Palestina vend i shenjtë për të gjitha fetë (1)
(last modified Tue, 12 May 2020 08:07:04 GMT )
May 12, 2020 10:07 Europe/Tirane
  • Palestina vend i shenjtë për të gjitha fetë (1)

Palestina është djep i feve monoteiste dhe vend ku kanë jetuar dhe vepruar profetët e mëdhenj të Zoti.

Palestina është djep i feve monoteiste dhe vend ku kanë jetuar dhe vepruar profetët e mëdhenj të Zoti. Vendi i Palestinës ka një lashtësi mijëra vjeçare dhe është një prej vendeve në të cilin janë formuar civilizimet e para njerëzore. Vendi i Palestinës, shtrihet në pjesën më perëndimore të kontinentit të Azisë dhe në lindje të Detit Mesdhe dhe kufizohet me Egjiptin, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin. Ky vend përgjatë historisë ka qenë vendbanim i myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve. Arkeologët në disa rajone të Palestinës gjatë gërmimeve të tyre kanë gjetur kocka dhe skelete të njerëzve më primitiv që me studimet e kryera mbi ato, ata kanë përcaktuar se ato kocka i përkasin një periudhe mbi 12000 vjet para erës së re. Përveç kësaj, disa qytete të Palestinës gjithashtu konsiderohen prej qyteteve më të lashtë të botës, qytete të tilla janë si Ariha, Maxhd dhe Gaza.

Pozita gjeografike e vendit të Palestinës

Për shkak të pozitës gjeografike, zhvillimi i punës dhe bujqësisë, emigrimi drejt këtij vendi ka filluar që nga mijëra vjet para erës së re. Në historinë e Palestinës thuhet se rreth 2500 vite para erës së re, disa fise arabe kanë emigruar nga gadishulli arabik në drejtim të territoreve siç është Palestina. Ato fise ishin arabët Ken’anij. Në këtë mënyrë banorët e parë të njohur në vendin e Palestinës, ishin arabët Ken’anij dhe vendi i Palestinës nëpërmjet tyre është njohur edhe me epitetin “Toka e Ken’anijve”. Ata nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë në territoret e begatshme dhe të bukura të Palestinës, kanë plotësuar nevojat e zakonshme të jetës së tyre dhe duke krijuar lidhje tregtare me fiset e tjera, kanë  ndërtuar themelet e para të një civilizimi të lashtë.

Fiset arabe Ken’anij kanë ndërtuar rreth 200 qyteteve duke përfshirë edhe qytetet e njohura si Kods dhe Nablos. Mirëpo Palestina nga aspekti i pozitës së dalluar gjeografike, tokës pjellore dhe vendeve të shenjta që posedon, përgjatë historisë gjithnjë ka qenë arenë e konflikteve dhe luftimeve të ndryshme. Në shekullin 13 para erës së re, disa fise luftarake nga ishulli i Kretës dhe Deti Egje kanë hyrë në Palestinë dhe emri origjinal i tyre është Pelest. Në mbishkrimet që kanë mbetur nga Ramsesi i Tretë, këto fise janë përmendur me emrin Pulasti që është rrënja kryesore e Palestinës. Puastinët në shekullin 12 ose 13 para erës së re, nga ishujt e Detit Mesdhe (sipas shumë gjasave nga ishulli Krete) dhe nga rajonet e tjera të Detit Mesdhe, kanë ardhur në rajonet e Palestinës dhe janë vendosur në brigjet mes Jafa dhe Gaza. Sipas burimeve historike, qytetet dhe vendbanimet e para në të cilat kanë banuar ata ishin portet dhe qytetet Ashtut, Ashkalun, Gaza, Akrun dhe Xhet.

