Speciale për përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) -1
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i53954-speciale_për_përvjetorin_e_vdekjes_së_imam_khomejnit_(ra)_1
Data 14 khrdad që përkon me 4 qershor, është përvjetori i vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Një prej karakteristikave të ideve politike të Imam Khomejnit (ra) është lufta kundër arrogancës botërore dhe besimi tek forca e popullit në krijimin e lëvizjeve të mëdha revolucionare për tu çliruar nga dhuna.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 25, 2017 10:23 Europe/Tirane
  • Speciale për përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) -1

Data 14 khrdad që përkon me 4 qershor, është përvjetori i vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Një prej karakteristikave të ideve politike të Imam Khomejnit (ra) është lufta kundër arrogancës botërore dhe besimi tek forca e popullit në krijimin e lëvizjeve të mëdha revolucionare për tu çliruar nga dhuna.

Imam Khomejni (ra) me idetë politike të tij, ka drejtuar lëvizjen e madhe të Revolucionit Islamik nga aspekti teorik dhe praktik. Kjo lëvizje e madhe kishte dy karakteristika të rëndësishme: karakteristika e parë ishte thyerja e mureve të sistemit hegjemonist. Për këtë arsye fuqitë arrogante të botës që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, formuan një front të unifikuar përball ideve të Imam Khomejnit (ra) të cilat u manifestuan në Revolucionin Islamik të Iranit. Karakteristika e dytë në këtë lëvizje të madhe është dinamizmi dhe pavdekshmëria e ideve të Imam Khomejnit (rr).

Gjatë këtij programi do të mundohemi të shpjegojmë idetë politike të Imam Khomejnit (ra) nga këto dy aspekte. Ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim.

Idetë politike të Imam Khomejni (ra) padyshim se konsiderohen fillim i një ndryshimi të madh dhe fondamental në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë, për arsye se lëvizja e madhe të cilën e krijoi Imam Khomejni (ra) në identifikimin e potencialeve politike të Islamit, si një motor shtytës i fuqishëm, i sfidoi sistemet politike të krijuara nga sistemi dypalësh në botë.

Nga pikëpamja e teoricienëve të revolucioneve të botës, idetë politike të Imam Khomejnit (ra) kanë dy karakteristika të rëndësishme. Karakteristika e parë dhe më e rëndësishme në idetë politike të Imam Khomejnit (ra), është mendimi i tij global në vështrim ndaj Revolucionit Islamik. Kjo karakteristikë është bërë shkak për universalizimin e Revolucionit Islamik dhe për të sfiduar sistemin hegjemonist në botë. Imam Khomejni (ra) krijoi këtë bindje në mesin e popujve të shtypur se edhe në kushtet dhe rrethanat më të vështira, mund të arrihen rezultat më të mëdha.

Imam Khomejni (ra) gjatë të gjitha viteve të luftës dhe rezistencës së tij kundër arrogancës botërore, jo vetëm që nuk ka dyshuar as edhe për një çast në vazhdimin e rrugës së tij, por ai ka inkurajuar vazhdimisht edhe popujt e rajonit për të rezistuar dhe për tu mbështetur në potencialet e tyre, si dhe ka forcuar këtë bindje se e vetmja rrugë për tu çliruar nga sistemi hegjemonist, është uniteti dhe bashkimi përball fuqive arrogante dhe të dhunshme. Për këtë arsye, idealet dhe qëllimet e Revolucionit që nga fillimi ishin të qarta dhe për shumë popuj nën hegjemoninë e fuqive arrogante të botës, ishin të kuptueshme dhe të çmuara.

