Deklarata e Balfourit, njollë turpi në histori
2 Nëntori 1917 përkon me lëshimin e Deklaratës Balfour nga Sekretari i atëhershëm për Punë të Jashtme të Anglisë. Nxjerrja e kësaj Deklarate ishte një njollë e madhe turpi në histori. Vrasja e shumë myslimanëve palestinezë dhe pushtimi i tokës së tyre të ligjshme nga sionistët ishte një nga pasojat e këtij komploti ogurzi.
Në këtë emision të veçantë me rastin e "Përvjetorit të Deklaratës së Balfour", ne do të shqyrtojmë shkaqet dhe arsyet e kësaj ngjarje dhe do të analizojmë rrymat e krijuara për të shkatërruar identitetin e Islamit në kontekstin e projektit "Marrëveshja e Shekullit".
Deklarata e u nënshkrua në 2 nëntor 1917 nga sekretari i atëhershëm britanik Arthur James Balfour i njohur si Walter Rothschild, një politikan sionist dhe anëtar i Dhomës së Lordëve të Britanisë. Deklarata Balfour i referohej "qëndrimit pozitiv" të Londrës për të krijuar atë që u quajt shtëpia kombëtare për izraelitët në tokën palestineze. Deklarata Balfour, në të vërtetë emri i letrës së Arthur James Balfour, në të cilën ai u zotua të përdorë të gjitha përpjekjet e vendit të tij për të krijuar një atdhe kombëtar për hebrenjtë në Palestinë. .Në atë kohë, Palestina ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Theodore Hertzel në kongresin e parë sionist të botës më 29 gusht 1897 në Zvicër ka thënë: "Ne duam të hedhim gurin e themelit për një shtëpi që një ditë do të bëhet shtëpia e kombit hebre". Njëzet vjet më vonë, u zbulua roli ogurzi i Britanisë në krijimin e një qeverie të paligjshme izraelite në zemër të Palestinës, duke e bërë atë fillimin e një përpjekjeje për të vendosur regjimin okupues sionist. Me anë të masave koloniale, Britania në të vërtetë krijoi kushtet për formimin e regjimit sionist. Përveç Britanisë, Franca dhe vendet e tjera perëndimore morën pjesë në këtë komplot. Mbi rrënjët historike të okupimit të Palestinës nga sionistët dhe faktorët që fshihen pas kësaj, Sheiku "Akram Sabri", imami i Xhamisë al-Aksa thotë: Në lidhje me këtë, unë duhet të theksoj Deklaratën Balfour të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar, që në fakt është një mashtrim kundër popullit palestinez. Nxjerrja e kësaj deklarate, rezultoi me zgjerimin e pranisë së hebrenjve në territorin palestinez, në koordinim me Britaninë dhe sionizmin botëror. Që nga ajo kohë, populli dhe kombi palestinez kanë vuajtur shumë nga pasojat e asaj deklarate ogurzi. Mirëpo, përveç palestinezëve edhe bota arabe dhe islamike gjithashtu janë ndikuar rëndë nga pasojat e lëshimit të kësaj deklarate. Regjimi okupator izraelit që nga formimi i tij në 1948 gjithmonë ka ndjekur dy qëllime:
Qëllimi i parë ishte të fitonte legjitimitet, ndërsa ishte ende pushtues, por kjo nuk është arritur sepse rezistenca palestineze ka sfiduar legjitimitetin e regjimit izraelit.
Qëllimi i dytë i Izraelit ishte sundimi mbi Kodsin që është kibla e parë e myslimanëve dhe shkatërrimi i identitetit islam të Kodsit dhe të Palestinës.
