Irani thekson bashkëpunimin mes vendeve islamike
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i62194-irani_thekson_bashkëpunimin_mes_vendeve_islamike
Futja në botën e shkencës, dijes dhe teknologjisë ka nevojë për zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimit dhe mbështetjen e rezultateve shkencore dhe teknologjike të cilat duhet të jenë në bazë të vlerave morale dhe  njerëzore, me qëllim që të kenë ndikim dhe efekt pozitiv. Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të shkencës dhe teknologjisë në zhvillim, për herë të parë Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbajti një takim në Astana të Kazakistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 06, 2017 10:46 Europe/Tirane

Futja në botën e shkencës, dijes dhe teknologjisë ka nevojë për zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimit dhe mbështetjen e rezultateve shkencore dhe teknologjike të cilat duhet të jenë në bazë të vlerave morale dhe  njerëzore, me qëllim që të kenë ndikim dhe efekt pozitiv. Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të shkencës dhe teknologjisë në zhvillim, për herë të parë Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbajti një takim në Astana të Kazakistanit.

Bota Islame është një pjesë e rëndësishme e rruzullit tokësor. Si rezultat progresi, zhvillimi dhe stabiliteti i botës islame, me padyshim ndikon në progresin dhe stabilitetin e botës. Nuk ka dyshim se prapambetja dhe çoroditja e botës islame, e bën të pamundur zhvillimin e gjithanshëm, paqen e qëndrueshme dhe integrimin e kësaj bote. Për këtë është e nevojshme që të gjithë anëtarët e botës islame të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe të futen në botën e zhvilluar dhe të krijojnë një botë të pastër nga injoranca, varfëria, lufta dhe dhuna. Presidenti iranian ka qenë i pranishëm në takimin e Astanasë, e cila u organizua me moton “ Shkenca, teknologjia dhe rinovimi në botën islame”. Bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ka rëndësi nga dy aspekte. Aspekti i parë është vetë bashkëpunimi i cili ndikon në progresin dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Aspekti i dytë është ndikimi pozitiv në zhvillim dhe ndikimi në shpresën për një jetë më të mirë në shoqëri. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim ka thënë: E kaluara e botës islame, ishte një periudhë e lulëzimit shkencor, kulturor dhe civilizimit. A nuk është e mundur që edhe sot kjo botë të ecë drejt teknologjisë, novacionit, moralit dhe zhvillimit dhe drejt formimit të një botë të pastër nga dhuna dhe radikalizmi? Irani është një vend me një histori të shkëlqyer, i cili në periudhën e civilizimit përpara islamit dhe pas tij, ka qenë flamurtar i shkencës dhe kulturës në historinë e njerëzimit. Populli iranian duke pasur frymën e përhapjes së dijes dhe shkencës, mendimit dhe civilizimit islam, në shumë epoka ka qenë shembull në lulëzim e fushave të ndryshme të shkencës si mjekësia, farmaceutika, astronomia, matematika, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, jurisprudenca, letërsia, arti dhe shumë fusha të tjera. Në disa prej këtyre shkencave, Evropa është angazhuar vetëm në shekujt 15-16. Mirëpo për fat të keq kjo periudhë lulëzimi dhe progresi nuk vazhdoi dhe shoqëria islame shekujt e fundit është stagnuar dhe ka mbetur mbrapa në krahasim me kulturën perëndimore në progresin shkencor dhe teknologjik. Ajo çka ngadalësuar dhe bllokuar progresin e civilizimit të ri islam, është fryma sunduese politike dhe kulturore e pushtetarëve perëndimorë të cilët pengojnë botën islame në rrugën e saj të progresit. Ata duke ndjekur politikat kolonizuese, kanë penguar zhvillimin e civilizimit islam dhe kanë futur ndjenjat etnike dhe lokale. Sigurisht nuk ka dyshim se dobësia e pushtetarëve nga njëra anë dhe dorëzimi i mendimtarëve nga ana tjetër, ka ndikuar shumë në prapambetjen e botës islame. Mirëpo sot bota islame edhe një herë ndodhet përballë një zgjedhjeje historike. Presidenti iranian në takimin e Astanasë ka thënë: Në vend që të kemi frikë nga zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, duhet të zgjedhim ngritjen dhe forcimin e shoqërisë islame. Një prej faktorëve më të nevojshëm për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë së re, është krijimi i kushteve të sigurta politike, sociale, kulturore dhe ekonomike. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm tek shkenca dhe teknologjia, pasi duhet të gjejmë rrugët dhe anët e përfitimit të tyre.

