Jemeni në 5-vjetorin e zjarrit dhe gjakut (1)
Lufta e koalicionit saudite kundër Jemenit që filloi më 26 mars 2015, hyri në vitin e tij të pestë më 26 mars 2019. Ajo që ndodhi gjatë katër viteve të luftës së koalicionit saudit kundër Jemenit, vendit më të varfër arab, është një krim lufte. Në dy programe, do të shqyrtojmë disa nga krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit gjatë katër viteve të kaluara. Në këtë program, do të flasim mbi krimet e gjenocidit saudit kundër Jemenit gjatë katër viteve të fundit.
Winston Cercill, ish kryeministër i Anglisë, gjenocidin e ka quajtur krim pa fjalë. Për herë të parë në vitin 1933, Rafael Lemkin, ishte ai që ka përdorur termin gjenocid. Ai ka propozuar që zhdukja e një grupi etnik, fetar apo social nga juridiksioni ndërkombëtar të quhet krim. Lemkin këtë temë e ka trajtuar edhe në librin e tij të quajtur Roli i qeverive në Evropën e pushtuar në vitin 1944.
Rafael Lemkin dhe përdorimi i termit gjenocid
Sa i përket gjenocidit, dokumenti i parë zyrtar është ai numër 86(1) i miratuar nga OKB më 11 dhjetor i vitit 1946. Në rezolutën e gjenocidit theksohet mohimi i së drejtës të ekzistencës për të gjithë ose një pjesë të një grupi njerëzish. Kjo rezolutë, gjenocidin e përshkruan krim dhe nga të gjitha qeveritë e botës kërkohet që të nxjerrin ligje për të dënuar krimet nëpërmjet gjenocidit. Duke u bazuar në këtë rezolutë, në vitin 1948 Asambleja e Përgjithshme e OKB nxori konventën për prandalimin e dhe ndëshkimin e krimeve të gjenocidit. Në nenin e parë të kësaj konvente, gjenocidi është quajtur krim. Ky nen thekson se gjenocidi si në kushtet e paqes dhe të luftës, sipas dispozitave ndërkombëtare konsiderohet krim dhe palët angazhohen për ta parandaluar atë dhe ndëshkuar autorët gjenocidit. Në nenin 2 të kësaj konvente gjithashtu parashtrohet çështja e gjenocidit dhe thuhet se gjenocidi nënkupton çdo veprim që ka për qëllim të shkatërrojë të gjithë ose një pjesë të një grupi kombëtar njerëzish, etnie, race apo feje dhe përcaktohen kategoritë:
Vrasja e anëtarëve të një grupi
Dëmtimi serioz nga aspekti shëndetësor dhe shpirtëror i një grupi njerëzish
Vendosja e qëllimshme e një grupi njerëzish në kushte të papërshtatshme jetese që shkakton dëme fizike dhe trupore
Veprime që pengojnë dhe parandalojnë lindjen dhe shtimin e brezave të grupit
Transferimi i detyruar i fëmijëve të atij grupi në një grup tjetër
Përpara zbatimit të verdiktit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë verdikt i njohur si dispozitat e Romës të vitit 2002, janë organizuar shumë gjykata në të gjithë botën, ky gjenocidi është njohur krim. P.sh. gjyqi ndërkombëtar i Ruandës, gjenocidin në këtë vend e ka quajtur krimin e krimeve. Sa i përket rëndësisë së gjenocidit mjafton të themi se në dispozitën e Romës krimi i gjenocidit konsiderohet krimi i parë dhe kjo është rasti i parë që është konfirmuar nga të gjithë hartuesit e kësaj dispozite. Në nenin 6 të dispozitës Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në formë të veçantë dhe speciale përcakton gjenocidin dhe atë e përshkruan sipas nenit 2 të konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit të miratuar nga OKB në vitin 1948. Shumë raporte të organeve ndërkombëtare, theksojnë se ajo çka ka bërë koalicionit saudit kundër Jemenit në 4 vitet e kaluara, është e barabartë me gjenocidin e përcaktuar në nenin 2 të konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit dhe në nenin 6 të dispozitës së Romës.

