Racionalizmi dhe besimi në Zot (1)
Marrëdhënia e mendjes dhe fesë ose e shkencës dhe besimit është prej diskutimeve më të vjetra dhe më të thella në historinë e të menduarit të njeriut.
Marrëdhënia mes mendjes dhe fesë
Ne në një program me disa edicione synojmë që duke marrë parasysh pozitën e lartë të mendjes për të cilën është folur në Islam dhe argumentet e fuqishme që ekzistojnë në lidhje me çështjen se vlerat fetare janë të mishëruar me natyrën qenësore dhe me qenien e njeriut, ta zbërthejmë dhe ta bëjmë të qartë rolin dhe pozitën e mendjes në sistemin e të menduarit islam, si dhe ta vërtetojmë se feja jo vetëm që nuk është në kontradiktë me mendjen, por ajo gjithnjë ka qenë mbështetësi më i madh i racionalizmit të njeriut dhe duke theksuar përdorimin e mendjes nën hijen e shpalljes hyjnore, feja synon ta çojë njeriun deri në përkryerje dhe në lumturinë e përhershme.
Në emër të Zotit të madhëruar
Miq të nderuar, përshëndetje!
Jemi pranë jush me programin “Racionalizmi dhe besimi në Zot” të cilin e kemi përgatitur së fundi dhe që konsiderohet një diskutim plotësisht i ri në fushën e shkencave fetare.
Marrëdhënia e mendjes dhe fesë ose e shkencës dhe besimit është prej diskutimeve më të vjetra dhe më të thella në historinë e të menduarit të njeriut. Ky diskutim në botën e krishterimit, në shekujt e parë dhe në botën islame që nga shekulli i dytë, është paraqitur në nivel më të gjerë. Në lidhje me marrëdhënien mes mendjes dhe fesë dhe pozitës së mendjes në të menduarin fetar, janë paraqitur pikëpamje të ndryshme. Ne në këtë program synojmë që duke marrë parasysh pozitën e lartë të mendjes për të cilën është folur në Islam dhe argumentet e fuqishme që ekzistojnë në lidhje me çështjen se vlerat fetare janë të mishëruar me natyrën qenësore dhe me qenien e njeriut, ta zbërthejmë dhe ta bëjmë të qartë rolin dhe pozitën e mendjes në sistemin e të menduarit islam, si dhe ta vërtetojmë se feja jo vetëm që nuk është në kontradiktë me mendjen, por ajo gjithnjë ka qenë mbështetësi më i madh i racionalizmit të njeriut dhe duke theksuar përdorimin e mendjes nën hijen e shpalljes hyjnore, feja synon ta çojë njeriun deri në përkryerje dhe në lumturinë e përhershme.
Njerëzit pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe dallimeve në botëkuptime dhe në prirje, pajtohen dhe kanë mendim të njëjtë në një çështjeje dhe ajo është kjo që secili njeri kërkon përkryerjen dhe lumturinë. Gjithashtu të gjitha shkollat e mendimit dhe ideologjitë gjithnjë kanë pretenduar dhe pretendojnë se do të sigurojnë lumturinë dhe ngritjen ose përkryerjen e ndjekësve të vet dhe të vetmen rrugë për të arritur deri në maje të lumturisë dhe përkryerjes e konsiderojnë ndjekjen e programit dhe udhëzimeve të veta, mirëpo polemika dhe mosmarrëveshja themelore është në një rrugë nëpërmjet të cilës mund të arrihet në lumturinë e vërtetë dhe në maje të përkryerjes.
Në shekujt e fundit shkencëtarët dhe mendimtarët e shkollave të shumta ideologjike në lidhje me rrugën e shpëtimit dhe lumturisë së njerëzve, kanë dhënë mendime dhe teori të shumta, mirëpo për fat të keq disa njerëz për fat të keq në bazë të injorancës ose me qëllime të caktuara, kur e shikojnë shoqërinë në përballje me kriza sociale, ekonomike ose politike, keqpërdorin këtë atmosferë dhe fillojnë të paraqesin pretendime për ndarjen e mendjes nga feja dhe mosekzistencës së lidhjes mes shkencës dhe besimit dhe në këtë mënyrë induktojnë se feja ndodhet në përballje me mendjen dhe feja pengon progresin shkencor, përkryerjen dhe lumturinë njerëzore.
