Gaza, simbol i rezistencës palestineze
20 Janari, në kalendarin zyrtar të Republikës Islamike të Iranit, është shënuar si dita e konferencës me temë "Gaza simbol i rezistencës palestineze", për shkak të rezistencës së armatosur të popullit palestinez kundër regjimit sionist dhe fitores së popullit palestinez kundër këtij regjimi agresiv, duke e bërë Gazën simbol i mbrojtjes kombëtare përballë lakmisë së armiqve të huaj.
E rastin e kësaj dite, Irani ka organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi rezistencën anti-izraelite të popullit palestinez në Rripin e rrethuar të Gazës. Eventi ndërkombëtar i quajtur "Gaza, simboli i rezistencës", u mbajt në Teheran të dielën më 20 Janar, sponsorizuar nga Shoqata iraniane për mbrojtjen e kombit palestinez në bashkëpunim me Agjencinë e lajmeve Kuds dhe Organizatën e kulturës dhe marrëdhënieve islamike. Duke iu drejtuar konferencës, nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se regjimi izraelit ndjek vetëm politika agresive dhe mizore por nuk do të ketë fat tjetër , përveç disfatës. "Nuk kemi dyshim se rezistenca do të arrijë fitore përballë regjimit izraelit," shtoi ai. Nënpresidenti i Iranit vuri në dukje përpjekjet e vendeve arabe, veçanërisht të Egjiptit, për të çliruar Palestinën dhe tha: "Këto vende u përpoqën të avancojnë negociatat dhe luftën për çlirimin e Palestinës në bazë të nacionalizmit arab, por ato dështuan". Megjithatë, lëvizjet e rezistencës, të cilat janë themeluar në dekadat e fundit, kanë arritur të formojnë rezistencën palestineze bazuar në vlerat islamike, theksoi zyrtari iranian. Ai tha se regjimi izraelit tani ka ndikim në SHBA dhe vende të tjera, por së shpejti do të mposhtet, sepse po shkon drejt greminës.
Nga ana e saj, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës iraniane për Mbrojtjen e Kombit Palestinez, Zahra Mostafavi tha se konferenca po zhvillohet në Iran në një kohë që vendet në Lindjen e Mesme, veçanërisht Palestina, po përjetojnë zhvillime të reja. "Ekuacionet rajonale kanë ndryshuar krejtësisht dhe fronti i rezistencës ka arritur të krijojë një ekuilibër të ri me armikun sionist", tha Mostafavi. Ajo shtoi se qeveria e SHBA, si mbështetësi kryesor dhe më i rëndësishëm i regjimit izraelit, ka pësuar humbje në vendet e rajonit si Iraku, Siria dhe Afganistani, duke shtuar se marrëveshja e propozuar nga SHBA për Palestinën e quajtur marrëveshja e shekullit nuk ishte gjë tjetër, veçse një komplot, i cili është shkatërruar para zbatimit të tij. Nga ana e tij, Kryetari i parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë në plan ta bëjnë Izraelin forcën dominuese në Lindjen e Mesme me anë të komplotit të marrëveshjes së shekullit, por Irani është i vendosur ta denoncojë atë. "Ata e kanë quajtur atë 'marrëveshjen e shekullit' për të arritur një numër objektivash të mëdha. Qëllimi i tyre i parë është rritja e fuqisë së Izraelit në rajon. ... Qëllimi tjetër është të përfundojë historia e Palestinës duke u thënë refugjatëve palestinezë të qëndrojnë në vende të tjera dhe të mos kthehen në atdheun e tyre," tha Larixhani. Irani nuk do të lejojë që vendet që janë aleate të SHBA dhe që i shërbejnë regjimit izraelit duke mbështetur 'marrëveshjen e shekullit' të arrijnë diçka, paralajmëroi ai. "Ju jeni udhëheqës të vendeve myslimane, por dijeni se ne do të qëndrojmë kundër Izraelit dhe nuk do të lejojmë që marrëveshja e shekullit të realizohet në rajon", vuri në dukje Larixhani. Disa vende arabe kanë heshtur ndaj mizorive të Izraelit, ndërkohë që disa shtete muslimane thjesht kanë zgjedhur të mbyllin sytë dhe disa të tjerë madje kanë deklaruar se regjimi sionist ka të drejtë ligjore për t'u mbrojtur. Por mbrojtja legjitime është vetëm e drejtë e një vendi ose një kombi që zotëron një tokë, ndërsa regjimi sionist nuk ka të drejtë të tillë për territorin e pushtuar.
