Speciale për ditën botërore për zhdukjen e varfërisë
(last modified Tue, 27 Oct 2020 10:39:56 GMT )
Tetor 27, 2020 11:39 Europe/Tirane
  • Speciale për ditën botërore për zhdukjen e varfërisë

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me një program speciale me rastin e ditës botërore për zhdukjen e varfërisë

Ditë më parë, më 17 tetor, u manifestua Dita botërore për Zhdukjen e Varfërisë “International Day for the Eradication of Poverty”. Në vitin 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris në vendin ku në vitin 1948, ishte nënshkruar Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut. Ata këtë tubim protestues e kishin organizuar në mbështetje ndaj viktimave të varfërisë, dhunës dhe urisë dhe kanë kërkuar t’i kushtohet vëmendje më të madhe çështjes së varfërisë. Gjithashtu, nga pikëpamja e tyre, varfëria konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut dhe në këtë tubim kanë kërkuar nga qarqet ndërkombëtare që ta shqyrtojnë dhe analizojnë më thellësisht këtë çështjeje. Që nga ajo kohë e më pas, për çdo vit më datë 17 tetor, njerëzit nga çfarëdo race, etnie dhe feje mblidhen së bashku për të deklaruar solidaritetin e vet me njerëzit e varfër. Në këtë mënyrë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992, këtë ditë e ka shpallur me emrin Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të bëjnë më shumë përpjekje në këtë drejtim. Në këtë ditë bëhet përpjekje që sa më shumë të tërhiqet vëmendja e vendeve të botës drejt këtij problemi universal dhe global dhe theksohet në këtë çështjeje se për të pasur një të ardhme të qëndrueshme, është e domosdoshme zhdukja e varfërisë dhe diskriminimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara në vazhdim të përpjekjeve të saj për zhdukjen e varfërisë, për çdo vit para shikon një moto të veçantë në mënyrë që vendet e botës të bëjnë veprime mbështetëse në kuadër të realizimit të asaj moto. Motoja që është përcaktuar për këtë vit (2020) nga ana e OKB është “Bashkëpunimi me njëri-tjetrin për zbatimin e drejtësisë sociale dhe ambientaliste për të gjithë” (Acting together to achieve social and environmental justice for all).

Varfëria është një prej koncepteve më të ndërlikuara me të cilën është përballur shoqëria njerëzore gjatë historisë, për arsye se shkaqet e shfaqjes së varfërisë janë shumë të gjera dhe prej tyre mund të përmenden edhe faktorët natyror, thatësirat dhe fatkeqësitë natyrore, faktorët njerëzor si lufta dhe korrupsioni ekonomik dhe administrativ dhe shumë faktorë të tjerë. Varfëria gjithashtu përkufizohet në forma dhe mënyra të ndryshme, prandaj ka edhe kategori të shumta. Në përkufizimin më të përgjithshëm, mungesa e nevojave fondamentale njerëzore siç është ushqimi, përkujdesja higjienike dhe shëndetësore, uji i pijshëm, veshmbathja dhe mungesa e një strehe mbi kokë, janë varfëri absolute. Në këtë përkufizim, ata të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë nevojat e tyre elementare, janë në varfëri absolute. Por, në kohën kur njerëzit në sigurimin e nevojave të tyre përballen me mungesa të mëdha ose me kufizime, në realitet ata janë në varfëri relative dhe përkufizimi i kësaj varfërie mund të jetë i ndryshëm në çdo vend të botës.

Posedimi i kushteve dhe nevojave elementare është e drejtë e çdo qytetari dhe qeveritë janë të obliguara të bëjnë të gjitha përpjekjet për sigurimin e nevojave elementare të qytetarëve të vendeve të tyre. Prandaj, në kohën një shtresë e gjerë e popullit të një vendi ndodhet në varfëri, kjo tregon se sistemi administrativ dhe qeverisës i atij vendi ka problem të madh dhe me rritjen e dobët ekonomike me të cilën është përballur ai vend, në realitet edhe të drejtat më jetike të qytetarëve të atij vendi janë vendosur në rrezik.

Në vazhdim të programit special në lidhje me manifestimin e Ditës botërore për Zhdukjen e Varfërisë, vëmë në dukje se nga pikëpamja e ekspertëve, varfëria ekonomike është një prej faktorëve më të rëndësishëm që shkakton probleme dhe dëme të shumta sociale. Kjo është për arsye se varfëria ekonomike bëhet shkak që të krijohet distancë mes shtresave të shoqërisë dhe kjo distancë mes shtresave të shoqërisë gjithashtu shoqërohet me probleme të shumta. Në realitet, sa më afër njëra-tjetrës që të jenë shtresat e larta dhe të ulëta të shoqërisë ajo shoqëri do të përballet me dëme dhe probleme më të pakta dhe më të vogla. Distanca e madhe ekonomike në shoqëri bëhet shkak që individët të ndjejnë se ata po jetojnë në një botë më të ndryshme. Kjo çështjeje krijon rrethanat për shfaqjen e mosbesimit social dhe krijimin e komunikimeve jo të shëndosha mes shtresave të ndryshme të shoqërisë. Në realitet, varfëria dhe papunësia mund të luajnë rol përcaktues në shtimin e dëmeve dhe problemeve sociale në çdo shoqëri deri në atë masë sa që shumë sociologë dhe ekspertë të çështjeve sociale këta dy faktorë i kanë quajtur “nëna e të gjitha problemeve dhe dëmeve sociale”. Vlen të theksohet se dëmet sociale bëhen shkak që të njolloset dhe dëmtohet edhe identiteti dhe natyra e një shoqërie, prandaj nëse nuk kurohet ky problem, ajo shoqëri do të zhduket me kalimin e kohës.

