Arabia Saudite dhe rindërtimi i marrëdhënieve me Irakun
(last modified Sat, 28 Apr 2018 08:20:45 GMT )
Prill 28, 2018 10:20 Europe/Tirane

Arabia Saudite pas ardhjes në pushtet të mbretit Selman, nisi përpjekjet për rindërtimin e marrëdhënieve me Irakun. Në këtë kuadër princi Muhamed bin Selman, ishte parashikuar të vizitonte Irakun në muajin Prill, por vizita e tij u anulua pas protestave të popullit irakian. Në programin e mëparshëm analizuam marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa në këtë program do të flasim për shenjat dhe qëllimet e rindërtimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Selman bin Abdul’aziz ka ardhur në pushtet në janar të vitit 2015. Një prej veprimeve më të rëndësishme që bëri mbreti Selman në stukuarën e shtetit të Arabisë Saudite ishte futja e djalit të tij Muhamed në strukturën shtetërore. Mbreti Selman në fillim djalin e vet Muhamed bin Selman e zgjodhi si ministër i mbrojtjes dhe si zëvendës të princit të kurorës, por më në fund ai u zgjodh si princi pretendent për kurorën në Arabinë Saudite. Muhamed bin Selman është arkitekti aktual i politikave të jashtme të Arabisë saudite. Ndryshimi më i madh që ai bëri në politikën e jashtme të Arabisë Saudite ishte dalja nga ambienti konservator dhe futja në fazën agresive që si shembull i qartë është futja në luftën kundër Jemenit. Në kohën kur princi Selman ka një sjellje sundimtari kundrejt vendeve të vogla të Gjirit Persik, ai përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet e Arabisë Saudite me vende si Iraku një prej ish vendeve të fuqishme të botës arabe që sot luan rol në balancimin e fuqisë së rajonit.

 

Hapi i parë i bin Selman në rindërtimin e marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Irakun, është hapja e ambasadës saudite në Bagdad në vitin 2015, pasi ka qëndruar e mbyllur për 25 vjet. Thamer al-Sobhan, shkoi në Bagdad si ambasadori i parë i Arabisë Saudite, mirëpo veprimet e tij u bënë shkak për tensionimin e marrëdhënieve të krerëve të fiseve sunite dhe nxitjen e tyre për protesta kundër qeverisë. Përveç kësaj nxitja e ndasive fetare në Irak dhe mbështetja për të mbeturit të partisë Bath, ishin veprime që shkaktoi reagimin e partive politike të Irakut të cilat kërkuan që ambasadori Sobhan të shpallet person non-grata( i padëshiruar) në Irak dhe për këtë i kërkuan kryeministrit Hejdar Ebadi të dëbojë ambasadorin saudit. Më në fund ambasadori i Arabisë Saudite, al-Sobhan u dëbua nga Iraku.

Një tjetër shenjë e përpjekjeve për rindërtimin e marrëdhënieve bilaterale, është vizita e ndërsjellët të autoriteteve të të dy vendeve. Në fillim Adel Xhubair, ministri jashtëm i Arabisë Saudite në shkurt të vitit 2017 shkoi në Bagdad, gjë e cila ishte vizita e parë zyrtare e një funksionari saudit në Irak pas 27 vitesh. Në vitin 2017, Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka vizituar 2 herë Arabinë Saudite në muajt qershor dhe tetor dhe është takuar me mbretin Selman. Muktada Sadr, lider i lëvizjes Sadr të Irakut gjithashtu në muajin korrik, vizitoi Arbinë Saudite me ftesë zyrtare të autoritete saudite ku u takua në Xheda me princin Muhamed bin Selman. Kasem Araxhi ministër i brendshëm i Irakut gjithashtu në gusht të vitit 2017 në krye të një delegacioni të lartë ka vizituar Arabinë Saudite. Megjithatë në kohën kur princi bin Selman ishte parashikuar të vizitonte Irakun në prill të vitit 2018, protestat popullore në Irak kanë detyruar ministrinë e jashtme të Irakut të mohojë vizitën e princit të kurorës saudite në Bagdad.

Omar Karim, në një prej artikujve të tij shkruan se Arabia Saudite jo vetëm që dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve politike me Irakun por kërkon edhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Veprimtaria e ndjekur nga Arabia Saudite kundrejt Irakut në dy vitet e fundit tregon se Riadi është i interesuar për të rindërtuar marrëdhëniet me Bagdadin në fusha të ndryshme. Një prej këtyre veprimeve është hapja e linjës ajrore direkt mes Irakut dhe Arabisë Saudite pas 25 vitesh, hapja e pikëkalimit kufitar Arar në provincën Anbar në gusht të vitit 2017 pas 27 vitesh, hapja e konsullatës së Arabisë Saudite në Erbil dhe programin për hapjen e konsullatave saudite në Basra dhe Naxhaf që ka marrë konfirmimin e qeverisë së Irakut mirëpo që është kundërshtuar fuqishëm nga populli dhe nuk është zbatuar akoma.