Në lidhje me këtë, Abu Muxhahid, një zyrtar i komiteteve të rezistencës palestineze, tha se miti i pathyeshmërisë së regjimit sionist dhe i ushtrisë së tij përballë rezistencës palestineze është thyer. Ebu Obeidi, zyrtar i Brigadave Izzedin Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze (Hamas), gjithashtu theksoi se fitorja e Gazës është një moment i rëndësishëm në arritjen e fitores përfundimtare të Palestinës. Kamal Khatib i Lëvizjes Islamike të Autoritetit Palestinez vlerësoi gjithashtu fitoren e rezistencës palestineze ndaj regjimit sionist në Gaza dhe e cilësoi atë si një ndryshim në fatin e kombit palestinez dhe të kombeve arabe dhe islamike. Në nëntor 2018 në Rripin e Gazës nisi një konflikt i ashpër , pas ekspozimit të një operacioni të fshehtë të forcave izraelite në Gaza. Shtatë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë në këtë operacion. Dhuna ka vazhduar për dy ditë me shkëmbime të ndërsjella zjarri që kanë rezultuar me së paku shtatë njerëz të tjerë të vrarë. Grupet e Rezistencës Palestineze thanë se pas këtij konflikti kanë pranuar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe se do ta respektojnë atë nëse edhe Izraeli bën të njëjtën gjë. Netanjahu e mbështeti vendimin për armëpushim. Strategjia e Rezistencës palestineze dhe detyrimi i regjimit sionist që të pranojë armëpushimin në Gaza, krijoi mosmarrëveshje të thella brenda kabinetit qeveritar të regjimit sionist. Këto mosmarrëveshje u thelluan aq shumë saqë Avigdor Liberman, ministër i luftës i Izraelit u detyrua të japë dorëheqjen duke e përballur kabinetin e regjimit sionist me rrezikun e shpërbërjes. Kreu i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se dorëheqja e ministrit të luftës të regjimit sionist ishte një fitore politike për Gazën dhe Gaza krijoi me rezistencën e vet shkaktoi tërmet brenda regjimit sionist.
Fitorja e rezistencës, e cila pati një ndikim negativ në moralin e sionistëve, dha një rezultat pozitiv në frymën dhe të ardhmen e kombeve arabe dhe islamike. Kështu, fitoret e rezistencës ndaj regjimit sionist, që ndodhën brenda kuadrit të komponentëve të Revolucionit Islamik të Iranit, frymëzuan fillimin e një raundi të ri të kryengritjeve popullore në rajon kundër regjimeve diktatoriale në vitin 2011. Sot, një realitet i quajtur zgjimi islam ka dalë nga brendësia e popullit palestinez dhe çështja palestineze hyri në një ekuacion të ri. Në një situatë të tillë, është detyrë e vendeve islamike, e elitave të botës islame dhe e organizatave popullore, si dhe e çdo njeriu liridashës që të mbrojë rezistencën e popullit palestinez deri në fitoren përfundimtare dhe të denoncojnë krimet e regjimit sionist para gjithë botës. Sot, populli i Rripit të Gazës është ngritur me guxim kundër pushtuesve dhe protestat e banorëve të Gazës po shkatërrojnë plotësisht të ashtuquajturën "marrëveshje të shekullit". Sigurisht, caktimi i një dite ndërkombëtare për rezistencën në Gaza është një iniciativë tjetër nga Irani për të mbështetur luftën e popullit palestinez, dhe ka ofruar mundësinë që bashkësia ndërkombëtare të marrë masa të koordinuara dhe efektive për të mbrojtur popullin palestinez, veçanërisht banorët e Gazës të cfilitur nga lufta dhe nga rrethimi total i këtij rajoni.