Ndikimi i luftës tek fëmijët në vendet arabe
Lufta tek fëmijët ndikon në forma të ndryshme dhe për një kohë të gjatë.
Një prej pasojave të luftës tek fëmijët, është privimi i tyre nga e drejta e arsimimit. Evakuimi i fëmijëve, largimi nga shkolla, evakuimi i mësuesve, përdorimi i fëmijëve në radhët e forcave ushtarake, janë disa nga faktorët që privojnë fëmijët nga e drejta e arsimimit. UNICEF në raportin e shtatorit 2015, ka njoftuar se për shkak të luftës në Siri, Irak, Libi, Jemen, Palestinë dhe Sudan më shumë se 13 milion fëmijë janë privuar nga shkolla dhe arsimi. Në këto vende më shumë se 8500 shkolla janë mbyllur dhe shkatërruar për shkak të luftës. Në Siri, një në çdo 4 shkolla është mbyllur që nga koha e nisjes së luftës. Më shumë se 52 mijë mësues kanë humbur vendet e tyre të punës, ndërsa terroristët kanë dhënë urdhër për rrëmbimin, arrestimin dhe torturimin e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Siria përpara vitit 2011 kur nisi lufta, kishte një sistem të fortë arsimor. Sipas statistikave të vitit 2004, niveli i të arsimuarve në Siri ishte 86% tek meshkujt dhe 73.6% tek femrat. Mirëpo sot 2.8 milion fëmijë nga gjithsej 4.3 milion fëmijë që mund të regjistrohen në shkollat fillore dhe të mesme në Siri, nuk janë regjistruar në shkolla. UNICEF në raportin e 14 marsit 2016, deklaroi se 2.1 milion fëmijë brenda dhe 700 mijë fëmijë sirianë të evakuuar në vendet fqinje, janë privuar nga e drejta e shkollimit. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nëntor të vitit 2015, publikoi një raport ku thuhet se Turqia ka pranuar më shumë se 3 milion emigrantë sirianë. Prej këtyre personave 708 mijë janë fëmijë prej të cilëve 400 mijë janë privuar nga shkollimi. Mosnjohja e gjuhës turke, probleme të ndryshme, pengesat me të cilat përballen emigrantët për shkak të problemeve financiare, janë disa nga faktorët që kanë privuar fëmijët sirianë nga e drejta e shkollimit. Kjo gjendje vlen edhe për fëmijët jemenas, irakianë dhe palestinezë. Në Jemen me qindra shkolla dhe qendra arsimore janë mbyllur që prej marsit 2015, në kohën kur Arabia Saudite nisi agresionin dhe bombardimet kundër Jemenit. UNIECF në vjeshtë të vitit 2015, pasi vuri në dukje se 2 milion fëmijë irakianë janë privuar nga shkollimi dhe arsimimi, paralajmëroi se vazhdimi i luftës dhe dhunës në këtë vend shumë shpejtë do të pengojë 1.2 milion fëmijë të tjerë nga shkollimi. Nga 1 milion fëmijë irakianë të evakuuar, 70% prej tyre nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat dhe më shumë se 5300 shkolla dhe qendra arsimore në Irak kanë pësuar dëmtime serioze dhe tashmë përdoren për strehimin e personave të evakuuar nga zonat e luftës.
Një tjetër pasojë dhe ndikim i luftës është përballja me problemet psikologjike. Pasojat psikologjike në rast lufte ndryshojnë me pasojat psikologjike në situata të tjera për shkak se në pasojat e luftës zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Në raportin e vitit 2015 të qendrës arsimore të rripit Gazës, fëmijët në këtë rajon vazhdojnë të përballen me probleme psikologjike për shkak të agresionit dhe luftës së regjimit sionist kundër Gazës në vitin 2014. Humbja e prindërve, dhuna seksuale dhe pasojat e saj, humbja e pozitës sociale dhe e kulturës, problemet kulturore, sëmundje, diskriminimi dhe martesat e detyruara janë disa nga pasojat psikologjike të luftës mbi fëmijët, që tek fëmijët arabë vihet re akoma më qartë. Krimet kundër fëmijëve në kohën e luftës tek vendet arabe, bëhen në kohën kur në bazë të konventave të ndryshme është theksuar ruajtja dhe mbrojtja e fëmijëve. Konventa e të drejtave të fëmijëve Gjenevë-1924, të drejtat e fëmijëve të AP të OKB të 20 nëntorit 1959, konventa botërorë e të drejtave të njeriut, traktati ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, traktati ndërkombëtar për të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore dhe shumë dokumente dhe normativa të tjera të organizatave ndërkombëtare, të gjitha janë hartuar dhe miratuar për mirëqenien e fëmijëve. Një prej pasojave të rëndësishme që ndikon tek fëmijët në rast lufte tek vendet arabe është se shumë organizata ndërkombëtare veten e tyre e konsiderojnë përgjegjës për mbrojtjen e jetës së fëmijëve, por në vendet arabe ata nuk zbatojnë përgjegjësinë që kanë.
