Ekzekutimi i 37 personave brenda një dite në Arabinë Saudite
(last modified Tue, 30 Apr 2019 06:55:28 GMT )
Prill 30, 2019 08:55 Europe/Tirane
  • Ekzekutimi i 37 personave brenda një dite në Arabinë Saudite

Ministria e brendshme e Arabisë Saudite thotë se ka ekzekutuar 37 vetë në një ditë të vetme "në lidhje me krimet e terrorizmit", si një goditje e radhës e Princit të Kurorës Muhamed bin Selman kundër aktivistëve pro-demokracisë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe intelektualëve.

E përditshmja Okaz në gjuhën arabe, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ministria në fjalë, dënimi me vdekje u zbatua "mbi disa të akuzuar për shkak të ideologjive terroriste ekstremiste dhe formimin e qelizave terroriste për të korruptuar dhe shkatërruar sigurinë si dhe përhapjen e kaosit dhe provokimin e grindjeve sektare". Deklarata shtoi se ekzekutimet u zhvilluan në kryeqytetin Riad, qytetet e shenjta myslimane Mekë dhe Medinë, provincën qendrore Kasimi, provincën lindore të Asirit. Të dënuarit ishin të gjithë shtetas sauditë. Agjencia zyrtare e shtypit saudit (SPA) tha gjithashtu se disa nga të dënuarit u kryqëzuan pas ekzekutimit. Arabia Saudite është një prej vendeve më të akuzuara në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut.  Në mars të vitit 2016, pjesëmarrësit në simpoziumin e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, takim i organizuar nën monitorimin e Këshillit për të Drejtat e njeriut në Gjenevë, shteti i Arabisë Saudite është cilësuar shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në botë dhe me këtë rast i është kërkuar Riadit të ndryshojë politikat e tij mbi të drejtat civile.

Ilhan Omar kongresmene në Amerikë, disa kohë me parë Arabinë Saudite e ka cilësuar shkelësen më të madhe të të drejtave të njeriut në botë. Departamenti Amerikan i Shtetit në prill të vitit 2018 në raportin e tij vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë thotë: Shkeljet më të madha të të drejtave të njeriut që kanë kryer autoritetet e Arabisë Saudite janë vrasjet e jashtëligjshme, ekzekutimet me vdekje, torturat, arrestimi i avokatëve dhe juristëve, arrestimi i kundërshtarëve politikë, kufizimi i lirisë së shprehjes në internet, privimi i shtetasve sauditë për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira, trafiku i qenieve njerëzore dhe ushtrimi i dhunës dhe forcës ndaj femrave dhe diskriminimi gjinor.

Image Caption

Ekzekutimet e jashtëligjshme dhe të përsëritura të kundërshtarëve, është një prej shkeljeve më të hapura dhe të dënueshme të të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite. Analizimi i rasteve të ekzekutimeve me vdekje të 1 dekade të kaluara tregon se që nga koha e ardhjes në pushtet të Muhamed bin Selman, numri i ekzekutimeve me vdekje në Arabinë Saudite është shtuar dukshëm. Organizata Amnesty International në një raport të saj thotë se nga periudha 1985-2016, Arabia Saudite ka ekzekutuar me vdekje mbi 2 mijë persona që do të thotë se mesatarisht në vit janë ekzekutuar 65 njerëz. Në kohën kur në vitin 2010 janë ekzekutuar 27 persona në vitin 2016 d.m.th. para 2 vitesh në kohën kur Muhamed bin Selman mbante postin e ministrit të mbrojtjes dhe zv/trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite, janë ekzekutuar 139 persona. Në vitin 2017 janë ekzekutuar 147 persona ndërsa në vitin 2018 Arabia Saudite ka ekzekutuar me vdekje 149 persona. Pra në kohën kur në 3 dekada janë ekzekutuar me vdekje 2 mijë persona vetëm në 3 vitet e fundit në Arabinë Saudite janë ekzekutuar me vdekje 435 persona. Kjo tregon se përdorimi i metodës së ekzekutimit me vdekje të shtetasve në Arabinë Saudite është shtuar edhe më shumë. Një pikë e rëndësishme në këtë çështje është se të dënuarit me vdekje në dekadat e kaluara ishin kryesisht trafikantët e drogës mirëpo të akuzuarit kryesorë që kanë marrë dënime me vdekje në 3 vitet e kaluara janë kundërshtarët dhe kritikët e politikave të regjimit Al Saud. E përjavshme Nju Jork në një prej artikujve të saj shkruan: Me ardhjen në pushtet të Muhamed bin Selman në vitin 2015, numri i dënimeve me vdekje në Arabinë Saudite është shtuar dukshëm dhe përllogaritet i pashoq që nga vitet 90. Kjo është në kohën kur Muhamed bin Selman mundohet të paraqesë një imazh modern dhe të përparuar të shoqërisë në Arabinë Saudite. Perspektiva e Arabisë Saudite për vitin 2030 gjithashtu është hartuar nga Muhamed bin Selman dhe ka për qëllim rritjen ekonomik të vendit dhe krijimin e një shoqërie aktive.

