Leximi i librit me shijen e teknologjisë
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i2005-leximi_i_librit_me_shijen_e_teknologjisë
Në këtë program bëhet fjalë rreth publikimit elektronik dhe leximin e librave elektronike. Shumë pak aspekte të jetës së njeriut të shekullit 21 mund të gjenden që nuk janë ndryshuar nga teknologjia.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 03, 2016 12:10 Europe/Tirane

Në këtë program bëhet fjalë rreth publikimit elektronik dhe leximin e librave elektronike. Shumë pak aspekte të jetës së njeriut të shekullit 21 mund të gjenden që nuk janë ndryshuar nga teknologjia.

Me përhapjen gjithnjë e më shumë të internetit dhe ndikimit të tij mbi çështje të jetës së përditshme, bota sot me dinamizëm të madh po ecën drejt shfrytëzimit sa më të madh të mjeteve elektronike dhe digjitale. Me këtë rast do të njihemi më shumë me fenomenin e leximit digjital të librit. Më shumë se 500 vite kanë kaluar nga revolucioni i cili u bë nga Johans Gutenberg në industrinë e publikimit dhe botimit të librit me shpikjen e makinës së botimit. Ky ishte një revolucion i cili u bë shkak për shtimin e tirazhit të librave në miliona kopje dhe ofroi një kënaqësi të pa përshkruar për dashamirësitë e librit. Që nga ajo kohë deri më tani, industria e botimit dhe publikimit të librit ka përjetuar zhvillime të ndryshme dhe secili nga këto zhvillime, kanë krijuar mundësi dhe kushte më të përshtatshme për dashamirësit e leximit të librit. Në këtë kuadër dhe njëkohësisht me zhvillimet befasuese që ndodhen në epokën e komunikimit dhe informacionit, industria e botimit dhe publikimit, gjithnjë e më shumë po bënë hapa drejt publikimit elektronik dhe drejt një bote të re e cila ka krijuar mundësi të reja për dashamirësit e librit dhe leximit të librit dhe padyshim so do të ndryshojë plotësisht rrethanat e kaluara të kësaj sfere. Pasoja më kryesore e epokës së publikimit elektronik në botën e digjitalizuar sot, është një fenomen i quajtur E-book ose “Libri elektronik”. Kjo ide për herë të parë është paraqitur në vitin 1945 nga Van Var Bushen dhe kopja e parë e librit elektronik është testuar në vitet 1960-ta. Ndjekja dhe zbatimi i kësaj ideje në praktikë gjatë viteve 1970-ta, 80-ta dhe 90-ta u bë shkak që më në fund në fillim të shekullit 21 shumë prej librave elektronik u ofruan në tregun e botimit dhe publikimit. Libri elektronit (E-book) në një përkufizim të thjeshtë është ai libër i cili përmbajtja e tij është prodhuar në formë digjitale nga kompjuterët, celularët dhe mjetet e tjera. E-book nuk janë vetëm një kopje elektronike të materialeve të shkruara, por ato kanë mundësi që përveç tekstit, të shoqërohen edhe me zë, fotografi dhe film siç janë format Word, Html, PDF dhe EXE. Librat elektronik në internet dhe në webfaqe mund të identifikohen në dy mënyra: disa libra elektronik nuk kanë formë të botuara dhe publikohen vetëm në formën digjitale. Në këto raste të gjitha proceset e publikimit të librit që nga koha e shkrimit deri kur të vendosen në sferën e webfaqes, kryen në formë elektronike. Prandaj libra të tillë nuk mund të gjenden në botën e botimit dhe të bibliotekave tradicionale dhe nga ky aspekt ato janë vepra të veçanta dhe special për lexuesit e internetit. Grupi i dytë i librave elektronike në realitet është forma e digjitalizuar e librave të botuara që botuesit kanë krijuar mundësi që edhe nëpërmjet mjeteve elektronike lexuesit të kenë qasje në këto libra.


