Ndikimi i luftës tek fëmijët në vendet arabe
(last modified Thu, 29 Dec 2016 09:25:27 GMT )
Dhjetor 29, 2016 10:25 Europe/Tirane

Lufta lë pasoja të rënda një prej të cilave është ndikimi tek civilët dhe sidomos tek fëmijët dhe femrat.

Kjo gjendje vihet re në tre vende arabe, d.m.th. Irak, Siri dhe Jemen ku fëmijët dhe femrat janë kthyer në viktimat kryesore të luftës. Lufta në vendet arabe, tek fëmijët ka ndikuar në forma të ndryshme. P.sh. UNICEF në raportin e marsit 2016 ka deklaruar se 8.4 milion fëmijë sirianë janë ndikuar në formë të ndryshme nga lufta. Më shumë se 7 milion fëmijë sirianë vuajnë nga varfëria për shkak të luftës. Në shtator të vitit 2015, UNICEF ka deklaruar se 8.2 milion njerëz në Irak janë ndikuar nga lufta prej të cilëve 3.7 milion janë fëmijë. Në Siri lufta ka lënë dy ndikime kryesore tek civilët. Ndarja e civilëve nga ushtarakët në një luftë është proces tepër i vështirë, mirëpo një prej pasojave të luftës është vrasja dhe plagosja e fëmijëve.

Një grup hulumtues i OXFORD-it në vitin 2013 ka publikuar një raport ku thuhet se 11 mijë fëmijë janë vrarë për shkak të krizës në Siri. 70% e këtyre fëmijëve kanë humbur jetën për shkak të lëndëve eksplozive dhe 389 të tjerë për shkak të shkëmbimeve me armë zjarri. 764 fëmijë janë dënuar me vdekje ndërsa 100 fëmijë të moshës nën 7 vjeç kanë humbur jetën për shkak të torturave. UNICEF në raportin më të fundit të saj mbi numrin e fëmijëve të vrarë gjatë krizës në Siri ka deklaruar numrin 12 mijë fëmijë. Në raportin e UNICEF që quhet " Asnjë vend për fëmijët", janë raportuar 1500 shkelje kundër fëmijëve në vitin 2015 në Siri. 60% e këtyre rasteve kanë rezultuar me vrasjen apo prerjen e gjymtyrëve të fëmijëve, në një kohë kur këta fëmijë kanë qenë në shkolla apo gjatë rrugës për të ikur në shkollë. Edhe në Jemen, ku lufta është futur në vitin e dytë, fëmijët janë viktimat kryesore të luftës. Me rastin e vitit të parë të luftës në Jemen, UNICEF ka raportuar se për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite 900 fëmijë jemenas janë vrarë dhe 1200 të tjerë janë plagosur. Fëmijët palestinezë gjithashtu janë viktimat e përhershme të politikave luftënxitëse të regjimit sionist kundër palestinezëve. Në vitin 2008, regjimi sionist në agresionin kundër Gazës ka vrarë të paktën 350 fëmijë. Qendra Arsimore e Gazës ka thënë se 50% e 2200 martirëve të luftës 2014 të regjimit sionist kundër Gazës, përbëhet nga fëmijët dhe adoleshentët ndërkohë që në këtë luftë janë plagosur më shumë se 2385 fëmijë dhe adoleshentë gjendja e të cilëve është e rënduar. Qendra mbështetëse e të burgosurve palestinezë gjithashtu me rastin e ditës botërore të fëmijëve ka nxjerrë një deklaratë ku thuhet se 400 fëmijë dhe të rinj palestineze të moshës 11-17 vjeç mbahen të burgosur nga regjimi sionist.