Në 4 vitet e kaluara, koalicioni saudit ka kryer mbi 20 mijë sulme dhe bombardime ajrore kundër Jemenit. Këto bombardime kanë shkaktuar dëme të shumta në njerëz dhe materiale. Sa i përket numrit të viktimave, në raportin e qendrës juridike dhe të zhvillimit thuhet se në 4 vitet e kaluara nga sulmet e koalicionit saudit kanë humbur jetën dhe janë plagosur në formë direkte 35 mijë 856 jemenas. Në këtë raport thuhet se në 4 vitet e kaluara janë vrarë 15 mijë e 504 jemenas prej të cilëve 3 mijë e 677 janë fëmijë dhe 2 mijë e 361 janë femra ndërsa burra janë 9 mijë e 466 veta. Përveç kësaj në 4 vitet e kaluara janë plagosur 24 mijë e 352 persona prej të cilëve 3 mijë e 761 janë fëmijë, 2 mijë e 742 janë femra dhe 17 mijë e 849 janë meshkuj. Me fjalë të tjerë 1/3 e të vrarëve dhe të të plagosurve në Jemen janë fëmijë dhe femra. Ndërkohë në raport thuhet se 1/3 e sulmeve ajrore janë kryer kundër civilëve. Kjo është në kohën kur sipas raportit të UNICEF, në 4 vitet e kaluara në Jemen për shkak të bombardimeve dhe sëmundjeve, kanë humbur jetën 85 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç.
Për shkak të rrethimit total të vendosur nga Arabia Saudite kundër Jemenit, ky vend është kthyer në vendin me mungesën më të theksuar të ushqimeve në botë. Në negociatat e Stokholmit të mbajtura në dhjetor të vitit 2018 nën drejtimin e OKB, janë analizuar rrugët për t’i dhënë fund këtij rrethimi dhe bllokade. Qendër e bisedimeve ishte porti Hudejda, nga i cili futen 70% të ushqimeve në Jemen. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga nënshkrimi i akordit të Stokholmit, për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite, futja e ndihmave humanitare dhe ushqimeve nga porti Hudejda pothuajse ka qenë e pamundur. Sipas statistikave të OKB 80% e popullsisë 24 milionëshe e Jemenit d.m.th. mbi 12 milion fëmijë kanë nevojë të madhe për ndihma humanitare. Lise Grande koordinatorja e OKB për çështjet humanitare në Jemen ka thënë: më shumë se 10 milion jemenas janë vetëm një hap larg nga mungesa totale e ushqimit dhe vdekja, prej të cilëve 2 milion fëmijë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe higjienë dhe 46% e popullsisë nuk kanë qasje në ujë. Ndërkohë gjysma e fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja, për shkak se të gjitha burimet e ushqimeve si femrat dhe pikat e importit të ushqimeve janë bombarduar për 3 vjet me radhë. Çmimet e ushqimeve në Jemen janë aq të larta saqë të varfrit nuk kanë mundësi të paguajnë për ushqimet. Një tjetër problem me të cilin përballet Jemeni është sëmundja e kolerës. Sipas raporteve të organeve ndërkombëtare katastrofa më e madhe e regjistruar nga viti 1949 e deri më sot është katastrofa e kolerës në Jemen. Vetëm në vitin 2017 në Jemen mbi 1 milion jemenas janë infektuar nga kolera. Numri i të infektuarve është ulur në vitin 2018 por më vonë është rritur përsëri në korrik të vitit 2018 dhe vala e tretë e rritjes së numrit të të infektuarve me kolerë është regjistruar në janar të vitit 2019. Lise Grande koordinatore për çështjet humanitare të OKB në Jemen ka thënë se përgjatë 3 muajve të kaluar në këtë vend janë regjistruar 200 persona që kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës dhe të infektuar janë regjistruar 110 mijë njerëz. Për këtë ajo ka thënë se shkatërrimi i qendrave shëndetësore dhe i spitaleve në Jemen është e papranueshme. Në bazë të raportit të qendrës ndërkombëtare për shpëtimin e fëmijëve, në 2 javët e para të marsit 2019, 40 mijë jemenas janë infektuar me kolerën që në krahasim me një muaj më parë ka hasur rritje me 150%. Më shumë se 1/3 e këtij numri përbëhet nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Me fjalë të tjera rreth 1 mijë fëmijë jemenas preken nga sëmundja e kolerës për çdo ditë. Përveç kësaj përgjatë 4 viteve të kaluara, nga Jemeni janë shpërngulur rreth 2.5 milion njerëz.