Pasojat e tensionit në marrëdhëniet Katar-Arabi Saudite për Katarin
Tensionet në marrëdhëniet midis Katarit dhe ArabisëSaudite do të kenë pasoja të rëndësishme për Katarin, të cilat do të varen nga reagimi i qeverisë së Katarit në të ardhmen. Në përgjithësi, qeveria e Katarit ka dy mundësi të reagimit në përgjigje të këtij tensioni, ku secili nga këto dy reagime i ka pasojat e veta. Këto dy reagime janë, rezistenca ndaj presionit dhe dorëzimi para tij.
Rezistenca e Katarit përballë presioneve
Në rast se qeveria e Katarit reziston përballë presioneve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, kjo strategji do të ketë pasoja për Dohan, ku disa nga më të rëndësishmet janë: Sprovimi i pavarësisë në politikën e jashtme. Katari bën pjesë në mesin e vendeve arave i cili që nga viti 2011 kishte përcaktuar një strategji në fushën e politikës së jashtme. Shejh Hamd bin Khalifa Al Thani, ish Emiri i Katarit kishte kryer një sërë reformash në fushën e politikës së jashtme që kishin rëndësi jetike për vendin dhe kishte ndërmjetësuar në shumë riza rajonale. Asnjë nga anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik nuk ishin të suksesshëm sikur Katari. Në këtë drejtim, Mehran Kamrava, profesor iranian në një universitet amerikan për studime të LM, ka thënë se një nga karakteristikat më tërëndësishme të politikës së jashtme të Katarit para vitit 2011 ka qenëiniciativa dhe qasja e pavarur e tij. Lina Khatib, sekretare e Qendrës për studime të LM Carniege në Bejrut, ka thënë se politika e jashtme e Katarit para vitit 2011 ka qenë një politikë e zhvilluar dhe e pavarur, i cili nuk qëndronte si hije e Arabisë Saudite, edhe pse është një vend i vogël, por ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në ekonominë e LM. Rezistenca e Katarit përballë presioneve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, mund të ruajë këtëpavarësi në politikën e jashtme, sepse pikërisht kjo është arsyeja pse Arabia Saudite dhe aleatët e saj e kanë vënë nëshënjestër vendin e vogël për politikën e tij të jashtme, e cila është kundër Arabisë Saudite, veçanërisht nëmarrëdhëniet me RII.
1.2 Izolimi në botën arabe. Në rast se qeveria e Katarit u reziston presioneve të regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij, një nga pasojat e mundshme të kësaj rezistence është izolimi, sepse Arabia Saudite duke blerë vendet e vogla përmes petrodollarëve si Xhibuti, Sudani, Senegali, Libia, Egjipti, Jordania, Somalia, Maroku dhe Çadi, ka bërë përpjekje për të izoluar Katarin. Prandaj, disa ekspertë mendojnë se Katari duhet të zgjedh midis pavarësisë dhe izolimit. Në këtë kontekst, Ian Mc Kordi, analist në CNN, në një artikull të tij të botuar më 7 qershor 2017 ka argumentuar se Arabia Saudite dhe aleatët e saj përmes ndërprerjes së marrëdhënieve me Katarin, synojnë izolimin e vendit arab, duke bërë u bërë presion edhe vendeve tjera islamike. 1.3 Problemet e sigurisë, veçanërisht mungesa e ushqimit. Një tjetër pasojë e rezistencës ndaj presioneve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, është shtimi i problemeve të sigurisë brenda Katarit posaçërisht mungesa e ushqimit. Në pjesë të ndryshme të Katarit para mbylljes së kufirit tokësor nga ana e Arabisë Saudite, janë parë radhë të gjata nëpër dyqane, duke blerë gjëra ushqimore. Cristine Kovat Ulrichsen, analiste e njohur e çështjeve të Katarit, në një artikull i cili u botua më 5 qershor 2017 në lidhje me tensioni e fundit, ka shkruar se beson që “Arabia Saudite dhe aleatët e saj me mbylljen e kufijvetokësore, detar dhe ajror me Katarin, synojnë krijimin e pengesave për hyrjen e ushqimeve në Katar, qëështë një nga furnizuesit kryesor të Katarit me gjëra ushqimore dhe një gjë e tillë do t’a thellonte edhe më shumë krizës politike”. 1.4 Mundësia e një grusht shteti kundër Sheikh Tamim.
