Dëgjohet këndimi i bukur i Ezanit nga xhamia Aja Sofia
(last modified Sat, 01 Aug 2020 08:49:48 GMT )
Gusht 01, 2020 10:49 Europe/Tirane
  • Dëgjohet këndimi i bukur i Ezanit nga xhamia Aja Sofia

Të premten më 24 qershor të vitit 2020, pas 86 viteve, përsëri u dëgjua këndimi i bukur i ezanit nga altoparlantët e xhamisë Aja Sofia.

Të premten më 24 qershor të vitit 2020, pas 86 viteve, përsëri u dëgjua këndimi i bukur i ezanit nga altoparlantët e xhamisë Aja Sofia. Me padyshim se zemra e njerëzve të përmalluar që jetojnë rreth e rrotull kësaj xhamie, ka ndryshuar pulsin me të dëgjuar këndimin e bukur të ezanit nga muezini ndërsa ata të cilët nga largësia kanë dëgjuar kthimin e këtij monumenti të bukur historik në funksionin e vet origjinal, janë gëzuar jashtë mase. Pas disa dekadave, ky vend i shenjtë përsëri u kthye në një vend për kryerjen e adhurimit dhe lutjeve nga ana e besimtarëve. Çështjeje me rëndësi në këtë ndryshim është mirëpritja e njerëzve nga dëgjimi i këndimit të ezanit të besimit në një Zot dhe nga organizimi i ceremonisë madhështore të namazit të së premtes në xhaminë Aja Sofia. Pas publikimit të këtij lajmi, shumë qytetarë të Turqisë janë mbledhur rreth kësaj xhamie dhe janë gëzuar për këtë vendim të marrë si dhe kanë uruar njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Xhamia Aja Sofia është një kryevepër e arkitekturës dhe natyrisht një monument shumë i rëndësishëm nga periudha e Bizantit dhe Perandorisë Osmane. Objekti i xhamisë Aja Sofia në periudhën e Perandorisë Bizantine është ndërtuar me urdhrin e bashkëshortes së perandorit Gjustinian I e cila quhej Theudora. 10 mijë punëtorë kanë punuar përgjatë 5 viteve dhe nën mbikëqyrjen e 100 mjeshtërve dhe arkitektëve derisa e kanë ndërtuar plotësisht këtë monument. Ky objekt si një kishë, është konsideruar një prej vendeve më të bukura historike dhe fetare të Stambollit.

Emri “Aja Sofia” do të thotë urtësi e shenjtë. Në kohën kur Kostandinopoja u pushtua nga forcat osmane, kjo kishë me urdhrin e sulltanit osman, u shndërrua në xhami dhe në atë kohë këtij objekti i janë shtuar edhe minaret. Përgjatë viteve të ndryshme, ky objekt disa herë është meremetuar dhe rindërtuar.  Prej këtyre ndryshimeve mund të përmendet meremetimi që është kryer në kohën e Kemal Ataturk. Me propozimin e tij, në vitin 1934, xhamia Aja Sofia u shndërrua në muze. Me këtë vendim, u mblodhën tapetet e xhamisë dhe u hoqën të gjitha levat dhe tablotë mbi të cilat ishin të shkruar emrat Allah, Hazreti Muhamed s.a.v.s, emrat e katër khalifëve të parë dhe emri i Imam Hasanit (a.s.) dhe të Imam Husejnit (a.s.) në mënyrë që atmosfera spirituale e këtij monumenti të shndërrohet në atmosferën e një muzeu. Mirëpo kur dëshiruan të largojnë këto leva nga kjo xhami dhe t’i dërgojnë në një xhami tjetër, për shkak se ato kishin dimensione shumë të mëdha, nuk arritën e t’i kalojnë nga dera dhe nuk munden të largojnë asnjë prej tyre. Prandaj ata u detyruan që t’i vendosin ato në një qoshe njërën mbi tjetrën. Pas një kohe, në vitin 1949, këto leva përsëri u vendosen në mure dhe zbukuruan këtë monument historik.

Xhamia Aja Sofia

Fati i Aja Sofias është i lidhur me historinë politike të Turqisë. Një vështrim i shkurt mbi historinë e Turqisë, tregon shumë qartë se ekzistojnë dy lloj vështrime të ndryshme ndaj çështjes së fesë në këtë vend. Në periudhën e Perandorisë Osmane, perandorët duke e quajtur veten “Khalife”, kanë bërë përpjekje që në emër të fesë të sundojnë mbi popullin. Në këtë periudhë, kisha Aja Sofia u shndërrua në xhami. Me shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhe formimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, Mustafa Kemal Ataturk, lideri i pavarësisë së Turqisë, mori pushtetin. Ai ishte përkrahës i sekularizmit dhe nacionalizmit dhe menjëherë ka filluar përpjekje të gjera për t’u përballur me fenë dhe fetaristët. Me urdhrin e tij, në vitin 1934, xhamia Aja Sofia u shndërrua në muze. Ndërkohë që tani pas disa dekadave, përsëri po vërejmë shndërrimin e Aja Safias në xhami.

Ndoshta mund të thuhet se ky veprim mund të konsiderohet si dështim i të menduarit sekularist dhe zhvillimit përsëri të qasjes së njeriut drejt spiritualitetit. Gjatë disa dekadave të kaluara me neglizhencën e shkencës moderne ndaj veprimit të Zotit në ekzistencës konsiderimin e të gjitha marrëdhënieve të ekzistencës si një gjë, e ka bërë të menduarin materialist sundues mbi shoqëri të ndryshme. Mirëpo tani siç duket njeriu duke u lidhur përsëri me botën spirituale, po e kërkon pjesën e ti të humbur dhe ndjekësit e feve të ndryshme si ata të feve monoteiste dhe si ata të feve të tjera, të gjithë janë në kërkim të një shpëtimi ose shpëtimtari. Tani pavarësisht faktit se institucionet sekulare theksojnë ndjekjen e diskursit të Ataturkut në Republikën e Turqisë, duket se ky diskurs ka humbur pozitën e mëparshme të vet në shoqëri dhe aktualisht në shoqërinë e Turqisë kanë mbetur vetëm motot e diskursit sekularist. Sot, njerëzimi po mirëpret në nivel të gjerë lidhjen me burimin e ekzistencës si faktorin më të fuqishëm për t’i dhënë atij siguri dhe shpëtim. Njerëzimi si pasojë e krizës ekzistuese në botë, është vetëdijesuar më shumë se në të kaluar për faktin se idetë materialiste janë të paefektshme dhe të dobëta dhe po bënë thirrje për t’u kthyer në zërin e natyrës së tij qenësore. Nga ky aspekt, ne po vërejmë lëkundjen dhe rënien e bazave të të menduarit humanist në botën sekulariste. Njerëzit e kanë kuptuar shumë mirë se idetë materialiste nuk mund të t’i përgjigjen nevojave të vërteta të njeriut dhe ata para se të jenë mjet për ta shpëtuar njeriun, janë bërë faktorë që e kanë robëruar njeriut në kornizat e ndryshkura të të menduarit ateist.

Pamja nga brendësia e xhamisë në kohën kur ishte shndërruar në muze

Sot shoqëritë dhe popujt kanë arritur në një vetëdije, në një lloj vetëgjetje, në një vetëbesim dhe largpamësi që fenë ta manifestojnë jo vetëm me gjuhë dhe në mënyrë sipërfaqësore, por ta kthejnë atë edhe në sferat e jetës individuale dhe shoqërore të njeriut dhe të bëhen ndjekës të një shkolle në të cilën të jenë bashkuar racionalizmi me spiritualitetin, forca me moralin, dituria me vlerat dhe shkenca me veprimin. Me padyshim se në këtë lidhje, feja Islame ka potenciale shumë të mëdha për udhëzimin e njerëzve në botë të cilët e kërkojnë të vërtetën. Është e natyrshme se një fe e cila i drejtohet arsyes dhe mendjes së njeriut, është e sigurt në vërtetësinë dhe korrektësinë e vet dhe sa më shumë që të zhvillohet shkenca, mësimet e fesë Islame manifestojnë më shumë korrektësinë e vet. Prandaj, pikërisht për këtë arsye ne po vërejmë përhapjen e fesë Islame në botë dhe këndimin e ezanit apo mesazhit të besimit në një Zotë anë e mbanë botës. Ndoshta mund të thuhet se islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit e cila aktualisht drejtohet si një propagandë nga ana e fuqive arrogante, po zhvillohet pikërisht për këtë vëmendje dhe qasje të njeriut drejt Islamit. Për çdo ditë publikohen lajme interesante për zhvillimin dhe përhapjen e Islamit. Disa kohë më parë u publikua një lajm një politikan holandez i cili ishte kundërshtar i ashpër i Islamit dhe ishte një prej propaganduesve radikal kundër Islamit, kishte pranuar fenë Islame. Ky lajm tërhoqi vëmendjen e shumë mediave të ndryshme. Joram van Klaveren, ish-anëtarë i partisë së ekstremit të djathtë “Liria” në Holandë, më 4 shkurt 2019, deklaroi se gjatë kohës kur shkruante një libër kundër fesë Islame, u njoh më shumë me aspektet pozitive të kësaj feje dhe ato i kishin lënë aq shumë përshtypje dhe kishin ndikuar aq shumë te ai sa që në fund ai vendos ta pranojë fenë Islame dhe kështu ka ndryshuar edhe temën e librit të tij.