Librat elektronik ofrohen në forma të ndryshme. Disa prej tyre janë vetëm tekst dhe nuk përmbajnë kurrfarë fotografi, tabela dhe karakteristika të tjera. Një grup tjetër i këtyre librave, posedojnë edhe fotografi të skanuara. Disa libra të tjerë elektronik posedojnë edhe fotografi të lëvizshme, animation dhe film. Disa të tjerë janë libra folës ose zëri dhe në shoqërim të tekstit dhe fotografive, u japin mundësi lexuesve edhe failin e zërit ku mund të dëgjojnë tekstin e librit. Një grup tjetër i librave elektronit quhen libra multimedial të cilat vendosin një lidhje multimediale dhe reciproke mes librit dhe lexuesit. Ky grup i librave janë plotësisht të ndryshëm me librat tradicional dhe të botuara, për arsye se u japin lexuesve mundësi të ndryshme si kërkim, shkrimin e shpjegimeve, shprehjen e opinioneve dhe gjërave të tjera. Disa prej këtyre librave krijojnë një ambient të vërtetë për lexuesin në sferën kibernetike dhe lexuesi në këtë ambient ka mundësi të shfletojë faqet e librit dhe në mënyrë konkrete të vendos lidhje me tekstin e librit. Thjeshtësia e zbatimit dhe kërkimi në tekst, posedimi i formateve të larmishme dhe të bukura, sistemimi i materialeve, mundësia për ofrim ose shitja në mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë, mundësitë për shtimin e multimediave të ndryshme, elasticiteti më i madhe për korrigjim dhe redaktim etj., janë karakteristikat kryesore që e bëjnë të dalluar librin elektronik si një medie e re dhe në zhvillim e sipër nga librat e botuara dhe nga mjetet e tjera të ngjashme. Zhvillimi për çdo ditë e më tepër i këtyre librave lajmëron për ndodhjen e një fenomeni tjetër që mund të quhet “Revolucioni elektronik me digjitalizim” në sferën e librit dhe leximit të librit. Krijuesit e këtij revolucioni kësaj radhe në vend të Gutenbergut janë webfaqet si Amazon dhe aparatet e leximit elektronik të librit. Realiteti i revolucionit digjital është një realitet që sot shumë kush mund ta mohojë atë. Edhe pse duhet pohuar gjithashtu edhe kjo çështje se suksesi i këtij lloji të ri të librave nuk ka qenë njësoj në të gjitha vendet dhe gjithashtu, nuk tregon një zhvillim sistematik. Sipas dëshmive ekzistuese, suksesi më i madh i shënuar për librat elektronikë ka ndodhur në vendet që flasin gjuhën angleze, sidomos në SHBA dhe në Angli. Natyrisht ky sukses është i lidhur edhe me rritjen e shitjes së mjeteve për leximin e librave të tillë. N vitin 2010 shumë pak njerëz posedonin lexues të librit elektronik (mjete), mirëpo në vitin 2014, gjysma e qytetarëve amerikanë janë pajisur me mjete të tilla. Nga ana tjetër, ofrimi i titujve të shumët të librave në gjuhën angleze si dhe çmimi relativisht më i volitshëm për lexuesit, janë prej shkaqeve të shtimit të madh të interesimit për libra elektronik në këto dy vende. Në bazë të kësaj dhe sipas statistikave të publikuara në vitin 2013, një prej katër librave të shitura në Angli ishte lebër elektronik. Gjithashtu, hulumtimet dhe studimet tregojnë se gjatë periudhës kohore 2014-2018, pritet që sasia e konsumimit të librave elektronik në Angli do të rritet katër herë më shumë. Aktualisht shumë institute dhe media me perceptimin e rëndësisë së kësaj medie, kanë filluar të zgjerojnë dhe mbështesin këtë fenomen të ri dhe qëllimi i tyre është zhvillimi sa më i madh i publikimit elektronik duke i dhënë vlerë më të madhe librit elektronik. Për shembull, panairi i librit në Frankfurt ka ndarë shtatë çmime vjetore për libra elektronik që një prej tyre është një çmim speciale në vlerë 100 mijë dollarë. Gjithashtu, mund të gjenden shumë webfaqe të cilat mirëpresin shkrimtarë digjital. Kompania Google gjithashtu që nga fundi i vitit 2004, ka filluar një projekt të madh për digjitalizimin e miliona vëllimeve të librave që gjenden në bibliotekat e universiteteve të njohura si Harward, Mishigan, Stanford dhe disa të tjerë.


Në Iran, publikimi digjital është një industri e re që ka filluar që nga viti 1999 dhe është paraqitur njëkohësisht me rrjetet kompjuterike. Mirëpo kjo industri është duke u zhvilluar me një shpejtësi befasuese saqë aktualisht në Iran ekzistojnë mbi 40 milionë mjete dhe aparate elektronike për leximin e librave elektronikë. Gjithashtu, në vitin 2009, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Edukimit Islam të Iranit është themeluar edhe Forumi i Publikuesve Elektronik, ndërsa që nga viti 2013 ka filluar të funksionojë FIDIBO si ste i parë ligjor për prodhimin dhe publikimin e librave elektronik me moton “Leximi i lirë për të gjithë, për çdo kohë dhe çdo vend”. Ky sistem ka arritur të vendos bashkëpunim me 165 botues dhe përgjatë kësaj periudhe të shkurt ka ofruar në treg mbi 4000 mijë vepra elektronike. Aktualisht në Iran ekzistojnë shumë dyqane të librave elektronik si dhe janë lëshuar në funksion edhe biblioteka elektronike. Siç duket zakonet e njeriut për leximin e librit, që nga koha e shpikjes së makinës së shtypit nga Gutenberg 500 vite më parë deri më tani nuk kanë pësuar ndryshim të madh dhe kjo është bërë shkak që interesimi dhe mirëpritja ndaj leximit të librave elektronik të mos zhvillohet në përputhje me zhvillimin e teknologjisë. Padyshim se librat elektronike është një prej zhvillimeve shkencore dhe teknologjike në sferën e leximit të librit, të cilat do të shënojnë progres me kalimin e kohës dhe duke shfrytëzuar raste e krijuara në këtë fushë.