Çfarë synojnë Arabia Saudite, SHBA dhe Izraeli në luftën në Jemen?
Po përfundon viti i tretë i luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit. Kuptimi i qëllimeve dhe i funksionimit të trekëndëshit Arabia Saudite-SHBA- Izrael në këtë luftë është qëllimi kryesor i këtij programi.
Agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit filloi në mars 2015, një luftë që sipas ish Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, do të përfundonte në një kohë të shkurtër. Por pas rreth tre vjetësh, nuk ka asnjë shenjë se lufta në Jemen do të përfundojë. Colin Powell në vitin 2014, deklaroi: "Ne nuk duhet tu besonim premtimeve të sauditëve. Salman dhe djali i tij na thanë se lufta në Jemen nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë dhe ushtria saudite do të jetë në gjendje të hyjë në Sana'a pas ditës së shtatë të luftës. Uashingtoni bëri gabim duke i dhënë dritën jeshile Arabisë Saudite për të sulmuar Jemenin. Sauditët ekzagjeronin fuqinë e tyre dhe mashtruan amerikanët. " Këto deklarata të Colin Powell në mënyrë eksplicite pohojnë se Arabia Saudite filloi luftën kundër Jemenit me një mandat nga SHBA dhe kishte mbështetjen e drejtpërdrejtë amerikane për luftën. Pyetja është se cili ishte shkaku i kësaj lufte dhe pse kjo luftë kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe natyrisht, edhe të regjimit sionist, aleati më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme?
Pa dyshim, arsyeja më e rëndësishme për fillimin e luftës kundër Jemenit, ishte pakënaqësia e Arabisë Saudite, nga procesi politik në Jemen. Arabia Saudite, që sipas studiuesve ndërkombëtarë si Asif Bajat, Behxhet Kerani, Gregory Gass dhe Mehran Kamrava, është udhëheqësi më i rëndësishëm kundërrevolucionar në botën arabe, bëri një përpjekje të madhe për të ndaluar revolucionin e popullit jemenas në vitin 2011 dhe përkrahu zgjedhjet e manipuluara ku mori pjesë një kandidat i vetëm që çoi në fitoren e Abdurabeh Mansur Hadi, zëvendësi i Abdullah Saleh. Në këtë mënyrë Riadi e arriti këtë qëllim. Megjithatë, dështimi i Mansur Hadit për rreth 30 muaj rezultoi në "rikrijimin" e frymës revolucionare në Jemen që nga vera e vitit 2014, e cila përfundimisht çoi në marrëveshjen e shtatorit mes Mansur Hadit dhe lëvizjes Ansarullah në Jemen. Niveli i ndërhyrjeve të regjimit Al Saud në çështjet e brendshme të Jemenit u intensifikua dukshëm pas kësaj marrëveshjeje. Vdekja e mbretit Abdullah të Arabisë Saudite dhe ardhja e Salman bin Abdul Aziz në pushtet në janar 2015 dhe emërimi i djalit të tij, Muhamed, në postin e Ministrit të Mbrojtjes të Arabisë Saudite gjithashtu ndryshoi formën e ndërhyrjes Saudite në çështjet e brendshme të Jemenit. Muhamed bin Salman, i cili që nga dita e parë që babai i tij erdhi në pushtet praktikisht mori përsipër të gjitha kompetencat në Arabinë Saudite, mbështeti dorëheqjen e Mansur Hadit, që ndodhi më 22 janar, vetëm një ditë para zgjedhjes së mbretit Salman. Muhamed bin Salman, duke pasur parasysh se ëndërronte të merrte fronin e mbretërisë saudite, u përpoq ta shfrytëzonte luftën kundër Jemenit si një mjet për ta prezantuar veten si një "hero". Arsyetimi për këtë luftë ishte kthimi i legjitimitetit (i Mansur Hadit) në pushtet dhe konsideromi i paligjshëm i procesit të ardhjes në pushtet të Ansarullahut në Jemen. Prandaj, Arabia Saudite jo vetëm që ishte e pakënaqur me procesin politik të Jemenit që çoi në ardhjen në pushtet të Ansarullahut, por mungesa e përvojës dhe ambiciet e Muhamed bin Salman për tu prezantuar fuqishëm para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar gjithashtu nxitën fillimin e luftës kundër Jemenit, një luftë që sipas Colin Powell, ai mendonte se do të përfundonte për 10 ditë. Gjithashtu është e qartë pakënaqësia e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist ndaj procesit politik të Jemenit.
Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit filloi jo vetëm me dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara, por edhe me pëlqimin e regjimit sionist, dhe Riadi gjithashtu fitoi mbështetjen ushtarake dhe politike të Uashingtonit dhe Tel Avivit. Në këtë kuadër, Farah Naxhar, një analiste në Rrjetin Al Jazeera në nëntor 2017, shkroi në një analizë sajtin e Al Jazeera-s me titull "Pse Amerika nuk do ikë kurrë nga Jemeni". Në këtë artikull shkruhet: “Shtetet e Bashkuara e mbështesin Arabinë Saudite dhe aleatët e saj në luftën kundër Jemenit me mbështetje logjistike dhe armë. " Senatori demokrat Chris Murphy gjithashtu thotë se bombardimet e infrastrukturës së energjisë në Jemen nuk kanë ndodhur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ai shton: “Shtetet e Bashkuara u japin agresorëve sauditë informacionin që ata kanë nevojë për të sulmuar objektiva infrastrukturore dhe avionët amerikanë që fluturojnë në qiellin e Jemenit sigurojnë karburant për bombarduesit sauditë për fluturime më të gjata dhe që të sulmojnë më shumë objektiva”. Ka shumë arsye për këtë mbështetje. Një nga më të rëndësishmet është këndvështrimi sektar i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe ato në Jemen. Në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, së bashku me Arabinë Saudite, e shohin me frikë fuqinë e lëvizjes Ansarullah në Jemen, sepse nga aspekti fetar, kjo lëvizje është shi’ite, çka mund të rrisë ndikimin e Republikës Islamike të Iranit dhe, me fjalët e vetë Perëndimit, të formohet një Hezbollah i ri dhe këtë herë pranë kufijve të Arabisë Saudite. Prandaj, madje edhe përmes luftës dhe mizorive, ata u përpoqën të parandalonin Ansarullahun të merrte pushtetin në Jemen. Në këtë mënyrë, Farah Naxhar beson gjithashtu se arsyeja kryesore e mbështetjes amerikane për agresionin saudit kundër Jemenit është kundërshtimi i lëvizjes Huthi, të cilët janë aleati i Iranit. Luciano Zaccharra, një studiues i çështjeve të Gjirit Persik në Universitetin e Katarit, gjithashtu beson se arsyeja kryesore e mbështetjes amerikane për luftën e Jemenit lidhet me partneritetin strategjik afatgjatë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara mbështesin Arabinë Saudite në luftën e saj ndaj Jemenit për shkak të dobësimit të ndikimit të Amerikës në rajon.
Një arsye tjetër për mbështetjen amerikane dhe sioniste për agresionin saudit kundër Jemenit lidhet me gjeopolitikën e Jemenit. Jemeni ndodhet në afërsi të Arabisë Saudite dhe konsiderohet si oborri i qetë e regjimit Saudit. Formimi i një strukture politike të padëshiruar në të cilën aleatët sauditë dhe amerikanë nuk kanë pushtet, e bën Jemenin më të pavarur, veçanërisht në politikën e jashtme, dhe pikërisht kjo është arsyeja e kundërshtimit të trekëndëshit Riad-Uashingtonit-Tel Aviv. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Jemeni mund të bëhet katastrofa më e keqe humanitare në botë në gjysmëshekullin e fundi, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta po përballet me epidemi vdekjeprurëse të kolerës dhe të difterisë mes një lufte shkatërrimtare të imponuar nga Arabia Saudite. "Situata në Jemen sot, për popullatën e vendit duket si apokalipsi", tha për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, Mark Lowcock, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente. Lowcock tha se "epidemia e kolerës në Jemen është ndoshta më e keqja që bota ka parë ndonjëherë, me një milion raste deri në fund të vitit 2017." Zyrtari i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësime mbi "një epidemi të re të tmerrshme të difterisë”, e cila ka vrarë një numër të madh njerëzish dhe ka prekur deri në 500 të tjerë gjatë javëve të fundit. Ai tha se epidemia "do të përhapet si një zjarr në të gjithë vendin". "Nëse situata nuk ndryshon, do të kemi fatkeqësinë më të keqe humanitare në botë për 50 vitet e fundit" shtoi ky funksionar i lartë i OKB. Në përfundim të vitit të tretë të agresionit saudit kundër Jemenit më shumë se 13,600 njerëz, shumica gra dhe fëmijë janë vrarë. Gjithashtu, dhjetëra mijëra jemenas janë plagosur, miliona janë shpërngulur dhe miliona vuajnë nga uria për shkak të luftës së udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Jemenit, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikat, është shkatërruar nga sulmet ushtarake të regjimit Al Saud.