Isai në pasqyrën e shenjtërimit
Në natën dimërore të Vitit të Ri, përballja e botës me pasqyrën e hazretit Isa(as) është tregues i ndikimit të vullnetit hyjnor.
Në natën e Vitit të Ri, sytë e botës drejtohen për nga Isai(as) dhe kjo është tregues i fuqisë hyjnore. Në kohën kur lulet e vyshkura dhe zemrat e rrudhura ishin në pritje të mëshirës hyjnore, Zoti e njoftoi Merjemin për ekzistencën e atij hazreti dhe ka thënë:
(Përkujto) Edhe atë që e ruajti nderin e saj, Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit. Ajeti 91/surja El Enbija)
Kurani për hazretin Masih(as) që ishte një prej profetëve të Zotit dhe që ndjekësit e tij i ka ftuar që të bashkohen në rrugën e Zotit Një dhe ka thënë:
63. Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!
Lajmëtari i paqes, dashurisë dhe mëshirës në disa raste në mesin e njerëzve dhe mbi male ka prezantuar shkaqet e qarta të tij dhe ka ftuar njerëzit për dashuri dhe miqësi duke thënë:
Në këtë botë mbi njerëzit sundojnë sundimtarë dhe kryetarët urdhërojnë vartësit e tyre, ju mos jini kështu. Allahu që është Zoti yt duaje me gjithë zemër, shpirt dhe mendje. Ky është urdhri i parë dhe më i rëndësishëm i Zotit. Urdhri i dytë është i rëndësishëm si i parë dhe thotë; Duaje fqinjin tënd, sa do veten tënde. Të gjitha etikat e Zotit dhe të thëniet e profetëve përmblidhen në këtë urdhër dhe nëse ju e zbatoni këtë urdhër në realitet keni zbatuar çdo gjë.
Sa më shumë që tu shërbeni njerëzve, do të bëheni akoma më të mëdhenj, pasi madhështia konsiston tek shërbimi. Ai që mendon se është i madh, do të përulet dhe zvogëlohet. Ai që është i bindur, do të ngrihet lart dhe të bëhet i madh.