Ngritja e pozitës së Palestinës në arenën ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i63659-ngritja_e_pozitës_së_palestinës_në_arenën_ndërkombëtare
15 nëntori i vitit 1988 është data e shpalljes së deklaratës së pavarësisë së Palestinës. Kjo deklaratë ishte një sukses i rëndësishëm i intifadës së parë të popullit palestinez, pasi ajo krijoi kushtet për sukseset e mëtejshme të kombit palestinez në arenën ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 09:02 Europe/Tirane

15 nëntori i vitit 1988 është data e shpalljes së deklaratës së pavarësisë së Palestinës. Kjo deklaratë ishte një sukses i rëndësishëm i intifadës së parë të popullit palestinez, pasi ajo krijoi kushtet për sukseset e mëtejshme të kombit palestinez në arenën ndërkombëtare.

Intifada u ka dhënë suksese të konsiderueshme palestinezëve përgjatë viteve të kaluara. Vetëm një vit pas 8 dhjetorit 1987, d.m.th. datës së nisjes së intifadës palestineze kundër regjimit sionist, që u quajt “ Intifada e gurit” dhe që filloi nga veriu i Gazës, u arrit nxjerrja e deklaratës shumë të rëndësishme në fushën politike. Çështja e njohjes së qeverisë së Palestinës u parashtrua pas takimit të organizatës për Çlirimin e Palestinës, takim që u mbajt në nëntor të vitit 1988 në Algjer kryeqytetin e Algjerisë. Në përfundim të këtij takimi u shpall deklarata për pavarësinë e Palestinës dhe krijimin e qeverisë palestineze. Në deklaratën e pavarësisë së Palestinës, u theksua krijimi i qeverisë në territoret palestineze me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Pas shpalljes së deklaratës, AP e OKB me anë të një rezolute konfirmoi shpalljen e qeverisë palestineze nëpërmjet këshillit kombëtar të Palestinës më 15 nëntor 1988. Kjo çështje u mirëprit në arenën ndërkombëtare dhe pas kësaj 80 vende e njohën zyrtarisht qeverinë e Palestinës. Sipas rezolutës së nxjerrë nga AP e OKB, deklarata e pavarësisë së Palestinës u njoh zyrtarisht dhe OKB emrin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës e zëvendësoi me Palestinën. Më 14 tetor të vitit 1974, Organizata për Çlirimin e Palestinës njihej si organi përfaqësues i popullit palestinez nga ana e AP e OKB. Përpara shpalljes së pavarësisë ishte ky organ që përfaqësonte popullin palestinez në takimet e AP të OKB. Më 22 nëntor të vitit 1974, gjendja e anëtarësimit u ndryshua me një përfaqësues  jo qeveritar dhe kjo organizatë u lejua të ishte aktive në takimet e AP të OKB dhe në aktivitetet e tjera të OKB. Me fjalë të tjera pozita diplomatike e palestinezëve kishte nisur shumë kohë përpara shpalljes së pavarësisë. Më 22 nëntor të vitit 1974, doli rezoluta nr. 3236 e AP të OKB e cila u dha të drejtë palestinezëve që të përcaktojnë fatin e tyre, pavarësinë dhe sovranitetin e Palestinës. Përveç kësaj Organizata për Çlirimin e Palestinës u zgjodh si përfaqësues monitorues në AP të OKB. Liga Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, nxorën menjëherë një deklaratë ku u njoh zyrtarisht qeveria e Palestinës dhe në këtë mënyrë për të shprehur mbështetjen e tyre këtë qeveri e anëtarësuan në këto dy organizata. Palestinezët me këtë diplomaci të suksesshme dhe duke u mbështetur tek intifada e kombit palestinez, është munduar të ngrejë sa më lartë pozitën e Palestinës në arenën ndërkombëtare dhe të realizojnë anëtarësimin e plotë të saj në OKB si një vend i pavarur me kryeqytet Kodsin. Më 23 shtator të vitit 2013, Palestina parashtroi kërkesën e saj për anëtarësim në OKB. Më 29 nëntor 2014 Palestina u pranua si qeveri monitoruese jo anëtare në AP të OKB dhe po në atë vit Jokiol Jun ish drejtori i protokolleve në OKB, u detyrua që të përdorë zyrtarisht emrin e qeverisë palestineze në të gjitha protokollet dhe dokumentet zyrtare të OKB. Sa i përket mbështetjes ndërkombëtare për çështjen palestineze duhet thënë se kjo mbështetje po shtohet nga dita në ditë. Mbështetja për Palestinën është rritur aq shumë saqë deri në vitin 2013, 134 vende anëtare të OKB kanë njohur zyrtarisht qeverinë e Palestinës. Në fund të shtatorit të po atij viti, numri i vendeve që njohën zyrtarisht Palestinën, arriti në 140 vende. Deklarata e vitit 1988, ishte theksim i perspektivës së qeverisë palestineze. Historia ka treguar se Bashkësia Ndërkombëtare dhe vetë Amerika, pas rrëzimit të perandorisë Osmane, Palestinën e konsideronin një qeveri të pavarur. Mirëpo OKB në vitin 2011 duke refuzuar kërkesën e qeverisë palestineze për anëtarësim në këtë organizatë, ka shkelur një prej rezolutave të nxjerra nga vetë OKB. Duke marrë parasysh 4 kushtet e nevojshme të përcaktuara në konventat ndërkombëtare për krijimin e qeverisë së pavarur, duhet thënë se Palestina i plotëson të gjitha këto kushte pasi ka një popullsi të përhershme, territor, shtet dhe sovranitet. Edhe pse OKB e ndikuar nga presionet e fuqive të mëdha nuk arriti të anëtarësojë Palestinën si një vend anëtar i pavarur dhe me të drejta të plota, megjithatë nxjerrja e rezolutës me anë të së cilës Palestina u anëtarësua si vend monitorues në OKB, edhe një herë konfirmoi qeverinë e pavarur të Palestinës. Saeb Erikat, drejtori i komitetit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, disa kohë më parë në ditën e pavarësisë së Palestinës ka thënë: Ka ardhur koha që deklarata e pavarësisë së Palestinës të zbatohet për të garantuar të drejtat e kombit palestinez, fatin, lirinë, pavarësinë dhe krijimin e Palestinës së pavarur. Palestinezët janë të vendosur për të vazhduar përpjekjet e pandërprera diplomatike për të garantuar sovranitetin dhe pavarësinë e Palestinës. Zhvillimet në Palestinë në kuadër të rezistencës dhe qëndresës, vitet e fundit kanë hapur një fazë të re suksesesh të palestinezëve sidomos në diplomaci. Këto suksese janë arritur pas fitoreve të rezistencës palestinez në politikë dhe në fushën e përballjes me armikun sionist. Vitet e fundit rezistenca i ka dhënë disa herë disfata regjimit sionist në fushën ushtarake. Regjimi sionist në përballjen e tij ushtarake me rezistencën palestineze ka pësuar disfata në luftën 22 ditore të vitit 2009, në luftën 8 ditore të vitit 2012 dhe në luftën 50 ditore të vitit 2014. Këto luftëra dhe fitorja e palestinezëve, u bënë shkak që Bashkësia Ndërkombëtare të vihet krejtësisht në anë dhe në favor të palestinezëve. Pas këtyre sukseseve, pozita e popullit palestinez u ngrit dhe Palestina në OKB nga një organ monitorues pa të drejtë vote u kthye në një qeveri anëtare monitoruese. Pas fitores së palestinezëve në luftën 50 ditore të vitit 2014 kundër regjimit sionist, u hap rruga për anëtarësimin e Palestinës në organe të ndryshme ndërkombëtare.

