Disfata e pariparueshme (Stuhia Al-Aksa)
Data 7 tetor i vitit 2023, do të mbetet për gjithmonë në historinë e politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke kryer një sulm të organizuar mirë dhe të befasishëm kundër regjimit pushtues sionist, i kanë dhënë humbjen më të rëndë në historinë 75 vjeçare të këtij regjimi fals.
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit trajtoi dhe shpjegoi stuhinë Al-Aksa në fjalimin e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve oficerë të universiteteve të forcave të armatosura të Iranit më 10 tetor të këtij viti. Fjalimi i udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit kishte 4 dimensione, të cilat janë si më poshtë.
Dimensioni i parë është se regjimi pushtues sionist ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e tij. Regjimi i rremë sionist ka paraqitur gjithmonë një imazh të vetvetes që pretendonte se është një nga faktorët më të fortë në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht në dy dimensione, në atë ushtarak dhe inteligjent. Në fakt, për shkak të këtij identiteti inteligjent dhe ushtarak, regjimi pushtues sionist kishte krijuar për vete një fuqi të butë mediatike dhe në mesin e opinionit publik. Ky faktor ishte një nga arsyet e normalizimit të marrëdhënieve të disa vendeve me regjimin pushtues sionist, por më 7 tetor të vitit 2023, ky identitet u shkatërruar humbi tërësisht. Regjimi pushtues sionist pësoi një goditje të befasishme dhe një tronditje të madhe në fushat e inteligjencës, sigurisë dhe ushtarake, kështu që dhuna dhe sulmet e gjithanshme që ai filloi kundër Rripit të Gazës pas operacionit Stuhia Al-Aksa, ishte më shumë një reagim i zemëruar ndaj kësaj disfate të madhe sesa një strategji ushtarak racionale. Më 7 tetor të vitit 2023, reputacioni ushtarak dhe i inteligjencës i regjimit uzurpues sionist u shkatërrua tërësisht.
Sulmet e kryera nga ky regjim kundër Rripit të Gazës pas operacionit Stuhia Al-Aksa-s, janë ndërmarrë me synimin për të ulur peshën dhe rëndësinë e kësaj disfate të madhe dhe për të rikthyer këtë besueshmëri të cilën sionistët e kanë humbur, por lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me vendosmëri deklaroi: "Në këtë çështje, nga 7 tetori e më pas, regjimi uzurpator sionist ka pësuar një disfatë të pariparueshme si në planin ushtarak ashtu edhe në atë të inteligjencës. Të gjithë e quajtën atë një disfatë të madhe, ndërsa unë po theksoj se kjo disfatë është e pariparueshme. Them se ky tërmet shkatërrues ka arritur të shkatërrojë disa prej strukturave kryesore të qeverisjes së regjimit uzurpues sionist, të cilat nuk mund të riparohen kaq lehtë".
Pika e dytë është se veprimi i Hamasit në një sulm të gjithanshëm ushtarak kundër regjimit sionist ka dy arsye kryesore: arsyeja e parë lidhet me vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve, të cilat u intensifikuan veçanërisht pas ardhjes në pushtet të kabinetit të ri të Beniaminit Netanyahut, dhe elementët ekstremistë dhe racistë të kabinetit qeveritar të regjimit pushtues sionist zyrtarisht kanë deklaruar qëndrimet, prirjet dhe sjelljet e tyre raciste dhe besojnë se palestinezët duhet të dëbohen tërësisht nga Palestina. Në të njëjtën kohë forcat e regjimit pushtues sionist përleshen me popullin palestinez çdo ditë në Xhaminë Al-Aksa. Përveç kësaj, rajoni i Rripit të Gazës është nën rrethimin gjithëpërfshirës dhe të hekurt të regjimit sionist që nga viti 2007, një rrethim që e ka kthyer rajonin e Rripit të Gazës në burgun më të madh të hapur në botë dhe ka shkaktuar katastrofa njerëzore për popullatën e këtij rajoni. Prandaj, veprimi i Hamasit në sulmin kundër regjimit sionist ishte një formë e mbrojtjes legjitime dhe ishte rezultat i vetë veprimeve të dhunshme të këtij regjimi të rremë. Lidhur me këtë, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit tha: “Veprimet e sionistëve sollën këtë sulm të befasishëm mbi ta. Kur mizoria dhe krimi të kalojnë kufirin, kur rrëmbimi ka arritur kulmin, duhet pritur stuhia dhe tufani i ashpër. Çfarë i bëtë ju popullit palestinez? Akti i guximshëm e megjithatë shumë flijues i palestinezëve ishte një kundërpërgjigje ndaj krimit të armikut uzurpator sionist, i cili kishte vite që vazhdonte dhe ishte shtuar në përmasa dhe intensitet të madh muajt e fundit. Fajin e ka edhe qeveria aktuale që sundon regjimin uzurpues sionist. Në historinë e fundit të botës - me sa dimë ne deri në këtë periudhë të fundit të botës, [d.m.th.] në njëqind vitet e fundit ose më shumë - asnjë komb islam nuk është përballur me një armik si ai me të cilin po përballen palestinezët sot. Armiqësinë me këtë të keqe djallëzore, me këtë ligësi, me këtë mizori, me këtë gjakderdhje, nuk e kanë hasur kurrë popujt myslimane dhe vendet islame".
Një arsye tjetër për veprimin e Hamasit ishte dështimi i faktorëve përgjegjës për paqen në Palestinë. Organizata e Kombeve të Bashkuara, Amerika, Evropa dhe disa vende arabe ishin përgjegjëse për vendosjen e paqes në konfliktin mes Palestinës dhe regjimit sionist, por këta faktorë jo vetëm që nuk arritën të vendosin paqen, por në realitet u bënë mbështetës të krimeve të regjimit pushtues të Kudsit të shenjtë. Natyrisht, kur paqja dështon, pason lufta. Hamasi dhe mbështetësit e tij dhe populli palestinez në përgjithësi i janë kthyer rezistencës dhe madje edhe luftës nga dëshpërimi i procesit për vendosjen paqe. Prandaj, mund të thuhet se lufta e fundit e Hamasit kundër regjimit sionist ishte rezultat i dështimit të faktorëve të huaj për të vendosur paqen.
Pika e tretë ishte përpjekja e regjimit sionist dhe mbështetësve të tij për të minimizuar veprimet e Hamasit. Një nga qasjet që regjimi pushtues sionist dhe mbështetësit e tij kanë bërë kundër madhështisë së operacionit "Stuhia Aksa" është regjistrimi i këtij operacioni dhe të kësaj arritje të madhe në emër të Republikës Islamike të Iranit. Me fjalë të tjera, regjimi pushtues sionist dhe disa nga mbështetësit e tij pretenduan se planifikimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" ishte bërë nga Republika Islamike e Iranit dhe se Hamasi vetëm e zbatoi atë. Ata pretendojnë se Hamasi në mënyrë të vetëm nuk ishte në gjendje të kryente operacione në këtë nivel të gjerë dhe me kaq precizitet. Arsyeja kryesore për të bërë një pretendim të tillë është se regjimi pushtues sionist dhe mbështetësit e tij po përpiqen të zvogëlojnë ashpërsinë e kësaj disfate të madhe të sionistëve dhe të thonë se u mundën nga një ushtri e madhe si forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe jo nga luftëtarët e një grupi të quajtur Hamas.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, më 10 tetor të këtij viti, në fjalimin e tij me plotë maturi në ceremoninë e përbashkët të diplomimit të studentëve oficer të forcave të armatosura në Universitetin e Oficerëve të Ushtrisë "Imam Ali (a.s.)", neutralizoi dhe zhvlerësoi këtë taktikë të sionistëve dhe deklaroi: “Mbështetësit e regjimit sionist dhe disa njerëz të këtij regjimi, uzurpatorët kanë bërë thashetheme dhe spekulime në këto dy-tre ditë, duke përfshirë edhe atë se ata po fusin Iranin Islamik pas këtij operacioni të madh ushtarak të Hamas. Ata e kanë gabim tërësisht. Sigurisht, ne mbështesim Palestinën dhe luftën e popullit palestinez për t'u çliruar nga pushtuesi sionist. Ne u puthim ballin dhe duart e projektuesve palestinezë të shkathët, inteligjentë dhe të guximshëm të këtij operacioni dhe krenohemi me ata, por ata që thonë se ky veprim i palestinezëve është projektuar nga jopalestinezët, ata nuk e njohën aspak popullin palestinez, ata e nënvlerësojnë popullin palestinez. Ky është gabimi i tyre. Ata bëjnë një llogaritje të gabuar këtu".
Dimensioni i katërt i fjalimit të liderit të Revolucionit Islamik të Iranit ishte neutralizimi i përpjekjeve që bëhen për ta bërë regjimin sionist të dukej i shtypur dhe viktimë në këtë ngjarje. Një tjetër qasje e ndërmarrë nga regjimi sionist dhe mbështetësit e tij është paraqitja e tij si viktimë. Operacioni Stuhia Al-Aksa shkaktoi numrin më të madh të viktimave njerëzore për këtë regjim gjatë gjithë historisë së tij të paligjshme. Sipas statistikave të fundit, në këtë operacion të forcave të rezistencës palestineze u vranë më shumë se 1200 sionistë dhe u plagosën mbi 2000 persona, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto humbje njerëzore bënë që regjimi sionist dhe disa nga mbështetësit e tij të veprojnë në këtë drejtim që të paraqesin regjimin sionist si viktimë duke përmendur këto statistika dhe gjithashtu faktin se sulmi palestinez u krye gjatë një feste hebraike. Nuk ka dyshim se regjimi sionist është një regjim kriminal. Që nga viti 1948, sionistët pushtues kanë konfiskuar dhe uzurpuar tokat dhe shtëpitë e palestinezëve duke i pushtuar ato dhe kanë dëbuar me dhunë popullin e shtypur palestinez nga shtëpitë e tyre. Vetëm që nga viti 2008, më shumë se 150,000 palestinezë janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve sioniste. Megjithatë, ky regjim pretendon se është bërë viktimë, një atribut që nuk i përshtatet këtij regjimi sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik tha: “Regjimi pushtues sionist e ka shfrytëzuar këtë paraqitje si viktimë si justifikim që të vazhdojë shtypjen e dyfishtë. Agresioni i gjithanshëm kundër Rripit të Gazës, sulmi kundër shtëpive të civilëve, sulmi ndaj civilëve, masakrimi dhe vrasja masive e popullatës së Rripit të Gazës. Kjo paraqitje e regjimit pushtues sionist si viktimë, është pretekst që ai ta shumëfishojë këto krime. Ai kërkon të justifikojë këto krime duke u shtirur si i viktimë. Kjo është gjithashtu një llogaritje e gabuar. Le ta dinë krerët dhe vendimmarrësit e regjimit uzurpues sionist dhe mbështetësit e tyre se kjo do t'u sjellë një katastrofë më të madhe. Le ta dinë se reagimi i këtyre mizorive do të jetë një goditje më e rëndë në fytyrat e tyre të shëmtuara”.