Speciale me rastin e ditës për solidarizim me fëmijët palestinezë
Data 30 shtator është përvjetori i martirizimit të të riut palestinez Muhammad Al-Durrah dhe kjo ditë është shpallur si dita e solidarizimit me fëmijët dhe adoleshentët palestinezë viktimë e dhunës dhe agresionit të regjimit sionist. Dita e solidarizimit me fëmijët palestinezë është një rast për të përkujtuar të gjithë ata fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur vendin e Palestinës.
23 vite më parë më 30 shtator të vitit 2000, njëkohësisht me fillimin e ditëve të Intifadës së Dytë (Intifada Al-Aksa), adoleshenti 12 vjeçar palestinez me emrin Muhammad Al-Durrah në kohën kur të painformuar për çfarë po ndodhte në teren, ishin duke u kthyer në shtëpi nga tregu i automjeteve në Gaza, gjatë rrugës së kthimit në shtëpi janë qëlluar nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Muhammad i cili ishte fshehur prapa shpinës së babait të tij për t'u mbrojtur nga plumbat e forcave ushtarake të regjimit sionist, u vra në mënyrë të padrejtë dhe të pafajshëm me plumbat e ushtarëve sionistë. Ky veprim i egër dhe barbarë i sionistëve ka ndodhur në kohën kur kanalet televizive ishin duke regjistruar këtë krim kundër njerëzor. Muhammad Al-Durrah dhe babai i tij për shumë minuta në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin vende në shënjestër të plumbave të forcave ushtarake të regjimit sionist.
Pas shpalljes së përvjetorit të martirizimit të Muhammad Al-Durrah si dita e solidarizimit me fëmijët dhe adoleshentët palestinezë nga Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor të Republikës Islamike të Iranit, kjo ditë u shndërrua një ditë simbolike e kërkesës për drejtësi të nxënësve iraniane nga fuqitë hegjemoniste të botës dhe në këtë mënyrë nxënësit iranianë dhe të vendeve të tjera me rastin e kësaj dite për çdo vite deklarojnë solidarizimin e vet me fëmijët dhe adoleshentët luftëtarë të Palestinës.
Regjimi sionist që nga fillimi i ekzistencës së paligjshme të tij në vendin e Palestinës, gjithnjë i ka shtypur në mënyrë më të dhunshme dhe më barbare kryengritjet e popullit të Palestinës, sidomos lëvizjet e fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë të cilat janë organizuar kundër pushtuesit sionist. Përveç faktit se në mënyrë të përditshme forcat ushtarake sioniste vrasin dhe martirizojnë një numër të adoleshentëve dhe fëmijëve të Palestinës, regjimi sionist një numër të konsiderueshëm të fëmijëve palestinezë në burgjet e këtij regjimi i mban në vende dhe qeli shumë të vogla në mënyrë që ata nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur, për të fjetur dhe për veprime të zakonshme ditore. Sionistët gjithashtu ka gjykuar dhe dënuar fëmijët palestinezë pavarësisht moshës së tyre të mitur dhe ka ndaluar çfarëdo lloj kontakti të tyre me familjet.
Në bazë të lajmeve më të fundit të publikuar në lidhje me situatën në Palestinë, regjimi pushtues sionist i ka çuar mbi 231 fëmijë palestinezë në procesin gjyqësor para gjykatës dhe mbi 100 fëmijë të tjerë palestinezë janë duke pritur procesin gjyqësor dhe dënimin nga gjykatat sioniste. Kjo është në kohën kur organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilat edhe çështje të parëndësishme si qortimi gojor i fëmijëve nga prindërit e tyre e konsiderojnë krim, mirëpo në përballje me këtë veprim kundër njerëzor të regjimit sionist në vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe në burgosjen e tyre, kanë heshtur tërësisht dhe nuk flasin asgjë.
Është me rëndësi ta dimë se që nga viti 2000 e deri më sot kur martirizimi i Muhammad Al-Durrah është shndërruar në një pikë kthese të madhe për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në kryengritjen dhe protestat e popullit të Palestinës kundër regjimit sionist, mbi 2500 fëmijë palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor janë vrarë nga forcat ushtarake të regjimit sionist.