Në përgjithësi, varfëria ka lidhje domethënëse me shumë probleme dhe dëme sociale siç është dobësia, shëndeti fizik, shtimi i vdekjeve, sëmundjeve psikologjike, dështimi i shkollimit, shtimi i krimit dhe konsumimit të medikamenteve etj.. Prandaj, ndoshta mund të thuhet se varfëria në mënyre qenësore është një problem themelor dhe i madh nga i cili burojnë shumë prej parregullësive dhe problemeve të tjera. Natyrisht se kjo çështjeje nuk do të thotë se varfëria mund të krijojë rrethanat e shfaqjes së dëmeve dhe problemeve sociale, edhe pse kjo në vete nuk është me kuptimin e problemit ose dëmtimit të shoqërisë për arsye se shumë njerëz të varfër jetojnë në shumë shoqëri të cilët jo vetëm që nuk janë dëme dhe problem për atë shoqëri, por në shumë raste ata ushtrojnë ndikim shumë pozitiv për të çuar përpara qëllimet dhe objektivat shoqërore. Pikërisht këtu vërehet më së shumti rëndësia e zhdukjes së varfërisë dhe motoja “Bashkëpunimi me njëri-tjetrin për të arritur drejtësinë sociale dhe ambientale për të gjithë” e gjen kuptimin e vetë të vërtetë.

Me shpalljen e 17 tetorit në vitin 1992 si Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nga ana e institucioneve dhe organizatave të tjera humanitare janë bërë shumë përpjekje të shumta për të tërhequr vëmendjen e vendeve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare drejt kësaj çështjeje dhe shumë prej tyre kanë qenë shumë të vlefshme. Për shembull, përgjatë shumë viteve përpjekje dhe punë në shumë vende të Azisë Lindore dhe Juglindore është shënuar një progres i konsiderueshëm në fushën e uljes së nivelit të varfërisë në mesin e popujve dhe njerëzve në përgjithësi. Mirëpo pavarësisht këtyre përpjekjeve, rrethanat dhe gjendja e njerëzve në disa rajone të botës duke përfshirë edhe pjesën jugore të shkretëtirës së Afrikës, janë shumë të papërshtatshme dhe njerëzit jetojnë në kushte shumë të vështira deri në atë nivel sa që 42% e banorëve të këtyre njerëzve jetojnë nën nivelin e varfërisë. Në bazë të statistikave të Programit Botëror për Ushqim të OKB, rreth 795 milionë njerëz në botë akoma vuajnë nga uria dhe mungesa e ushqimit. Në kontinentin e Afrikës mbi 159 milionë njerëz nuk kanë qasje në arsim dhe shkollim që për fat të keq kjo shifër në kontinentin e Azisë arrin në 472 milion njerëz. Sot mos posedimi i njohurive shkencore elementare, mungesa e qasjes në internet dhe në shumë raste moszotërimi i një gjuhe të dytë, konsiderohet një lloj varfërie. Në realitet, të gjitha këto janë çështje që organizatat humanitare të botës kërkojnë nga shoqëritë njerëzore t’i kushtojnë vëmendje këtyre çështjeve. Kështu që ekziston nevojë e domosdoshme që vendet e botës ta ndjekin dhe shqyrtojnë çështjen e varfërisë me vendosmëri dhe seriozitet më të madh dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për zhdukjen e diskriminimit dhe problemeve të njerëzve të varfër, si dhe të shfrytëzojnë më shumë potencialet dhe kapacitetet e njerëzve të cilët jetojnë në varfëri në mënyrë që me bashkëpunimin e të gjithëve të krijohen kushtet për zbatimin e drejtësisë sociale dhe ambientale për secilin individë të shtresave të shoqërisë.

Lufta kundër varfërisë përveçse është detyrë e qeverive, ajo është detyrë njerëzore dhe morale e secilit individ të shoqërisë njerëzore. Të gjithë njerëzit e të gjitha shtresave të shoqërisë duhet që me ndihmën konstruktive dhe me vend ndaj njëri-tjetrit e cila detyrimisht nuk duhet të jetë materiale, mund të luajnë një rol më efikas në ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Në fenë e pastër Islame gjithashtu është theksuar në masë të madhe për zhdukjen e varfërisë në shoqëri. Në kur’anin e shenjtë mosmbështetja ndaj të varfërve është konsideruar një prej shenjave të mosbesimit fetar të njerëzve. Në ajetet 1 deri 3 të sures Maun në Kur’anin e shenjtë thuhet: “

أرایت الّذی یکذّب بالدّین. فذلک الّذی یدعّ الیتیم. و لایحضّ علی طعام المسکین

“A e ke parë ti (a e sheh) atë që përgënjeshtron fenë? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfrin”.

Në këto ajete të Kur’anit të shenjtë një prej shenjave të përgënjeshtrimit të fesë është kjo që njeriu të jetë indiferent ndaj varfërisë së njerëzve të varfër dhe të privuar dhe të mos ndjejë përgjegjësi.

Miq të nderuar këtu arritën në fund të programit special “Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë” dhe mbesim me shpresë që të jeni ndarë të kënaqur me këtë program. Mirupafshim deri në programin e ardhshëm!

Tags