Amerika në prag të shtimit të dhunës dhe ekstremizmit
(last modified Sun, 31 Jan 2021 09:37:51 GMT )
Janar 31, 2021 10:37 Europe/Tirane
  • Amerika në prag të shtimit të dhunës dhe ekstremizmit

Shoqëria e Amerikës si par ashtu edhe pas themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurrë nuk ka qenë larg dhe e sigurt nga dhuna shoqërore dhe ekstremizmi politik. Përgjatë 400 viteve të fundit, janë bërë përpjekje të gjëra për të shtypur lëvizjet shoqërore dhe politike në këtë vend.

Emigrantët evropianë për shumë vite me radhë kanë vrarë dhe shkatërruar popullin autokton të Amerikës. Më pas u ka ardhur radha zezakëve që të sillen në Amerikë në formë të skllevërve. Atëherë, emigrantët e bardhë të cilët konsideroheshin shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, luftonin mes vete për sistemin çnjerëzor të skllavërisë dhe të fillojnë luftën e brendshme e cila ka lënë të vrarë mbi 600 mijë njerëz. Edhe përfundimi i asaj lufte të brendshme nuk arriti t’i japë fund dhunës shoqërore dhe ekstremizmit politik në këtë vend.

Përgjatë një periudhe tetë vjeçare, shoqëria e Amerikës është përballur me ndarjen racore të përgjakshme dhe me përpjekje për të zhdukur diskriminimin racor. Këto luftëra arritën kulmin e vet në vitet 1950-1960-ta, një periudhë kjo në të cilën policia në mënyrë të tmerrshme ka vrarë dhe shtypur protestuesit dhe luftëtarët zezakë dhe liderët e tillë si Martin Luther King eliminoheshin nga skena me atentate terroriste. Madje as sukseset e mëdha të lëvizjes për të drejta qytetare në reduktimin e diskriminimit racor, nuk arritën ta shpëtojnë dhe largojnë shoqërinë e Amerikës nga veprimet e dhunshme shoqërore dhe nga ekstremizmi politik.

Aktualisht, këto veprime të dhunshme dhe ekstremiste, në formë të gjerë dhe të rrezikshme po vazhdojnë të zhvillohen në Amerikë. Shembulli i fundit dhe njëkohësisht dhe më i dalluari i kësaj dhune ka ndodhur në kohën kur më 5 janar të vitit 2021, me miliona njerëz mbetën të çuditur dhe me gisht në gojë se çfarë po ndodhte në Uashington DC kur godina e madhe e Kongresit të Amerikës e cila konsiderohet si simbol i demokracisë amerikane, ra dhe u pushtuar nga një grup i madh i përkrahësve të irrituar të presidentit të Amerikës.

Sulmi kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, madje në orët kur anëtarët e tij ishin duke shqyrtuar dhe konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020, ka treguar se shoqëria e Amerikës deri në çfarë mase është e rrezikuar nga ngadhënjimi i veprimeve të dhunshme dhe ekstremiste.

Deri para kësaj ngjarje, mendohej se politikanët amerikanë pasi kanë kaluar nëpër dekada me plotë tensione të gjysmëshekullit të kaluar, kanë arritur deri në atë shkallë të pjekurisë dhe racionalizmit që mosmarrëveshjet dhe mospajtimet e tyre t’i zgjidhin pranë kutive të votimit dhe nëpërmjet transferimit të pushtetit mes dy partive kryesore politike të këtij vendi. Mirëpo ekstremizmi politik i cili u formuar dhe u manifestuar në fund të shekullit të kaluar dhe gjatë dy dekadave të para të shekullit aktual në Amerikë, në fakt ka zhdukur çdo lloj mundësie për kompromis dhe pajtim mes lëvizjeve politike të këtij vendi.

Në njërën anë të këtij konflikti politik-ideologjik, ndodhen konservatorët e djathtë të cilët konsiderojnë se çfarëdo lloj humbje përball rivalëve të tyre është humbje e identitetit kombëtar dhe e bindjeve të tyre fetare. Pikërisht për këtë arsye, edhe Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës i cili e prezantonte veten përfaqësues dhe zëdhënës i kësaj lëvizje politike, pas zgjedhjeve presidenciale të cilat i humbi, foli për luftë deri në frymëmarrjen e fundit për të mos lëshuar pushtetin. Kjo luftë me domosdo nuk është vetëm për karrigen e presidentit të shtetit të Amerikës, por në realitet buron nga kjo ide që nëse rivali i tij do të ulet në këtë karrige, Amerika do t’i shitej të huajve, socialistët do të sundojnë mbi këtë vend dhe një kaos politik, shoqëror dhe kulturor do ta përfshijë të gjithë Amerikën.

Në anën e kundërt, ndodhet lëvizja liberale majtiste e cila është e shqetësuar se në rast të humbjes përball rivalit politik, diktatura, fashizmi, urrejtja kundër emigrantëve dhe besëtytnia do të ngadhënjejë mbi Amerikën. Pikërisht për këtë arsye, kjo lëvizje politike në po atë masë të lëvizjes rivale, thekson për të luftuar deri në frymën e fundit.

Në këtë mënyrë, mund të thuhet se shoqëria e Amerikës më shumë se në çdo kohë tjetër pas përfundimit të luftës së brendshme të viteve 1860-ta, është ndarë në dy pole, madje kjo ndarje është krijuar në një shtet që aktualisht mbi 300 milionë armë të nxehta ndodhen në dispozicion të qytetarëve dhe paramilitarët e armatosur në mënyrë të lirë mund të bredhin nëpër rrugët e qyteteve. Një pjesë e këtyre paramilitarëve të armatosur nën ndikimin e radikalizimit të situatës dhe atmosferës politike të këtij vendi si pasojë e rezultateve të kontestueshme të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2021, sulmuan ndërtesën e Kongresit të Amerikës ndërsa përfaqësuesit amerikanë u arratisen nëpër vendstrehime për të qenë të sigurt. Gjatë kryerjes së këtij sulmi, u vranë pesë persona në mesin e tyre edhe një oficer i policisë dhe protestuesit e irrituar kanë shkatërruar një pjesë të asaj që quhet “Shtëpia e Popullit”.

Reagimet ndaj këtyre veprimeve të dhunës politike që një grup i quajti ato grusht shtet dhe një grup tjetër i kanë quajtur këtë sulm si veprim terrorist, tregojnë ndjekjen e veprimeve më shumë radikale nga ana e grupit rival. Këto veprime të cilat janë marrë për ta vendosur nën kontroll krizën dhe për të parandaluar përsëritjen e rebelimit të qytetarëve, mund të rezultojë me irritimin më të madh të përkrahësve të humbur të Donald Trump dhe në të ardhmen të shkaktohen veprime të dhunshme më të gjera.

Me fjalë të tjera, Amerika aktualisht po përballet me një varg të veprimeve të dhunës shoqërore dhe ekstremizmit politik që dhuna dhe ekstremizmi i njërës palë do të shkaktojë dhunën dhe ekstremizmin e palës tjetër. Një zhvillim ky që disa prej mendimtarëve të shkencave politike në Amerikë, po e quajnë këtë përballje dhe këtë konflikt si luftë e brendshme e ftohtë.

Tags