Imam Khomejni (ra) duke vendosur parim "mbështetjen në popull" si një forcë e butë, "drejtësidashjen", si një prej kërkesave kryesore të popullit iranian, e vendosi në skenën e luftës. Përballja e të dy këtyre lëvizjeve të mëdha, krijoi strukturën kryesore të Revolucionit Islamik në mënyrë që ai të shndërrohet në një lëvizje të pavdekshme në luftën kundër politikës hegjemoniste të fuqive botërore. Në bazë të kësaj, fitorja e Revolucionit Islamik në Iran, si një burim inspirimi për popujt liridashës të botës, tërhoqi vëmendjen e lëvizjeve politike të botës, sidomos vëmendjen e lëvizjeve politike në vendet islame dhe deri më tani pavarësisht se kanë kaluar gati 4 dekada, vazhdon të inspirojë lëvizjet revolucionare në vende të ndryshme të botës.

Imam Khomejni (ra) tregoi se forca e vërtetë ndodhet në mesin e popujve, prandaj edhe pa u bazuar në mbështetjen e fuqive botërore, mund të krijohen rrethanat për një ndryshim të madh politik. Ky ndryshim, u realizua në realitet me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran dhe u tregua forca e madhe dhe potencialet politike të fesë Islame për të gjithë botën duke ringjallur lëvizjen për çlirim nga hegjemonia dhe për të rezistuar përball kolonializmit. Populli i Iranit në luftën e tij, këtë të pamundur, e bëri të mundur dhe në kuadër të Revolucionit ndoqi qëllime të caktuara të cilat akoma për shumë popuj që kërkojnë drejtësi, liri dhe pavarësi, janë jetike dhe përcaktuese.  

Imam Khomejni (ra) me përhapjen e ideve politike çliruese, e nxori jashtë izolimit Islamin dhe shoqëritë islame. Idetë politike të Imam Khomejnit (ra) i dhanë kuptim luftës në rrugën e vërtetë dhe kërkesës për drejtësi. Prandaj, për këtë arsye idetë politike të Imam Khomejnit (ra) me ndikimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtare, tërhoqën vëmendjen e popujve nën shtypjen arrogancës botërore.

Imam Khomejni (ra) e çoi në fitore Revolucionin Islamik në rrethana kur dukej e pamundur çfarëdo lloj lëvizje për pavarësi përball sistemit hegjemonist. Për këtë arsye, arroganca botërore me në krye Amerikën, që nga fillimi vendosi prioritet të politikës së vetë përballjen me Revolucionin Islamik të Iranit me qëllim të përmbysjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Amerika në këtë drejtim ka bërë shumë komplote. Edhe tani, gjithashtu, po vazhdon akoma këtë politikë nëpërmjet veprimeve të dhunshme dhe hegjemoniste në bashkëpunim me disa vende të rajonit.

Presionet dhe vështirësitë të cilat i ka duruar Revolucioni Islamik dhe sistemi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit përgjatë 38 viteve të kaluara, dëshmojnë këtë realitet se populli i Iranit për realizimin e qëllimeve dhe idealeve të tij, ka rezistuar përballë të gjitha presioneve dhe me forcë dhe vendosmëri ka vazhduar rrugën e tij duke ruajtur këto karakteristika, u shndërrua në një model për popujt liridashës të rajoneve të ndryshme të botës. Universalizimi i ideve politike të Imam Khomejnit (ra) i tregoi të gjithë botës se Revolucioni Islamik kërkon vetëm zbatimin e drejtësisë dhe të vërtetës dhe këtë qëllim e ka vendosur në idealet e Revolucionit Islamik.

Në realitet, vlera dhe rëndësia e çdo revolucioni duhet të njihet duke vështruar idealet dhe qëllimet e atij revolucioni si dhe ndikimin e tij mbi zhvillimet globale. Pozita e Revolucionit Islamik të Iranit duhet të matet pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Imam Khomejni (ra) duke ngritur vetëdijesimin dhe vigjilencën në mesin e popujve myslimanë, arriti të krijojë vullnetin dhe guximin e duhur tek ata për të luftuar për të drejtat e tyre. Prandaj, idealet, qëllimet dhe idetë politike të Imam Khomejnit (ra) janë bërë shkak për pavdekshmërinë dhe dinamizmin e Revolucionit Islamik të Iranit. Në lidhje me këtë karakteristikë të ideve politike të Imam Khomejnit (ra) do të flasim në  pjesën e dytë të këtij programi.