Kriza në industrinë botërore të turizmit (1)
(last modified Sat, 19 Sep 2020 07:41:56 GMT )
Shtator 19, 2020 09:41 Europe/Tirane
  • Kriza në industrinë botërore të turizmit (1)

Krizat zënë një pjesë të madhe të dëmit financiar, njerëzor dhe psikologjik në botë, kështu që menaxhimi i krizës zë një vend të veçantë dhe roli i tij në fushën e turizmit si një industri në rritje, kërkon shumë vëmendje. Në dy programe, ne do të diskutojmë situatën kritike të industrisë së turizmit dhe mënyrat për të dalë nga situata aktuale.

Njeriu është një qenie shoqërore dhe e ka ruajtur këtë karakteristikë që nga fillimi i krijimit deri në këtë moment. Të qenit shoqëror ka çuar në formimin e komunikimit dhe përmes komunikimit, rritja dhe jeta më e mirë janë bërë të mundshme për të gjithë. Turizmi është një nga shembujt e pasjes së komunikimit shoqëror dhe njerëzor. Dikush duhet të eksplorojë këtë botë. Duke shkuar dhe duke parë botën, ai zbulon veten më mirë dhe zbulon sekretet dhe të vërtetat e kësaj bote të madhe. Kuptimi i koncepteve të turizmit i ndihmon qeveritë dhe kombet të zgjerojnë sferat e tyre të komunikimit me kombet dhe qeveritë e tjera duke gjetur një mënyrë ideale për të gjeneruar pasuri dhe të ardhura. Studimi i thelluar i koncepteve të turizmit dhe njohurive të llojeve të turizmit, koncepteve të industrisë së turizmit dhe temave të tjera të ngjashme, tregon se cilat kapacitete ekzistojnë në vend për të tërhequr turistë dhe se si këto kapacitete mund të përdoren për të arritur objektivat e përfitimit të të ardhurave dhe për të zhvilluar marrëdhënie me kombet e tjera.

Por ekziston një realitet i hidhur që me fillimin e sëmundjes Covid-19 në botë, të gjitha planet e udhëtimit dhe planifikimet turistike u ndalën papritmas dhe karantina i detyroi të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Meqenëse nuk ka asnjë perspektivë premtuese se kur do të përfundojë kriza e Koronës, Organizata Botërore e Turizmit (UNOBT) në studimin e saj më të fundit ekzaminoi dëmin ekonomik të turizmit në krizën e Koronës për të përcaktuar se sa është dëmtuar secili rajon nga korona. Sipas raportit, Azia dhe Oqeania kanë vuajtur më së shumti dhe udhëtimi në këto zona ka rënë deri në 50 përqind gjatë krizës së Koronës. Pas Azisë dhe Paqësorit, ishin evropianët ata që vuajtën më shumë dëmtimet e mungesës së turizmit nga kriza e Koronës, e ndjekur nga Lindja e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika.  

Kufizimet për frenimin e përhapjes së koronavirusit kanë ndaluar 300 milion turistë në të gjithë botën, duke i kushtuar turizmit ndërkombëtar 320 miliardë dollarë dëme, tre herë më shumë sesa humbi gjatë krizës ekonomike globale të vitit 2009. Sipas vlerësimeve të KB, industria globale e turizmit ka humbur më shumë se 300 miliardë dollarë të ardhura për shkak të ndërprerjes së plotë të udhëtimeve për shkak të pandemisë së virusit Korona.

"Rajoni Azi-Paqësor ka vuajtur më së shumti në këtë drejtim, duke humbur 60 përqind të turistëve të saj në pesë muajt e parë të këtij viti. Evropa gjithashtu ka humbur 58 përqind të turistëve. Lindja e Mesme humbi 51 përqind, ndërsa Amerika dhe Afrika humbën me nga 47 përqind të turistëve të tyre gjatë kësaj periudhe," thotë Organizata Botërore e Turizmit (UNOBT) në një raport saj. "Numri në rënie i turistëve përbën një kërcënim serioz për jetën e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet në zhvillim," thotë Zurab Pololikashvili, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit. Organizata Botërore e Turizmit (OBT) ka parashikuar  më parë tre skenarë të mundshëm për situatën botërore të turizmit, sipas të cilave 58%, 70% ose 78% të mbërritjeve turistike këtë vit, në varësi të kohëzgjatjes së ndalesave të udhëtimit nëpër botë do të  zvogëlohen. Përveç këtyre shifrave alarmante, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin paralajmëron se pandemia e virusit korona do t'i kushtojë industrisë së turizmit 1,2 deri në 3,3 trilionë dollarë dëme. Trendi në rënie i turizmit botëror u ndal në qershor pas rihapjes së kufijve të disa vendeve. Hulumtimi i fundit nga Organizata Botërore e Turizmit tregon se 40% e destinacioneve turistike tashmë kanë lehtësuar kufizimet për virusin Korona, por 53 nga destinacionet turistike në botë ende i mbajnë të mbyllura kufijtë e tyre për turistët.

Shumë kompani në industrinë e turizmit falimentuan ndërsa kufijtë u mbyllën dhe njerëzit në të gjithë botën u futën në karantinë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit Korona. "Të ardhurat e shumë vendeve varen nga fluksi i turistëve të huaj. Por me ndërprerjen e udhëtimeve, të ardhurat e këtyre vendeve dhe më gjerë, madje edhe të ardhurat e vendeve me ekonomi të mëdha, kanë rënë ndjeshëm”, shkruan Com Kane në një raport mbi këtë çështje, botuar në faqen e internetit të Foreign Policy.

