Dorëheqja e qeverisë libaneze; Shkaqet, aktorët dhe pasojat (1)
(last modified Sat, 22 Aug 2020 06:34:25 GMT )
Gusht 22, 2020 08:34 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e qeverisë libaneze; Shkaqet, aktorët dhe pasojat (1)

Kryeministri libanez Hassan Diab u detyrua të jepte dorëheqjen në më pak se shtatë muaj. Në dy programe, do të shqyrtohen arsyet, aktorët dhe pasojat e kësaj dorëheqjeje.

Dorëheqja e kryeministrit ose rënia e kabinetit qeveritar në Liban nuk është një gjë e çuditshme, por është një ngjarje e njohur politike në sferën politike të Libanit. Vetëm në 15 vitet e fundit, katër kryeministra libanezë kanë dhënë dorëheqjen. Omar Karami dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2005, Naxhib Mikati në 2013-ën, Saad al-Hariri në 2019-ën dhe Hassan Diab në Gusht 2020. Një tjetër pikë e rëndësishme është se jeta e qeverive në Liban është e shkurtër. Nga viti 1943, kur Libani fitoi pavarësinë dhe u nda nga kolonia franceze, jetëgjatësia mesatare e qeverive në Liban është një vit e tre muaj. Pas vrasjes së Rafik Haririt në vitin 2005, vetëm qeveria e Fuad Siniore qëndroi për katër vjet. Pra, pyetja e rëndësishme është pse jeta e qeverive në Liban është kaq e shkurtër dhe më pak se katër vjet?

Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim duket se është roli i aktorëve të huaj. Historia politike e Libanit bashkëkohor mund të ndahet në tre periudha. Periudha e parë nga pavarësia në 1943 deri në fillim të viteve 1980, periudha e dytë nga themelimi i Hezbullahut në 1982 deri në vrasjen e Rafik Haririt në shkurt 2005 dhe periudha e tretë nga 2005 e tutje. Në të tre periudhat, roli i aktorëve të huaj në zhvillimet në Liban është i dukshëm. Para shfaqjes së Hezbullahut, kufiri me territoret e okupuara ishte një faktor kryesor në ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Libanit, por pas krijimit të Hezbullahut, konfrontimi me rezistencën libaneze u bë një tjetër arsye që aktorët e huaj të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit. Kjo ndërhyrje ka qenë në rritje që nga viti 2005, pas vrasjes së Rafik Haririt gjë e cila rriti presionin për të larguar Sirinë nga Libani, si dhe për të "akuzuar" Hezbullahun gjoja për vrasjen e Rafik Haririt dhe për pasojë në vitin 2008 u formuan dy parti, 14 Mars (pro-perëndimore) dhe 8 Marsi (Rezistencë). Që atëherë, mbështetja për lëvizjen 14 marsi dhe përballja me lëvizjen e 8 Marsi, është bërë një axhendë e përhershme për Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Kjo qasje u ndoq edhe në rastin e kabinetit të kryeministrit Hassan Diab.

Struktura politike dhe sociale e Libanit është një tjetër faktor i rëndësishëm në jetën e shkurtër të qeverive. "Libani është bërë i ndarë në tre grupe për sa i përket përbërjes së popullsisë: Shiitët, Sunitët dhe të Krishterët dhe fuqia është e ndarë midis këtyre tre grupeve," thotë Muhamed Ali Mohtadi, një ekspert për çështjet e Azisë Perëndimore. Struktura sociale sektare në Liban parandalon unitetin politik midis grupeve libaneze. "Aktorët e huaj përdorin gjithashtu kontekstin shoqëror dhe mungesën e kohezionit politik për të ndjekur qëllimet e tyre."  

Një pyetje tjetër e rëndësishme është se pse kabineti i Hasan Diab dha dorëheqjen në më pak se 7 muaj?

Faktori i parë është se kabineti Diab trashëgoi shumë probleme ekonomike. Sipas statistikave të Prillit të vitit 2020 të Bankës Botërore, varfëria e popullsisë në Liban është dyfishuar në dekadën e kaluar dhe tani 45% e popullsisë së vendit po jeton në varfëri. Sidoqoftë, nga tetori 2019 deri në maj 2020, çmimet e ushqimeve në Liban u rritën me 72%, gjë që shtoi pakënaqësinë e popullit libanez. Dollari amerikan gjithashtu arriti në 8,000 lira dhe monedha kombëtare libaneze pësoi një rënie të konsiderueshme. Ndërkohë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, borxhi kombëtar i Libanit do të jetë rreth 162 përqind e PBB-së së vendit në vitin 2020 dhe rreth 167 përqind në 2021. Pakënaqësia ekonomike e popullit libanez çoi në disa raunde protestash kundër qeverisë së  Hasan Diab, ndërsa kjo qeveri nuk luajti rol në këtë situatë dhe vetëm trashëgoi këto probleme.