Mendimi i përbashkët ndërkombëtar i cili konfirmon të drejtën e palestinezëve për përcaktimin e fatit të tyre, është një lloj forme proteste botërore kundër pushtimit të Palestinës nga ana e Izraelit. Zhvillimet ndërkombëtare dhe mbështetja botërore për të drejtat e kombit palestinez, dëshmojnë disfatën e politikave anti-palestineze të Amerikës. Me gjithë komplotet e vazhdueshme për ta lënë mënjanë çështjen palestineze dhe për ta hequr atë nga vëmendja e opinionit publik, bota dhe Bashkësia Ndërkombëtare ka mbajtur qëndrim në mbështetje të së drejtës së palestinezë për të formuar vendin e tyre të pavarur. Hapja e ambasadave të Palestinës në vende të ndryshme të botës dhe ngritja e pozitës së Palestinës në OKB si dhe anëtarësimi i saj në shumë organe dhe asamble ndërkombëtare, është krijim i kushteve për formimin e Palestinës së pavarur dhe për disfatën totale të regjimit sionist dhe Amerikës kundrejt Palestinës në arenën ndërkombëtare. Gazeta sioniste Jediot Aharanat, në një raport të saj ka folur mbi zgjerimin e përfaqësive diplomatike të Palestinës në botë dhe për numrin e madh të ambasadave palestineze. Kjo gazetë njofton se Palestina ka 95 përfaqësi diplomatike jashtë vendi ndërsa Tel Avivi ka vetëm 78 përfaqësi. Pohimi i bërë nga gazeta Jediot Aharanat, tregon se procesi i njohjes zyrtare të Palestinës është përshpejtuar, ndërkohë që kjo në vetvete konfirmon falsitetin e regjimit sionist. Në këtë kuadër viti 2014 nga ana e OKB u quajt viti i solidarizimit botëror me kombin palestinez. Që nga ai vit e deri më sot, mbështetja botërore për popullin palestinez është shtuar dhe sidomos është shtuar edhe mbështetja e vendeve evropiane për krijimin e Palestinës së pavarur. Duke pasur parasysh këto zhvillime në arenën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh përpjekjet e panumërta diplomatike të palestinezëve, aktualisht Palestina është drejt përfundimit të objektivit të saj që është anëtarësimi i saj me të drejta të plota në OKB. Palestinezët po mundohen të ngrenë pozitën e tyre në OKB duke anëtarësuar Palestinën me të drejta të plota si një vend i pavarur dhe kjo do ta krijojë kushtet që Palestina e pavarur me kryeqytet Kodsin e Shenjtë të njihet nga e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare.