Siria dhe lufta mediatike e Perëndimit, nga fillimi e deri tani
Në një kohë që mediat perëndimore pretendojnë se mbrojnë mendimin e lirë, në realitet ato mbulojnë dhe justifikojnë krimet dhe komplotet e fshehta të Perëndimit. Nuk duhet të mashtrohemi. Në realitet, janë vendet perëndimore që me politikat e tyre u bënë shkak për vrasjen e qindra mijëra njerëzve në Siri dhe për krizën aktuale humanitare në këtë vend.
Nga fundi i Prillit 2001, në Siri u ndezën flakët e luftës. Kjo luftë deri tani ka shkaktuar mbi 400 mijë të vrarë dhe një krizë të paprecedentë të refugjatëve. Më shumë se gjysma e popullsisë 22 milionëshe e Sirisë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe mbi 5 milionë sirianë janë larguar jashtë vendit. Një vit pas fillimit të krizës në Siri, ia mbërritën grupet kundërshtare të qeverisë siriane që pushtuan disa zona në qytetin e Alepos. Disa muaj më vonë mbërritën edhe grupet takfiriste, të cilat pushtuan rajone të tjera tëAlepos. Këta ishin forca të varura nga AlKaida dhe formuan grupe terroriste si AlNusra. Në pranverën e vitit 2012, në këtë qytet u shfaq belaja kryesore: grupi terrorist ISIS që kishte pushtuar një pjesë të madhe të Sirisë duke pushtuar pjesë të shumta tëAlepos. Kështu, gradualisht, Alepo u shkatërrua. Gjatë 4 viteve, kontrolli i lagjeve të ndryshme tëAlepos kaloi nga njëri grup terrorist, tek tjetri dhe tashmë këto lagje janë kthyer në rrënoja. Gjysma e popullsisë 3 milionëshe tëAlepos u shpërngulën dhe mbi 30 mijë banorë tëAlepos humbën jetën. Clirimi i Alepos ishte një goditje e rëndë për Perëndimin dhe aleatët e tij dhe mediat e tyre nisën një valë të gjerë propagandistike kundër forcave të rezistencës e në veçanti kundër Iranit. Mediat e vendeve përkrahëse të terrorizmit në rajon dhe në perëndim u përpoqën tëtë ndikonin psikologjikisht tek opinioni publik ndërkombëtar, të ulnin rolin e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit dhe të krijonin bindjen se Irani dhe forcat e rezistencës janë shkaktarë të shkatërrimit të Sirisë. Arroganca botërore dhe mediat e varura pres saj, kur Alepo ishte i rrethuar, u binin tambureve të shkeljes së të drejtave të njeriut. Ato ndoqën tënjëjnë politika edhe pas çlirimit tëAlepos. Njëkohësisht me çlirimin e Alepos, mjetet e propagandës të varura nga shtetet që përkrahin terrorizmin, krijuan ekipe speciale për të sajuar raporte dhe pamje të rreme për të krijuar bindjen se ushtria siriane dhe aleatët e saj po kryejnë masakra dhe krime lufte në lindje tëAlepos. Mbi këtë bazë, mediat propagandistike të varura nga disa regjime arabe, raportet, pamjet dhe filmimet e sajuara prej tyre ua dhanë edhe mediave perëndimore. Ata duke transmetuar pamje të grave dhe fëmijëve të vrarë, i nxitin njerëzit që për motive humanitare të shkojnë në konflikte sektare. Edhe disa media perëndimore që luajnë rolin e përkrahësve të terroristëve, pas çlirimit tëAlepos u përpoqën të dëmtojnë imazhin e qeverisë siriane dhe të aleatëve të saj duke pretenduar për shkeljen e të drejtave të njeriut nëAlepo.
EvaBratlett, gazetare kanadeze, në një konferencë për shty më 9 Dhjetor, duke demaskuar mashtrimet e mediave perëndimore në Siri, deklaroi se nëse do të pasqyrohej realiteti në Siri, situata nuk do të ishte kaq e rëndë. Bratlett duke folur në OKB, tha:” Mediat kryesore perëndimore që mbulojnë lajmet për Sirinë, nuk janë aspak të besueshme. Unë kam qenë shumë herë nëHoms, Malula, Latakia dhe Tartus dhe 4 herë kam shkuar nëAlepo. Në Siri përkrahja e popullit për qeverinëështë e madhe, por mediat perëndimore thonë të kundërtën.” Ajo përmendi media të tilla si NeëYorkTimes, BBC, Guardian dhe media të këtij rangu dhe theksoi se ajo cka shkruhet në këto media në lidhje me Aleponështë krejtësisht e kundërta e realitetit. Duke shtuar se këto media po manipulojnë opinionin publik, EvaBratlett theksoi:” Askush në lindje tëAlepos nuk ka dëgjuar asgjë për anëtarët e grupit ‘kaskat e bardha’ që gjoja shpëtojnë civilët nëAlepo dhe nëIdlib.” Ajo duke thënë se një vajzë e vogël për tre muaj është shfaqur në forma të ndryshme sikur gjoja është shpëtuar nga ‘kaskat e bardha’, shtoi se ekzistojnë filmime për këtë veprim të sajuar dhe propagandistik. Bratlett tha:” Kaskat e bardha nuk janë të besueshëm, ashtu siç nuk mund të besohet Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.” Kjo gazetare kanadeze në përfundim deklaroi:” Nëse që në fillim të krizës siriane mediat do të pasqyronin me objektivitet dhe realizëm ngjarjet në Siri, sot në nuk do të ishim këtu dhe qindra mijëra njerëz do të ishin të gjallë.” Që nga çasti kur në rajon shpërtheu shkëndija e parë e zgjimit islamik, Perëndimi bëri përpjekje të shumta për t’a kontrolluar atë dhe për t’a drejtuar sipas interesave të tij. Këtë valë zemërimi që drejtohej kundër udhëheqësve diktatorë, Perëndimi e shfrytëzoi për krijimin e rrymave që përputhen me interesat perëndimore. Politikanët perëndimorë bënëçdo përpjekje për të konfiskuar valën e zgjimit islamik në vendet muslimane. Në këtë kuadër, mediat perëndimore luajtën një rol të rëndësishëm dhe një pjesë e madhe e politikave të Perëndimit në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme janë zbatuar me ndihmën e madhe të mediave. Deri tani Perëndimi është përpjekur që duke shfrytëzuar gjigandët mediatikë që posedon, t’i pasqyrojë në formë tjetër zhvillimet në rajonin e LM. Mediat e ndryshme e sidomos rrjetet informative bënë të gjitha përpjekjet për të ndikuar në zhvillimet e këtij rajoni. Në këtë mes, çështje interesante që duhet analizuar është se mediat që janë në shërbim të politikave të shteteve perëndimore, mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj ngjarjeve në vende të ndryshme. Ky fakt dëshmon se ndryshe nga pretendimi i këtyre mediave se janë të pavarura nga qeveritë, në këtë aspekt ato janë plotësisht të varura dhe shumë të ndikuara nga qeveritë dhe politikanët perëndimorë.
Që në fillim të krizës në Siri, mediat perëndimore, arabe dhe ato hebraike njëhershëm mobilizuan të gjitha mjetet e tyre për të spekuluar me zhvillimet dhe për të tjetërsuar realitetin. Duke shfrytëzuar studiot virtuale, këto media e shumëfishonin numrin e protestuesve dhe sajonin pamje të kufomave të rreme. Në një kohë që grupet takfiriste përdornin armët kimike, këto media duke shfrytëzuar metoda të ndryshme të operacionit psiqik, filluan një valë të gjerë akuzash kundër qeverisë së Sirisë dhe me shumë djallëzi, fëmijët dhe gratë siriane që ishin viktima të armëve kimike të terroristëve takfiristë, i paraqisnin si viktima të qeverisë siriane. Për fat të keq, edhe organizatat ndërkombëtare, të cilat në fakt janë vegla të fuqive perëndimore, vepruan shumë pasivisht dhe plotësisht në kuadër të interesave të Perëndimit. Arabia Saudite që menaxhonmediat arabe, krijoi një rrjet të gjerëmediatik në Siri dhe inicioi shumë kanale televizive,radio, sajte informative si dhe rrjete virtuale dhe celulari, ku të gjitha ato ushqeheshin nga i njëjti burim dhe kishin si qëllim dëmtimin e imazhit të qeverisë siriane në sytë e opinionit publik botëror. Ndërkohë, kanalet perëndimore dhe ndërkombëtare në koordinim të plotë sikur të kishin një dhomë mendimi të përbashkët, filluan të sulmonin qeverinë siriane në arenën rajonale e ndërkombëtare. Natyrisht, studimet e kryera mbi punën e kanaleve BBC arabisht, SkyNeës, Al Arabia dhe AlXhazirapërsa i përket mbulimit të krizës në Siri, treguan se për herë të parë në botë, u formua një bashkëpunim mediatik me menaxhim të përbashkët. Në lidhje me këtë, edhe vebsajti anglez Peace, në një shkrim për Sirinë kritikon politikat e Perëndimit ndaj Sirisë dhe shkruan:” Ashtu si në Libi, fronti perëndimor edhe në Siri ndoqi politikën njëdimensionale duke tjetërsuar lajmet mbi Sirinë dhe më në fund, trazirat në këtë vend i orientoi në një luftë të brendshme, çka u bë shkak për ndërhyrjen e shteteve të huaja në Siri.” Mediat perëndimore, në kuadër të këtij qëllimi, i ofrojnë informacione tendencioze publikut të tyre pa i kushtuar rëndësi burimit, cilësisë dhe saktësisë së lajmeve. Çdolajm qëështë jashtë kuadrit të këtij qëllimi, injorohet dhe bojkotohet nga këto media. Por gjatë javëve të fundit rrjedhat kanë ndryshuar dhe mediat që po e shohin dështimin e terroristëve nëAlepo dhe në mbarë Sirinë, tashmë kanë filluar t’u kthejnë krahët edhe qeverive të tyre dhe po përpiqen qëlajmet t’i marrin nga burime të besueshme siriane. Psh, një nga gazetarët e BBC, në adresën e tij nëFacebook shkruan:” Isha në një nga vendet arabe ku mora pjesë në një seminar trajnimi të gazetarëve të agjencisë zyrtare të lajmeve. Bisedova me një gazetare në lidhje me burimin e informacioneve që marrin. Ajo më tha: Deri tani kishim urdhër që burimi kryesor i lajmeve për Sirinë të jetë Observatori për të drejtat e njeriut në Siri (që u përket opozitarëve dhe që e ka selinë në Londër), por kohët e fundit kemi marrë urdhër që i vetmi burim i informacionit nga Siria të jetë agjencia zyrtare e lajmeve SANA dhe shfrytëzimi i çdo burimi informativ që u përket opozitarëve është rreptësisht i ndaluar.” Kjo dëshmon se mediat perëndimore dhe arabe, për shkak të fitoreve të forcave të rezistencës në frontin e Sirisë dhe për shkak të çlirimit eventual të Mosulit në të ardhmen e afërt, nuk dëshirojnë të dëmtojnë më shumë se kaq imazhin dhe kredibilitetin e tyre. Këtë çështje do t’a diskutojmë në emisionin e javës së ardhshme.