Arabia Saudite dhe rindërtimi i marrëdhënieve me Irakun
Arabia Saudite u angazhua të rindërtojë marrëdhëniet me Irakun pas ardhjes në pushtet të mbretit Selman. Në këto kushte, Muhamed bin Selman kishte planifikuar të udhëtonte në Bagdad në mars ose prill 2018, por udhëtimi i tij u anulua për shkak të protestës së fortë të popullit irakian.
Me këtë rast, në disa programe do të trajtojmë qëllimet dhe pengesat me të cilat përballet Arabia Saudite për të rindërtuar marrëdhëniet e saj me Irakun. Ky program shqyrton shkurtimisht marrëdhëniet midis dy vendeve. Iraku dhe Arabia Saudite janë dy vende të mëdha arabe. Iraku, një vend me një sipërfaqe prej 438,317 kilometra katrorë dhe një popullsi prej më shumë se 39 milionë banorësh, është ndër vendet më të mëdha arabe në Lindjen e Mesme. Për nga përbërja etnike, të paktën 75 dhe më së shumti 80% e popullsisë së Irakut janë arabë, ndërsa 15 dhe 20% janë kurdë dhe 5% janë turkmen, asirianë dhe etni të tjera. Nga aspekti fetar, midis 95 dhe 98 për qind të popullatës irakiane janë myslimanë, ku rreth 65 për qind të tyre e përbëjnë të shiitët dhe 32 për qind të sunitët, një për qind e përbëjnë të krishterët, ndërsa ndjekësit e feve të tjera të tjerë konsiderohen midis 1 dhe 4 për qind. Iraku më herët njihej si Mesopotamia dhe Britania pas Luftës së Parë Botërore dhe rënies së Perandorisë Osmane, atë e quajti Irak. Më 3 tetor 1932, Iraku u shpall si një shtet i pavarur. Që nga dhjetori 1945, Iraku ka qenë anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Matthew Cowler dhe Blair Jones besojnë se "një nga arsyet e rëndësisë së Irakut, janë rezervat e tij të naftës. Iraku është anëtari i OPEC-ut dhe me 153 miliardë fuçi rezerva naftore është vendi i pestë për rezervat e naftës në botë. Iraku duke prodhuar mesatarisht 4.5 milion fuçi në ditë, është prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut dhe prodhuesi i gjashtë më i madh i naftës në botë. "Iraku që nga pavarësia e deri në luftën e SHBA në 2003, ka pasur vetëm shtatë sundimtarë duke përfshirë Feisalin e parë dhe Feisalin e dytë (mbretëri), Abdul Karim Qassem, Abdul Salam Aref, Abdul Rahman Aref, Ahmed Hasan Al-Baker dhe Saddam Hussein. Partia Baath ka marrë pushtetin në Irak që nga viti 1968 dhe që nga viti 1979 deri në mars 2003, Saddam Hussein ka qenë president i Irakut.
Arabia Saudite është një vend me një sipërfaqe prej 2,149,690 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej 32,5 milion banorësh. Sipas Ministrisë Saudite të Kulturës dhe Informacionit, 20,4 milionë, ose 62,6 përqind e popullsisë, janë arab. Etnikisht, 90 për qind e popullsisë së Arabisë Saudite janë arabë dhe 10 për qind janë shtetas afrikano-aziatikë. Religjiozisht, 85 deri 90 përqind e popullsisë saudite janë sunitë dhe 10 deri në 15 përqind janë shiitë. Arabia moderne, si Iraku, u formua në vitet 1930 nga familja saudite dhe vahabizmi është dominues në mesin e fesë në Arabinë Saudite. Arabia Saudite është bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga tetori i vitit 1945. Abdul Aziz bin Saud vdiq në vitin 1953 dhe që nga ajo kohë gjashtë fëmijë të Abdul Azizit përfshinin Sa'din (1953, 1964), Faisalin (1964-1975), Khalidin 1975-1982), Fahdin (1982-2005), Abdullahun (2005-2005)) dhe Selmanin (2015) kanë drejtuar Mbretërinë e Arabisë Saudite. Në të vërtetë, Arabia Saudite dhe Iraku nga viti 1930 e deri tani janë drejtuar nga 7 krerë shtetesh. Një nga arsyet më të rëndësishme për rëndësinë e Arabisë Saudite është se ajo mban rreth 22 për qind të rezervave botërore të naftës, është eksportuesi më i madh i naftës në botë dhe themeluesi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Marrëdhëniet ndërmjet Irakut dhe Arabisë Saudite janë komplikuar që nga vitet 1930. Këto marrëdhënie ndikohen nga afërsia gjeografike, tensionet ideologjike dhe dallimet në kontekstin fetar të të dy vendeve. Arabia Saudite ka kufirin më të madh gjeografik me Irakun. Në vitin 1930 ka ekzistuar një mosmarrëveshje kufitare mes dy vendeve dhe qeveria saudite u përpoq të konfiskonte një pjesë të territorit gjeografik të Irakut, por mbështetja e Britanisë për Irakun nuk e lejoi Arabinë Saudite të arrinte ambiciet territoriale të saj. Afërsia gjeografike e të dy vendeve në vitet 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, ngjalli shqetësimin saudit mbi ambiciet territoriale të regjimit Ba'ath në Irak. Ndërkohë, kufiri i përbashkët i Arabisë Saudite me Irakun ka çuar në futjen e shumë Sauditëve në Irak në periudhën pas Saddam Husseinit. Joseph McMillan në një artikull për Institutin Amerikan të Paqes shkruan: "Megjithëse shtetasit e huaj përbëjnë një përqindje relativisht të vogël të luftëtarëve të huaj në Irak, pjesa më e madhe e sulmeve vetëvrasëse në Irak janë kryer nga të huajt që sipas analistëve, 75% prej tyre janë sauditë. "
Në marrëdhëniet midis Irakut dhe Arabisë Saudite, të cilët janë dy nga fuqitë supreme të botës arabe, tensionet ideologjike luajnë rol të rëndësishëm. Arabia Saudite dhe Iraku kanë konkurruar për udhëheqjen e botës arabe gjatë dekadave të fundit. Joseph McMillan shkruan: "Iraku dhe Arabia Saudite ishin në kampe armiqësore gjatë Luftës së Ftohtë. Tensionet ideologjike midis dy vendeve, u intensifikuan veçanërisht me ardhjen në pushtet të partisë Ba'athiste në Irak. Arabia Saudite ishte e vendosur në bllokun perëndimor ndërsa Iraku në bllokun lindor. Iraku, theksonte në rishikimin e gjendjes ndërsa Arabia Saudite ishte konservatore dhe kërkonte ruajtjen e gjendjes aktuale. Iraku në politikën e jashtme ndoqi prirje radikale. Për këtë arsye Saddami mbështeti sundimin marksist në Jemenin e Jugut, kundërshtarët majtistë në Arabinë Saudite dhe frontin Popullor për çlirimin e Omanit dhe të disa vendeve në Gjirin Persik. Prandaj, në vitin 1981 me qëllim përballjen me Iranin dhe Irakun, u formua Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, ku rolin udhëheqës e mban Arabia Saudite.
Lufta e Irakut kundër Iranit solli lidhje të ngushta mes Bagdadit dhe Riadit. Sipas Joseph McMillan, vendet arabe i dhanë Irakut 40 miliardë dollarë në Irak gjatë luftës kundër Iranit dhe vetëm Arabinë Saudite ka paguar 28 miliardë. Megjithatë, pushtimi irakian i Kuvajtit përkeqësoi armiqësinë midis Arabisë Saudite dhe Irakut dhe shkëputi lidhjet diplomatike midis dy vendeve. Nga agresioni i Irakut në Kuvajt e deri në pushtimin e Irakut në vitin 2003, që çoi në rrëzimin e regjimit Ba'ath, Arabia Saudite ishte partneri më i rëndësishëm arab për Amerikën në përballjen me Irakun. Në vitin 1990 Arabia Saudite bëri thirrje për kontrollimin dhe bllokimin e Irakut. Huthifa Fayyad në një artikull për agjencinë Al Jazeera shkruan: "Marrëdhëniet Saudite-Irakiane janë ndërprerë që nga viti 1990 pas pushtimit irakian të Kuvajtit. Që nga viti 1990, ambasada saudite në Bagdad u mbyll dhe Arabia Saudite i mbylli kufijtë e saj me Irakun. Hapat e parë për hapjen e ambasadës saudite në Bagdad u hodhën në vitin 2015. Adel Xhubair udhëtoi për në Bagdad në shkurt të vitit 2017 dhe kjo ishte vizita e parë e ministrit të jashtëm saudit në Irak pas 27 vjet.
Dallimet në strukturën fetare të të dy vendeve janë gjithashtu një faktor kryesor që ndikon në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Irakut. Joseph McMillan në lidhje me këtë shkruan: "Sauditët kanë një ndjenjë të fortë të" jashtëzakonshmes" dhe besojnë se sistemi, historia dhe kultura e tyre janë unike për veten e tyre". Në kohën kur Arabia Saudite dhe regjimi Ba'athist i Irakut kanë qenë rivalë për të udhëhequr vendet arabe, mirëpo regjimi Al Saud ishte i pakënaqur nga rënia e regjimit Ba'ath në Irak, sepse ajo çoi në udhëheqjen e shtetit nga shiitët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Irakut. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se 10% deri në 15% të popullsisë saudite janë shiitë, qeveria saudite ka frikë nga ndikimi ndërkombëtar fetar i qeverisë shiite irakiane. Kjo frikë, si dhe shqetësimi për pasojat ndërkufitare të "demokratizimit" në Irak, ka shkaktuar marrëdhënie të tensionuara midis Bagdadit dhe Riadit që nga viti 2003, e deri në ardhjen në pushet të Hejdar Ebadi, në vitin 2014. Ish kryeministri irakian Nouri al-Maliki në mënyrë të përsëritur ka folur mbi rolin e Arabisë Saudite në aktet terroriste dhe shpërthimet vetëvrasëse në pjesë të ndryshme të Irakut, si dhe ka paralajmëruar se Riadi planifikon të krijojë dhe forcojë divergjencën fetare në Irak. Megjithatë, që nga ardhja në pushtet të Hejdar Ebadi në Irak si kryeministër i këtij vendi, qeveria saudite ka nisur përpjekjet për të rindërtuar lidhjet me Irakun, të cilat do të trajtohen në programin e ardhshëm.