Dimensionet dhe pasojat e operacionit Stuhia Al Aksa (3)
Sipas pohimeve të analistëve, ekspertëve të drejtës dhe zyrtarëve të shteteve të ndryshme dhe institucioneve ndërkombëtare, regjimi pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës, ka kryer krimin e gjenocidit vullnetarisht dhe me vetëdije. Megjithatë, kundër këtij regjimi nuk është ndërmarrë asnjë veprim serioz në nivel global. Arsyeja kryesore për këtë është mbështetja e Amerikës për regjimin pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës.
7 tetori i vitit 2023, do të mbetet në historinë politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmuan regjimin sionist dhe i shkaktuan disfatën më të rëndë në historinë 75-vjeçare të këtij regjimi të rremë, disfatë që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti atë "një disfatë të pariparueshme". Në këtë program do të flasim rreth rolit të Amerikës në luftën e fundit në territoret e pushtuara të Palestinës.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pas fillimit të operacionit Stuhia Al-Aksa ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krimet e regjimit pushtues sionist. Në një takim me pjesëmarrësit e Kongresit të Dëshmorëve të provincës Lorestan, duke iu referuar zhvillimeve që krijojnë të ardhme në Rripin e Gazës, Ajetullah Kahmenei e quajti Amerikën bashkëpunëtore në krimet e kryera nga regjimi pushtues sionist ndaj popullit palestinez dhe theksoi: “Në këtë rast, Amerika është një bashkëpunëtor i hapur i kriminelëve sionistë. Domethënë në këtë krim dora e Amerikës është deri në bërryl e lyer me gjakun e popullit të shtypur palestinez, fëmijëve, personave të sëmurë, grave e civilëve të tjerë palestinezë. Në fakt, Amerika disi po administron kryerjen e këtyre krimeve që po ndodhin në Rripin e Gazës. Pra, është Amerika ajo që po administron këtë luftë”.
Sipas pohimeve të analistëve, ekspertëve të drejtës dhe zyrtarëve të shteteve të ndryshme dhe institucioneve ndërkombëtare, regjimi pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës, ka kryer krimin e gjenocidit vullnetarisht dhe me vetëdije. Megjithatë, kundër këtij regjimi nuk është ndërmarrë asnjë veprim serioz në nivel global. Arsyeja kryesore për këtë është mbështetja e Amerikës për regjimin pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës. Pyetja është, si e ka penguar Amerika ndërmarrjen e veprimeve global kundër regjimit pushtues sionist?
1. Konsiderimi i krimeve kundër Rripit të Gazës me të drejtën e mbrojtjes legjitime
Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara thekson të drejtën për mbrojtje legjitime. Neni 51 i kësaj Karte thotë: "Në rast të një sulmi të armatosur kundër një anëtari të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, derisa Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, asnjë nga dispozitat e kësaj karte nuk do të dëmtojë të drejtën qenësore për mbrojtje individuale ose vetëmbrojtje kolektive. Anëtarët duhet t'i raportojnë menjëherë Këshillit të Sigurimit veprimet që ata ndërmarrin në kuadër të ushtrimit të kësaj të drejte të vetëmbrojtjes. Këto masa në asnjë mënyrë nuk do të cenojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Sigurimit sipas kësaj karte, sipas së cilës ai do të marrë masat e nevojshme për ruajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare sa herë që do ta gjykojë të nevojshme".
Sipas këtij neni të Kartës së Kombeve të Bashkuara, amerikanët pretendojnë se regjimi sionist ka të drejtë të mbrohet pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Prandaj, lufta dhe krimi i regjimit pushtues sionist kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, që është një shembull i qartë dhe i dukshëm i gjenocidit, përkufizohet si vetëmbrojtje legjitime (natyrisht sipas amerikanëve) dhe që në momentin e parë Uashingtoni u shfaq si mbështetës i njërës palë të konfliktit që në këtë rast është regjimi pushtues sionist dhe jo si një ndërmjetës që mund të luajë një rol efektiv për të shuar zjarrin e luftës.
Megjithatë, ndryshe nga sa pretendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe regjimi pushtues sionist, krimet e regjimit sionist nuk janë e drejta për vetëmbrojtje legjitime sepse: së pari, regjimi sionist është një regjim pushtues që ka pushtuar territorin gjeografik të Palestinës që prej 75 vitesh dhe vazhdon ta bëjë këtë.
