Objektivat dhe pasojat e operacionit Fitorja e Artë në Hadida
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i78956-objektivat_dhe_pasojat_e_operacionit_fitorja_e_artë_në_hadida
Arabia Saudite ka nisur një valë të re sulmesh ushtarake në Jemen duke sulmuar qytetin Hadida. Në këtë emision do të njihemi më shumë me zhvillimet në këtë qytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2018 04:36 Europe/Tirane

Arabia Saudite ka nisur një valë të re sulmesh ushtarake në Jemen duke sulmuar qytetin Hadida. Në këtë emision do të njihemi më shumë me zhvillimet në këtë qytet.

Lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit ka nisur më 26 mars 2015. Edhe pse në atë kohë regjimi saudit mendonte të kryente një luftë të shkurtër, mirëpo sot kur kanë kaluar 40 muaj nga kjo luftë, akoma nuk shihet ndonjë perspektivë e qartë për përfundimin e saj.

OKB në raportin e marsit 2018, në përfundim të trevjetorit të nisjes së luftës kundër Jemenit, ka deklaruar se në këtë luftë në formë direkte janë vrarë 10 mijë civilë dhe janë plagosur 40 mijë të tjerë. Mirëpo vetëm në vitin 2017 rreth 50 mijë fëmijë jemenas, d.m.th. 130 fëmijë në ditë janë vrarë në formë të drejtpërdrejtë ose indirekte nga lufta në Jemen. Zyra e OKB për çështjet humanitare ka njoftuar se mbi 3 milion jemenas janë shpërngulur brenda vendit ndërsa 280 mijë të tjerë kanë shkuar në vende si Somalia dhe Xhibuti. Këta persona vuajnë nga mungesa e theksuar e ushqimeve, strehimit dhe kushteve shëndetësore dhe higjienike. Në të tilla kushte lufta e Arabisë Saudite dhe e EBA kundër qytetit Hadida në Jemen ka nisur prej 13 qershorit 2018.

David Ignacio, në një analizë të tij të quajtur “ Operacioni i fundit në Jemen” të publikuar në gazetën Uashington Post thotë: Sulm ndaj portit Hadida, është faza më e vështirë e luftës kundër Jemenit. Agresioni ndaj këtij qyteti ka nisur pas përpjekjeve të Arabisë Saudite dhe Emirateve për marrjen e kontrollit të këtij rajoni nëpërmjet ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe gjetjes së rrugëzgjidhjeve paqësore me grupin Houthi.

Një prej objektivave të Arabisë Saudite në sulmin kundër qytetit Hadida është heqja e kontrollit të grupit Houthi mbi këtë qytet. Qyteti Hadida pas kryeqytetit Sana është qyteti i dytë më i madh në Jemen dhe ai kontrollohet nga etnia Houthi. Hadida ka rëndësi të madhe strategjike dhe konsiderohet një prej poleve kryesore që lidh grupin Houthi me jashtë. Në perëndim të qytetit Hadida ndodhet deti i Kuq dhe anijet ndërkombëtare e shfrytëzojnë atë për transportimin e mallrave nga Evropa, Azia dhe Afrika. Në lindje të Hadida gjenden toka shumë pjellore dhe për këtë ajo konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore për Jemenin. Në veri të qytetit Hadida ndodhet terminali i naftës Ras Isa që është terminali kryesor i eksportit të mallrave në Jemen. Për këtë arsye nga aspekti financiar, porti i qytetit Hadida ka rëndësi tepër të madhe për lëvizjen Ansarullah dhe që nga marrja e kontrollit të këtij qyteti të ardhurat kanë qenë 1.2 milion dollarë. Selman Dusari, gazetar i afërt me Arabinë Saudite operacionin për rrethimin e qytetit Hadida e ka quajtur operacioni i Ndarjes së Kokës nga Trupi. Arabia Saudite dhe EBA po mundohen të marrin kontrollin e qytetit Hadida me qëllim që të plotësojnë rrethimin detar të Jemenit dhe të ndërpresin burimet financiare për këtë vend. Ndërkohë paga e punonjësve të ish qeverisë së Mansur Hadid, nuk është paguar prej 20 muajsh dhe përkeqësimi i punës në portin Hadida dhe ulja e të ardhurave nga porti mund të krijojë probleme të shumta financiare për qeverinë e dorëhequr të Jemenit.

Një prej qëllimeve të Arabisë Saudite dhe EBA në luftën kundër qytetit Hadida është pushtimi i qytetit në fjalë dhe plotësimi i rrethimit detar të Jemenit, si dhe përqendrimi i lëvizjes Ansarullah vetëm në kryeqytetin Sana. Duke qenë se Hadida është vetëm 140 km larg kryeqytetit Sana, pushtimi i këtij qyteti mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt rrethimit të kryeqytetit. Gazeta Rai Today në një prej analizave të saj mbi luftën në Hadida shkruan: Ansarullah e di mirë se humbja e kontrollit mbi qytetin Hadida është sikur të hapësh portat e Sanas për forcat e koalicionit Saudit-Emiratas. Objektivi kryesor i Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në luftën kundër qytetit Hadida është ushtrimi i presioneve dhe kthimi i lëvizjes Ansarullah në kornizat e rezolutës 2216 të ks të OKB. Një prej pikave të kësaj rezolute është që lëvizja Ansarullah të tërhiqet nga zonat e kontrolluara prej saj dhe të dorëzojë armët. Kjo lëvizje pushtetin duhet t’ia dorëzojë qeverisë së dorëhequr të Mansur Hadid. Pra me fjalë të tjera ky është edhe objektivi kryesor i Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit të nisur në vitin 2015.