Në bazë të raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Observatorit të të Drejtave të Njeriut, ushtria dhe policia e regjimit sionist me shpejtësi dhe dinamizëm më të madh po kryen vrasjen e fëmijë palestinezë. Përfaqësuesit e kësaj organizate ndërkombëtare në takim me familjet e viktimave në Bregun Perëndimor, kanë regjistruar më shumë raste të vrasjes së fëmijëve palestinezë me plumba të forcave ushtarake të regjimit sionist.
Në këtë raport është theksuar se ushtria dhe policia e regjimit sionist pa kryer kurrfarë hetime dhe vetëm për shkak se në raste të ndryshme i konsiderojnë të dyshimtë fëmijët palestinezë, i vrasin ata madje edhe në mënyrë masive. Që nga viti 2021 e këndej, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë marrë urdhër që edhe në rast se dyshojnë te fëmijët palestinezë, duhet t'i qëllojnë ata për vrasje me plumba ushtarak.
Organizata Ndërkombëtare HRW së fundmi në raportin e saj ka deklaruar se viti 2022 konsiderohet viti më i përgjakshëm për fëmijët dhe adoleshentët palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan që nga viti 2015. Mirëpo me vazhdimin e këtij trendi në rritje e sipër për vrasjen e fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë, aktualisht viti 2023 do të bëhet më shumë i përgjakshëm se sa viti i kaluar. Sipas këtij raporti, që nga fillimi i këtij viti (2023) e deri më 24 gusht, 34 fëmijë palestinezë janë vrarë duke u qëlluar me plumba luftarakë nga forcat e ushtrisë dhe policisë së regjimit sionist. Organizata ndërkombëtare HRW pas prezantimit të raportit të saj në të cilin ka pasqyruar shtypjen e dhunshme, barbare dhe raciste të regjimit pushtues sionist ndaj palestinezëve, ka bërë edhe disa rekomandime të cilat janë si në vijim:
Antoni Guteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, duhet ta vendosë ushtrinë e regjimit sionist në listën e autorëve të krimeve më të tmerrshme kundër fëmijëve.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë sa më shpejtë duhet t'i fillojë hetimet e saj në lidhje me krimet e regjimit sionist ndaj fëmijëve palestinezë.
Qeveria e Izraelit duhet t'i japë fund përdorimit të forcës ekstremiste ndaj qytetarëve palestinezë, sidomos ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë.
Mbështetësit e Izraelit duhet të kushtëzojnë ndihmën e tyre financiare ndaj regjimit sionist me ndërprerjen e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e këtij regjimi.
Fëmijët e Palestinës janë viktimat më të shtypura dhe më të pafajshme në botë. Dhuna e regjimit sionist ndaj fëmijëve palestinezë është aq shumë tragjike dhe keqardhëse sa që madje edhe vetë hebrenjtë e ndërgjegjshëm kanë protestuar ndaj këtyre veprimeve dhe sjelljeve kriminale të sionistëve.
Jonathan Henry Sacks, një klerik i madh hebre anglez, në mënyrë të qartë dhe të hapur ka dënuar ashpër politikat e regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës dhe sidomos ndaj fëmijëve dhe ka deklaruar: "Gjendja në Palestinë është katastrofale dhe keqardhëse, për arsye se kjo gjendje e krijuar nuk ka kurrfarë lidhje me vlerat e fesë hebraike dhe është në kundërshtim të plotë me mësimet e fesë hebraike".
Mahmud Omar, një psikolog palestinez thotë: "Veprimi i forcave ushtarake të regjimit sionist në përdorimin e dhunës dhe zbatimit të politikës së frikësimit dhe ndarjes e largimit të fëmijëve palestinezë nga ambienti i familjes dhe i shoqërisë për një periudhë të gjatë, po kryhet në kohën kur fëmijët palestinezë ndodhen në moshë të mitur dhe natyrisht se akoma nuk është formuar mentaliteti dhe personaliteti i tyre dhe kanë nevojë për qetësi, edukim dhe mësim. Kjo është bërë shkak që fëmijët të përballen me stres, frikës, shqetësim, depresion dhe sëmundje të ndryshme psikologjike".
