Zhvillimet në Jemen nga veriu në jug
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i69721-zhvillimet_në_jemen_nga_veriu_në_jug
Regjimi saudit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që nga marsi i vitit 2015, ka nisur një agresion ushtarak kundër Jemenit me sulme nga toka, deti dhe rrethimin e tij ajror, me pretekstin e kthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Këto përleshjeve tani janë shtrirë jashtëzakonisht shumë në Jemenin jugor për shkak të ofensivës së militantëve të mbështetur nga Arabia Saudite, veçanërisht në qytetin e rëndësishëm të Adenit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2018 11:27 Europe/Tirane

Regjimi saudit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që nga marsi i vitit 2015, ka nisur një agresion ushtarak kundër Jemenit me sulme nga toka, deti dhe rrethimin e tij ajror, me pretekstin e kthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Këto përleshjeve tani janë shtrirë jashtëzakonisht shumë në Jemenin jugor për shkak të ofensivës së militantëve të mbështetur nga Arabia Saudite, veçanërisht në qytetin e rëndësishëm të Adenit.

Ambiciet dhe lakmitë e sauditëve dhe emiratasve në Jemen kanë çuar në mosmarrëveshje të gjera midis banorëve të Jemenit jugor dhe kanë ndarë rajonin pothuajse në dy pjesë pro-regjimit të përmbysur të qeverisë së drejtuar nga Abdurbeh Mansour Hadi ose kundër vazhdimit të kësaj qeverie.

Kjo ka bërë që Abu Dhabi të përpiqet të zvogëlojë ndikimin e Arabisë Saudite në provincat jugore të Jemenit, përfshirë qytetin Aden. Rrjedhimisht, qyteti më i madh port i Adenit është bërë skenë e tensioneve dhe konflikteve midis milicëve të lidhur me Këshillin Kalimtar jemenas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe militantëve pro  Abdarabuh Mansur Hadi, presidentit të arratisur të qeverisë së Jemenit.

Me vazhdimin e mosmarrëveshjeve dhe publikimin e tyre, secili prej dy vendeve d.m.th. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen kanë kërkuar eliminim e njëri-tjetrit, pavarësisht faktit se që të dyja palët kishin rënë dakord më parë në luftën kundër ushtrisë jemenase dhe lëvizjes Ansarullah , i cili kontrollon të gjitha krahinat veriore të Jemenit. Mbi këtë bazë, Arabia Saudite ka kërkuar të sundojë territori nga  Jemeni verior deri në Sana, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbështetur trupat e koalicionit në provincat jugore.

Mesa duket, konflikti midis Riadit dhe Abu Dhabit do të rritet, duke pasur parasysh realitetet e reja në Jemen jugor dhe përshkallëzimin e ndasive midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mbi ndikimin e tyre, veçanërisht në Jemenin jugor, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vendosur të ndjekin strategjinë e tyre për të kontrolluar jugun e Jemenit dhe për të përshpejtuar kontrollin e të gjitha ishujve dhe porteve.

Kjo qasje flet për ndryshimet dhe sfidat e Jemenit dhe pasojat e mundshme të ngjarjeve sidomos të Jemenit jugor mbi zhvillimet dhe të ardhmen politike të Jemenit.

Në këtë emision, në kuadrin teorik, janë marrë në konsideratë situata dhe kushtet e Jemenit. Emision shqyrton komponentët që mund të ndikojnë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Së pari:

Parashtrimi i çështjes

Vitet e fundit, zhvillimet e brendshme të Jemenit kanë tërhequr vëmendjen e vëzhguesve dhe analistëve të vendeve të Lindjes së Mesme, si dhe të fuqive transrajonale. Futja e Arabisë Saudite në lufta Saade dhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Jemen, si dhe formimin i një koalicioni ushtarak ka krijuar spekulime rreth rrënjëve të krizës dhe trazirave të brendshme të Jemenit dhe mbi shkakun e vëmendjes në rritje të fuqive transrajonale dhe komunitetit ndërkombëtar tek zhvillimet në Jemen.

Ekziston një pyetje e rëndësishme rreth shkaqeve të përkushtimit rajonal dhe ndërkombëtar me në krye Amerikën mbi sfidat e brendshme në Jemen. Përgjigjja është pozita gjeografike e Jemenit e cila e bën këtë vend të vihet në qendër të vëmendjes dhe përkushtimit për nga interesat afatgjata, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Nga pikëpamja teorike, çdo ndryshim që sfidon rajonin gjeostrategjik dhe gjeoekonomik të Lindjes së Mesme ndikon drejtpërsëdrejti tek hegjemonia e Amerikës. Si rezultat çdo ndryshim në Jemen konsiderohet kërcënim i madh për sigurinë e rajonit dhe atë ndërkombëtare dhe për pasojë për hegjemoninë amerikane. Nga aspekti i parametrave të sigurisë kombëtare faktori më kërcënues që kërcënon hegjemoninë e Amerikës në këtë rajon të botës është përhapja e pasigurisë dhe e trazirave në rajon dhe për pasojë forcimi i Al Kaidës dhe i organizatave të ngjashme të cilat përhapin akoma më shumë kushtet e pasigurisë dhe destabilitetit. Megjithatë, Amerika grupet terroriste si Al Kaida dhe ISIS i ka shfrytëzuar për të zgjeruar hegjemoninë dhe influencën e saj me pretekstin e luftës kundër terrorizmit.