Në këto kushte lind pyetja se cilat janë pasojat e agresionit të Arabisë Saudite dhe të EBA në luftën kundër qytetit Hadida. Një prej pasojave më të rëndësishme të agresionit kundër qytetit Hadida është përshkallëzimi i katastrofës njerëzore në Jemen. 70% e importeve të Jemenit kryhen nëpërmjet qytetit Hadida. Në kohën kur më shumë se 22 milion jemenas d.m.th. ¾ e popullsisë së vendit ka nevojë për ndihma ushqimore, 8 milion jemenas vuajnë nga uria dhe nuk dinë se si duhet t’i plotësojnë nevojat e tyre. Nga ana tjetër lufta kundër Jemenit ka përkeqësuar gjendjen akoma më shumë dhe e ka ulur tejmase mundësinë e futjes së anijeve tregtare në portin Hadida. Në kushtet kur 1 milion jemenas vuajnë nga sëmundja e kolerës, qyteti Hadida gjendet i rrethuar nga 5 rajone të prekura nga kjo sëmundje. Pra lufta në Hadida mund të bëhet shkak për përkeqësimin e gjendjes dhe shkatërrimin e plotë të rrjetit shpërndarës të ujit dhe i derdhjes së ujërave të zeza gjë që shton rrezikun e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. 1/3 e 400 mijë fëmijëve jemenas që vuajnë nga kequshqyerja, jetojnë në qytetin Hadida. Në këto kushte Elias Diab, një prej funksionarëve të OKB në Jemen ka theksuar nevojën e domosdoshme të hapjes së portit Hadida.

Lufta kundër qytetit Hadida është futur në javën e tretë në kohën kur princi saudit kujtonte se në një kohë të shkurtër do të arrinte të merrte kontrollin e qytetit port dhe do të dëbonte lëvizjen Ansarullah. Mirëpo përllogaritjet e Muhamed bin Selman ishin të gabuara pasi lëvizja Ansarullah ka rezistuar dhe ka shkuar përtej duke sulmuar Riadin me raketa. Ibrahim Darivsh, në artikullin e gazetës Kods Arabic me qendër në Londër ka thënë: Princi, Muhamed bin Selman i Arabisë Saudite, në mars të vitit 2015 nisi luftën kundër Jemenit me pretekstin e dëbimit të etnisë Houthi nga Sana kryeqyteti i Jemenit dhe kthimin e Mansur Hadid në pushtet. Sulmi ndaj Jemenit ishte planifikuar të përfundonte brenda disa javësh me realizimin e objektivave të luftës. Mirëpo lufta e parashikuar për disa javë u kthye në një luftë shkatërrimtare. Kjo luftë sot kur kanë kaluar 3 vjet nga nisja e saj jo vetëm që nuk ka forcuar sigurinë në kufijtë e Arabisë Saudite por qytetet e këtij vendi i ka rrezikuar nga raketat që lëshohen pa ndërprerje nga jemeni. Lufta në Hadida gjithashtu nisi me plane dhe përllogaritje të gabuara, pasi forcat e koalicionit saudit kujtonin se do t’i jepnin goditje të rëndë lëvizjes Ansarullah dhe mbështetësve të saj dhe më pas duke lëvizur në drejtim të Sanas do t’i jepnin fund një herë e përgjithmonë çështjes. Mirëpo lëvizja Ansarullah ashtu siç kujtonte koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite, nuk u dorëzua lehtë dhe në të tilla kushte ekziston mundësia e nisjes së një lufte tokësore në portin Hadida, së cilës koalicioni saudit i evitohet. Pra një nga pasojat e luftës në Hadida është përshkallëzimi i disfatës së Arabisë Saudite dhe i aleatëve të saj në luftën kundër Jemenit dhe shtimi i kërcënimeve kundër Riadit.

Padyshim lufta e Arabisë Suadite dhe e Emirateve kundër qytetit Hadida ka nisur me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve evropiane. Sipas raportit të gazetës Le Figaro të Francës, forcat speciale franceze mbështesin forcat emiratase në këtë luftë. Në të njëjtën kohë Abdul’malek Houthi, lider i lëvizjes Ansarullah ka deklaruar se Ameirka dhe regjimi sionist janë mbështetësit kryesor të luftës kundër Jemenit. Ru Khana përfaqësues i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë, pasi e ka cilësuar katastrofike fazën e re të luftës në Jemen, deklaroi së ndërhyrja e qeverisë Trump në katastrofën e Jemenit është e qartë. Sipas tij me futjen e Donald Trump në shtëpinë e bardhë, Arabia Saudite dhe Emiratet kanë gjetur guximin që të shtojnë sulmet e tyre kundër Jemenit. Bashkëpunimi i ushtrisë amerikane në këtë luftë është zgjerua dhe tani Kasat Jeshile janë futur në fushën e betejës.