Politikat koloniale britanike, përfshirë deklaratën Balfour, në fakt janë shkaktarë të konflikteve dhe gjakderdhjes në zemrën e tokave islamike për dekada me radhë. Ish sekretari anglez i shtetit Jack Strow në një intervistë të tij thotë: Shumë çështje me të cilat përballet bota sot, siç është lufta arabo-izraelite dhe madje edhe kriza e Kashmirit, janë rezultat i kolonializmit britanik në të kaluarën. Situata e palestinezëve në përgjithësi dhe veçanërisht ajo e refugjatëve palestinezë, përfaqësojnë mizoritë sioniste të përcaktuara në deklaratën Balfour. Me deklaratën e Balfourit, britanikët krijuan kushtet për okupimin e territoreve palestineze. Faqja e lajmeve Al-Arabi al-Jadid në një artikull të autorit palestinez Samir al-Zuban, shkruan: Një shekull pas deklaratës së Balfourit, kjo deklaratë vazhdon të jetë një nga krimet më të mëdha të kolonialistëve britanikë, të cilët përgjatë historisë kanë kryer krime të panumërta kundër popujve të kolonive të tyre.
Regjimi Sionist gjatë këtyre viteve ka dëbuar dy të tretat e popullsisë palestineze dhe shkatërroi 550 qytete dhe fshatra palestineze dhe kreu spastrim etnik. Ky regjimi deri më tani ka kryer 180 krime të regjistruara kundër popullit palestinez. Gjatë këtyre viteve, populli palestinez ose është shpërngulur ose i është nënshtruar diskriminimit dhe kërcënimeve intensive në territoret e okupuara ose janë është përballur me një rrethim total dhe të gjithanshëm. Këto krime kundër njerëzimit, me kalimin e kohës nuk janë anashkaluar dhe nuk do të harrohen kurrë. Nuk ka dyshim se çlirimi i kombit të shtypur palestinez nga kjo mizori e madhe është një detyrë njerëzore, fetare dhe etike dhe të gjitha shoqëritë njerëzore si qytetarë të bashkësisë ndërkombëtare janë të detyruar të ndërmarrin masa konkrete në këtë çështje. Ajo që është e sigurt është se e drejta e vetëvendosjes është një komponent i njohur ndërkombëtarisht i të drejtave të njeriut, i cili gjithashtu theksohet Karta e të Drejtave të Njeriut e OKB.
Lideri Suprem i Iranit Ajetollah Ali Khamenei në lidhje me këtë ka propozuar organizimin e një referendumi për çështjen palestineze. Në një fjalim para një grupi profesorësh dhe studiuesish të universiteteve, ai deklaroi: Ne gjithmonë kemi thënë se për të përcaktuar llojin e qeverisjes në shtetin historik të Palestinës, duhet t'i referohemi opinionit publik në një mënyrë që është pranuar në formë universale dhe të gjithë palestinezët e vërtetë, qofshin myslimanë, hebrenj apo të krishterë, të cilët kanë qenë në territorin palestinez për të paktën 80 vjet, duhet të marrin pjesë në referendum qofshin ata brenda apo jashtë territoreve të okupuara. Udhëheqësi Suprem, gjithashtu këtë vit duke ju drejtuar me një mesazh pelegrinëve të Shtëpisë së Zotit; duke theksuar se çështja palestineze është në pararojë të të gjitha çështjeve politike për myslimanët, deklaroi: Mizoria më e madhe e shekullit të kaluar, ka ndodhur në Palestinë. Në këtë mizori të dhimbshme, kombit palestinez iu konfiskua gjithçka si atdheu, toka e tij, shtëpia dhe ferma e tij dhe pronat, dinjiteti dhe identiteti i tij. Ky komb me ndihmën e Zotit nuk pranoi humbjen dhe nuk u përçara dhe sot është edhe më entuziast dhe kurajoz se dje, por rezultati i punës kërkon ndihmën e të gjithë myslimanëve. Në këtë mesazh, ai dënoi planin mashtrues “ Marrëveshja e Shekullit” të projektuar nga Amerika tiranase dhe shoqëruesit e saj tradhtarë, të cilën e konsideroi si një krim kundër shoqërisë njerëzore dhe u bëri thirrje të gjithëve që të marrin pjesë aktivisht në mposhtjen e këtij kurthi të armikut dhe tha: "Me besimin dhe mbështetjen tek Zoti, ai plan dhe të gjitha truket e tjera të frontit të arrogancës janë të destinuar të dështojnë përballë frontit të rezistencës".