Zgjedhjet presidenciale në Afganistan dhe rezultatet e tyre
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:14:14 GMT )
Tetor 11, 2019 19:14 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet presidenciale në Afganistan dhe rezultatet e tyre

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan u mbajtën të shtunën më 27 shtator, me gjithë kërcënimet nga Talebanët.

Edhe pse 27 përqind e votuesve të kualifikuar hodhën votat në zgjedhjet presidenciale, sipas Komisionit të Pavarur Zgjedhor (IEC), mirëpritja e qarqeve rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, tregojnë se zgjedhjet presidenciale u organizuan në formë të suksesshme, veçanërisht nga forcat e sigurisë. Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, të cilat do të përcaktohen me ligj tre javë pas zgjedhjeve, pjesëmarrja e popullit afgan në kutitë e votimit do të eliminojë të gjitha kërcënimet e sigurisë, si dhe do të kundërshtojë çdo përpjekje për monopol etnik, të cilët kërkojnë të pengojnë demokracinë në Afganistan.

Nga këndvështrimi i qarqeve politike, prania e dy segmenteve në zgjedhjet presidenciale afgane është shumë domethënëse. Së pari, ata që humbën në zgjedhjet e mëparshme për shkak të anëtarësimit në grupin e Talebanëve dhe për shkak të dëmtimit nga gishtërinjtë e ngjyrosur që u prenë me thikën e tërbuar të grupit, por që u shfaqën përsëri më 27 shtator në kutinë e votimit dhe me këtë veprim treguan se populli afgan bënë thirrje për t'i dhënë fund luftës dhe për vendosjen e rregullit në kutitë e votimit për çdo ndryshim të pushtetit në vend, si dhe kërkon një mënyrë kushtetuese të jetës, duke u përpjekur për nacionalizëm në vend të etnisë pasi në këtë rrugë ata kanë dhënë edhe jetën e tyre. Khan Mansuri eksperti politik në Afganistan beson se me transparencën në numërimin e votave dhe me mbrojtjen e qeverisë, duhet të ndalet së luajturi me vullnetin e njerëzve shpresëdhënës.

Kategoria e dytë që ishte aktive në zgjedhjet presidenciale në Afganistan ishin gratë që, sipas raporteve të publikuara, patën një pjesëmarrje të madhe në kutinë e votimit. Gratë afgane, të cilat kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje që nga rënia e Talebanëve në vitin 2001, kanë qenë apasionante në kutinë e votimit përgjatë dy dekadave të fundit, duke kërkuar të njihen si një qytetare efektive, të përgjegjshme dhe brenda kufirit të të drejtave civile. Ish presidenti afgan Hamed Karzai gjithashtu u bëri thirrje grave afgane që të kishin një prani të fortë në zgjedhjet presidenciale për të konsoliduar akoma më shumë praninë e tyre në shoqërinë afgane.

Nga këndvështrimi i qarqeve politike dhe atyre që morën pjesë në votime, situata pas zgjedhjeve në këtë vend është shumë më e rëndësishme, më e ndjeshme dhe më e përgjegjshme sesa ishte përpara saj. Për shkak se përvoja zgjedhore e dy dekadave të fundit është dëmtuar nga mashtrimet, manipulimet dhe akuzat e kandidatëve ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, të cilët nuk kanë arritur të mbrojnë votat e njerëzve për shkak të  interesave vetiake dhe pikërisht kjo i ka dekurajuar votuesit dhe kandidatët në realizimin e sloganit të zgjedhjeve. Kjo do të thotë se mashtrimi dhe manipulimi i votave në zgjedhje është një mënyrë për të shoqëruar talebanët për të dekurajuar njerëzit nga votimi me metoda dhe taktika, rezultati i të cilave është pothuajse i njëjtë.

Një nga shqetësimet më kryesore është njoftimi i shumëpritur i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale afgane, i cili mund të hap derën e çdo ndërhyrje. Këtu ekzistojnë disa çështje të rëndësishme dhe të pritura për popullin afgan: Së pari, një kandidat i cili nuk ka arritur të fitojë votat e nevojshme pranon humbjen në zgjedhje dhe tregon se ai respekton rregullat e lojës në lidhje me kundërshtarët e tij. Së dyti, duke pranuar rezultatet e zgjedhjeve, për herë të parë në historinë afgane, nacionalizmi dhe respektimi i opinionit publik do të zëvendësojnë etninë dhe monopolin etnik dhe kjo do të vendosë emrin e tij përgjithmonë në faqet e historisë afgane.

Së treti, të gjithë kandidatët dhe rrymat politike që hynë në zgjedhje me slogane të gjalla, tërheqëse dhe konvergjente treguan se ata ishin plotësisht të vetëdijshëm dhe i pranuan kërkesat e demokracisë. Prandaj, respektimi i votës së votuesve është pritja e parë dhe më e rëndësishmja e njerëzve që të mos prishin shijen e tyre të ëmbël. Sipas rezultatit të sondazheve të mediave afgane transparenca në numërimin e votave është pritja e vetme e popullit.

Qytetarët e Afganistanit i kanë bërë thirrje Komisionit të Pavarur Zgjedhor të vendit që të deklarojë atë me guximin dhe fuqinë e vet fitoi shumicën e vërtetë të votave për t'u bërë presidenti i ri i vendit, në mënyrë që njerëzit e vendit të shpresojnë për një të ardhme politike ku vullneti i votës të sundojnë. Pritja e katërt e popullit afgan nga qeveria dhe zyrtarët zgjedhorë është të përmirësojë qëndrimin rajonal dhe ndërkombëtar të vendit duke mbrojtur votat e popullit dhe duke mos u dhënë përparësi  rrjedhave individuale dhe monopolit individual.

Sidoqoftë, Afganistani po kalon nga faza e dhunës së përgjakshme dhe e ekstremizmit në fazën e vendosjes së paqes dhe demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe në këtë mes zgjedhjet janë simboli më i rëndësishëm i kësaj faze. Ndikimi i tij në fatin e Afganistanit padyshim që do të varet nga performanca e qeverisë afgane dhe komisionit zgjedhor (IEC) për të zëvendësuar përshtatshmëritë etnike me interesin kombëtar dhe për t'i dhënë fund përgjithmonë frikës së manipulimit të votave dhe për ta sjellë gjeneratën e ardhshme të afganëve në një prosperitet dhe shtet të lirë me funksionarë të përgjegjshëm dhe intelektualë.

Mesazhi i vërtetë i njerëzve në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje në Afganistan ishte se ata janë të lodhur nga lufta, vrasja dhe pasiguria dhe kjo është arsyeja pse ata u përgjigjen pozitivisht ftesës së qarqeve politike dhe zyrtarëve për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të vendit me anë të zgjedhjeve. Ata kanë vepruar dhe tani i takon zyrtarëve të qeverisë t'i përgjigjen besimit të popullit.

 

Tags