Është interesant të dihet edhe fakti se në këtë rajon janë zbuluar enë të punuar prej dheu të cilat i kanë punuar Pulastinët duke imituar mjeshtrit grekë të punimit të enëve prej dheut. Pikturat e punuara mbi enët prej dheu tregojnë se Pulastinët kanë qenë njerëz luftarakë. Ata kishin pranuar besimin e arabëve Ken’anij dhe adhuronin hyjnitë e Ken’anijve të tilla si Dajgun, Ba’l dhe Ashtar. Pulastinët gjithashtu kishin aftësi të mëdha në nxjerrjen e xeheve të metaleve si të hekurit dhe përpunimin e tyre dhe në ndërtimin e mjeteve luftarake nga hekuri, ata nuk kishin rival. Ata gjatë sulmit të Jusha nga populli Beni Israil që synonte ta pushtonte vendin e Palestinës, kanë treguar një mbrojtje të fortë deri në atë masë sa që edhe në librin Teorat disa herë është folur për këtë çështjeje.

Shaul ishte mbreti i parë i popullit Beni Israil i vili në betejën e parë të tij me Pulastinët arriti në në fitore, mirëpo Pulestinët në një betejë tjetër ngadhënjyen kundër ushtrisë së Shaulit në rajonin Xhalbu’a dhe i dhanë fund mbretërisë së tij ndërsa Shauli dhe djali i tij bënë vetëvrasje për shkak disfatës që pësuan.

Vendi i Palestinës

Besimi në njëshmërinë e Zotit, ka filluar me hyrjen e Hazretit Ibrahim a.s. në Palestinë. Profeti Ibrahim a.s. ishte një prej profetëve të mëdhenj (Ulul-Adhm) i cili rreth 1900 vite para erës së re ka emigruar nga Iraku dhe është vendosur në territoret e Palestinës. Hazreti Ibrahim a.s. është një prej profetëve të mëdhenj hyjnor dhe posedon Sheriat (Lidh) dhe mësime të shenjta dhe kishte një vullnet dhe vendosmëri të palëkundur në rrugën e tij dhe ka bërë përpjekje të mëdha në përhapjen e besimit në Një Zot. Hazreti Ibrahim a.s. ishte pionier i besimit monoteist në mesin e fiseve të ndryshme të cilët ose ishin idhujtarë ose adhuronin trupa qiellor si hënën dhe diellin. Ibrahimi a.s. me të hyrë në territoret e Palestinës është vendosur në qytetin Al-Khalil (Hebron).

Hazreti Ibrahim a.s. jo vetëm që ishte pionier i besimit monoteist, por ai ishte edhe themelues i bindjes fetare për të sakrifikuar fëmijën e vet. Ibrahimi a.s. me urdhrin dhe vullnetin e Zotit, së bashku me ata të cilët i besonin atij, u largua nga qyteti Avar dhe shkoi në qytetin Ken’an dhe atje u vendos për të jetuar. Ai në Ken’an u përball me njerëz të cilët kishin zakone në kundërshtim me virtytet njerëzore. Ata i sakrifikonin fëmijët e tyre për perëndit e veta si Malukh ose Maluk. Ky ishte një prej zakoneve të fiseve Ken’anij të cilin e zhduku Hazreti Ibrahimi a.s..

Hazreti Ibrahim a.s. me gruan e tij të parë Sara, kishte një djalë të cilin e kishte emëruar me emrin Is’hak dhe para tij me bashkëshorten e tij të dytë që quhej Haxher kishte lindur Hazreti Ismaili a.s..

Hazreti Ja’kub ishte i biri i Hazretit Is’hak. Nga Hazreti Ja’kub kanë lindur disa fëmijë që njëri prej tyre ishte Hazreti Jusef a.s. i cili ishte profet i zgjedhur nga Zoti. Ai në Egjipt ka ftuar njerëzit në besimin në një Zot dhe ka larguar ata nga idhujtaria dhe kështu ngjalli zemërimin e klerikëve të faltoreve të idhujtarisë, mirëpo ngadhënjeu ndaj të gjithë atyre. Hazreti Jusef a.s. gëzonte edhe një postë dhe pozitë të lartë në sistemin shtetëror të Egjiptit dhe në këtë mënyrë i ka shërbyer popullit. Hazreti Ja’kub a.s. dhe bijtë e tij në periudhën e madhërishme të Hazretit Jusef a.s., u shpërngul në Egjipt. Bijtë e Hazretit Ja’kub a.s. qëndruan në Egjipt dhe shumë vite më pas së bashku me Profetin Musa a.s., u kthyen në Palestinë.  