Libri me titull "Fëmijëria e plaçkitur" ka trajtuar mënyrat dhe format e arrestimit dhe kryerjes së disa krimeve të regjimit sionist duke i rrëfyer ato nëpërmjet gjuhës së fëmijëve të pafajshëm palestinezë. Ky libër në realitet është një rrëfim i dhimbjeve dhe vuajtjeve të fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist. Libri "Fëmijëria e Plaçkitur" i cili është shkruar nga tre autorë evropian, arab dhe hebre, konsiderohet ndër veprat të drejta dhe përfshinë fushën e shkeljes së ligjeve të konventave përkatëse me të drejtat e njeriut nga ana e regjimit pushtues sionist. Në një pjesë të këtij libri thuhet:
"Ushtria e Izraelit në mënyrë të përsëritur arreston në mënyrë të dhunshme fëmijët palestinezë duke sulmuar në gjysmë nate shtëpitë e familjeve të tyre. Zakonisht arrestimi i fëmijëve palestinezë bëhet në këtë formë që një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist e rrethojnë shtëpinë e personit të caktuar, dhe pa urdhër ligjor dhe duke ushtruar dhunë hynë brenda në shtëpi për ta arrestuar fëmijën palestinez. Forcat ushtarake zakonisht e kontrollojnë dhe bastisin tërë shtëpinë dhe dëmtojnë gjërat e shtëpisë ose në shumë raste e shkatërrojnë edhe të gjithë shtëpinë tërësisht. Forcat ushtarake të regjimit sionist në mënyrë gojore ose në mënyrë fizike keqtrajtojnë anëtarët e familjes së fëmijës së dyshuar, ofendojnë, shajnë, kërcënojnë, bëjnë abuzime seksuale dhe rrahin dhunshëm anëtarët e familjes. Këto janë ndër shembujt më të zakonshëm e kësaj sjellje".
Në këtë libër gjithashtu thuhet:
Një fëmijë palestinez 15 vjeçar nga rajoni Haberun në lidhje me gjendjen dhe kushtet e marrjes së tij në pyetje nga autoritetet e regjimit pushtues sionist, thotë: "Ushtarët sionist më çuan mua në një dhomë dhe më ulën në një karrige. Njëri prej tyre më zgjidhi prangat nga duart e mia dhe në vend të prangave më lidhi duart dhe këmbët për karrige. Sytë akoma i kisha të lidhur me një gjë të zezë. Pas rreth gjysmë ore më lidhësen e syve. Pesë ose gjashtë persona me rroba civile ishin rreth e rrotull meje. Ata më bënin pyetje të ndryshme në lidhje me pjesëmarrjen në përleshje me forcat ushtarake izraelite. Ata më pyetën se nëse deri më tani kam hedhur gurë në drejtim të automjeteve ushtarake në rrugë apo ajo. Në fillim nuk kam pranuar asgjë. Mirëpo më pas dy ose tre persona prej tyre filluan të më rrahin me grusht e shqelma duke mos kursyer as fytyrën time. Procesi i marrjes në pyetje ka zgjatur rreth pesë orë. Ulja në karrige në gjendje fikse dhe në kohë të gjatë nga njëra anë dhe rrahja me grusht e shqelma nga inspektorët sionist, më kishte lodhur shumë mua. Në fund më çuan mua në një WC që ndodhej në afërsi të dhomës ku më merrnin në pyetje. Njëri prej inspektorëve sionist më kapi kokën dhe më futi kokën në tualet. Unë u frikësova shumë dhe kur u ktheva në dhomën e marrjes në pyetje, vendosa që të pranoja. Unë i thash atyre se kam hedhur pesë gurë në drejtim të makinës së një koloni sionist. Ata më sollën një flet me pohim të plotë në bazë të kësaj dhe më detyruan mua që ta nënshkruaj atë".