Një tjetër i ndikim i luftës është evakuimi apo shpërngulja masive e njerëzve dhe sidomos e fëmijëve dhe femrave. Në fakt lufta është një prej faktorëve kryesore të evakuimit të njerëzve. Evakuimi mund të bëhet brenda ose jashtë vendit të prekur nga lufta. UNICEF në raportin e marsit 2016 ka deklaruar se numri i të shpërngulurve dhe evakuuarëve sirianë në krahasim me vitin 2012 është 10 herë më shumë, ku gjysma e tyre janë fëmijë. Për shkak të luftës, në Siri janë shpërngulur më shumë se 7.6 milion fëmijë. Nga 4 milion shtetas sirianë të cilët kanë emigruar jashtë vendit, pothuajse gjysma e tyre përbëhet nga fëmijët. Më shumë se 15 mijë fëmijë, u janë drejtuar kufijve të vetëm dhe pa prindërit e tyre. UNICEF në vitin 2015, më shumë se 1 milion fëmijë irakianë janë detyruar të shpërngulen për shkak të luftës. Ashtu siç u tha edhe më sipër, në Jemen dhe Palestinë, lufta është shkaktarja kryesore e evakuimit dhe shpërnguljes së fëmijëve. Evakuimi përveçse përbën problem në vetvete, ai sjell pasoja të rënda si mungesa e ushqimeve, sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse, abuzimet seksuale, ndarja nga familja dhe shkatërrimi i kulturës. Këto janë disa nga pasojat me të cilat përballen fëmijët sirianë, jemenas, palestinez dhe irakianë. Një prej ndikimeve të tjera të luftës, është puna e detyruar. Për shkak të luftës fëmijët detyrohen të punojnë për interes të grupeve dhe forcave militare. Komisariati i lartë i të drejtave të njeriut në OKB ka raportuar se ISIS ka krijuar 4 baza të mëdha ushtarake për trajnimin e fëmijëve në Mosul. Në këto baza transferohen të gjithë fëmijët që janë rrëmbyer në të gjithë Irakun. Sipas një raporti të UNICEF, shumica e fëmijëve që janë shfrytëzuar nga grupet dhe forcat militare, janë nën moshën 15 vjeç, ndërkohë që në vitin 2014 këto grupe kanë përdorur edhe fëmijët e moshës 7 vjeç. Në vitin 2015 më shumë se gjysma e fëmijëve të moshës nën 15 vjeç janë përdorur nga grupet dhe militantët ndërkohë që në vitin 2014 vetëm 20% prej tyre janë përdorur nga grupet e armatosura dhe militantët. Përdorimi i detyruar i fëmijëve nga grupet terroriste bëhet në kohën kur në bazë të nenit 38 të konventës për të drejtat e fëmijëve të vitit 1989, është shpallur e ndaluar shfrytëzimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga forcat e armatosura. Në këtë konventë thuhet: 1- Vendet e futura në një konflikt të armatosur në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare duhet të respektojnë të drejtat e fëmijëve. 2- Vendet nënshkruese të konventës duhet të ndërmarrin çdo masë të mundshme që të garantojnë mospjesëmarrjen e fëmijëve të moshës nën 15 vjeç në konflikte të armatosura. 3- Vendet nënshkruese duhet të parandalojnë punësimin e fëmijëve të moshës nën 15 vjeç në forcat e armatosura. Këto vende në punësimin e njerëzve mbi moshën 15-18 në plan të parë preferojnë njerëzit në moshë të madhe. Një tjetër pasojë e luftës është mungesa e ushqimit dhe kequshqimi në masë të madhe i fëmijëve. P.sh. në krizën e Jemenit, sipas një raporti të UNICEF, 2.21 fëmijë jemenas vuajnë nga mungesa e ushqimit. 320 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqimi në masë kritike. Kjo gjendje vihet re edhe në krizat e Irakut, Sirisë dhe Palestinës. Arrestimi i fëmijëve është një tjetër pasojë e luftës, që më shumë vihet re në Palestinë. Sipas statistikave që nga koha e nisjes së intifadës së Kodsit më 28 shtator të vitit 2000, më shumë se 90 mijë palestinezë janë arrestuar nga regjimi sionist, prej të cilëve më shumë se 11 mijë janë fëmijë të moshës nën 18 vjeç. Në tre muajt e parë të vitit 2016, regjimi sionist ka arrestuar 1400 fëmijë palestinezë të moshës nën 18 vjeç.