Kriza në marrëdhëniet Indi-Pakistan pas sulmit terrorist në Pulwama
(last modified Sat, 23 Mar 2019 10:23:41 GMT )
Mars 23, 2019 11:23 Europe/Tirane
  • Kriza në marrëdhëniet Indi-Pakistan pas sulmit terrorist në Pulwama

Të nderuar dëgjues ashtu siç jeni në dijeni, këto ditë marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit janë tensionuar shumë dhe në rang botëror kanë krijuar shqetësimet mbi nisjen e mundshme të një lufte mes këtyre vendeve. Në këtë emision do të njihemi me pasojat e kësaj krize, ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim.

Sulmi terrorist i 14 shkurtit ndaj trupave indiane në Pulwama, në Kashmir, ka bërë të mundur  përballjen edhe një herë mes qeverive të Nju Delhi dhe Islamabadit. Në këtë sulm, u vranë 44 ushtarakë. Qeveria e Nju Delhi, duke e akuzuar Pakistanin për përfshirjen në këtë sulm terrorist dhe duke kërcënuar këtë vend, në shenjë hakmarrjeje ka bërë përpjekje për të izoluar Pakistanin sa më shumë që të jetë e mundur. Pas sulmit, qeveria lokale Jammu dhe Kashmirit mori përsipër përgjegjësinë për garantimin e sigurisë së pesë udhëheqësve të Kashmirit, përkatësisht Mirawah Omar Farooq, Abdul Ghani Bhat, Bilal Loon, Hashem Qureishi dhe Shabir Shah, duke i pajisur ata makina dhe mjete të veçanta. Ministri i brendshëm indian Gehenat Singh icili pas sulmit terrorist udhëtoi për në Kashmir e kontrolluar nga India, deklaroi se disa nga elementet e kësaj zone kanë lidhje me grupet terroriste të tilla si ISIS.

Përveç kësaj, ministri i Ekonomisë i Indisë Aaron Jitali njoftoi se Nju Delhi ka hequr Pakistanin nga lista e shteteve miqësore dhe ka imponuar një tarifë doganore prej 200% për mallrat e importuara nga Pakistani. Eksportet pakistaneze në Indi përllogariten rreth 500 milionë dollarë në vit. Kryeministri indian Naderna Moody në një fjalim kërcënues, ka thënë se terroristët dhe mbështetësit e tyre kanë bërë një gabim të madh dhe për këtë ata duhet të paguajnë çmimin që do të rrisë gjasat e një operacioni ushtarak indian kundër bazave militante në Pakistan. Në vitin 2016, pas një sulmi militant në Kashmir ku humbën jetën 19 ushtarë indianë, ushtria e Indisë nisi një ofensivë ushtarake në tokën pakistaneze, ku sipas zyrtarëve indianë, u vranë 35 militantë dhe 9 ushtarakë pakistanezë. Kjo çështje, së bashku me mbështetjen e SHBA për të drejtën e Indisë për tu mbrojtur kundër sulmeve terroriste në Pulwama, ka ngritur shqetësime në Pakistan rreth një sulmi ushtarak të Indisë në tokën pakistaneze. Për këtë arsye, Kryeministri Imran Khan paralajmëroi Nju Delhin dhe ftoi Indinë për të diskutuar mbi pasojat e ndonjë ndërhyrjeje ushtarake indiane në tokën pakistaneze.

Mirëpo qeveria e Indisë ka mbyllur çdo dritare për dialog politik me Pakistanin duke e thirrur ambasadorin e saj nga Islamabadi. Prandaj, qeveria pakistaneze i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të reduktojnë nivelin e krizës duke ndërhyrë në këtë çështje. Kërkesa e Indisë për shtetasit pakistanezë që janë rezident në shtetin Rajasthan për t'u larguar nga India, tregon një rritje të nivelit të tensionit në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve. Përveç kësaj hakimi 20 faqeve pakistaneze të internetit nga hakerët nga India dhe zgjerimi i konfliktit ndaj kërcënimeve kibernetike, si dhe kërcënimi i Nju Delhi për të prerë rrjedhën e lumenjve kufitarë me Pakistanin, dëshmon përhapjen e gjerë të tensioneve midis Nju Delhit dhe Islamabadit, të cilat nëse vazhdojnë akoma mund ta bëjnë akoma më të vështirë menaxhimin e krizës.

Kriza e Kashmirit përveç sulmit të fundit terrorist në Pulwama, është tensionuar edhe me vizitën e kryeministrit indian Narendra Moody në Kashmir e kontrolluar nga India, si dhe nga biseda telefonike mes Ministrit të Jashtëm pakistanez dhe Mir Vaez Omar Farooq të Kashmirit me rastin e ditës së solidaritetit me kashmirët. Në marrëdhëniet e Nju Delhit me Islamabad, vizita e zyrtarëve të lartë indianë në Kashmirin e kontrolluar nga India ka shkaktuar tensione politike dhe të sigurisë në rajon. Kriza e Kashmirit ka nisur që nga viti 1947, në kohën e pavarësisë së Indisë dhe Pakistanit, për shkak të dallimeve mes dy vendeve për aneksimin e Jammu dhe Kashmirit . Këta dy vende kanë luftuar dy herë sa i përket pronësisë së Kashmirit. Aktivitetet e grupeve të Kashmirit filluan ta detyrojnë Indinë të tërhiqet nga Kashmiri që nga viti 1989 dhe qeveria pakistaneze nuk e mohon mbështetjen e saj për grupet e Kashmirit.