Faktori i dytë që çoi në dorëheqjen e qeverisë Diab ishte lufta kundër kësaj qeverie. Ndërsa qeveria Diab trashëgoi problemet e Libanit gjatë tre dekadave të fundit, opozita fajësoi qeverinë Diab dhe boshtin e rezistencës për problemet duke përdorur media tradicionale dhe moderne për të shtrembëruar faktet, përhapur gënjeshtra dhe keqinterpretimet. Prandaj, sulmet antiqeveritare politike dhe mediatike u formuan me qëllim që qeveria të akuzohet për shembjen e ekonomisë dhe mos bashkëveprimit me bashkësinë ndërkombëtare. Në deklaratën e tij të dorëheqjes, Nassif Hami, Ministri i Jashtëm i dorëhequr i qeverisë Diab, deklaroi se një nga arsyet e dorëheqjes së tij ishte mungesa e bashkëveprimit të qeverisë me bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria Diab, ndërkohë, ka qenë nën një presion të fortë global, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.

Faktori i tretë që coi në dorëheqjen e qeverisë Diab ishte ndjekja serioze e çështjeve të korrupsionit nga qeveria. Një nga realitetet e hidhura të Libanit është ekzistenca e korrupsionit strukturor në këtë vend. Ekspertët thonë se në tre dekadat e fundit, vetëm dy qeveri të ndershme kanë ardhur në pushtet në Liban, qeveria e "Salim al-Huss" midis vitit 1998 dhe 2000 dhe qeveria e Hassan Diab. Një nga shenjat e korrupsionit strukturor në Liban është në fushën e industrisë së energjisë elektrike të vendit. Gjatë 10 viteve të fundit, gati 47 miliardë dollarë janë shpenzuar në rrjetin e energjisë elektrike të vendit të vogël dhe me popullsi të vogël Libanit, por asnjë problem nuk është zgjidhur akoma dhe populli libanez ende nuk ka energji elektrike për shumë orë në ditë. Sistemi bankar libanez po lufton gjithashtu me një korrupsion të gjerë. Kontrolli i bankave libaneze monopolizohet nga një numër politikanësh dhe bankierësh që kishin miqësi të ngushta me familjen Hariri. Në 7 muajt e fundit, qeveria e Hassan Diab ka treguar një vendosmëri serioze për të luftuar korrupsionin dhe prezantuar të korruptuarit dhe ky është bërë një faktor në ngritjen  e opozitës vendase për të rrëzuar këtë qeveri. Është e rëndësishme të theksohet se pas shpërthimit të Bejrutit, protestuesit hynë në ndërtesat e ministrive ku shkatërruan dokumentet e korrupsionit, gjë që tregon se demonstratat kundër qeverisë Diab ishin të organizuara.

Faktori i katërt që çoi në dështimin e qeverisë Diab dhe detyrimin e kryeministrit për të dhënë dorëheqjen ishte shpërthimi i Bejrutit. Shpërthimi i tmerrshëm më 4 gusht në portin e Bejrut i dha goditjen e fundit qeverisë nën presionin të Hassan Diab. Ky port luan një rol të rëndësishëm në ekonominë libaneze. Porti siguron 70 përqind të nevojave të popullit libanez dhe është një urë lidhëse midis tre kontinenteve të Evropës, Azisë dhe Afrikës, duke shërbyer 3,100 anije në vit. Disa nga rezervuarët e ndjeshëm dhe materialet strategjike të njerëzve si gruri, elbi, karburantet dhe turbinat e energjisë janë vendosur në këtë port. Shpërthimi në port u shoqërua menjëherë me një luftë sekondare kundër qeverisë dhe rezistencës së Libanit, duke i hapur rrugën demonstratave dhe dhunës së gjerë kundër qeverisë libaneze. Dhuna, e shkaktuar nga përleshjet midis ushtrisë dhe protestuesve, ka vrarë të paktën një person dhe plagosi më shumë se 700 të tjerë. Në të njëjtën kohë, një numër i ministrave u bashkuan me opozitën dhe protestuesit duke dhënë dorëheqjen. Hassan Diab dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit libanez për të parandaluar vazhdimin e dorëheqjeve dhe rënien e qeverisë nga mazhoranca, në mënyrë që Libani të vazhdojë të ecë përpara me krijimin e qeverisë për herë të dytë në 9 muajt e fundit dhe të krijohet mundësia për diskutime për të emëruar një Kryeministër të ri.

Modeli i sjelljes i disa aktorëve vendas, fuqive rajonale dhe ndër-rajonale dhe demonstratat e programuara nga këta aktorë gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm në dorëheqjen e qeverisë Diab, e cila do të trajtohet në programin tjetër. Të gjithë ju të dashur dëgjues, ia lemë nën përkujdesjen e Zotit të Plotfuqishëm.