë aq të lartë sa që edhe ata që janë munduar për pesëdhjetë vite nuk kanë mundur të arrijnë në atë pozitë. Pozitë kjo në të cilën të rinjtë nuk dëshirojnë asgjë tjetër, përveç Zotit dhe të kërkojnë martirizimit në këtë mënyrë. Ky është një ndryshim të cilin nuk mund ta kuptojë as Lindja e as Perëndimi”. Imam Khomejni (ra) këtë ndryshim moral dhe shpirtëror të të rinjve e konsideron faktor që është bërë shkak për dallimin e Revolucionit Islamik të Iranit nga revolucionet e tjera të botës dhe thotë: “Ky popull me vullnetin e Zotit të madhëruar, së pari ka bërë ndryshim në aspektin shpirtëror dhe moral. Të rinjtë pësuan ndryshim nga ajo gjendje e kaluar dhe u kthyen në një gjendje islame dhe e kuptuan se Islami çfarë duhet të jetë, çfarë duhet të bëjë dhe si rezultat është arritur ky Revolucion. Nëse nuk do të ndodhte kjo, edhe Revolucioni i këtij vendi do të ishte si revolucionet e vendeve të tjera gjendjen e të cilëve po e vëreni”.

Imam Khomejni (ra) me një vështrim patologjik ndaj gjendjes shoqërore të të rinjve, i ka paralajmëruar ata nga zhytja dhe gëlltitja në kurthin e lëndëve narkotike sidomos të heroinës dhe ka theksuar se shpërndarja e lëndëve narkotike është një komplot i kolonializmit për t’i bërë të rinjtë indiferent ndaj çështjeve të vendit. Ai ka thënë: “Ju nuk duhet ta konsideroni të rastësishëm këtë çështje që një grup janë bërë shitës të heroinës dhe një grup janë bërë narkomanë. Edhe kjo është një komplot që fuqitë e mëdha në këtë mënyrë po nga godasin neve. Shtresa e të rinjve është një shtresë e cila mund të administrojë ekonominë tonë. Shtresa e të rinjve mund të pajiset dhe mobilizohet në aspekte kulturore, ushtarake dhe politike. Ky është një komplot për ta paralizuar rininë tonë. Një njeri narkoman nuk mund të mendojë në fushën e politikës, nuk mund të veprojë fushën e ekonomisë. Nëse të ndodhë një krizë, ai nuk mund të reagojë siç duhet”. Imam Khomejni gjithnjë ka paralajmëruar të rinjtë për ndikimin e propagandës anti-fetare dhe anti-kombëtare dhe duke iu drejtuar atyre thotë: “Të rinjtë tanë duhet t a dinë se çfarëdo lloj propagande që bëhet kundër njërit prej simboleve islame, ajo është një propagandë e bërë nga fuqitë e mëdha dhe plaçkitësit nëpërmjet faktorëve të tyre me qëllim që ta shtypin Islamin. Të rinjtë tanë duhet të kenë vëmendje se çfarë përmban secili prej simboleve islame të cilin e kundërshtojnë ata”.

Imam Khomejni (ra) lirinë e mendimit dhe shprehjes e konsideron të drejtë të të rinjve dhe u ka bërë thirrje dijetarëve fetarë dhe klerikëve që t’i mirëpresin të rinjtë të cilët shprehin mendimin e tyre në lidhje me çështje të ndryshme islame dhe ka thënë: “Me theksim të veçantë i porosisë dijetarët fetarë dhe klerikët që sot kur shumë të rinj dhe mendimtar në atmosferën e lirë të vendit tonë ndjejnë që mund të shprehin idetë dhe mendimet e tyre në lidhje me temat dhe çështjet e ndryshme islame, t’i mirëpresin ata me fytyrëqeshur dhe të dëgjojnë mendimet e tyre ndërsa nëse ata shkojnë në rrugë të devijuar, me dashuri dhe mirëkuptim tregojini atyre rrugën e vërtetë të Islamit dhe duhet të keni vëmendjen në këtë çështje se nuk duhet të anashkaloni ndjenjat dhe emocionet e tyre morale dhe me nxitim t’i zhgënjeni ata...”.

Imam Khomejni pesimizmin e konsideron një prej ushtrive të diellit për të krijuar zhgënjim në mesin e të rinjve dhe u kërkon të rinjve që të mos bien në kurthin e këtyre dilemave djallëzore dhe thotë: “Një prej ushtrive të djallit është pesimizmit në çështje në të cilat njeriu duhet të veprojë me shpresë dhe siguri, sepse djajtë krijojnë pesimizëm dhe duke krijuar pesimizëm, mundohen të dobësojnë moralin e të rinjve tanë në lidhje me ato çështje ndaj të cilave duhet të shkojnë para me vendosmëri dhe seriozitet”.

Tags