Karta Qiellore: Kurani nga këndvështrimi kuranor 2
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:26:42 GMT )
Qershor 25, 2017 10:26 Europe/Tirane
  • Karta Qiellore: Kurani nga këndvështrimi kuranor 2

Në emisionin e kaluar folëm për disa nga përmasat e Kuranit, nga këndvështrimi i komentuesve të tij. Në këtë emisionin do të flasim për origjinalitetin dhe burimin e zbritjes së Kuranit dhe do të themi disa çështje që të kujtojnë Zotin dhe shpresojmë që të jenë të vlefshme për ju.

Padyshim të gjitha librat hyjnorë si Tevrati dhe Bibla, janë zbritur nga Zoti por për fat të keq ato janë tjetërsuar. Mirëpo Kurani përveçse ka burim hyjnor, ruan origjinalitetin e tij dhe mos tjetërsimi i tij është garantuar nga Zoti. Për të vërtetuar madhështinë dhe burimin e zbritjes së Kuranit mjafton që Zoti e ka konfirmuar këtë libër dhe në ajetin 166 të sures Nesa thotë: (Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por Allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjt dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.

 

Kuptimi i këtij mesazhi është se edhe në rast se nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar origjinalitetin dhe burimin hyjnor të Kuranit, mjafton kjo dëshmi e Zotit për të garantuar këtë të vërtetë. Ashtu siç thotë edhe vetë Kurani, “ kush është më i drejtë sesa Zoti” ( ajeti 87 dhe 122 i sures Nesa). Duhet thënë se Kurani është zbritur nëpërmjet engjëllit dhe në këtë proces përveç Zotit dhe engjëllit asnjë njeri nuk ka ndërhyrë. Kurani këtë të vërtetë në ajetet 192-196 të sures Shuara e përshkruan kështu:

192. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.  
193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).  
194. (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).  
195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.  
196. Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.  

 

Në këto ajete Zoti përmend dy fakte një që Kurani është në gjuhën arabe, që sipas shumë gjuhëtarëve të botës është gjuha më e plotë dhe më sociale dhe fakti i dytë është se Kurani është përmendur edhenë librat e mëparshëm hyjnorë. Pra me fjalë të tjera, Kurani nuk është një libër i bërë nga dora e njeriut, sepse ai ka burim 100% hyjnor. Jo vetëm Kurani por edhe shpallja e profetit është bërë 6 shekuj më parë dhe është parashtruar vetëm pak para shpalljes së profecisë së tij. Në lidhje me këtë Kurani në ajetin 6 të sures Saf përmend një thënie të hazretit Isa dhe thotë:  

6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. 

ُبَشِّرًا بِرَسُولٍ یَأْتِی مِنْ بَعْدِی اسْمُهُ أَحْمَدُ

Me gjithë vërtetësinë e Kuranit, disa kundërshtarë vunë në pikëpyetje origjinalitetin e tij dhe u munduan të bëjnë trillime rreth Kuranit. Ata pa pasur asnjë fakt dhe arsye, pretendonin se Profeti (s.a.v.s) përpara shpalljes së profecisë ka marrë mësime dhe dije dhe se Kurani është rezultat i mendimeve dhe ideve të tij. Zoti i Madhërishëm për të hedhur poshtë të tilla pretendime të pabaza, iu drejtua Profetit dhe tha:

48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruaje atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të donin ata të prishurit. (Suretu El Ankebut)

Jo vetëm profeti Muhamed(s.a.v.s), por edhe profetët e mëparshëm vetëm me dritën hyjnore arritën të përfitojnë dije dhe të njihen me realitetin e gjithësisë dhe me sekretet e krijimit. Ata vetëm me anë të kësaj drite mund të zbulonin të vërtetën. Kurani në përshkrimin e realitetit dhe të së vërtetës thotë:

52. Po kështu me urdhrin tonë Ne te shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugë të drejtë. (Suretu Esh Shura)

 

Zoti i Madhërishëm për të vërtetuar faktin se Kurani në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet nga dora dhe mendja e njeriut, u ka bërë të gjithëve ftesë dhe u ka kërkuar që të bëjnë cdo përpjekje, të përdorin të gjithë dijen dhe njohuritë e tyre, të marrin ndihmë nga njëri tjetër dhe të krijojnë një libër si Kurani. Kurani në fillim duke iu drejtuar hazretit Muhamed (savs), thotë:

88. Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”. (Suretu El-Isra)

Në suren Tur, Zoti u drejtohet atyre që kundërshtojnë dhe pretendojnë mbi Kuranin dhe u drejtohet atyre duke u thënë:

33. Ama ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë. 
34. Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai. (Suretu Et Tur)

Dija e njeriut, i cili është krijesë e Zotit, si mund të jetë më e lartë sesa dija e pafundme hyjnore?

Edhe pse shkenca dhe dituria e njeriut sot është ngritur shumë lartë dhe njeriu duke depërtuar nëpër qiej dhe oqeane ka arritur të kuptojë disa nga sekretet e krijimit, por megjithatë kjo dije është shumë e vogël përballë gjithësisë dhe për këtë Kurani thotë:

85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “shpirti është çështjeje që i përket vetëm Zoti tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.  (Suretu El-Isra)

 

Pra është e natyrshme që shoqëria njerëzore nuk mund të krijojë një libër si Kurani. Krijuesi i gjithësisë pas kësaj ftese, përsëri për të vërtetuar se Kurani në asnjë mënyrë nuk është fryt i dorës dhe mendjes së njeriut dhe as i Profetit të zgjedhur prej Tij, i kërkon njeriut që të nxjerrë 10 sure si suret e Kuranit dhe përveç Zotit ai mund të marrë ndihmë nga çdokush tjetër:

13. Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!”  (Suretu Hud)

Në fund Zoti u drejtohet atyre që kanë pretendime mbi Kuranin dhe u thotë se ata jo vetëm që nuk mund të nxjerrin një libër si Kurani, por u thotë:

23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).   
24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.   (Suretu Al-Bekare)

Arma e fundit e përdorur nga kundërshtarët e fuqishëm të Kuranit, ishte se ata pretendonin se ajetet hyjnore të cilat i janë zbritur në zemrën e pastër të Profetit, nuk i lidhnin me Zotin por me shejtanin. Zoti e hedh poshtë edhe këtë pretendim të pabazë dhe thotë:

210. Atë (Kur’anin) nuk e sollën djajtë (si fallin falltorëve).  
211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.  
212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!  (Suretu Esh Shu'ara)

 

Tags