Dënimi me vdekje i 37 personave në Arabinë Saudite. Një prej pasojave të këtij krimi është aspekti juridik.

Një prej pikave është akuza që rëndonte mbi personat e dënuar me vdekje. Personat në fjalë janë akuzuar për lidhje me terrorizmin dhe për ata është dhënë dënimi me vdekje. Kjo është në kohën kur përkufizimi i terrorizmit nga shteti në Arabinë Saudite ndryshon me përkufizimin botëror mbi terrorizmin. Ligji i luftës kundër terrorizmit i miratuar në fillim të vitit 2014 në Arabinë Saudite dhe i rishikuar më pas në vitin 2017, përmbledh shumë përkufizime rreth veprimeve terroriste. Organizata Human Rights Watch (HRW) lidhur me këtë thotë: Ligji i ri i luftës kundër terrorizmit përmbledh jashtëzakonisht shumë përkufizime mbi veprimet terroriste të cilat nuk përqendrohen vetëm në përdorimin e  dhunës por në këtë ligj përmblidhen edhe veprimet për krijimin e trazirave në rendin publik, veprimet që prishin sigurinë sociale dhe veprimet që kundërshtojnë shtetin. Ky ligj është hartuar nga shteti në Arabinë Saudite për të ndëshkuar kundërshtarët dhe aktivistët mbështetës të paqes. Organizata HRW, gjithashtu thotë: Ky ligj e lejon qeverinë që të gjithë kundërshtarëve të saj tu ngjisë emrin terrorist edhe në rast se kërkesat e këtyre kundërshtarëve përqendrohen në reforma, ndryshimi apo përballjen me korrupsionin në Arabinë Saudite. Ajo çka ndodhi kohët e fundit në Arabinë Saudite, d.m.th. dënimi me vdekje i 37 personave, konfirmon këtë analizë të HRW dhe vërteton se të dënuarit e akuzuar për lidhje me terrorizim janë dënuar vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta dhe se kanë kritikuar regjimin Al Saud. Sheik Nemer Bagher Al Nemer, një prej klerikëve të njohur në Arabinë Saudite, është akuzuar për mbështetjen ndaj terrorizmit dhe ka marrë dënimin me vdekje në Arabinë Saudite. Mirëpo realiteti qëndron se sheik Nemer është dënuar me vdekje vetëm për arsye se ka kritikuar politikat e regjimit Al Saud.

Pika e dytë është se procesi i ndëshkimit me vdekje në Arabinë Saudite është krejtësisht i padrejtë. Nga njëra anë të akuzuarit nuk kishin të drejtë të mbroheshin nga një avokat ndërsa gjyqi ndaj tyre është mbajtur i drejtuar nga shërbimet e sigurimit të Arabisë Saudite. Kanali televiziv amerikan CNN në raportin e tij për këtë rast thotë: Aktakuza e ngritur ndaj të dënuarve ka qenë e sajuar nën kushtet e torturimit të fortë dhe ajo është shkruar nga agjentët e sigurisë. Mishel Beshale komisar i lartë për të drejtat e njeriut në OKB ka dënuar ndëshkimi me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite dhe ka theksuar se procesi i drejtë gjyqësor ndaj tyre ka munguar dhe njëkohësisht ka shprehur shqetësimin mbi raportet se personat në fjalë kanë bërë pohime nën kushtet e torturimit të tyre.