Nuk ka dyshim se ambienti i bashkëpunimit është rruga më e mirë për përfitimin e shkencës dhe teknologjisë. Irani në dhjetë vitet e fundit ka bërë progrese të shumta në shkencë, teknologji dhe novacion. Irani në 5 vitet e fundit për nga numri i artikujve shkencor është ngritur në vendin e 16-të nga 34 që ishte më parë. 1100 universitete në Iran pranojnë më shumë se 4 milion e 800 mijë studentë dhe Irani renditet i 5-ti vend për arsimimin e studentëve të inxhinierisë. Irani gjithashtu ka renditje të lartë në rezultatet e teknologjive të reja si bio-teknologjia, nano-teknologjia, energjia rinovuese, teknologjia hapësinore, mikro-elektronika dhe qelizat staminale. Me rritjen dhe zhvillimin e kompanive novatore, Irani është futur në ato vende që prodhojnë dhe eksportojnë produkte me teknologji të re. Irani megjithëse ka burime të shumta nafte dhe gazi, politika e tij është përqendruar në një ekonomi të bazuar në novacion dhe prodhime të tjera. Një prej këtyre politikave është zhvillimi i shkencës bërthamore për qëllime paqësore. Shkenca bërthamore e Iranit me gjithë sabotimet, sanksionet dhe pengesat e shumta, është një shkencë krejtësisht lokale e cila ka vazhduar progresin e saj me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore dhe në kuadër të akordeve të arritura me ANEA. Irani në përpjekje për realizimin e objektivave të tij për zhvillim dhe progres në fushën Kuanton, ka krijuar qendrën kuanton në Agjencinë e Energjisë Atomike të Iranit, ku shumë shkencëtarë dhe studiues mund të kryejnë aktivitetin e tyre në këtë fushë. Duke pasur parasysh këto kapaciteti, Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit, në fjalimin e tij në takimin e Astanasë ka thënë: Ne kemi ardhur të themi se ‘mundemi” dhe në emër të shkencës dhe teknologjisë dhe duke u mbështetur në diplomacinë e shkencës, jemi të gatshëm të gjejmë potenciale të përbashkëta në botën islame. Edhe pse konkurrenca rajonale dhe botërore në këtë sektor është futur në një fazë të re dhe teknologjia ka hasur zhvillim të jashtëzakonshëm, mirëpo bota islame ka akoma mundësi të vlefshme, përdorimi i të cilave është e nevojshme. Takimi i Astanasë ishte një takim tepër i rëndësishëm dhe kulmor për bashkëpunimin shkencor të botës islame. Për arritjen e rezultatit në këtë aspekt është e nevojshme që qeveritë islame dhe paria shkencore e vendeve islame të lënë mënjanë elementët përçarës të armiqve të islamit dhe të fuqive oportuniste, fuqi që me anë të përçarjes mundohen ta mbajnë botën islame të prapambetur dhe të bashkëpunojnë në shkencë dhe teknologji për të mirën e vendeve, si dhe të krijojnë hapësira të përbashkëta politike, ekonomike dhe kulturore për të gjithë botën islame. Eksperienca ka treguar se një prej veprimtarive jo të mira të shkencës dhe teknologjisë në vendet islame, është mungesa e programeve dhe e strategjive përcaktuese në rolin e shoqërisë shkencore. Përpilimi i strategjive shkencore dhe teknologjike në botën islame, ka nevojë për tre hapa kryesore. Këto tre hapa janë:

  1. Përqendrimi në sfidat dhe çështjet e zhvillimit ekonomik dhe social të vendeve islame
  2. Përcaktimi i çështjeve dhe i sfidave shkencore dhe teknologjike, në ndihmë të realizimit të objektivave dhe strategjive të vendeve islamike
  3. Për zgjidhjen e sfidave në fushën e shkencës dhe teknologjisë në botën islame, duhen përcaktuar strategji të caktuara.

Duke kaluar këto tre hapa, mund të pritet zhvillimi i botës islame sidomos në fushën shkencore. Në këtë mes vendet anëtare të grupit D-8 mes tyre Iranit, që janë 8 vendet më të zhvilluara të botës islame, kanë bërë progrese të konsiderueshme në lëvizjet e tyre drejt shkencës dhe zhvillimit. Ashtu siç ka theksuar presidenti i Republikës Islamike të Iranit, kombi iranian në periudhën e civilizimit përpara islamit dhe pas islamit ka qenë flamurtar i shkencës dhe kulturës në historinë e njerëzimit. Irani duke përfituar nga e kaluara, shpreson se takime si ai i Astanasë do të bëhen shkak për ngritjen e bashkëpunimit mes vendeve islamike në fushën e dijes, shkencës, teknologjisë dhe novacionit.