Për shembull, ajo për të cilën këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë, është përhapja e virusit Korona në po thuajse të gjitha vendeve e botës dhe kjo pandemi ka vendosur në pikëpyetje sigurinë psikologjike, ekonomike dhe infrastrukturën shëndetësore dhe higjienike të shumë shoqërive. Gjatë kësaj krize, edhe pse po vërejmë shtimin kthimit të njerëzve në fe dhe zgjerimin e spiritualitetit në shumë rajone të botës për të krijuar qetësi dhe për t’u penduar dhe për të kërkuar ndihmë para Zotit për mënjanimin sa më shpejtë të kësaj të keqe nga bota, mirëpo në këtë mes ekzistojnë edhe disa njerëz të cilët duke e ndarë fenë nga mendja dhe duke e ndarë besimin nga shkenca, akoma konsiderojnë se e vetmja rrugë për shpëtimin e njeriut është zhvillimi i shkencës dhe besojnë se nëse besimi dhe feja do t’i kishin ndihmuar njeriut, deri më tani njerëzimi duhej të ishte shpëtuar tërësisht nga e ky virus, mirëpo akoma nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe të gjithë duke u mbështetur në progresin e shkencës, po kërkojnë zbulimin e vaksinës kundër këtij virusi.
Hulumtuesit e fushës së fesë dhe të shkencave racionale, në studimin e marrëdhënies mes mendjes dhe fesë ose mes shkencës dhe besimit, kanë paraqitur tre pikëpamje ekstreme, të skajshme dhe moderatore. Në bazë të pikëpamjes ekstremiste, çdo çështjeje fetare e cila mund të vërtetohet edhe me anë të mendjes, ajo konsiderohet pjesë e fesë, ndërsa nëse mendje është e paaftë ta perceptojë atë, atëherë mendja mundohet ta arsyetojë atë. Në bazë të pikëpamjes së skajshme, mendja është çelësi i hyrjes në epistemologjinë ose në njohuritë e tilla siç është ekzistenca e Zotit, nevoja për shpallje hyjnore dhe dërgimi i profetëve, pastaj ajo largohet dhe shoqërinë njerëzore e le vetëm me përmbajtjen e fesë. Kjo është në kohën kur feja është diçka që duhet të jetë një dritë gjithmonë e ndezur për udhëzimin e njeriut në të gjitha etapat kohore. Në bazë të pikëpamjes moderatore që konsiderohet si pikëpamje më e drejtë dhe më e vërtetë, mendja përveçse është çelës për të hyrë në njohuritë fetare, është edhe dritë ndriçuese e cila e bënë të mundur perceptimin e njohurive dhe përmbajtjes së thesarit të fesë përkrah urdhëresave dhe programeve të rekomanduara hyjnore. Njeriu duke u mbështetur në mendjen njerëzore përkrah fesë hyjnore, arrin në një njohuri të sigurt dhe me perceptimin e njohurive fetare nëpërmjet mendjes dhe njohjes së urdhëresave dhe ndalesave me anë të fesë, e përcakton qartë programin e lumturisë dhe përkryerjes së vet.
Njeriu i përkryer për të cilin Zoti i madhëruar i urdhëron engjëjt t’i përulen atij dhe në bazë të ajetit 30 të sures Bekare në Kur’anin e shenjtë, ai prezantohet “khalifetullah” ose mëkëmbës i Zotit mbi tokë, është ai i cili në veten e vet kultivon të gjitha vlerat njerëzore në mënyrë të harmonizuar
وَ إِذْ قالَ رَبُّکَ لِلْمَلائِکَةِ إِنِّی جاعِلٌ فِی الْأَرْضِ خَلیفَةً
“Dhe atëherë kur Zori yt u tha engjëjve: Unë do ta vendosë një mëkëmbës në tokë”. Në realitet arritje deri në shkallën e mëkëmbësit hyjnor, nuk mund të realizohet ndryshe, përveçse me udhëzimin dhe drejtimin hyjnor të njeriut dhe njeriu duhet ta dinë se në të gjitha rrethanat dhe situatat ka nevojë për Zotin dhe nuk mundet që vetëm me forcën e mendjes e cila është gjithashtu prej mirësive të dhuruara nga Zoti i madhëruar, në mënyrë të vetme ta gjejë rrugën e përkryerjes.
Natyrisht se vlera e mendjes është e lartë, mirëpo përkushtimi i vëmendjes vetëm në mendje dhe përqendrimi ekstrem në një vlerë dhe neglizhenca e vlerave të tjera, është prej devijimeve të mëdha dhe prej faktorëve që shkaktojnë largimin e njeriut nga përkryerja njerëzore. Në sistemin edukativ dhe udhëzues të Islamit, vlerat përbëjnë një varg hallkash të lidhura me njëra tjetrën dhe nuk ka mundësia që ato të fitohen në mënyrë të ndarë nga njëra tjetra, sepse nëse do të ishte kështu, ato humbin natyrën e vet si vlerë dhe shndërrohen në anti-vlerë, për arsye se në këtë mënyrë ato e largojnë njeriun nga boshti i ekuilibrit dhe i universales. Vetëm Krijuesi i njeriut është ai i cili mund të prezantojë një program për jetë i cili në radhë të parë, i njeh të gjitha vlerat dhe dimensionet ekzistenciale të njeriut dhe nuk anashkalon ose neglizhon asnjë prej talenteve, aftësive dhe nevojave të njeriut, ndërsa në radhë të dytë, në procesin e udhëzimit dhe zhvillimit të këtyre vlerave i kushton vëmendje të veçantë harmonisë dhe lidhjes së pashkëputur të atyre vlerave.
