69 vite krime të regjimit sionist ndaj palestinezëve 4
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i53982-69_vite_krime_të_regjimit_sionist_ndaj_palestinezëve_4
14 maji i vitit 2017 përkon me 69 vjetorin e krijimit të regjimit fals të Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës. Në edicionin e kaluar në përgjithësi folëm për mënyrën e krijimit të këtij regjimi dhe për rolin e perëndimit. Në këtë pjesë do të flasim për disa nga krimet e tjera të Izraelit që si rrethimi i Gazës dhe krimet kundër të burgosurve palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 25, 2017 10:29 Europe/Tirane
  • 69 vite krime të regjimit sionist ndaj palestinezëve 4

14 maji i vitit 2017 përkon me 69 vjetorin e krijimit të regjimit fals të Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës. Në edicionin e kaluar në përgjithësi folëm për mënyrën e krijimit të këtij regjimi dhe për rolin e perëndimit. Në këtë pjesë do të flasim për disa nga krimet e tjera të Izraelit që si rrethimi i Gazës dhe krimet kundër të burgosurve palestinezë.

Palestina ka 16 provinca prej të cilave 11 ndodhen në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe 5 të tjera ndodhen në rajonin e rripit të Gazës. 5 provincat e Gazës quhen Gaza e veriut, Gaza, Rafah, Khan Junes dhe Dejrul Balh. Rripi i Gazës përmbledh 17 qytete, 8 fshatra dhe 8 kampe të shpërngulurish. Qyteti Tel Aviv, kryeqyteti i regjimit sionist ndodhet 70 km larg Gazës. Rripi i Gazës me 360 km2 sipërfaqe, është rajoni më i mbipopulluar në botë sepse në të jetojnë rreth 2 milion banorë. Pra me fjalë të tjerë në çdo 1 km2 në Gaza jetojnë 5500 njerëz. Shumica e popullsisë së Gazës përbëhet nga palestinezë që janë dëbuar gjatë pushtimit të Palestinës në vitin 1948. ¾ e popullsisë së Gazës përbëhet nga të evakuuar të cilët janë regjistruar edhe nga UNRËA.

Rripi i Gazës prej vitit 2007 e deri më sot mbahet i rrethuar totalisht nga regjimi sionist. Rrethimi ndaj rripit të Gazës u vendos menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006 ku fitues doli lëvizja Hamas dhe kjo krijoi mosmarrëveshje të thella mes kësaj lëvizjeje dhe lëvizjes tjetër palestineze Fat’h. Pasi Hamasi fitoi zgjedhjet e vitit 2006, Mahmud Abasi kreu i Autoritetit Autonom Palestinez, u detyrua të zgjidhte Ismail Hanie në postin e kryeministrit. Mirëpo pas shtimit të mosmarrëveshjeve mes Abas dhe Hanie, ky i fundit u shkarkua nga posti i kryeministrit. Duke reaguar ndaj kësaj, Hamasi dëboi forcat e Autoritetit Autonom Palestinez nga rripi i Gazës dhe mori në dorë kontrollin e rajonit. Në këtë mes Izraeli me një veprim që mesa duket ishte në mbështetje të lëvizjes Fat’h dhe për të shtuar mosmarrëveshjet e brendshme në Palestinë, e rrethoi totalisht rripin e Gazës. Për pasojë të këtij rrethimi u ndalua futja e të gjitha produkteve jetike si ushqimet dhe medikamentet në Gaza. Të gjitha pikat kufitare që lidheshin me rripin e Gazës u mbyllën dhe e vetmja pikë kufitare që lidhte këtë rajon me botën mbeti pika Rafa mes gazës dhe Egjiptit. Mirëpo edhe qeveria egjiptiane e mbylli pikën kufitare Rafah dhe ky veprim e përkeqësoi akoma më shumë gjendjen në këtë rajon.

Rrethimi i Gazës e ka përkeqësuar shumë gjendjen e njerëzve në këtë rajon, të cilën shumë organizata humanitare dhe analistë ndërkombëtarë e kanë cilësuar ‘ Vdekje e heshtur’. Për shkak rrethimi të egër që i është vendosur Gazës, niveli i papunësisë në këtë rajon ka shkuar në 40%, që është niveli më i lartë i papunësisë të ndonjë rajoni në botë. Në 10 vite rrethim, janë shkatërruar 20 mijë shtëpi banimi dhe për shkak se Izraeli ndalon futjen e lëndëve të ndërtimit të në Gaza, mbi 10 mijë banorë nuk kanë asnjë vend për strehim. Përveç kësaj gjendja higjienike në Gaza është tepër e rëndë. Ky rajon ka mungesë të theksuar medikamentesh dhe pacientëve nëpër qendrat shëndetësore nuk mund tu jepen shërbime kurimi. Shumë nga të sëmurët me sëmundje të rëndë apo kancer në rripin e Gazës për shkak se Izraeli ndalon futjen e medikamenteve, kanë humbur jetën e tyre. Vdekja e banorëve palestinezë në rripin e Gazës për shkak të mungesës së medikamenteve dhe kushteve higjienike, është quajtur “ Vdekje e Heshtur e të sëmurëve”. Rajoni i rripit të Gazës përballet edhe me krizën nga mungesa e energjisë elektrike. Mungesa e energjisë elektrike në Gaza ka qenë dhe është më e larta në këto 10 vitet e fundit. Ashraf Gedare zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Palestinës ka thënë se mungesa e energjisë elektrike ka ulur mundësitë e spitaleve për tu ardhur në ndihmë dhe për tu shërbyer pacientëve të sëmurë. Gaza ka nevojë për 500-540 megavat energji elektrike në 24 orë, mirëpo për momentin ky rajon ka vetëm 180 megavat energji elektrike, që edhe kjo sasi nuk plotësohet dhe nuk garantohet gjithmonë.

