Të përbashkëtat biologjike të demokracive perëndimore me regjimet totalitare
(last modified Sun, 10 Dec 2023 13:06:16 GMT )
Dhjetor 10, 2023 14:06 Europe/Tirane

Laboratorët e errët, nën tokësor dhe larg syve të qeverive, janë një hapësirë ​​që shumë njerëz i imagjinojnë ato si mjedise kërkimore që lidhen me zhvillimin e armëve biologjike, ndërkohë që arsyetimet e përbashkëta për prodhimin dhe grumbullimin e këtyre armëve si dhe armëve kimike, ia kanë vendosur në një rresht shumë qeveri të shteteve të botës duke filluar nga demokracitë perëndimore e deri te ato totalitare lindore.

Fati i përdorimit të armëve kimike dhe arsyeja pse është shmangur përdorimi i armëve biologjike në shumë periudha kohore, janë çështje të pazgjidhura në historinë e çështjeve ushtarake. Në vitet para Luftës së Dytë Botërore, fuqitë e mëdha ushtarake grumbulluan sasi të mëdha armësh kimike, por ato nuk u përdorën aq sa kishin shpresuar disa.

Kufizimet që penguan përdorimin e armëve kimike dhe frika nga hakmarrja gjatë asaj periudhe janë shumë të ngjashme me kufizimet që i pengojnë shtetet të përdorin armët biologjike në periudhën e tanishme.

Përkundër këtyre konsideratave dhe pavarësisht traktateve që lidhen me ndalimin e këtyre armëve, katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, bota ishte vetëm një vëzhgues pasiv i sulmeve kimike të ish-regjimit Baath të Irakut kundër forcave ushtarake dhe qytetarëve të pambrojtur iranianë, përfshirë fëmijë.

Sadam Husejni para syve të botës përdor armë kimike kundër civilëve

Armët kimike, natyrisht, e kishin humbur kredibilitetin e vet në vitet 1960. Gjatë Luftës së Vietnamit, mediat, aktivistët kundër luftës, madje edhe disa anëtarë të Kongresit të SHBA-ve shprehën publikisht një kundërshtim të vendosur ndaj të gjitha armëve biologjike dhe toksike.

Në mesin e viteve të shekullit të kaluar, edhe presidenti i Amerikës në atë kohë Franklin Roosevelt edhe Adolf Hitler kishin deklaruar publikisht kundërshtimin e tyre ndaj armëve biologjike

Kundërshtarët e armëve biologjike; nga Roosevelt e Hitleri e deri te mbështetësit e bombës bërthamore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Roosevelt, kishte deklaruar vazhdimisht se armët kimike dhe ato biologjike janë çnjerëzore dhe nuk duhet të përdoren.  Vlen të merret parasysh fakti se edhe Adolf Hitler kundërshtoi përdorimin e armëve kimike dhe biologjike.

Në vitin 1969, presidenti amerikan Richard Nixon dënoi prodhimin dhe grumbullimin e armëve biologjike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nxori një urdhër ekzekutiv që ndalonte zhvillimin e bioteknologjisë ushtarake. Në vitet 1990, vizioni i prrsidentit amerikan Bill Clinton për bioterrorizmin rriti kuadrin e nevojshëm për programet e gatishmërisë dhe rriti operacionet e inteligjencës dhe zbulimit në këtë fushë për të parandaluar mundësinë e sulmeve biologjike.

Ndër vite, një nga faktorët pengues të përdorimit të këtyre llojeve të armëve ka qenë vetë ushtria, e cila ka një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e armëve kimike dhe biologjike. Komandantët ushtarakë, nëse vendimi u takon atyre, preferojnë armë që janë të parashikueshme dhe kanë efekt të menjëhershëm. Admirali William Lay, këshilltari kryesor ushtarak i ish-presidentit amerikan Roosevelt dhe më pas i ish-presidentit amerikan Henry Truman, ishte i vendosur në kundërshtimin e tij ndaj armëve që synonin civilët. Të tjerët që pranuan dhe mirëpritën armët bërthamore kundërshtuan programet kimike dhe biologjike.

Armët kimike, të cilat ishin më pak efektive se agjentët biologjikë, kishin disavantazhe në lidhje me shënjestrimin e objektivave dhe këto disavantazhe kufizuan përdorimin e tyre. Edhe armët biologjike kishin problemet e tyre. Një nga problemet serioze teknike ishte përcaktimi i dozës së duhur për një agjent. Për shembull, sa spore të thithura të antraksit nevojiten për të vrarë një popullatë të caktuar individësh në rrezik?

Komandantët ushtarakë, nëse lihen të marrin vendimin final, ata shpesh preferojnë armë që janë të parashikueshme dhe kanë efekt të menjëhershëm.

Konsideratat dhe llogaritjet e prodhimit dhe përdorimit të armëve jokonvencionale

Studime të përsëritura mbi kafshët janë kryer për të përcaktuar shkallën në të cilën agjentët e armëve biologjike ndikojnë në një popullatë armiqësore. Sigurisht, ushtria amerikane ishte në gjendje të eksploronte skenarë më të detajuar sulmi duke testuar këto armë në mostrat njerëzore.

Një çështje tjetër e rëndësishme ishte arritja e shënjestrimit të saktë apo edhe të përafërt e objektivave të caktuara. Sapo lirohen grimcat e ndotura të ajrit, ato vendosen në rrymat e ajrit, veçanërisht mbi qytete. Zhvendosja e ajrit dhe komplikimet territoriale mund të shtojnë pasigurinë nëse popullata e synuar do të jetë në shënjestër dhe do të përfshihet në sulm.