Sipas të dhënave të lëshuara nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve (WTTC), i cili njihet si përfaqësuesi i industrisë ndërkombëtare të turizmit dhe udhëtimeve, në vitin 2018 turizmi ka gjeneruar 8 trilionë dhe 800 miliardë dollarë në ekonominë globale, e cila  është vetëm 10.4% të të ardhurave në aktivitetet ekonomike.  Si rezultat, industria e turizmit ka krijuar më shumë se 319 milion vende pune në të gjithë botën. Sipas raporteve më të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNOBT) dhe Këshilli Botëror i Udhëtimeve (ËTTC),  gjatë këtij viti 50 milion vende pune në këtë industri janë rrezikuar të mbyllen për shkak të shpërthimit të virusit Korona ndërkohë që  vëllimi i të ardhurave nga kjo industri është ulur me një të tretën dhe ka arritur në 450 miliardë dollarë. Kjo statistikë tregon se turizmi ndërkombëtar do të pengohet dhe kufizohet për një kohë të gjatë dhe kufijtë e vendeve do të qëndrojnë të mbyllur për lëvizjen e turistëve të huaj. Sigurisht, duhet theksuar se turizmi i brendshëm brenda vendeve pritet të kthehet në gjendjen e mëparshme me një trend gradual dhe të qetë rritjeje, i cili në vetvete do të jetë në funksion të arritjeve në kontrollimin e sëmundjes.

Prandaj, në të njëjtën kohë kur qeveritë nëpër botë marrin masa paraprake për të mbyllur kufijtë e tyre, për të anuluar fluturimet dhe për të mbajtur njerëzit të mbyllur në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, disa kompani të mëdha turistike kanë filluar të bëjnë përpjekje të gjera për të shpëtuar veten e tyre. Në këtë drejtim, të paktën tre linja ajrore kryesore rajonale në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë regjistruar deklaratën e falimentimit, për të përfituar nga ligjet e falimentimit. Qeveria amerikane ka caktuar një paketë mbështetëse prej 58 miliardë dollarësh për të parandaluar që shumë kompani në industrinë e transportit të falimentojnë. Kompania TUI, një nga gjigantët e industrisë së turizmit, i cili zotëron 6 linja ajrore evropiane, 1,600 agjenci udhëtimesh, më shumë se 300 hotele dhe 14 anije turistike, në një situatë të tillë ka shumë nevojë për ndihmë financiare dhe qeveria gjermane ka caktuar një paketë mbështetje prej 1,8 miliardë eurosh, që është aprovuar për të ndihmuar këtë kompani.

Korona dhe industria botërore e turizmit

Duke pasur parasysh rrethanat e mësipërme, pyetja që shtrohet këtu është se cilat vende do të vuajnë më shumë nga ndërprerja e aktiviteteve të turizmit?

Sipas statistikave të siguruara nga autoritetet ndërkombëtare të turizmit, një e pesta e PBB-së së Tajlandës dhe Filipineve varet nga industria e turizmit. Spanja dhe Italia, të cilat janë goditur më shumë nga cunami i virusit Korona, janë shumë të varura nga të ardhurat nga industria e turizmit. Vlerësimet tregojnë se duke pasur parasysh ekonominë amerikane, industria e turizmit në këtë vend do të pësojë dëme më së shumti. Gjashtë nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, të cilat kanë një pjesë të lartë të thithjes së turistëve, janë më të prekura nga koronavirusi se çdo vend tjetër dhe po luftojnë shumë kundër përhapjes së tij. Prandaj, për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis rritjes së përhapjes së sëmundjes dhe uljes së niveleve të udhëtimit, shuma e dëmit në ekonomitë e këtyre vendeve është e evitueshme qartë. Sidoqoftë, shkatërrimi më i rëndë ekonomik do të ndodhë në vendet e vogla dhe ishujt ku turizmi ka një pjesë të konsiderueshme në gjenerimin e të ardhurave. Për shembull, një vend si Islanda, ekonomia e të cilit përjetoi një rritje të thellë negative gjatë krizës financiare të vitit 2008, ka të ngjarë të përballet përsëri me një sfidë të re, pasi më shumë se një e treta e PBB-së së këtij vendi vjen nga udhëtimet dhe turizmi.

"Në këtë kontekst, është thelbësore që të rindërtojmë sektorin e turizmit," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres, duke iu referuar efekteve të pandemisë së virusit Korona në turizmin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se "ky rindërtim duhet të bëhet në një mënyrë të sigurt, të drejtë dhe miqësore me ambientin". Guterres shtoi: "Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë në botë. Krijon vende pune për një në 10 persona dhe siguron jetesë për qindra miliona të tjerë. Kjo është arsyeja pse është kaq e dhimbshme të shohësh se si turizmi është shkatërruar nga pandemia COVID-19. Guterres parashtroi pesë përparësi për rinisjen e turizmi, që janë: Zvogëlimi i ndikimit social-ekonomik të krizës, fleksibiliteti në të gjithë zinxhirin e vlerës së turizmit, përdorimi maksimum i teknologjisë, promovimi i qëndrueshmërisë, rritja dhe forcimi i partneriteteve për të ndihmuar turizmin në mbështetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Tags