Kryengritja e 15 Khordadit, lëvizja e popullit iranian kundër arrogancës
Kryengritja e 15 Khordadit në historinë e popullit iranian kundër arrogancës, është pikënisja e formimit të unitetit revolucionuar të kombit iranian.
Kryengritja e 15 Khordad-it të vitit 1342 të kalendarit iranian që përkon me qershorin e vitit 1963, është një kthesë e madhe në historinë e Revolucionit Islamik dhe fillim i kryengritjes islamike të popullit të Iranit. 53 vite më parë, veprimet e regjimit diktatorial të mbretit dhe politike e Amerikës për shkatërrimin e Islamit dhe plaçkitjen e Iranit, e detyruan Imam Khomeinin (ra) që me anë të deklaratave dhe fjalimeve nëpër tubime të ndryshme të zbulojë planet dhe komplotet e shëmtuara të tyre kundër popullit iranian. Kjo kryengritje historike ishte fillimi i ri i një përballje të kryengritjes islame kundër regjimit diktatorial Pahlavi dhe krijoi kushte të përshtatshme për formimin e bazave ideologjike, politike dhe shoqërore të Revolucionit Islamik të Iranit. Kryengritja e Imam Khomeinit (ra) ka filluar nga vitit 1963 dhe në vitin 1979, e çoi në fitore Revolucionin Islamik të Iranit, prandaj kryengritja e 15 Khordadit 53 vite më parë padyshim se ka luajtur një rol kyç dhe të pamohuar në fitoren e Revolucionit Islamik. Pavarësisht presionit të forcave të sigurisë së regjimit Pahlavi për të penguar fjalimet e klerikëve fetar gjatë muajit Muharram të cilët vazhdimisht zbulonin krimet e këtij regjimi, Imam Khomeini (ra) më 13 Khordad të vitit 1342 që përkon me qershorin e vitit 1963, mbajti një fjalim tronditës për regjimin Pahlavi. Për shkak të këtij fjalimi, forcat e regjimit Pahlavi arrestuan atë, mirëpo përhapja e këtij lajmi tek popullata u bë shkak që të organizohet kryengritja gjerë e 15 Khordadit të po atij viti kundër regjimit Pahlavi. Forcat e regjimit diktatorial u vendosen në qytetin Kum dhe bënë përpjekje për ta shtypur këtë kryengritje, mirëpo kjo kryengritja u organizua edhe në qytete të tjera të Iranit dhe forcat e regjimit Pahlavi vranë një numër të madh të qytetarëve iranianë. Qëllimi i imamit me anë të kësaj lëvizjeje ishte rivendosja e normave dhe dispozitave islame dhe zbatimi i sheriatit islam si dhe ndërprerja e varësisë së Iranit tek Amerika dhe Izraeli. Një prej faktorëve që çoi në nisjen e kryengritjes së 15 Khordatit ishte miratimi i ligjit për fondacionet provinciale dhe lokale të quajtur “ Revolucioni i Bardhë. Ky ligj i cili kishte karakter hegjemonist, u kundërshtuar nga masa popullore dhe nga elita fetare. Imam Khomeini (ra) në një takim që pati me klerikët dhe drejtuesit fetarë të Kumit, propozoi që në ditën e Ashures çdokush që mbaj fjalim për popullin të zbulojë qëllimet reale të regjimit. Ai vetë më 13 Khordad në një fjalim të mbajtur në shkollën fetare, sulmoi tejmase mbretin, Amerikën dhe Izraelin. Pikërisht kjo shkaktoi arrestimin e tij nga forcat e regjimit të Shahut.
Duke qenë se prioritet dhe aspiratë e revolucionit islamik të Iranit është përballja me sistemin hegjemonist, kryengritja e Khordatit ishte bërthama e formimit të lëvizjes politike për arritjen e kësaj aspirate. Imam Khomeini(ra) themeluesi i RII me fjalimin e tij të njohur, që çoi në arrestimin dhe internimin e tij, sfidoi veprimet ndërhyrëse dhe objektivat politike të Amerikës në Iran dhe lidhjen e regjimit të Shahut me Izraelin. Nga pikëpamja e Shahut kjo lëvizje ishte një lëvizje e cila haptazi shpallte përballjen me Amerikën dhe për këtë Shahu reagoi ashpër.