Regjimi sionist i cili pas zgjedhjeve të vitit 2006 e ashpërsoi rrethimin e tij kundër Gazës, përpiqet ta paraqesë Hamasin si përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Gaza dhe në këtë mënyrë të shtojë pakënaqësitë ndaj Hamasit. Avigdor Liberman, ministër i luftës i regjimit sionist në shkurt të vitit 2017 ka bërë përgjegjës lëvizjen Hamas për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në rripin e gazës dhe pretendoi se nëse banorët e këtij qyteti rrëzojnë Hamasin, Izraeli do ta kthejë Gazën në një Singapor të dytë. Analistët, gjendjen e rënduar të të burgosurve palestinezë gjithashtu e kanë quajtur “ Vdekje e heshtur” e palestinezëve nëpër burgjet sioniste. Një tjetër krim i Izraelit kundër palestinezëve, që shumë pak i kushtohet vëmendje, është krimi që kryhet ndaj të burgosurve palestinezë. Numri i palestinezëve që mbahen në burgjet e regjimit sionist është mbi 5,600 persona, prej të cilëve 57 janë femra dhe 300 janë fëmijë. Numri i të burgosurve të vjetër që mbahen në burgjet izraelite prej mëse 20 vitesh, janë 44 palestinezë prej të cilëve 29 mbahen të burgosur që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Oslos në vitin 1993. Prania e mbi 5,600 të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist, i kë bërë këto burgje të mbipopulluara.

Mbipopullimi i burgjeve në Izrael, ka shkaktuar edhe probleme të tjera si mungesa e ushqimeve, veshmbathjeve dhe e batanijeve, si dhe probleme nga aspekti higjienik si shfaqja e sëmundjeve të ndryshme. Ndërkohë regjimi sionist nuk pranon tu japë ndihmë mjekësore të të burgosurve palestinezë. Këto kushte për të burgosurit palestinezë kanë krijuar një gjendje tepër të rëndë pasi të burgosurit vuajnë nga sëmundjet që kanë pa marrë asnjë ndihmë. Përveç kësaj të burgosurit palestinez vuajnë edhe nga krime dhe probleme të tjera siç janë torturat fizike dhe mendore. Disa prej të burgosurve prej vitesh me radhë nuk janë takuar qoftë edhe një herë me familjarët e tyre. Izraeli nuk pranon të lirojë as ata të burgosur të cilët kanë kaluar masën e tyre të ndëshkimit me burg. Përveç kësaj janë të shumta ato raste kur të burgosurit palestinezë kanë vdekur për shkak të torturave apo të pakujdesisë së mjekëve të burgjeve izraelite. Në të tilla kushte më shumë se gjysma e të burgosurve palestinezë, prej 17 prillit që është dita e të burgosurve palestinezë, e deri më sot janë futur në grevë urie. Regjimi sionist në kushtet kur të burgosurit palestinezë ndodhen në  grevë, jo vetëm që nuk ka ulur dhunën ndaj tyre, por Gelad Ardan ministër i brendshëm i regjimit sionist dhe organizata e burgjeve të këtij regjimi kanë paralajmëruar se ndaj të të burgosurve grevistë do të japin ndëshkime akoma më të rënda. Pika e fundit e këtij emisioni është se megjithëse karakteristika dalluese e regjimit sionist është krimi, por ashtu siç ky regjim fals u krijua me mbështetjen e krerëve perëndimorë në veçanti me mbështetjen e Anglisë dhe të Amerikës, edhe krimet që kryen Izraeli bëhen me mbështetjen e gjithanshme të perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Përveç kësaj deri tani organizmat ndërkombëtarë dhe në veçanti KS i OKB nuk kanë mundur të ndërmarrin hapa konkretë për të ndëshkuar seriozisht Izraelin për krimet e tij, për arsyen se këto organizma gjithmonë janë kërcënuar nga fuqitë perëndimore mbështetëse dhe mbrojtëse të Izraelit.