Një nga pasojat më të mëdha me të cilat mund të përballet Katari gjatë përballjes me Arabinë Saudite dhe aleatët e saj, është mundësia e një grusht shtetikundër Sheikh Tamim i orkestruar nga Arabia Saudite. Që nga viti 1850 kur Mohamed ben Thani erdhi në Pushtet e deri më tani, ky vend ka pasur 8 udhëheqës nga familja Al Thani. Të paktën tre sundimtarë erdhën në pushtet nëpërmjet grusht shtetit. Cristine Kovat Ulrichsen në një analizë të saj në gazetën Atlantic, shkruan: “Arabia Saudite në kohën e Sheikh Hamd ben Kahlifa ka orkestruar një gusht shteti kundër tij. Pas grusht shtetit SheikhHamd kundër babait të Sheikh Khalifa në vitin 1995 ku AlSaud nuk kishte pranuar, Arabia Saudite ka tentuar në vitin 1996 të veprojë kundër grusht shtetit në Katar dhe Sheikh Khalifan t’a kthej në pushtet, por ky veprim nuk pati sukses. Arabia Saudite në vitin 2005 tentoi grusht shtetin kundër SheikhHamdbinKhalifa, por prap nuk pati rezultat. Megjithatë, në vitin 2013 ndodhi një transferim paqësor i pushtetit në Katar, por shumë analistë besojnë se protestat e qytetarëve katariot ishin sponsorizuar nga Arabia Saudite, ku bë vitin 2011 çuan nëpërmbysjen e Sheikh Hamd, ku besohet se Arabia Saudite dhe SHBA kishin realizuar një përpjekje të përbashkët. Për shkak të këtyre rrethanave dhe duke pasur parasysh mungesën e demokracisë dhe rotacionin e elitave në pushtet dhe duke parëfuqinë e familjes sunduese në Katar, ekzistojnë shumë mundësi për një grusht shtet kundër 37 vjeçarit Sheikh Tamim i cili është duke u projektuar nga ana e Arabisë Saudite. Në këtë mënyrë, Selman al Ansari, kreu i lobit saudit në Amerikë, në faqen e tij në tuiter ka shkruar se Tamim bin Hamd Al Thani, emiri i Katarit duhet të rrëzohet nga pushteti përmes grusht shtetit.
1.5 Reduktimi i rritjes ekonomike. Duke pasur parasysh se vendet fqinje të Katarit, me përjashtim të RII, kanë vendosur mbylljen e kufijve tokësor, ajrore dhe detar me këtë vend, kjo gjë ndikon nësektorin ekonomik të Katarit, duke shkaktuar uljen e rritjes ekonomike të vendit. Dorëzimi i Katarit përballë tensioneve. Një tjetër strategji që qeveria e Katarit mund të ndërmarrëështë dorëzimi përballë presioneve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj. Njëstrategji e tillë do tëkishte pasoja për Katarin, ku më të rëndësishmet janë këto: 2.1 Në rast se Katari dorëzohet përballëpresioneve, atëherë duhet gjithmonë tëveprojë nën hijen e Arabisë Saudite në LM. Në nëntor të vitit 2014 kur kishte marrë fund kriza në marrëdhëniet midis Katarit dhe tre vendeve Arabisë Saudite, EBA dhe Bahrejnit, Katari për dhënien fund të tensioneve kishte lëshuar pe duke pranuar disa kushte të vendosura nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në lidhje me lëvizjen Vëllezërit Myslimanë, kështu që kishte vendosur largimin e disa anëtarëve tëkësaj lëvizje nga Doha për në Ankara. 2.2 Dobësimi i Katarit si një lojtar i pavarur. Në rast se Katari u nënshtrohet presioneve të Arabisë Saudite, politika e pavarur e këtij vendi karshi zhvillimeve rajonale do të dobësohet, sepse ky vend do të detyrohet tërespektojë interesat e Arabisë Saudite nërajon, duke përfshire këtu qëndrimet ndaj Hamasit, Vëllazërisë Myslimane dhe Iranit. 2.3 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe rritja ekonomike e vazhdueshme. Padyshim, dorëzimi i Katarit përballë presioneve të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj, do të bëhet shkak për ringjalljen e marrëdhënieve të Katarit me këto vende. Ringjallja e këtyre marrëdhënieve do të ndikojë në hapjen e kufijve tokësore, detar dhe ajror dhe kjo do të kishte ndikime pozitive në ekonominë e Katarit. Në fund duhet thënë se qasja kritike e Katarit ndaj politikave dhe modeleve të sjelljes sëArabisë Saudite edhe nëse për Dohan do të kishte pasoja të rëndësishme, do të jepte një mesazh se vendet e pavarura nuk u nënshtrohen petrodollarëve të Arabisë Saudite dhe janë të gatshme të sfidojnë politikat rajonale të regjimit Al Saud edhe përkundër trysnive dhe presioneve që ushtron ky regjim ndaj vendeve që kanë vendosur të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon.