Amerika shkelëse e të drejtave të njeriut
https://parstoday.ir/sq/radio/uncategorised-i54658-amerika_shkelëse_e_të_drejtave_të_njeriut
Shtetet e Bashkuara, një vend që pretendon të jetë një kampion i respektimit të drejtave të njeriut dhe përpiqet të gjykojë punën e vendeve të tjera në fushën e të drejtave të njeriut, ka një historik të papranueshëm për të drejtat e njeriut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 04, 2017 12:45 Europe/Tirane

Shtetet e Bashkuara, një vend që pretendon të jetë një kampion i respektimit të drejtave të njeriut dhe përpiqet të gjykojë punën e vendeve të tjera në fushën e të drejtave të njeriut, ka një historik të papranueshëm për të drejtat e njeriut.

Një nga shembujt e abuzimeve me të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara ose shpërfillja e parimeve të Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut në këtë vend është përhapja e varfërisë, pabarazisë sociale dhe e diskriminimit racial në vend. Karta Universale e të Drejtave të Njeriut kërkon që të gjitha vendet të sigurojnë një jetë të mirë, të barabartë dhe të denjë për qytetarët e tyre. Ndërsa në Amerikë, miliona njerëz jetojnë në varfëri, uri, diskriminime sociale dhe pabarazi shoqërore. Kjo çështje merr rëndësi më të madhe, për faktin se Shtetet e Bashkuara janë njohur si ekonomia më e madhe në botë dhe kanë mbledhur pjesën më të madhe të pasurisë globale. Si rezultat, varfëria dhe diskriminimi në këtë vend shihen si një shenjë e shkeljeve të të drejtave të njeriut në krahasim me disa vende të pazhvilluara ose në zhvillim, që nuk kanë burime të mjaftueshme financiare apo stabilitet politik për të arritur pasuri.

Statistikat zyrtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se rreth 40 milionë amerikanë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Këta njerëz janë të varur nga ndihmat e qeverisë dhe nga organizatat bamirëse pasi nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat minimale njerëzore, siç janë ushqimi, strehimi dhe profesioni. Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar këta njerëz që prej shumë vitesh me planin e mirëqenies për shpërndarjen e kuponave ushqimore. Në këtë program kuponat ofrohen për njerëzit më të varfër në komunitet për të përfituar ushqimet kryesore si bukë, mish dhe bulmet vetëm në dyqane të caktuara dhe veçanta.

Shpesh është parë që këta njerëz janë detyruar të heqin dorë nga dinjiteti i tyre njerëzor dhe të përdorin sjellje të papranueshme për të furnizuar nevojat e tyre thelbësore. Ndërkohë, si pasojë e varfërisë kaq të përhapur, shumë qytetarë të varfër të SHBA shndërrohen në njerëz që merren me një shumëllojshmëri anomalish sociale si prostitucioni, trafikimi, vjedhja dhe vrasja për të mbijetuar në një mjedis shumë të dhunshëm shoqëror. Megjithatë, kriza financiare gjatë viteve të fundit dhe politikat ekonomike dhe sociale të qeverisë së tanishme të SHBA kanë çuar në një reduktim të buxhetit për financimin e kuponave ushqimorë.

Ndërkohë që statistikat tregojnë se rreth 40 milionë amerikanë varen nga vazhdimi i këtyre ndihmave, Kongresi amerikan vitet e fundit ka nxjerrë të paktën 5 milionë qytetarë nga lista e njerëzve në nevojë, për të mbuluar kështu shpenzimet e tjera, siç janë shpenzimet e larta ushtarake dhe të sigurisë. Organizatat dhe institucionet aktive në ndihmën e të varfërve në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për vështirësinë në rritje të kushteve të jetesës për këta njerëz. Organizatat e të drejtave të njeriut si Human Rights Ëatch dhe Amnesty International kanë shprehur gjithashtu shqetësime të ngjashme në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut për shkak të përhapjes së varfërisë në Shtetet e Bashkuara.

Ajo që e bën varfërinë në SHBA të ndryshme nga shumë vende të tjera, është hendeku i shtresave shoqërore në këtë vend. Me rreth 19 trilionë dollarë në produktin e brendshëm bruto, Shtetet e Bashkuara janë në krye të botës dhe disa nga qytetarët dhe kompanitë e saj janë renditur ndër njerëzit dhe kompanitë më të pasura në botë. Për shembull, në një vend ku 40 milionë qytetarë jetojnë nën vijën e varfërisë dhe shumë të njerëz të tjerë varen nga kuponat ushqimorë, Bill Gates, themeluesi i kompanisë Microsoft, ka fituar pasuri rreth 70 miliard dollarë.

Thuhet se disa dhjetëra familje super të pasura në Amerikë janë ekuivalente me gjysmën e pasurisë së 317 milionë njerëzve të vendit. Natyrisht, pabarazia ekonomike dhe hendeku i klasave nuk janë specifike vetëm për shoqërinë amerikane dhe ato janë parë në shumicën e vendeve të botës, veçanërisht në Perëndim. Megjithatë, mund të thuhet se në asnjë vend tjetër aq të madh sa Shtetet e Bashkuara, nuk është bënë re kjo distancë kaq e madhe mes të varfërve dhe të pasurve. Edhe kriza financiare e viteve të fundit e ka rritur këtë hendek.

Institucionet kërkimore kanë thënë se që nga Revolucioni Industrial në Perëndim, deri me sot asnjëherë nuk është vënë re kjo distancë ndërmjet klasave shoqërore. Kulmi sigurisht shihet në Shtetet e Bashkuara. Ndoshta, në shikim të parë, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë midis çështjes së pabarazive ekonomike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Sidoqoftë, në një shoqëri në të cilën vihet re pasuria absolute krahas varfërisë absolute, strukturat shoqërore nuk janë të fuqishme për të siguruar një jetë të barabartë dhe adekuate për të gjithë qytetarët siç përshkruhet në Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Përveç varfërisë dhe pabarazisë ekonomike në Shtetet e Bashkuara, e cila ka një ndikim negativ në të drejtat e njeriut në vend, diskriminimi racial sistematik dhe i institucionalizuar në Shtetet e Bashkuara gjithashtu ka dëmtuar rëndë situatën e të drejtave të njeriut në Amerikë. Në Shtetet e Bashkuara, ngjyra e lëkurës ende përcakton nivelin e aksesit për qytetarët për të rendin, mirëqenien dhe sigurinë. Me përjashtim të pakicës etnike me ngjyrë në Amerikë, shumë zezakë, latinë dhe amerikanë vendas kanë një standard më të ulët të jetesës sesa mesatarja e të bardhëve.

Sipas statistikave nga Departamenti Amerikan i Punës, një punëtor i zi marr rreth 70 për qind të një punëtori të bardhë për të njëjtën punë dhe në kushte të barabarta fizike. Përfitimi i zezakëve është shumë më i vogël se ai i amerikanëve të bardhë, siç janë qasja në shkolla të mira, trajtimi i duhur, lehtësitë financiare dhe strehimi në lagjet e pasura. Në të kundërt, numri i të burgosurve të zinj është shumë i lartë në krahasim me pjesën e tyre demografike dhe më shpesh vrasësit dhe njerëzit e ndershëm ekzekutohen për shkak të ngjyrës së tyre.

Ndërkohë, përveç diskriminimit të dukshëm social dhe kulturor në nivel komuniteti, institucionet që ofrojnë siguri dhe drejtësi në vend janë gjithashtu të infektuar me diskriminim racor. Në vitet e fundit, të shtënat e panevojshme me armë zjarri të oficerëve të policisë ndaj të rinjve zezakë dhe adoleshentëve është bërë një dilemë e madhe. Studimet tregojnë se një adoleshent i zi amerikan ka rreth nëntë herë më shumë gjasa për t'u arrestuar nga policia apo për tu qëlluar policët asmerikanë. Megjithatë, shpesh herë është parë që gjykatat kanë nxjerrë një vendim për lirimin ose ndëshkimin e oficerëve të policisë të cilët kanë vrarë të rinjtë pa asnjë shkak.

Megjithatë, ajo që është e sigurt është se në shoqërinë amerikane ka shkelje të shumta të të drejtave të njeriut. Për shembull, mund të vërehet situata e papërshtatshme e disa burgjeve në këtë vend. Në një numër shtetesh, për shkak të mungesës së fondeve, burgjet nuk kanë kapacitetin e duhur për të mbajtur të burgosurit dhe njerëzit mbahen në qeli të ngushta dhe të papërshtatshme. Dënimet me vdekje me metodën e lidhjes në karriget elektrike ose përdorimi i drogave vdekjeprurëse është një nga rastet më të qarta të abuzimeve me të drejtave të njeriut në SHBA.

Megjithatë, disa të burgosur në Shtetet e Bashkuara për dekada me radhë mbahen në izolim dhe larg nga komunitetet njerëzore. Në këto burgje, diskriminimi racor kundër njerëzve me ngjyrë përdoret dukshëm dhe të burgosurit e zinj janë të privuar nga shumë përfitime dhe të drejta sociale. Duke qenë se mirëmbajtja e burgjeve në Amerikë u është besuar kompanive private, ekzistojnë shumë gjyqtarë dhe policë të cilët punojnë për të futur në burg sa më shumë njerëz me qëllim që të ardhurat e këtyre kompanive të shtohen gjithnjë e më shumë. Për këtë arsye, thuhet se populli amerikan ka më shumë njerëz me dosje penale me burgim ose dënime të pezulluara se çdo komb tjetër në botë, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut.