Mosuli, thertorja e ISIS për njerëzimin
(last modified Thu, 26 Jan 2017 07:58:27 GMT )
Janar 26, 2017 08:58 Europe/Tirane

Në misionet e mëparshme folëm mbi krimet e ISIS dhe shkatërrimin e veprave dhe monumenteve historike, antike dhe kulturore në qytetin Mosul, si dhe shkatërrimin e ambientit të këtij qyteti nga ana e këtij grupi terrorist takfirist. Në këtë emision do të njihemi me një pjesë tjetër të krimeve të këtij grupi terrorist takfirist ndaj dinjitetit njerëzor dhe vetë njerëzimit dhe për mënyrën e shkatërrimit të bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare në Mosul.

Mosuli është qyteti i bashkëjetesës së etnive dhe feve të ndryshme. Përveç shoqërisë sunite e cila përbën pjesën më të madhe të qytetit Mosul, në këtë qytet jetojnë dhe etni të tjera si shiitët, asirianët, kurdët, izedi, turkmenët dhe shumë pakica të tjera etnike dhe fetare. Përpara pushtimit të Mosulit nga terroristët e ISIS në vitin 2014, Mosuli ishte qendra e pakicës më të madhe kristiane. Duke pasur parasysh këtë larmi pakicash etnike dhe fetare, Mosuli quhej ndryshe qyteti me identitet multietnik dhe multifetar.

Të krishterët e Irakut

Një prej krimeve më të mëdha që ISIS ka kryer pas pushtimit të Mosulit, ishte shkatërrimi I bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare në këtë qytet. Terroristët e ISIS të cilët Mosulin e konsideronin qendrën e kalifatit të tre në Irak, u përpoqën shumë që të ndryshojnë demografinë e qytetit dhe pakicat që jetonin në këtë vend i detyruan të largohen nga qyteti duke ushtruar ndaj tyre dhunë, tortura dhe duke bërë vrasje të tmerrshme. Kjo sjellje e terroristëve të ISIS ngjason shumë me politikën e arabizimit të ndjekur nga regjimi Bath i Irakut. Në atë kohë Sadami detyronte pakicat fetare që të largoheshin me qëllim që qytetet të kishin një përbërje të vetme etnike dhe ajo arabe. Krimet e terroristëve të ISIS në Irak kundër pakicave etnike dhe fetare është shembull i qartë i spastrimit dhe gjenocidit etnik dhe fetar, që konsiderohet krim kundër njerëzimit. Mund të thuhet se me krimet e terroristëve të ISIS, historia kundër pakicave në Irak është përsëritur përsëri në qytetin Mosul.

 

OKB në raportin e saj të fundit për vitin 2015, ka deklaruar se ISIS ka kryer krime të ndryshme ndaj pakicave etnike dhe fetare në Irak, mes të cilave numërohen dhuna seksuale dhe fizike, grabitja, zhvatja e pronave, shkatërrimi i godinave me rëndësi fetare dhe kulturore, ndryshimi i detyruar i fesë dhe ndërprerja e shërbimeve primare për njeriun. Thuhet se që në muajt e parë të futjes së ISIS në qytetin Mosul, terroristët e këtij grupi takfirist, shtëpive të të krishterëve në Mosul u kanë vendosur shkronjën N që nënkupton fjalën i krishterë dhe këto shtëpi i ka shpallur pronë të ISIS. Përpara konfiskimit të këtyre shtëpive, ISIS kishte deklaruar se të krishterët ose duhet të paguajnë haraç ose duhet të largohen nga qyteti, pasi në rast të kundërt do të ndëshkohen me vdekje. Shtëpive të shiitëve në qytetin Mosul u është vendosur si shenjë shkronja R, që nënkupton fjalën Rafezi apo heretik.

Një prej atyre etnive që në krahasim me të tjerët ka hasur dhunën dhe terrorin më të madh të kryer nga ISIS kundër tyre, është etnia izedi. Etnia izedi e cila jetonte më shumë afër dhe në periferi të Mosulit dhe në rajonet Sanxhar, Makhmur dhe Telfar, kanë përjetuar dhunën më të madhe të ushtruar ndaj ndonjë etnie tjetër në Irak. Terroristët e ISIS janë përqendruar tek etnia izedi, pasi pjesëtarët e kësaj etnie i konsiderojnë satanikë. Kjo është në kohën kur etnia izedi për nga bindja fetare më shumë ngjason me krishtërimin e kishave lindore.

Gjenocidi dhe spastrimi etnik i ISIS kundër etnisë izedi në Mosul

Terroristët e ISIS pasi pushtuan Mosulin dhe zonat përreth tij, vranë me mijëra pjesëtarë të fisit Izedi dhe rrëmbyen shumë prej tyre. Këtë krim OKB e ka quajtur gjenocid. Gjatë operacionit për çlirimin e zonave Senxhar dhe Mosul janë gjendur shumë varre masive. Deri tani në këto zona janë zbuluar 29 varre masive mirëpo parashikimet flasin për 40 varre masive. Terroristët e ISIS pasi kanë vrarë pjesëtarë e fisit izedi, ata i kanë varrosur me buldozerë dhe i kanë hedhur bashkërisht në varre masive.

Krimet e ISIS kundër pakicës etnike dhe fetare izedi dhe terrorizimi i pjesëtarëve kësaj etnie, u bë shkak që me mijëra izedi të largohen nga provinca Ninva dhe të vendosen në zonat malore të qytetit Senxhar. Këto male edhe pse janë të pakalueshme, kanë mungesë të theksuar uji dhe ushqimi. Kushteve të vështira të këtyre zonave malore i duhet shtuar edhe temperaturat  e larta. Edhe pse nuk dihet numri i saktë i pjesëtarëve të vrarë të etnisë izedi, mirëpo thuhet se shumë prej tyre kanë humbur jetën nga uria, temperaturat e larta dhe etja.

Varr masiv në rajonin Sanxhar

Terroristët e ISIS shumë nga vajzat dhe femrat e fisit izedi i kanë rrëmbyer dhe burgosur në burgjet e fshehta të tyre. Shumë raporte flasin se personat e rrëmbyer dhe që mbahen në burgjet e fshehta të ISIS, ndodhen në kushte tepër të rënda dhe ata i pret një ardhme katastrofike, ndërkohë që shumë prej tyre janë shitur si shërbëtore. Terroristët e ISIS, femrat që i mbajnë në burgjet e fshehta të tyre i përdorin si skllave seksi. Disa prej femrave që kanë mundur tu shpëtojnë burgjeve sekrete të ISIS, mediave u kanë pohuar se shuma gra dhe vajza që mbahen në burgjet e ISIS në Mosul, përpara tyre kanë vetëm dy opsione ose të shiten si skllave tek anëtarët e ISIS ose për çdo ditë në këto burgje të përballojnë abuzimet seksuale që për ta do të thotë vdekje graduale. Ato femra të cilat rezistojnë përballë abuzimit seksual të anëtarëve të ISIS, vriten në formë tepër të tmerrshme.

Vajzat e etnisë izedi, të marra peng nga ISIS

Duhet theksuar se krimet e ISIS në Mosul nuk përfshijnë vetëm etnitë pasi edhe pjestarët e etnisë sunite të cilët nuk zbatonin urdhrat dhe direktivat e ISIS, kanë përjetuar të njëjtin fat që kanë përjetuar pjesëtarët e etnive të tjera.