Arsyeja dhe qëllimet e negociatave të reja të Irakut dhe Amerikës
(last modified Sun, 28 Jun 2020 06:58:53 GMT )
Qershor 28, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Arsyeja dhe qëllimet e negociatave të reja të Irakut dhe Amerikës

Me shtimin e kërcënimet kundër forcave ushtarake amerikane në Irak dhe gjithashtu me ftohjen e marrëdhënieve Bagdad-Uashington, të dy vendet kanë rënë dakord për zhvillimin e negociatave të reja që këto negociata kanë filluar nga 11 qershori. Në këtë program do të shqyrtojmë arsyen e negociatave të reja dhe qëllimet e Amerikës dhe Irakut në këto negociata.

Arsyeja negociatave të reja

Një pyetje e rëndësishme është kjo që për çfarë arsye Iraku dhe Amerika kanë filluar negociata të reja?

Çështja e negociatave të reja të Amerikës dhe Irakut tani është paraqitur me kërkesën e Amerikës. Sulmi terrorist i qeverisë amerikane që vrau gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave Hashd Sha'bi të Irakut dhe disa shoqërues të tyre më datë tre janar të vitit 2020, është pikëfillim i shtrimit të presionit dhe kërcënimit kundër pranisë ushtarake amerikane në Irak. Pasojat e këtij veprimi terrorist nuk ishte vetëm sulmi raketor i Republikës Islamike të Iranit kundër bazës ushtarake të Amerikës në Ajnul-Asad të Irakut dhe thyerja e superfuqisë ushtarake të Uashingtonit, por edhe prania ushtarake amerikane në Irak është përballur me kërcënim serioz nga ana e grupeve të ndryshme të këtij vendi dhe kështu Amerika u detyrua të mbyllë disa baza të saj ushtarake në Irak dhe forcat ushtarake të saj t'i transferojë në baza më të mëdha. Megjithëkëtë, urrejtja ndaj Amerikës nuk përfundoi vetëm me mbylljen e disa bazave ushtarake të saj, sepse populli dhe disa grupe politike irakiane theksojnë dhe insistojnë në largimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku. Ushtrimi i presionit mbi forcat ushtarake amerikane në Irak është bërë shkak që Uashingtoni të paraqesë çështjen e negociatave të reja me Bagdadin.

Amerika ka bërë përpjekje që presionin kundër forcave ushtarake të saj në Irak ta transferojë në presion mbi qeverinë e Irakut. Iraku në rrethanat aktuale po përballet me disa probleme të rëndësishme. Iraku nga aspekti politik po përballet me një problem struktural, do të thotë me strukturën politike etnike dhe fisnore, prandaj kjo çështjeje ka qenë e dukshme sidomos gjatë gjashtë muajve të fundit gjatë procesit për zgjedhjen e kryeministrit të ri të këtij vendi. Ky vend edhe nga aspekti ekonomik po përballet me shtimin e varfërisë dhe papunësisë dhe këta janë faktorët kryesor për organizimin e protestave gjatë tetorit të kaluar kundër qeverisë së ish-kryeministrit Adel Abdulmahdi.

Rënia e madhe e çmimit të naftës dhe reduktimi i të ardhurave ekonomike si dhe përhapja e epidemisë Covid-19 që u bë shkak për mbylljen e shumë bizneseve dhe vendeve të punës, ka shtuar edhe më shumë problemet ekonomike të Irakut. Nga aspekti i sigurisë gjithashtu edhe pse janë ndalur protestat qytetare, mirëpo ekziston mundësia për rifillimin e këtyre protestave përsëri sidomos me afrimin e verës dhe ngrohjes së klimës.

Qeveria e Amerikës duke qenë e vetëdijshme për këtë këto rrethana të Irakut, ka paraqitur propozimin për negociata të reja në mënyrë që ta shfrytëzojë këtë situatë për të marrë më shumë privilegje nga qeveria e Bagdadit dhe për të reduktuar presionin kundër forcave ushtarake të saj në këtë vend. Në këtë mënyrë, negociatat e Uashingtonit dhe Bagdadit, janë negociata që zhvillohen nën presion. Amerika në vitin 2014, me pushtimin e disa rajoneve të Irakut nga ana e grupit terrorist ISIS dhe me shtimin e kërcënimit ushtarak kundër Irakut, ka nënshkruar një marrëveshje të re me këtë vend, ndërsa tani duke shfrytëzuar kërcënimet njëkohësisht politike, ekonomike dhe të sigurisë, po synon të nënshkruajë një marrëveshje të re me Bagdadin.

Hejdar Arab Al-Musavi një prej analistëve të çështjeve politike të Irakut, beson se: "Uashingtoni ka zgjedhur pikërisht këtë kohë për zhvillimin e negociatave në mënyrë që rrethanat aktuale dhe presionin ekzistues mbi Irakut dhe forcat kombëtare irakiane dhe sidomos kërcënimin e sigurisë dhe krizën ekonomike dhe epideminë Covid-19, t'i shfrytëzojë në favor të vet":

Qëllimet e Amerikës nga negociatat

Një pyetje tjetër e rëndësishme është kjo që cilat janë qëllimet e Amerikës dhe Irakut në këto negociata të reja? Qeveria e Amerikës gjatë këtij procesi të negociatave po ndjek disa qëllime të caktuara.