Jar Partzarrati, një ekspert për çështjet politike  në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve thotë:

"Nën rrethanat aktuale, nuk mund të pritet përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, veçanërisht pasi marrëdhëniet ushtarake dhe qeveritare në Pakistan janë shumë të mira".

Megjithatë, reagimi i qeverisë indiane ndaj sulmit terrorist në Pulwama është shumë i ndryshëm nga e kaluara pasi qeveria e Indisë duket se po përpiqet të implikojë një ndërhyrje të mundshme ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe regjimit sionist  kundër Pakistanit.

Pas sulmit të vitit 2008 në Mumbai, i cili vrau më shumë se 160 njerëz, qeveria indiane bëri përpjekje të gjera për të afruar bashkësinë ndërkombëtare me veten e saj në qëndrimet kundër Pakistanit, por pa arritur ndonjë rezultat ndërsa tani duket se qeveria indiane synon të ushtrojë presione ndaj qeverisë pakistaneze me mundësin e nisjes së një operacioni ushtarak. Nga ana e tij, Pakistani zyrtarisht mohon çdo përfshirje në sulmin terrorist në Pulëama dhe i ka kërkuar qeverisë së Indisë të provojë pretendimet e saj në këtë drejtim.

Duke pasur parasysh se gjatë sulmit terrorist në Pulwama, Islamabadi ishte mikpritës i princit kurorë të Arabisë Saudite Muhamed bin Selman, përfshirja e Pakistanit në sulmin mund të jetë pika më e palogjikshme e këtij vendi. Megjithatë, duke pasur parasysh se grupi i Jaish Muhamed ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj Pulwama , grup që është i bazuar në Kashmir e Pakistanit, qeveria indiane akuzon këtë vend, në veçanti agjencinë e inteligjencës të inteligjencës pakistaneze (ISI), për planifikimin e sulmit.

Lalit Man Singh, diplomati i shquar i Indisë, thotë:

"Një strukturë politike vendase në Islamabad mbështet ushtrinë pakistaneze për të arritur qëllimet e tyre" Disa qarqe politike gjithashtu e shohin sulmin terrorist ndaj ushtarakëve indianë si akt të atyre grupeve që përfitojnë nga përshkallëzimi i krizës dhe i tensioneve në marrëdhëniet indiano-pakistaneze dhe përdorin çdo mundësi për të ushqyer tensionet në marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve. Kriza në Kashmirin e kontrolluar nga India zakonisht rëndohet kur ekziston një vrimë ose një hezitim nga ana e të dyja palëve të krizës për të ulur tensionet. Plaga e sulmit terrorist ndodhi në kohën kur kryeministri pakistanez Imran Khan ka shprehur në mënyrë të përsëritur vullnetin e tij për të negociuar me qeverinë indiane.

Edhe pse kjo kërkesë është refuzuar vazhdimisht nga autoritetet indiane, insistimi i Imran Khanit e vë qeverinë e Indisë në një disavantazh për t'iu përgjigjur opinionit publik rreth kundërshtimit të kërkesës së Pakistanit.

Disa qarqe nuk përjashtuan mundësinë që bin Selman të kryejë një udhëtim në Indi pas vizitës në Pakistan për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve mes Islamabadit dhe Nju Delhit. Mirëpo duke pasur parasysh sulmin në Pulwama ekziston mundësia e mospranimit të Indisë edhe nëse ai synon të realizojë këtë plan ndërmjetësues. Megjithatë sulmi terrorist ndaj ushtarakëve indianë në Kashmirin e kontrolluar nga India, mund të bëhet shkak për nisjen e një lufte mes Pakistanit dhe Indisë nëse situata nuk menaxhohet siç duhet nga pala indiane. Përveç kësaj qeveria e Pakistanit duke lidhur çdo reagim ushtarak të Indisë nga paqes në Afganistan, përveçse implikon më shumë palë në krizën mes Islamabadit dhe Nju Delhit, ajo mundohet ta mbajë procesin e paqes në Afganistan në një status-quo. Kjo tregon fuqinë e Pakistanit në çështjet e rajonit duke treguar se në rast se nuk garantohen interesat e këtij vendi, procesi i vendosjes së sigurisë dhe paqes në Afganistan ndërpritet. Megjithatë marrja e kontrollit të sigurisë nga qeveria lokale e Kashmir dhe sulmet e indianëve radikalë ndaj myslimanë në Jamu dhe Kashmir mund të përshkallëzojë akoma më shumë situatën dhe të shtojë mundësinë e nisjes së një lufte të gjithanshme mes dy fqinjëve me fuqi bërthamore dhe kjo mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Ajo çka shqetëson akoma më shumë qarqet politike të rajonit rreth rrezikut të shtimit të tensioneve mes Indisë dhe Pakistan është afrimi i zgjedhjeve në Indi dhe në këtë mes kryeministri aktual i Indisë për të thithur pëlqimin e indianëve radikalë mund të ndërmarrë veprime kundër Pakistanit, veprime që mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të lënë pasoja të parikuperueshme. Kristofer Kelari ekspert i çështjeve të Indisë në Nju Jork thotë: Qeveria indiane në përgjigje të pritjeve të opinionit publik në vend mund të ndërmarrë një sulm të kufizuar brenda territorit pakistanez kundër paramilitarëve, gjë e cila do të ketë pasoja të rënda.

 

 

Tags