Kjo periudhë historike ndikoi shumë tek fati i kombit iranian dhe tek fitorja e revolucionit islamik. Në historinë e lëvizjes politike të kombit iranian kundër regjimit despotik, kanë ndodhur shumë ngjarje të hidhura ku secila prej tyre ka lënë ndikimin e vet. Në realitet ngjarja historike e 15 Khordadit, ishte një ngjarje ku ndikim kishin të gjithë elementët politikë, sociale dhe fetarë. Secili prej tyre ka ndikuar në fitoren e revolucionit islamik dhe krijuan kushtet për qëndresën e popullit Iranin. Lidhur me shkaqet e shfaqjes së kryengritjes së 15 Khordadit mund të thuhet se janë 3 arsye kyçe që çuan në këtë kryengritje.
Së pari: Lidhja e popullit iranian me vlerat islame. Kjo lidhje ishte aq e madhe saqë kombi iranian reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje që ishte kundër islamit.
Së dyti: Në këtë kryengritje revolucionare, populli iraniane kishte njohuri të plotë mbi realitetin e sjelljes ndërhyrëse të Amerikës në vitin 1953, d.m.th. të grushtit të shtetit amerikano-anglez të 23 Mordadit të vitit 1332 (kalendari diellor). Pas këtij grushti shteti, politika e Amerikës kundrejt Iranit vazhdoi të ishte ndërhyrëse dhe regjimi i Shahut ishte kthyer në zbatues të politikave të Amerikës dhe Anglisë në Iran. Pra mund të thuhet se ajo çka çoi në shfaqjen e kësaj kryengritjeje dhe në fitoren e revolucionit islamik në Iran, ishte një proces zhvillimesh politike dhe sociale të ndikuara nga lëvizja e 15 Khordadit. 15 Khrodadi është një datë e caktuar dhe pikënisje e lëvizjes së kombit iranian kundër hegjemonizmit amerikan.
Së treti dhe më i rëndësishmi: Në shfaqjen e kësaj kryengritjeje dhe në vazhdimësinë e saj, ndikim të madh kishte personaliteti dhe shpiti i qëndresës i imam Khomeinit dhe i përballjes me arrogancën. Lëvizja historike e 15 Khordadit me padyshim sfidoi tejmase lidhjen arrogante të Amerikës e Iranin dhe sfidoi regjimin shtypës të Shahut në Iran i cili nuk lejonte asnjë lloj kritike apo proteste. Për këtë arsye kjo lëvizje, zhvillimet revolucionare, politike dhe sociale në Iran i futi në një fazë të ndjeshme. Kjo lëvizje megjithë shtypjen e egër dhe të përgjakshme që bëri regjimi i Shahut, nuk u shua por me internimin dhe dëbimin e imamit jashtë vendit, u krijuan kushtet për ruajtjen e ndikimit të lëvizjes së 15 Khordadit deri në fitoren e revolucionit islamik. Pikërisht për këtë arsye, imam Khomeini (ra) shpeshherë e theksonte se 15 Khordadi është pikënisja e revolucionit islamik. Duhet thënë se rrënjët e shfaqjes së kryengritjes së 15 Khordatit janë politikat ndërhyrëse dhe arrogante të Amerikës kundër Iranit të cilat janë përsëritur shumë herë në histori. Populli irnaian gjithmonë ka ruajtur vetëdijen dhe inteligjencën e tij përballë lëvizjeve armiqësore të Amerikës dhe qëndresa dhe rezistenca e kombit iranian përballë qëllimeve të Amerikës u bë pjesë e pandarë e revolucionit islamik. Edhe sot kur kanë kaluar 4 dekada nga fitorja e revolucionit islamik, nga njëra anë vihen re komplotet që Amerika thur kundër iranit dhe nga ana tjetër vihet re qëndresa e kombit iranian për të shuar çdo përpjekje të armikut. Duhet thënë se qëndresa dhe rezistenca e kombit iranian me botën arrogante dhe kryesisht me perëndimin dhe Amerikën ka nisur përpara fitores së revolucionit të madh islamik. Historia ka treguar se në një proces zhvillimesh politike në Iran, kanë ekzistuar disa momente qëndrese dhe lëvizjesh kombëtare dhe fetare të popullit në përballje me fuqitë arrogante të cilat i hapën rrugën zhvillimeve të mëdha politike në vend. Fryma e qëndresës së kombit iranian kundrejt arrogancës vihet re qartë në kryengritjen e 15 Khordadit dhe të 13 Abanit që është dita kombëtare e përballjes me arrogancën botërore. Nga pikëpamje e përgjithshme politiko-sociale mund të thuhet se kombi iranian asnjëherë nuk e ka duruar influencën amerikane në politikë, kulturë, ekonomi dhe fushën ushtarake. Mesazhi i kryengritjes së 15 Khordatit është qëndresa dhe zgjimi i kombit iranian në përballje me hegjemonizmin amerikan.