Së pari, qëllimi më i rëndësishëm i Amerikës në negociatat e reja me Irakun, është sigurimi i legjitimitetit të vazhdueshëm për praninë e vetë ushtarake në Irak. Prania e forcave ushtarake amerikane në Irak po përballet me shtimin e protestave të qytetarëve dhe grupeve politike të këtij vendi dhe irakianët këtë prani ushtarake e konsiderojnë shembull të pushtimit dhe ndërhyrjes në çështjet e brendshme të këtij vendi. Aktualisht amerikanët me anë të negociatave të reja po mundohen të sigurojnë favore të tilla si garantimi i shëndetit të ushtarëve, siguria e ambasadës dhe garantimi i sigurisë së kompanive amerikane. Marrja e këtyre favoreve të tilla nga pikëpamja e Uashingtonit, do të thotë legjitimitet i vazhdueshëm i pranisë ushtarake amerikane në Irak. Prandaj, edhe pse disa burime kanë deklaruar se zgjerimi i bashkëpunimit politike dhe marrëdhënieve ekonomike janë gjithashtu prej qëllimeve të Amerikës në negociatat e reja me Irakun, mirëpo Uashingtoni synon nënshkrimin e një pakti të ri të sigurisë me Bagdadin dhe risistemimin e pranisë ushtarake amerikane në territorin e Irakut.

Së dyti, Amerika synon që grupet politike shiite që besojnë në rezistencë me në krye organizatën Hashd Sha'bi të largohen nga struktura e pushtetit politik ose të paktën të reduktohet prania e tyre në skenën e zhvillimeve politike. Uashingtoni po bënë përpjekje të mëdha që një gjeneratë e re e liderëve politikë të marrin pushtetin në Irak ose të paktën të paraqiten në skenën politike të cilët do të jenë shiitë sekular dhe ta varur nga Amerika. Amerikanët në negociatat e reja kanë parasysh këtë çështjeje në mënyrë serioze edhe nëse nuk publikohet kurrfarë informacioni ose raporti në këtë drejtim.

Së treti, Amerika në negociatat e reja po bënë përpjekje që të ushtrojë presion mbi Irakun për ripërkufizimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Nga pikëpamja e Uashingtonit, Irani para rrëzimit të regjimit Ba'th të Sadam Husejnit në vitin 2003 është përballur me sfidën dhe kërcënimin e këtij regjimi, ndërsa pas vitit 2003, ishte i shqetësuar nga shndërrimi i Irakut në një bazë ushtarake amerikane, mirëpo sot Republika Islamike e Iranit jo vetëm që nuk po përballet me ndonjë kërcënim të veçantë nga ana e Irakut, por po ndjek në mënyrë serioze forcimin e marrëdhënieve me këtë vend dhe Bagdadi dhe Teherani kanë marrëdhënie miqësore në zgjerim e sipër. Amerika në negociatat e reja me Irakun, po mundohet të ushtrojë presion mbi qeverinë e këtij vendi që të reduktojë marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.  

Qëllimet e Irakut në negociatat e reja me Amerikën

Një pyetje tjetër e rëndësishme është kjo që cilat janë qëllimet e Irakut në negociatat e reja me Amerikën? Siç duket delegacioni negociator i Irakut çështjen e pranisë së forcave amerikane në territorin e Irakut e ka vendosur në krye të programit të punës gjatë negociatave me Amerikën. Duke marrë parasysh se kërcënimi i ISIS në Irak është reduktuar në masë shumë të madhe, praktikisht çështja e pranisë ushtarake të Amerikës në Irak, më nuk ka ndonjë kuptim. Në rast se delegacioni negociator i Irakut thekson dhe insiston në largimin e forcave ushtarake amerikane nga territori i këtij vendi, Uashingtoni do të ndjekë politikën e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Irakut dhe shtimin e problemeve ekonomike të këtij vendi nëpërmjet faktorëve dhe mekanizmave të ndryshëm. Prandaj, duket se qeveria e Irakut për të reduktuar presionet e brendshme sidomos presionet nga ana e grupeve të rezistencës, të paktën do të ndjekë me seriozitet reduktimin e numrit të forcave ushtarake amerikane në Irak gjatë këtyre negociatave. Një funksionar irakian ka deklaruar se në projektin e marrëveshjes strategjike, Amerika ka futur reduktimin e forcave ushtarake të saj në Irak, mirëpo nuk janë përcaktuar detajet e këtij reduktimi të forcave ushtarake.

Përveç kësaj, qeveria e Irakut e cila po përballet me shtimin e problemeve ekonomike, po mundohet që në negociatat e reja me Amerikën të marrë më shumë favore ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që Iraku në këtë vit do të përballet me rritje ekonomike -4.7%, me mungesë buxhetore 39 miliardë dollarë (që është i barabartë me 22% të prodhimit të brendshëm të përgjithshme të këtij vendi). Mustafa Al-Kadhimi mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Irak dhe të ulët edhe një herë në postin e kryeministrit të këtij vendi vetëm nëse mund të reduktojë problemet ekonomike të këtij vendi. Prandaj, marrja e favoreve ekonomike duket se është prej qëllimeve të rëndësishme të qeverisë së Irakut në negociatat e reja me Amerikën.