Feja Islame jo vetëm që nuk ka penguar mendjen dhe lulëzimin e mendimeve racionaliste, po e fton njeriun që të mendojë dhe të logjikojë në mënyrë racionale në të gjitha fushat e jetës. Kur’ani i shenjtë i jep një pozitë shumë të lartë mendjes dhe të menduarit racional deri në atë masë sa që në më shumë se 300 ajete, flet për çështjen e shfrytëzimit të mendjes në trajtimin e çështjeve të ndryshme. Për shembull, Kur’ani i shenjtë në ajetin 22 të sures Enfal, shtyllën kryesore të të qenit njeri të njeriut, e konsideron mendjen dhe atë i cili nuk e shfrytëzon mendjen e vet, e radhitë në shkallën e kafshës dhe thotë: “
إنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُکْمُ الَّذینَ لا یَعْقِلُونَ
“Gjallesat më të këqija pranë Zotit janë ata që e kanë zemrën verbëruar dhe të shurdhur që nuk mendojnë”. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. mendjen e prezanton si shtyllë që e mban fenë e njeriut dhe thotë: “Shtylla mbajtëse e njeriut është mendja e tij dhe ai i cili nuk ka mendje, në realitet nuk ka as fe”.
Kur’ani i shenjtë si libër për udhëzimin e njeriut drejt lumturisë, me argumentime të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta të ajeteve të veta, i tërheq vëmendjen njeriut për rëndësinë e të menduarit dhe shfrytëzimit të mendjes. Kështu që në ajetin 50 të sures En’am në Kur’anin e shenjtë thuhet:
قُلْ هَلْ یسْتَوِی الْأَعْمی وَ الْبَصِیرُ أَ فَلا تَتَفَکرُونَ
“Thuaji atyre, a është i barabartë ai që është i verbër dhe ai që shikon? A nuk mendoni?”.
Gjithashtu në ajetin 105 të po kësaj sure thuhet:
وَ کَذلِکَ نُصَرِّفُ الْآیاتِ وَ لِیَقُولُوا دَرَسْتَ وَ لِنُبَیِّنَهُ لِقَوْمٍ یَعْلَمُونَ
“Dhe në këtë mënyrë shpjegojmë argumentet, ndërsa ata le të thonë: ti je i arsimuar (dhe ato gjëra i ke mësuar nga dikush tjetër). Dëshirojmë t’i qartësojmë ato për ata të cilët janë të gatshëm për të perceptuar të vërtetat”.
Morteza Motahari, mendimtari dhe filozofi i madh në fushën e shkencave islame, në kritikën e tij ndaj shkollës së racionalistëve të cilët të gjithë qenien e njeriut e konsiderojnë vetëm mendjen njerëzore, thotë: “Ne në tekstet dhe burimet islame vërejmë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe ndaj mendjes, gjë që nuk është vërejtur në asnjë fe tjetër deri në këtë masë. Feja e krishterë në fushën e besimit, nuk i jep të drejtë mendjes që të ndërhyjë dhe thotë se aty ku njeriu duhet të besojë, mendja nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Në Islam, çështja qëndron plotësisht në të kundërtën. Në Islam, parimet parësore të fesë përputhen plotësisht me mendjen dhe përveç mendjes, asgjë tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë”.
Morteza Motahari në lidhje me marrëdhënien e shkencës dhe besimit, në librin e tij me titull “Njeriu dhe besimi”, ka thënë: “Shkenca dhe besimi jo vetëm që nuk kanë kontradikta me njëri-tjetrit, por janë plotësues të njëri-tjetrit. Prandaj, është e natyrshme se as shkenca nuk mund ta zëvendësojë besimin dhe as besimi nuk mund ta zëvendësojë shkencën dhe të na prezantojë nevojë natyrën dhe të na zbulojë neve ligjet e natyrës. Besimi duhet të njihet nën dritën e shkencës. Besimi nën ndriçimin e shkencës mbetët larg besëtytnive kurse largimi nga shkenca, besimi shndërrohet në mendim të ngurtë dhe në fanatizëm absolut”.
Prandaj, feja e pastër Islame jo vetëm që nuk ka kundërshtim me mendjen dhe nuk e pengon aspak lulëzimin dhe forcimin e saj, por me prezantimin e mendjes si një prej krahëve të fuqishëm të fesë, inkurajon njeriun të mendojë dhe të jetë racional dhe krijon rrethanat për lulëzimin dhe zhvillimin e mendjes. Atëherë, si është e mundur të pretendohet se feja pengon zhvillimin e forcës së mendjes dhe arsyes së njeriut?!