Hazreti Musa a.s. ishte biri i Imranit i cili ishte prej nipave të Hazretit Ja’kub a.s.. Ai është dërguar në pozitën e Profetit 500 vite pas Hazretit Ibrahim a.s.. Atë e quajtën me emrin Musa a.s. sepse djepi i tij që ishte vendosur në ujë, u ndal pranë një peme brenda në ujë. Emri i nënës së tij ishte Jukhabid dhe emri i saj është përmendur edhe në librin Teorat. Hazreti Musa a.s. ka lindur në Egjipt dhe në kohën e një Faraoni shumë gjakpirës dhe arrogant dhe më pas së bashku me fisin e vet ka shkuar në territoret e Palestinës.

Profetët e popullit Beni Israil në territoret e Palestinës janë përkushtuar në udhëzimin e dhe edukimin e popullatës së atyre rajoneve. Mirëpo populli Beni Israil më shumë se çdo popull tjetër kanë bërë padrejtësi dhe dhunë ndaj profetëve të tyre dhe nuk kanë përfillur udhëzimet dhe fjalët e tyre, ndërsa edhe i kanë vrarë profetët e Zotit. Fiset Beni Israil pendoheshin dhe hapeshin portat e mëshirës hyjnore për ata, mirëpo përsëri mohonin dhe rebeloheshin ndaj mirësive hyjnore dhe largoheshin nga rruga e drejtë dhe nuk kujtonin Zotin dhe në fund përfundonin me ndëshkimin hyjnor.

Në kohën e Hazretit Davud a.s. dhe sidomos në periudhën e Hazretit Sulejman a.s., fiset Beni Israil arritën në një zhvillim të madh. Në realitet, kulmi i zhvillimit dhe fuqisë së popullit Hebre ishte në periudhën e sundimit të Hazretit Sulejman a.s. dhe kishin në pushtimin e vet një pjesë të madhe të tokave dhe vendeve të zhvilluara. Mirëpo sjellja morale arrogante e hebrenjve dhe mosmarrëveshjet që u krijuan mes tyre, u bënë shkak që ata të përçahen dhe të shpërndahen dhe kjo rezultoi me shkatërrimin e pushtetit të tyre brenda disa viteve. Pas vdekjes së Hazretit Sulejman, u krijuan luftime dhe konflikte mes hebrenjve dhe banorëve të atyre rajoneve dhe u formuan dy shtete, njëri në veri me emrin Israil me kryeqytet Samerija dhe tjetri në jug me emrin Jehuda me kryeqytet Jerusalemin. Lufta dhe gjakderdhja mes këtyre dy shteteve arriti kulmin e vetë dhe ky konflikt përfundoi me vendosjen e sundimit të Asirianëve mbi shtetin e Israilit. Shteti i Jehudas gjithashtu u shkatërruar nga mbretit Bakht Al-Nasr të keldëve Babilonisë dhe hebrenjtë u robëruan.

Në librin Teorat janë përmendur shumë beteja dhe luftëra të cilat i kanë zhvilluar Pulastinët kundër hebrenjve pushtues dhe uzurpues. Në një periudhë tjetër, bizantinët me pranimin e fesë së krishterë, gjithashtu kanë zhvilluar luftëra me hebrenjtë dhe kanë vrarë shumë prej tyre. Në këtë mënyrë, prania e hebrenjve në Palestinë mori fund dhe ata u shpërndanë nëpër rajone të ndryshme të botës.