Së dyti, sulmi i rezistencës palestineze Hamas në territoret e pushtuara ishte një kundërpërgjigje ndaj dhunës, represionit dhe krimeve 75-vjeçare, një çështje që edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e vuri në dukje dhe tha: "Sulmet e Hamasit nuk u kryen pa arsye".
Me krijimin e kabinetit ekstremist dhe racist të qeverisë së Netanjahut në fillim të vitit 2023, dhuna dhe pushtimi ndaj palestinezëve u rrit në nivelin më të lartë, kështu që numri i civilëve palestinezë të vrarë në 7 muaj arriti në të njëjtin nivel që ishte gjatë 12 muajve në të vitit 2022. Në fakt, ajo që bëri Hamasi ishte e drejta e mbrojtjes legjitime, dhe jo krimet e regjimit pushtues sionist. Sipas këtij pretendimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës parandaluan çdo veprim global kundër regjimit sionist në Këshillin e Sigurimit të OKB.
2. Keqpërdorimi i mjetit të së drejtës së vetos
Një veprim tjetër që Amerika ndërmori për të mbështetur regjimin sionist ishte luajtja e rolit të fort në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që nga krijimi i regjimit pushtues sionist, Amerika ka vënë veton mbi më shumë se 50 rezoluta të përgatitura në këtë institucion ndërkombëtar kundër regjimit pushtues sionist. Gjatë 40 ditëve të fundit të luftës kundër Rripit të Gazës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u paraqitën 5 rezoluta, 4 prej të cilave u përballen me veton nga ana e SHBA-ve, Britanisë dhe Franca dhe vetëm pas 40 ditësh u miratua një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, në miratimin e të cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan.
Ndonëse Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO janë ndër institucionet ku rezoluta antisioniste u miratua me konsensus, por institucioni vendimet e të cilit garantohen të zbatohen është Këshilli i Sigurimit. Qeveria amerikane pengoi një rezolutë për të ndaluar krimet e regjimit pushtues sionist duke përdorur mjetin e vetos. E vetmja rezolutë që u miratua në këtë këshill, pa dënuar krimet e regjimit sionist, kërkonte thjesht vendosjen e pauzës humanitare. Përdorimi i vetos nga Amerika në mbështetje të regjimit pushtues sionist, ndërkohë që diskreditoi Këshillin e Sigurimit, i dha gjithashtu leje këtij regjimi kriminal të vazhdonte gjenocidin kundër popullatës së Rripit të Gazës.
3. Kërcënimi i vendeve arabe dhe islame
Një veprim tjetër i ndërmarrë nga Amerika në mbështetje të regjimit pushtues sionist është kërcënimi ndaj vendeve arabe dhe islamike për t'u vetëpërmbajtur nga çdo veprim kundër regjimit pushtues sionist. Që nga 7 tetori i vitit 2023, zyrtarët amerikanë kanë vizituar shumë herë rajonin e Azisë Perëndimore dhe janë takuar me zyrtarë të vendeve të ndryshme të këtij rajoni. Theksimi i parandalimit të çdo veprimi kundër regjimit pushtues sionist apo vetëpërmbajtja nga zgjerimi i luftës ishte një nga temat kryesore të takimit mes zyrtarëve amerikanë dhe autoriteteve të vendeve arabe dhe islamike.
Abdul Malik al-Huthi, lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në lidhje me këtë deklaroi: "Amerikanët kanë ushtruar presion mbi shtetet arabe dhe islamike që të refuzojnë çdo ndihmë praktike për popullatën civile të Rripit të Gazës. Përveç kësaj, me dërgimin e anijeve dhe avionëve luftarakë në rajon, amerikanët treguan se nëse është e nevojshme, do të ndërmarrin veprime ushtarake në mbështetje të regjimit pushtues sionist". Edhe pse modeli i sjelljes së shteteve arabe dhe islamike është i tillë që ata nuk ndërmorën ndonjë veprim serioz dhe konkret në mbështetje të Palestinës, mirëpo kërcënimi i Amerikës nuk ishte pa ndikim në këtë sjellje të shteteve arabe. Këto veprimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve evropiane përballë katastrofës që po ndodh në Rripin e Gazës nga regjimi pushtues sionist, sipas fjalëve të liderit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, "zbuloi të vërtetën e ndyrë të shteteve perëndimore dhe vërtetoi falsitetin e pretendimeve të tyre në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut etj.".