Në nenin 2 të konventës për të drejtat e fëmijëve të vitit 1989, thuhet: " Në rast se fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme privohen nga të drejtat e tyre, vendet anëtare janë të obliguar që të marrin masat e duhura për tu dhënë këtyre fëmijëve të drejtat që u takojnë". Në nenin 35 të kësaj konvente gjithashtu thuhet: " Vendet nënshkruese të kësaj konvente duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme në nivel kombëtare, bilateral dhe multilateral për të parandaluar rrëmbimin, shitjen apo trafikun e fëmijëve në çdo lloj forme dhe për çdo lloj arsyeje". Në nenin 36 të konventës për të drejtat e fëmijëve të vitit 1989 thuhet: " Vendet nënshkruese të konventës mbështesin fëmijët kundrejt çdo faktori që dëmton mirëqenien e fëmijëve". Në paragrafin 4 të nenit 38 thuhet: " Vendet nënshkruese të konventës në bazë të zotimeve të tyre në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare për çështjet humanitare, janë përgjegjës për mbrojtjen dhe mbështetjen e civilëve të prekur nga lufta e armatosur dhe ata duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të garantuar mbështetjen dhe për tu përkujdesur për fëmijët të ndikuar nga pasojat e luftës".
Një tjetër pasojë e luftës, është shtimi i problematikave sociale si abuzimi seksual me femrat dhe fëmijët. Edhe pse përmasat e këtij fenomeni nuk mund të nxirren nëpërmjet statistikave, mirëpo në rast lufte abuzimet seksuale shtohen për shkak se civilët mbeten të pastrehë. Në vendet islamike, abuzimi seksual me femrat ka pasoja të rënda pasi një vajzë e abuzuar seksualisht mund të dëbohet nga shoqëria dhe ajo në të ardhmen nuk mund të martohet apo krijojë familje. Pra me fjalë të tjerë ky lloj ndikimi i luftës lë pasoja afatgjata për civilët në vende si Iraku, Palestina, Jemeni dhe Siria. Sa i përket Sirisë shumë organizata dhe personalitete kanë paralajmëruar se duhet gjendur një zgjidhje për të parandaluar shfrytëzimin, abuzimin dhe keqpërdorimin e emigrantëve sirianë. Epidemia e abuzimit seksual me femrat siriane në kampet e refugjatëve në Turqi është një problem serioz i cili nuk mund të zgjidhet lehtë. Përveç përballjes me dhunën fizike, këto femra për gjithë jetën e tyre duhet të përballojnë edhe pasojat e abuzimit të tyre seksual. Nga turpi, shumë prej këtyre femrave nuk përmendin rastet e abuzimeve seksuale me të cilat janë përballur dhe për këtë qendrat e përkujdesit shëndetësor nuk mund të bëjnë ndonjë gjë për tu ardhur në ndihmë këtyre femrave siriane. Dëmet ekonomike, përbëjnë një tjetër pasojë afatgjate të luftës. Lufta bëhet shkak për shkatërrimin e infrastrukturës dhe imponimin e shpenzimeve të larta ekonomike. Pas periudhës së luftës, vendet e prekura nga lufta shumicën e burimeve të tyre financiare duhet t'i përdorin për të rindërtuar vendin. Përdorimi në këtë fushë ndikon shumë në cilësinë e jetesës tek qytetarët dhe ulë së tepërmi fondet që përdoren në sistemin arsimor dhe shëndetësor. Gazeta Guardian në numrin e saj të 16 shtatorit 2016, ka raportuar se 1 në çdo 3 sulme që Arabia Saudite ka kryer në Jemen, janë bombarduar zonat civile kryesisht shkollat, spitalet, tregjet, xhamitë dhe infrastruktura ekonomike e Jemenit. Lufta që i është imponuar Sirisë kundër terroristëve takfiristë, deri tani ka shkaktuar një dëm prej 275 miliard dollarësh për ekonominë e këtij vendi. Statistikat tregojnë se kjo luftë 5-vjecare nëse vazhdon akoma, shpenzimet dhe dëmet do të trefishohen.