Deponimi i armëve kimike

Asnjë udhëheqës, ushtarak apo civil, nuk do të mbështeste përdorimin e armëve kimike ose biologjike pa marrë parasysh rrezikun e veprimeve të mundshme hakmarrëse. Në veçanti, në përdorimin e armëve biologjike, padyshim ekziston mundësia e veprimeve hakmarrëse, rezultatet e të cilave janë edhe më të pasigurta se kur përdoren armët kimike. Kush e di nëse do të shfaqet një lloj murtaje mesjetare, apo një sëmundje e re e krijuar nga armiku?

Në përllogaritjet e fuqive të mëdha për armët kimike dhe biologjike duhet të merren parasysh edhe reagimet e aktorëve të paarsyeshëm politikë. Për shembull, aleatët kishin analizuar se Hitleri do të përdorte armë kimike në ditët e fundit të luftës kur forcat e tij ishin dobësuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin të njëjtin parashikim në Luftën e Gjirit Persik të vitit 1991 dhe në pushtimin e Irakut në vitin 2003, në lidhje me Sadam Husejnin. Ky lloj i "pritjeve të kombinuara" që ushtroi ndikim mbi vendimet për armët bërthamore, është shfaqur gjithashtu në vendimet për të mos përdorur armë biologjike në fushën e betejës.

Me kalimin e kohës, ambiciet për armë biologjike në fushën ushtarake janë rritur dhe kanë tejkaluar programet bërthamore për nga shtrirja dhe fuqia shkatërruese. Megjithatë, demokracitë perëndimore ishin vendet e para ato që në mënyrë sipërfaqësore dënuan vullnetarisht programet biologjike agresive.

Për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, të njëjtat kufizime që penguan përdorimin e armëve kimike, gjithashtu reduktuan edhe rrezikun e përdorimit të armëve biologjike për shumë vite. Megjithatë, një numër shkencëtarësh, zyrtarësh qeveritarë dhe oficerësh ushtarakë në vendet e mëdha i thyen këto kufizime. Duke përfituar nga rrethanat e krijuara nga lufta ose krijimi i qeverive ushtarake, këta individë kishin arritur të nisnin dhe mbanin programe sekrete të armëve biologjike. Në mungesë të transparencës dhe mbikëqyrjes politike, masa të tilla fituan edhe lehtësirat e nevojshme burokratike dhe si rrjedhojë programe të tilla e bënë veten më të fshehtë dhe i shpëtuan vlerësimit dhe inspektimit.

Një pamje e regjimeve dhe e aktorëve në zhvillimin e armëve biologjike

Shkencëtarët, dhe më e rëndësishmja, palët e interesuara që u përpoqën të përdorin mikrobiologjinë për qëllime ushtarake, ishin faktorët kryesorë në zhvillimin e programeve të fshehta agresive. Dokumentet e ndryshme thonë se në disa raste edhe një ose dy shkencëtarë kyç kanë bindur zyrtarët shtetërorë në vendet perëndimore që të fillojnë procesin e kërkimit dhe zhvillimit të armëve biologjike. Më pas, së bashku me shkencëtarët dhe inxhinierët, ata zyrtarë shtetërorë vazhduan të punojnë edhe në fushën e aerobiologjisë (biologjia e ajrit), zhvillimin e kërkimeve për sëmundjet infektive dhe fermentimin industrial, madje punuan edhe në projektimin dhe testimin e municioneve të nevojshme.

Si e shpenzojnë energjinë e tyre biologët dhe mjekët duke ndërtuar armë që synojnë njerëzit e zakonshëm për të vrarë dhe shkatërruar. Ka vetëm disa shënime dhe dokumente në lidhje me arsyetimin moral të këtyre shkencëtarëve, gjë që sugjeron se ata ndoshta kanë jetuar brenda shoqërive të mbyllura dhe profesionalisht pa u përball me sfida, ashtu si shkencëtarët bashkëkohorë bërthamorë. Ngjashmëri të konsiderueshme ekzistojnë midis njerëzve që ndonjëherë ishin në kampe kundërshtare dhe ishin të lidhur me ideologji të ndryshme.

Klima politike që rrethon programet e armëve biologjike është shumë e ndryshme. Nga demokracitë në diktaturat e deri te qeveritë totalitare, ata kanë treguar se dëshirojnë programe agresive dhe lejojnë ushtritë e tyre të zhvillojnë ato programe edhe kur ka paqe.

Këto programe, të cilat kanë qenë gjithmonë margjinale dhe burimet e tyre janë të ndryshme nga armët konvencionale apo ato bërthamore, në fakt janë vazhdimësi e programeve të mëparshme të armëve kimike. Me kalimin e kohës, ambiciet e zhvillimit të armëve biologjike janë shtuar më shumë në fushën ushtarake dhe kanë tejkaluar madje edhe ambiciet për zhvillimin e programeve të armëve bërthamore për nga shtrirja dhe fuqia shkatërruese. Megjithatë, demokracitë perëndimore ishin shtetet e para që në mënyrë sipërfaqësore dënuan vullnetarisht programet biologjike agresive. Secila prej tyre – Franca, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ishin fuqi bërthamore që posedonin të paktën një armë të shkatërrimit në masë dhe në fakt e kishin kaluar nocionin e një lufte të ndyrë në të ardhmen. Në të kundërt, ish-Bashkimi Sovjetik, duke dashur të ruante të gjitha opsionet strategjike, braktisi armët biologjike thjesht vetëm për këtë arsye sepse jeta e tij kishte mbaruar, ashtu si Perandoria e Japonisë, Afrika e Jugut e epokës së aparteidit dhe Iraku i epokës së Sadam Husejnit.

Tags