Në këtë mes parashtrohet pyetja se përse Arabia Saudite nxiton kaq shumë për rindërtimin e marrëdhënieve me Irakun? Mesa duket Arabia Saudite synon të krijojë kushtet e favorshme për të mbizotëruar figurat e njohura në Irak. Arabia Saudite ka pasur rol të madh në dhunën e dy viteve të fundit në Irak dhe roli i saj është luajtur nëpërmjet dërgimit të terroristëve në zonat gjeografike përreth Irakut, nëpërmjet mbështetjes financiare për kundërshtarët e qeverisë së Irakut si mbetjet e partisë Bath dhe influenca në rajonet e banuara kryesisht me suni në Irak. Për këtë arsye Arabia Saudite nga pikëpamja e shumicës së irakianëve dhe sidomos të shiitëve konsiderohet si faktor që krijon trazxira në Irak.

Influenca në Irak është një prej objektivave të Arabisë Saudite. Ky vende vitet e fundit nëpërmjet mbështetjes financiare për grupet politike sunite, deri tani nuk ka arritur qëllimet e veta. Afrimi me disa grupe politike shiite është një strategji e re e Arabisë Saudite për të influencuar dhe depërtuar në Irak. Për momentin Arabia Saudite duke krijuar lidhje me qeverinë e Hejdar Ebadi dhe me grupet politike shiite si lëvizja Sadr, nga njëra anë mundohet të dobësojë unitetin e shiitëve të Irakut dhe nga ana tjetër duke mbështetur financiarisht grupet shiite mundohet të krijojë bindjen se Al Saud nuk ka pikëpamje sektare kundrejt politikës dhe shtetit irakian. Për të arritur qëllimet e veta, Arabia Saudite ka nisur të zgjerojë influencën e saj në Basra dhe Naxhaf që janë zona kryesisht të banuara nga shiitët. Arabia Saudite duke u mbështetur në potencialin e saj ekonomik dhe duke qenë e informuar për nevojat e Irakut për investime në ekonomike, mundohet të ketë ndikim dhe luajë një rol në rindërtimin e Irakut pas dëbimit të ISIS. Me pak fjalë Arabia Saudite, procesin e rindërtimit po e përdor si mundësi për tu futur në Irak dhe për të thithur pas vetes figurat e njohura të Irakut dhe në fund ushtrimin e influencës së saj në këtë vend.

 

Një prej qëllimeve të Arabisë Saudite në 15 vitet e fundit është pengimi i forcimit të pozitës së shiitëve në këtë vend. Deri tani realizimin e këtij qëllimi, Arabia Saudite e ka ndjekur duke mbështetur grupet politike sunite, duke mbështetur të mbeturit nga partia Bath dhe grupet sekulare me të cila ka lidhje edhe sot. Arabia Saudite në strategjinë e re të saj të rindërtimit të marrëdhënieve me Irakun, duke shtuar influencën e saj në Irak, është munduar të dobësojë pozitën e shiitëve në këtë vend. Zgjedhja e Thamer al-Soban si ambasadori i parë i Arabisë Saudite në irak, pas 27 vitesh ndërprerjeje marrëdhënies diplomatike, kishte për qëllim zbatimin e kësaj strategjie të Riadit pasi al-Sobhan i cili ka qenë aktiv në sferën e shërbimeve sekrete, ai ka luajtur rol në ngritjen e protestave të vitit 2015 dhe 2016 kundër qeverisë irakiane. Kjo e detyroi qeverinë irakiane që ta shpallë ambasadorin saudit al-Sobhan si person non-grata dhe t’i kërkojë Riadit të zgjedhë një ambasador tjetër në vend të tij.

Sot kur Iraku ndodhet në prag të organizimit të zgjedhjeve të katërta parlamentare, zgjedhje që do të mbahen më 12 Maj, qeveria saudite po përpiqet që nëpërmjet elementëve të saj dhe disa grupeve politike si lëvizja Sadr dhe me mbështetjen financiare ndaj tyre, duke u dhënë mbështetje financiare grupeve tradicionale sunite dhe sekulare, si dhe duke hapur konsullatat në Naxhaf dhe Basra, të pengojë fitoren e koalicionit kryesor të varur nga shitët në Irak, siç është koalicioni al-Naser i kryesuar nga kryeministri Hejdar Ebadi, koalicioni al-Fat’h i kryesuar nga Hadi Ameri dhe në veçanti të pengojë fitoren e koalicionit qeveria e ligjit e kryesuar nga Nuri Maleki. Përveç kësaj Arabia Saudite mundohet të paktën të thyejë dominimin e koalicioneve shiite në parlamentin irakian. Një prej qëllimeve të tjera të Arabisë Saudite në procesin për rindërtimin e marrëdhënieve me Irakun, është dobësimi i pozitës së Republikës Islamike të Iranit. Me ndryshimin e sistemit politik të Irakut në vitin 2003, marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut për shkak të faktorëve të ndryshëm si identiteti fetar, pësuan ndryshime të mëdha dhe në këtë mes Republika Islamike e Iranit është i vetmi shtet që thekson në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut dhe mbështet qeverinë irakiane në luftën kundër terrorizmit. Arabia Saudite e konsideron Iranin rivalin e saj kryesor në rajon dhe për këtë duke rindërtuar marrëdhëniet me Irakun, mundohet të pengojë forcimin e marrëdhënieve të këtij vendi me Iranin. Ibrahim al-Merashi, profesor historie i Lindjes së Mesme në universitetin e Kalifornisë, beson se Arabia Saudite duke rindërtuar marrëdhëniet e saj me Irakun shiit, synon të dobësojë influencën e Iranit në Irak.

Në emisionin e ardhshëm do të njihemi me pengesat, sfidat dhe pasojat e rindërtimit të marrëdhënieve të Arabisë Saudite dhe Irakut.