Image Caption

Pika e tretë është forma e zbatimit të dënimit me vdekje. Të 37 personat e dënuar me vdekje në Arabinë Saudite janë ekzekutuar me prerjen e kokës ndërsa trupi i disa prej tyre është kryqëzuar. Kjo formë e ekzekutimit me vdekje nuk ekziston në asnjë vend tjetër dhe është vetëm Arabia Saudite ajo që përdor të tilla metoda. Alen Danken, zv/ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe pasi ka kritikuar metodën e përdorur nga Arabia Saudite për ekzekutimin e 37 të dënuarve me vdekje, këtë metodë e ka përshkruar të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme në një botë moderne. Ai ka shtuar se ky ekzekutim masiv është një “hap plotësisht mbrapa dhe ne e dënojmë atë”. Një prej çështjeve më të rëndësishme që lidhet me të tilla ekzekutime është objektivi i tyre. cili është objektivi që ndjek regjimi Al Saud me të tilla krime edhe pse ai kritikohet në bota? Është fakt se shteti i Arabisë Saudite është një prej shteteve që ka prirje të hapura sektare. Sistemi polik i Arabisë Saudite është i mbushur me diskriminimin e shiitëve në këtë vend. 33 nga 37 personat e ekzekutuar me vdekje më 23 prill 2019 në Arabinë Saudite ishin shtetas shiitë të këtij vendi. Disa qarqe analitike thonë se mes një sulmi terrorist ndaj një qendre të sigurisë në rajonin Zelfa që ndodhet 250 km në veri të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite dhe nxjerrjes së urdhrit për ekzekutimin me vdekje të 37 shtetasve saudit ka lidhje sepse sulmi terrorist ndodhi më datë 21 prill ndërsa urdhri është lëshuar më 23 prill. Disa thonë se sulmi terrorist i 21 prillit ishte programuar më herët për të krijuar ambientin e përshtatshëm për ekzekutimin me vdekje të 37 personave mes tyre 33 shtetasve shiitë të Arabisë Saudite. Një objektiv tjetër është se me ekzekutimin e këtyre personave, shteti i Arabisë Saudite u përcjell mesazh kundërshtarëve dhe opozitarëve si shiitë ashtu edhe atyre suni se nuk ka aspak frikë nga kritikat botërore dhe se çdo kritikë apo kundërshtim i tyre do të pasohet me vdekje. Në këtë kuadër aleanca Fat’h e Irakut e kryesuar nga Hadi Ameri me anë të një deklaratë këtë ngjarje e ka quajtur krim fisnor dhe ka thënë: Vrasja seri e personaliteteve shiite në gadishullin arabik është në kuadër të terroreve politike të organizuara dhe pjesë e veprimtarisë së pushtetit saudit për të shuar çdo lloj zëri që është kundër shtypjes dhe padrejtësisë dhe çdo lloj zëri protestues.

Pika përfundimtare është se shteti i Arabisë Saudite ka kryer këtë krim të madh në kohën kur ishte i sigurt se kritikat botërore janë thjeshtë verbale dhe se ndaj këtij regjimi nuk do të merrej ndonjë masë ndëshkuese pasi Donald Trump presidenti i Amerikës ndalon çdo veprim që është kundër regjimit Al Saud. Është fakt se shtimi i madh i numrit të ekzekutimeve me vdekje në Arabinë Saudite është për shkak të mbështetjes së gjithanshme të qeverisë amerikane për regjimin vrasës saudit, mbështetje që është bërë objekt mosmarrëveshjeje brenda në Amerikës sidomos mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. Kongresi amerikan ka nxjerrë 2 rezoluta kundër Arabisë Saudite ku në njërin prej tyre kërkohej ndërprerja e mbështetjes për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit dhe ku tjetra e përcakton princin Muhamed bin Selman përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Mirëpo presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur veton kundër të dy rezolutave. Kjo politikë e Uashingtonit e ka bërë regjimin Al Saud edhe më arrogant dhe i ka dhënë më shumë guxim që të shtojë dhunën dhe krimet e tij brenda dhe jashtë Arabisë Saudite në nivel të pashoq.