Analizimi i ngjarjeve

Analiza është përqendruar në strategjinë e influencës së Amerikës dhe Arabisë Saudite në rajon

  1. Rëndësia e pozitës gjeografike dhe strategjike e Jemenit

Jemeni ndodhet në jug të gadishullit arab dhe ka një vijë të gjatë detare në detin e Kuq dhe në gjirin Aden. Pozita e rëndësishme strategjike e këtij vendi, atij i jep mundësi aksesi në Afrikë dhe mundësi kontrolli të lëvizjeve në rajon dhe lëvizjeve në brigjet e Afrikës lindore nëpërmjet kufijve të tij detarë në jug dhe në perëndim. Gjithashtu ishulli Sukatra e shton akoma më shumë rëndësinë e këtij vendi. Përveç kësaj Jemeni ka kontrollin e ngushticës Bab al-Mendab që është rrugë kalimi për garantimin e sigurisë energjetike dhe tranzitit të mallrave. Ngushtica Bab al-Mendab për vendet që rrethohen nga deti i Kuq ka rëndësi të madhe për shkak të tranzitit të mallrave dhe armatimeve. P.sh. në luftën e vitit 1973 të Egjiptit dhe Sirisë kundër Izraelit, republika arabe e Jemenit në koordinim me Kajron bllokoi ngushticën Bab al-Mendab për anijet me armatime që shkonin në Izrael dhe në mënyrë të gjerë pengoi izraelin që të shfrytëzojë forcat e tij detare dhe të sulmojë Egjiptin nëpërmjet detit të Kuq. Pikërisht kjo ndikoi shumë në operacionet ushtarake në rajonin Sinai. Tregtia dhe turizmi i qyteteve të rëndësishme si Xheda dhe Janbexh në Arabinë Saudite dhe me dhjetëra qytete të tjera bregdetare varen nga garantimi i sigurisë dhe qetësisë në ngushticën Bab al-Mendab. Pra garantimi i sigurisë së kësaj ngushtice që kontrollohet nga Jemeni e dyfishon akoma më shumë rëndësinë e këtij vendi.

  1. Situata sociale dhe politike në Jemen

Jemeni për nga struktura sociale dhe shoqërore është një vend me strukturë fisnore, ku në të mbizotërojnë traditat e fiseve të cilat në disa raste janë më të rëndësishme se edhe ligjet e shtetit. Fiset në këtë vend, kanë ndikim të lartë në të gjitha aktivitetet kulturore dhe sociale të vendit dhe ndikojnë shumë tek jeta politike. Shumë nga funksionarët shtetërorë në Jemen, janë krerë të fiseve të njohura dhe me ndikim në këtë vend. Ali Abdullah Saleh presidenti i ndjerë i Jemenit, i cili ka qëndruar në pushtet për mëse 3 dekada është një prej pjesëtarëve të fisit Hashed i cili ka ndikim të gjerë në Jemen. Krerët e këtij fisi, zakonisht mbajnë poste dhe funksione të larta politike në shtet. Krerët e fiseve dhe personalitetet e njohura fisnore në Jemen, zakonisht posedojnë ambiente të mëdha për organizimin e takimeve dhe tubimeve të ndryshme. Në këto takime trajtohen tema të rëndësishme dhe analizat e tyre bëhen pa asnjë lloj kufizimi. Pra fuqia e një fisi në Jemen, i jep rëndësi dhe fuqinë e ndikimit dhe influencës në shtet dhe qeveri. Për këtë arsye qeveria e Jemenit deri më tani nuk ka pasur fuqinë e duhur për të ruajtur supremacinë e saj në sektorin e arsimit dhe në formimin e personaliteteve me identitet kombëtar. Nëse analizojmë jetën politike të Abdullah Saleh, vërejmë se ai asnjëherë nuk ka qenë besnik kundrejt partnerëve të vet dhe në disa raste është ngritur kundër tyre. Duhet thënë se ai në fillim të jetës së tij politike ishte i mbështetur nga Arabia Saudite, mirëpo me kalimin e kohës u fut në një koalicion kundër Arabisë Saudite dhe megjithëse kreu 5 luftëra kundër etnisë Houthi më në fund u bashkua me këtë fis dhe në fund u inkuadrua në komplotin kundër Houthi. Megjithatë disa thonë se Abdullah Saleh u vra për shkak të bombardimeve të Arabisë Saudite dhe jo për shkak të sulmeve të pjesëtarëve të fisit Houthi.