Lufta e butë e BBC në Afganistan
(last modified Thu, 03 Aug 2017 06:06:33 GMT )
Gusht 03, 2017 08:06 Europe/Tirane

Shërbimi mediatik britanik BBC News gjithmonë është kritikuar nga mediat, qarqet politike dhe shoqërore në Afganistan të cilët akuzojnë mediat perëndimore të kolonizatorit të vjetër për krijimin e përçarjeve dhe të korrupsionit moral në Afganistan.

Naxhib al-Sharifi, kryetar i imunitetit të gazetarëve afgan, në një konferencë të kohëve të fundit akuzoi BBC-në për përpjekje për të krijuar një luftë fetare në Afganistan. Ai vuri në dukje një sulm terrorist të kohëve të fundit në një nga xhamitë e Kabulit dhe tha se BBC në këtë rast përdori shprehjen "Sulmi në zonën shiite të Kabulit", që është një tentativë dhe përpjekje për të krijuar luftë sektare në Afganistan. Mirëpo në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, ndasia fetare mes shi'itëve dhe sunnitëve nuk ka kuptim sepse ata jetojnë në të gjitha pjesët e Kabulit dhe ata gjithmonë jetojnë në bashkëjetesë. Pra, mediat perëndimore, përfshirë BBC, kanë filluar së fundmi të bëjnë dallime dhe mundohen të krijojnë një luftë fetare në Afganistan.

Një vështrim në performancën e Korporatës Britanike të Transmetimeve, e njohur si BBC, tregon se "lufta e butë"  e saj ka filluar me intensifikimin e dhunës së përgjakshme Afganistan, dhe kjo luftë në dimensione të ndryshme synon të eliminojë kulturën etnike, zakonet dhe traditat e kombit afgan. Në Afganistan mund të përmenden shumë raste të përpjekjeve të tilla, mirëpo mediat afgane gjatë gjithë kohës, janë munduar të ekspozojnë aspektet provokuese të BBC-së. Kolonizatori i vjetër Anglia, që pësoi një humbje të rëndë A nga populli i Afganistanit në shekullin e 19-të, e di shumë mirë se për ta mposhtur këtë vend, duhet të krijojë ndarje dhe ndasi fetare dhe etnike.

Majib Khalvatgar, Drejtor Ekzekutiv i Observatorit për Mbrojtjen e Medias në Afganistan thotë: Publikimi i raporteve përçarëse nga BBC shpreh zemërimin e tij mbi unitetin e popullit afgan dhe besueshmëria ndaj tij ka më shumë gjasa të eliminohet tek populli afgan, sepse publikimi i këtyre raporteve është në kundërshtim me ligjin dhe etikën e medias "

Një raport i publikuar së fundmi nga BBC në bazë të një deklarate nga zëdhënësi i grupit Taleban dhe që u shoqërua me një protestë masive në Afganistan, ka pohuar sulmin kamikaz të djalit të Mulahabitullah një prej krerëve të talebanëve dhe përpjekja për ta legjitimuar këtë sulm nga aspekti i sheriatit sipas zëdhënësit të Taleban. Sipas qarqeve të medias afgane, një pretendim nuk mund të jetë një burim i pavarur, për të cilin pretendon BBC me qëllim që mashtrimeve të veta tu japë formë ligjore. Ndërkohë klerikët e Afganistanit dënojnë sulmet vetëvrasëse dhe kamikaze të cilat i quajt veprime jofetare dhe në kundërshtim me mësimet dhe dispozitat e fesë islame. Sipas Yassin Samim, zëdhënës i Ministrisë afgane të komunikacioneve dhe teknologjisë, tre trekëndëshat e BBC News Broadcasting, Radio Liberty dhe Voice of America, janë aktivizuar për të publikuar raporte të tilla të parëndësishme dhe anti-fetare. Ata përdorin fraza si sulme ndaj xhamive të shiitëve ose sulme ndaj pakicës shiite në Afganistan.

Për këtë arsye, Federata e Gazetarëve dhe Institucioneve të Medias të Afganistanit dhe Bashkimi Kombëtar i Gazetarëve Nacionalë, kohët e fundit i bëri thirrje BBC-së që të ndalojë politikat e saj për ndasi dhe përçarje fetare në Afganistan.

Eksperti i medias afgane Abdul Karim Mohammadi, thotë:

 

"BBC, si një media kolonialiste, aktualisht luan rolin e saktë të podiumit dhe platformës së saj, dhe flet në përputhje me vullnetin e tyre".

Përveç përçarjes fetare, agjencia BBC News ndjek gjithashtu një politikë të tjetërsuar në kulturë dhe eliminon moralin në shoqëritë tradicionale myslimane-afgane. Raporti i fundit i BBC-së mbi jetën e një homoseksuali afgan në Kanada është qartë e dukshme. Kjo agjenci lajmesh kërkon qartazi të thyejë trendin e traditave dhe kulturën kombëtare-fetare të Afganistanit, por kjo sjellje e këtij kanali ka hasur në protestë masive të figurave kulturore dhe fetare në vend. Ata besojnë se mediat hegjemoniste kanë vënë në shënjestër familjen afgane dhe qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sheriatin fetar dhe moralin në shoqërinë islamike të Afganistanit, duke përhapur dhe transmetuar produkte imorale dhe sipas parimeve perëndimore.

Molavi Ayar profesor universiteti në Kabul thotë:

Një prej qëllimeve të BBC është që të vazhdojë goditjet ndaj vendeve myslimane dhe vendet perëndimore në këtë mes po përpiqen të imponojnë fenomene të tilla si korrupsioni në shoqëri, nëpërmjet organizatave që ata vetë i kanë ngritur nën emrin e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.

Një akt tjetër përçarës i BBC është përpjekja për të distancuar dy popujt vëllezër dhe me një gjuhë të Iranit dhe Afganistanit. Në një raport dokumentar të transmetuar kohët e fundit nga Korporata Britanike e Transmetimeve BBC, Irani është prezantuar si fajtor për shfrytëzimin e popullit të Afganistanit. Në të vërtetë, BBC është përpjekur gjithnjë të krijojë pesimizëm të rremë tek populli afgan kundrejt Iranit. Ndërkohë, gjatë katër dekadave të fundit, populli dhe qeveria e Iranit gjithmonë kanë qenë pranë popullit të Afganistanit dhe e kanë ndihmuar këtë vend në të gjitha fushat.

Mulavi Abdul’rauf Tavana, anëtar i Këshillit të Ulemave dhe Vëllazërisë Islame të Afganistanit verior, thotë:

"BBC po ndjek synimet e liga të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe regjimit sionist në Afganistan dhe padyshim një nga detyrat më themelore të saj është dëmtimi i shoqërisë islame".

Sidoqoftë, përgjigjja ndaj komploteve dhe ndasive të Korporatës Britanike të Transmetimeve BBC në Afganistan, është vigjilenca e popullit dhe e qeverisë së vendit, që të neutralizohen përpjekjet e armiqve të Afganistanit për ta kthyer vendin në koloni të tyre, që të plaçkitin burimet minerare dhe tokësore të Afganistanit. Tani, armiqtë e popullit afgan në fronte të ndryshme, si ato ushtarake dhe kulturore, kanë nisur një fushatë gjithëpërfshirëse për të thyer unitetin dhe traditat kombëtare-fetare të vendit. Anglia e cila ka përjetuar shijen e hidhur të humbjes përballë popullit të Afganistanit, më shumë se çdokush tjetër është e motivuar për të goditur popullin afgan dhe për t'u hakmarrë ndaj këtij populli për dështimin e saj.