Gjatë këtyre disa muajve kur një virus i vogël me emrin “Covid-19” ka sfiduar të gjitha sukseset dhe zhvillimet shkencore dhe teknologjike të njeriut të civilizuar dhe e ka përballur botën me një pandemi vdekjeprurëse, njeriu për të shpëtuar nga ky virus ka kërkuar ndihmë nga besimi në Zot dhe nga mësimet e fesë së pastër Islame. Në një lajm tjetër lexojmë: “Një prift gjerman ka kërkuar nga imami i një xhamie në një prej qyteteve të këtij vendi që për t’i afruar zemrat e njerëzve sa më afër Zotit nën hijen e përhapjes së virusit Korona, në kish të këndohet ezani”.

Në këtë kuadër, rreth 100 xhami në Gjermani dhe Holandë kanë transmetuar këndimin e ezanit për ta mbajtur lartë moralin e njerëzve përball pandemisë Covid-19.

Në bazë të udhëzimeve të çmuara të Islamit për të ndihmuar të tjerët, në bilbordët shëndetësore të Holandës është vendosur kjo pjesë e ajetit 32 të sures Maide të Kur’anit të shenjtë ku thuhet: “Secili që shpëton një njeri nga vdekja është sikur të ketë ngjallur të gjithë njerëzit”.

Në këtë bilbor është vendosur kjo pjesë e ajetit 32 të sures Maide të Kur’anit të shenjtë ku thuhet: “Secili që shpëton një njeri nga vdekja është sikur të ketë ngjallur të gjithë njerëzit”.

Islam paraqet një imazh të qartë dhe racional nga Zoti i madhëruar në atë mënyrë që shumë prej atyre të cilët pranojnë fenë Islame, arsye për këtë vendim të tyre që ta pranojnë Islamin e konsiderojnë shpjegimin e besimit në një Zot nga ana e Islamit. Një faqe informative në internet që i përket një kishës së të krishterëve në Amerikë, ka vlerësuar se arsyeja për të cilën një numër i madh i perëndimorëve anojnë drejt pranimit të fesë Islame, janë ligjet e argumentuara dhe tërheqëse të Islamit dhe këtë fenomen e shpjegon në këtë mënyrë: “Doktrina e Islamit është e thjeshtë dhe logjike. Të gjithë besimtarët janë të barabartë mes vete. Islami është një fe pragmatike dhe funksionale dhe nuk përmban çështje të cilat i japin privilegje autoritetit të kishës... Arsye tjetër udhëzimi dhe argumenti i sistemuar në këtë fe”.

Pran, në këtë mënyrë sa më shumë që të zhvillohet logjika e njeriut, ne do të vërejmë shtimin e bindjes në veprimin e Zotit të madhëruar mbi çështjet e botës dhe pikërisht kjo çështjeje do t’i japë një fytyrë të re botës para nesh. Mund të thuhet se spiritualizmi dhe besimi fetar do ta ndryshojë fytyrën e botës dhe modernizmin ekzistues do ta përball me sfida shumë të thella dhe serioze në aspektin e epistemologjisë dhe ontologjisë.

Tags