Afganistani prodhuesi më i madh i drogës
(last modified Sun, 07 Jan 2018 10:12:06 GMT )
Janar 07, 2018 11:12 Europe/Tirane

Në këtë emision do të njihemi me gjendjen në Afganistan, që nga OKB vazhdon të konsiderohet vendi më i madh prodhues i drogës dhe lëndëve narkotike.

Megjithëse kanë kaluar 16 vjet nga ndryshimet strukturore në Afganistan, ky vend vazhdon të konsiderohet një ndër vendet më të mëdha prodhuese të hashashit dhe llojeve të tjera të drogës në botë. Kjo do të thotë që Afganistani vazhdon të mbajë renditjen e parë në mesin e vendeve prodhuese të drogës në botë. Sipas raporteve të publikuara nga organet ndërkombëtare, niveli i prodhimit të lëndëve narkotike në Afganistan ka arritur në 9 mijë ton në vit, gjë e cila në shumë aspekte ka ndikuar shumë tek zhvillimet dhe situatën në Afganistan.

Ndikimi i parë negativ i vazhdimit të prodhimit të hashashit në Afganistan është ndikimi në ekonominë kombëtare dhe bujqësinë e këtij vendi. Në kohën kur Afganistani përballet me probleme të tilla si garantimi i lëndëve të para ushqimore si gruri, pjesa më e madhe e tokës pjellore dhe bujqësore e këtij vendi përdoret për prodhimin e hashashit, produkt që ka kosto të lartë dhe që i pengon bujqit afganë që të ndryshojnë veprimtarinë e tyre dhe të prodhojnë produkte të tjera. Thuhet se hapësira e tokës së mbjellë me hashash në Afganistan është 328 mijë hektarë, rekordi i së cilës është thyer në vitin 2017. Vitet përpara 2017-ës, toka e mbjellë me hashash në Afganistan nuk ka kaluar në 227 mijë hektarë.

4 provincat e Afganistanit, ku mbillet më shumë hashash janë provinca Kandahar, Oruzgan, Helmand dhe Farah. Një tjetër arsye që e pengon Afganistanin që të prodhojë produkte bujqësore për eksport, është mungesa e buxhetit vjetor të qeverisë afgane në sektorin e bujqësisë. Mirëpo Afganistani është një vend me burime të mjaftueshme ujore që mund të përdoren në bujqësi dhe ta kthejnë këtë vend nuk një prodhues të rëndësishëm të produkteve bujqësore në rajon.

Ndikimi i dytë negativ i prodhimit të hashashit në Afganistan, është situata e sigurisë dhe konfliktet etnike dhe politike. Një prej burimeve kryesore financiare të grupeve radikale dhe terroriste në Afganistan, është shitja e lëndëve narkotike. Në vit me miliarda dollarë në Afganistan, qarkullojnë nga shitja e lëndëve narkotike, para që shkojnë në llogari të mafias së drogës dhe grupeve terroriste. Pas rrëzimit të shtetit të talebanëve në vitin 2001 në Afganistan, përgjegjësia për tu përballur me lëndët narkotike në Afganistan sipas konferencës së Bonit, iu la në dorëzim Anglisë. Mirëpo jo vetëm qeveria angleze nuk ndërmori asnjë hap serioz për të kontrolluar lëndët narkotike në Afganistan, por edhe Amerika dhe NATO nuk morën parasysh këtë fenomen që është burimi kryesor financiar i grupeve terroriste. Përveç kësaj disa raporte kanë njoftuar për implikimin e pushtuesve në trafikun e lëndëve narkotike në Afganistan. Mark Kohlen, ekspert i zyrës për luftën kundër lëndëve narkotike në OKB, thotë: Trafikimi i lëndëve narkotike nga aeroporti i Kabulit është fakt shqetësues dhe për kontrollimin e tij duhen kontrolluar rrjetet e fuqishme të drogës në Afganistan.

Duke qenë se shumica e lëndës narkotike e prodhuar në Afganistan, trafikohet nëpërmjet Rusisë për në Evropë dhe konsumohet shumë në këtë vend, autoritetet ruse janë shprehur të shqetësuar nga niveli i lartë i prodhimit të hashashit dhe lëndëve të tjera narkotike në Afganistan. Për këtë arsye një prej politikave të mirë-llogaritura të qarqeve perëndimore në Afganistan, është përpjekje për të rrezikuar sigurinë e vendeve të rajonit sidomos nga aspekti social.

Ndikimi i tretë negativ që sjell prodhimi i drogës në Afganistan, është drogimi i popullit afgan dhe sidomos i të rinjve. Robert Vatkins, zv/shefi i zyrës përfaqësuese të OKB në Afganistan thotë: 8 milion të droguar të moshës 15-64 vjeç në Afganistan, që përbën 8% të popullsisë së këtij vendi, është fakt tepër tronditës dhe shqetësues.

Varfëria, papunësia dhe kriminaliteti i padronëve të tokave pjellorë të cilët detyrojnë fëmijët të konsumojnë drogë, janë ndër arsyet kryesore të drogimit të fëmijëve dhe të rinjve në Afganistan. Padronët e tokave të mbjella me hashash për të pasur sa më shumë mbizotërim tek fëmijët dhe punëtorët e tyre, ata i detyrojnë të konsumojnë drogë. Kjo gjende ka krijuar sfidën më të madhe për qeverinë afgane e cila është përballja me situatën e të rinjve të droguar. Sara Waller, eksperte e zyrës për luftën kundër lëndëve narkotike në OKB thotë: Përdorimi apo detyrimi i fëmijëve afganë që të inkuadrohen tek bandat kriminale dhe mafioze në plantacionet e hashashit, sidomos tek provincat jugore të vendit, është arsyeja kryesore e drogimit të njerëzve në Afganistan.

Mirëpo në Afganistan, përveç drogimit të gjerë të të rinjve, grave dhe vajzave, fenomeni vihet re edhe tek forcat e policisë, gjë e cila mund të ketë pasoja të rrezikshme për sigurinë e Afganistanit. Sipas shumë ekspertëve, popullsia tre-përqindëshe e të droguarve në moshë të rritur, është 9 herë më e madhe në krahasim me statistikat botërore. Ibrahimi, një prej ekspertëve të çështjeve sociale në Afganistan thotë: Një prej sfidave kryesore të qeverisë së Afganistanit, është përhapja e drogës dhe e përdorimit të saj në mesin e forcave të policisë, pasi sipas statistikave të nxjerra nga ministria e brendshme e Afganistanit, rreth 2400 policë afganë konsumojnë lloje të ndryshme droge si mariuana.

Megjithatë vazhdimi i prodhimit dhe konsumimit të drogës në Afganistan, është bërë shkak që paramilitarët dhe fuqitë lokale duke u mbështetur tek të ardhurat nga shitja e drogës, të gjejnë mundësi për të ndikuar në zhvillimet politike dhe të sigurisë së Afganistanit. Në këto kushte, politika e pushtuesit në Afganistan, është e atillë që të rinjtë afganë të inkurajohen në përdorimin e drogës , duke e detyruar shoqërinë e Afganistanit të shpenzojë në vit rreth 300 milion dollarë në interes të mafias së drogës. Për të dalë nga kjo situatë është e nevojshme që qeveria afgane të marrë masa strikte për tu përballur me mafian e drogës dhe për të bashkëpunuar gjerësisht më shoqërinë e rajonit.

 

Tags