Janar 31, 2021 10:48 Europe/Tirane
  • Trashëgimia e Trump për Azinë perëndimore (2)

Me përfundimin e mandatit katërvjeçar të presidencës së Donald Trump në Amerikë, shtrohet kjo pyetje se politika e qeverisë së Donald Trump çfarë pasoja ka pasur për rajonin e Azisë Perëndimore?

Trump dhe boshti i kompromisit në Azinë Perëndimore

Në edicionin e kaluar folëm rreth politikës së Trump ndaj boshtit për kompromis me regjimin sionist në rajon ndërsa në këtë edicion, do të shqyrtojmë dhe analizojmë politikat e qeverisë së Donald Trump ndaj boshtit të rezistencës.

1- Trump dhe Republika Islamike e Iranit

Çështja e Iranit në politikën e jashtme të qeverisë së Trump ka pasur pozitë të veçantë. Trump në vitin 2018, doli nga marrëveshja bërthamore duke pretenduar se mund të arin marrëveshje më të mirë. Ai në vazhdën e këtij veprimi, filloi fushatën e presionit maksimal kundër popullit të Iranit me qëllim që ta detyrojë Iranit të ulët në tryezën e negociatave të reja me qeverinë amerikane. Donald Trump gjatë mandatit të tij presidencial katër vjeçar, ka ndërmarrë katër veprime kryesore kundër Republikës Islamike të Iranit të cilat janë: dalja nga marrëveshja bërthamore, vendosja e sanksioneve ekonomike në kuadër të fushatës së presionit maksimal, vendosja e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste dhe vrasjen e martir gjeneral Kasem Solejmani. Në anën e kundërt, Republika Islamike e Iranit gjithashtu në kundërpërgjigje të këtyre veprimeve të Amerikës, ka marrë masa të rëndësishme kundër Amerikës si rrëzimi i dronit “Global Hawk” si dhe kryerjen e sulmit raketor kundër bazës ushtarake “Ajnul-Asad” në të cilën janë të vendosura forcat ushtarake amerikane në Irak.

Pasi që në qershor të vitit 2019, forcat e armatosura të Iranit rrëzuan dronin amerikan “Global Hawk”, Donald Trump me këtë fjali “Irani ka kryer një gabim shumë të madh”, në një farë mënyrë ka kërcënuar me luftë Republikën Islamike të Iranit. Megjithëkëtë, në vazhdim pretendoi, për arsye se në sulmin e Amerikës kundër Iranit do të vriteshin shumë civilë, nuk do të reagojë ndaj këtij veprimi të Iranit. Analistët pas qëndrimit pasiv të qeverisë së Amerikës ndaj rrëzimit të dronit “Global Hawk”, kanë deklaruar se kapaciteti raketor dhe aleatët rajonal të Iranit ishin dy faktor të cilët u bënë shkak që Trump të vetëpërmbahet nga marrja e çfarëdo lloj veprimi ushtarak kundër Republikës Islamike të Iranit.

Edhe pse qeveria e Trump me politikën e presionit maksima, ka ushtruar ndikim negativ mbi ekonominë e Iranit, mirëpo qeveria e Trump në përballje me Republikën Islamike të Iranit ishte një humbëse e plotë. Nga njëra anë, shtimi i problemeve ekonomike të popullit nuk u bë shkak që të krijohet përballje mes qytetarëve iraniane me sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe nga ana tjetër, Republika Islamike e Iranit edhe nën presionin ekonomik të shkaktuar si pasojë e sanksioneve nuk pranoi që të ulët në tryezë për negociata të reja me qeverinë e Donald Trump për çështjen e programit atomik madje as edhe për programin raketor dhe politikën rajonale të saj. Përveç kësaj, qeveria e Donald Trump edhe gjatë përpjekjeve të saj në Këshillin e Sigurisë së OKB jo vetëm që nuk arriti të krijojë konsensus kundër Iranit, por ky konsensus madje u formua kundër Amerikës dhe në shtator të vitit 2020, vetëm vendi i vogël i Republikës Dominikane votoi pro rezolutës së propozuar të Amerikës kundër Iranit në mënyrë që Donald Trump i cili synonte ta izolojë Iranin në botë, tani e vërejti se vetë Amerika ishte izoluar në botë.

2-Trump dhe Iraku

Qeveria e Amerikë gjatë katër viteve të presidencës së Donald Trump nuk kishte politik të unifikuar as ndaj Irakut. Qeveria e Donald Trump në katër vitet e kaluar u përball me tre qeveri në Irak. Qeveria e Hejdar Ebadi, Qeveria e Adel Abdulmahdi dhe Qeveria e Mustafa Al-Kadhimi. Vështrimi i qeverisë së Amerikës ndaj Irakut ishte në kuadër të ndërhyrjes në çështjet e brendshme të Irakut dhe në marrëdhëniet e Irakut me Republikën Islamike të Iranit.

Nga aspekti i brendshëm, Amerika është munduar të reduktojë rolin e grupeve të rezistencës dhe të dobësojë pozitën e tyre në Irak. Në këtë kuadër, qeveria e Uashingtonit ka ndjekur politika të tilla si prishja e imazhit, akuzimi, pengimi i forcimit të pozitës së këtyre grupeve, vendosja e emrit të grupeve si “Asaibe Al-Hak” në listën e grupeve terroriste si dhe vendosja komandantëve të lartë si Faleh Al-Fajad dhe Abu Fadak Al-Hamdavi, shefin dhe zv/shefin e organizatës së forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut në listën e sanksioneve të Amerikës. Njëkohësisht me këtë, Qeveria e Amerikës më datë 3 janar të vitit 2020, me anë të një sulmi të kryer me dron në afërsi të aeroportit të Bagdadit, ka vrarë Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefin e organizatës së forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut së bashku me gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit. Pas këtij veprimi kriminal, kërcënimet kundër forcave ushtarake të Amerikës në Irak janë shtuar dhe Amerika gjithashtu disa herë ka sulmuar pozicionet e grupeve të rezistencës në Irak dhe ka vrarë me dhjetëra pjesëtar të forcave të rezistencës.

Kjo qasje e Uashingtonit është bërë shkak që të shtohet edhe më shumë kërkesa e popullit dhe grupeve politike të Irakut për dëbimin e forcave ushtarake të Amerikës nga territori i Irakut. Parlamenti i Irakut gjithashtu më 5 janar të vitit 2020, miratoi ligjin për dëbimin e forcave ushtarake amerikane nga territori i Irakut. Në këtë kuadër, janë zhvilluar disa raunde të negociatave mes qeverive të Uashingtonit dhe Bagdadit në lidhje me gjendjen e forcave ushtarake amerikane në Irak dhe është vendosur që të reduktohej numri i forcave ushtarake të Amerikës në këtë vend. Qeveria e Trump në shtator të vitit 2020, ka deklaruar se numri i forcave amerikane në Irak nga 5200 do të reduktohet në 2500 ushtarë.

Në nivel rajonal, qeveria e Donald Trump ka bërë përpjekje të mëdha që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Bagdadit për shkak të marrëdhënieve të afërta të Irakut me Republikën Islamike të Iranit. Në realitet, marrëdhëniet e afërta të Irakut me Iranin janë bërë shkak që qeveria e Trump disa herë në kuadër të shkeljes së sovranitetit kombëtar të Irakut, të sulmojë dhe bombardojë pozicionet e grupeve të rezistencës në Irak. Megjithëkëtë, përpjekja e qeverisë së Trump nuk u bë shkak që të reduktohen marrëdhëniet e Irakut me Republikës  Islamike të Iranit dhe në këtë mënyrë Donald Trump pësoi disfatë edhe në këtë drejtim. Mund të thuhet se në kohën e qeverisë së Donald Trump marrëdhëniet e Amerikës me Irakun arritën në rrethanat më kritike të mundshme dhe u shtua niveli i urrejtjes së popullit irakian ndaj Amerikës.

3-Libani, Siria dhe Jemeni

Qeveria e Donald Trump në katër vitet e kaluara edhe në Siri, Liban dhe Jemen ka qenë në një huti të plotë, për arsye se të tre këto vende janë anëtare të Boshtit të Rezistencës që pavarësisht se janë përballur me presionet më të mëdha, por kurrë nuk janë dorëzuar përball politikave të qeverisë së Donald Trump.

Qeveria e Donald Trump në Siri ka vazhduar politikën e qeverisë paraardhëse të Amerikës. Trump edhe pse ka paraqitur moton për largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria, mirëpo në praktikë ka vazhduar mbështetjen ndaj grupeve terroriste dhe paramilitare, ka vazhduar plaçkitjen e naftës së Sirisë dhe ka bërë përpjekje gjithnjë ta dobësojë pozitën e Qeverisë së Damaskut përball grupeve terroriste. Qeveria e Donald Trump gjithashtu ka mbështetur edhe sulmet e regjimit sionist kundër Sirisë dhe këto sulme ajrore janë kryer me pëlqimin e Qeverisë së Amerikës.

Qeveria e Donald Trump edhe ndaj Libanit ka vazhduar të ndjekë politikë armiqësore. Jo vetëm që Hezbullahu u vendos në listën e grupeve terroriste të Amerikës dhe u sanksionuan liderët e Hezbullahut, por gjithashtu u ndjek edhe skenari i shtimit të pakënaqësisë qytetare në Liban dhe shndërrimin e protestave qytetare në veprime të dhunshme dhe në fund krijimi i një situate pa qeveri në Liban. Qëllimi kryesor i këtij procesi ishte ky që të reduktohet sa më shumë fuqia e Hezbullahut në strukturën e pushtetit në Liban.

Talal Atris, kryetari i qendrës rajonale dhe studimeve politike dhe shoqërore në Universitetin e Libanit, në lidhje me veprimet e Donald Trump ndaj këtij vendi, ka thënë: “Trump gjatë katër viteve të kaluara është përqendruar në një ide themelore me emrin “sanksione”. Trump të gjitha këtyre katër viteve në mënyrë graduale ka përdorur faktorin e sanksioneve kundër Libanit duke filluar nga moslejimi i transferimit të pasurive nga ana e grupeve shiite jashtë këtij vendi drejt Hezbullahut e deri te pengimi i aktiviteteve bankare të myslimanëve shiitë me pretekst të bashkëpunimit me Hezbullahut dhe deri në vendosjen e emrave të shumë ministrave dhe deputetëve të Parlamentit të Libanit që bashkëpunojnë me Hezbullahun në listën e sanksioneve. Të gjitha këto përfshinë veprimet e qeverisë së Donald Trump kundër Libanit gjatë katër viteve të kaluara”.

Atris ka shtuar: “Donald Trump ka bërë përpjekje që të imponojë disa kushte të caktuara të cilat do të pengojnë praninë e Hezbullahut në kabinetin e Qeverisë së Libanit. Për shembull, shumë ka theksuar se Hezbullahu nuk duhet të ketë qasje në një ministri të caktuar ose në një post të caktuar të qeverisë dhe Hezbullahu në realitet nuk ka të drejtë të marrë pjesë në kabinetin qeveritar dhe në çështjet politike të Libanit. Mirëpo Qeveria e Amerikës nuk ka pas sukses as në këtë drejtim dhe të gjitha politikat e saj në këtë drejtim kanë dështuar, për arsye se Hezbullahu është një forcë politike në Liban. Të gjithë e njohin zyrtarisht atë. Kjo parti ka grup parlamentar dhe nuk ekziston mundësia që në Liban të formohet një qeveria pa pjesëmarrjen ose pa pëlqimin e Hezbullahut. Prandaj, Trump në ka pësuar humbje të plotë në këtë drejtim”.

Qeveria e Trump në krizën e Jemenit gjithashtu gjatë katër viteve të kaluara ka qëndruar prapa Arabisë Saudite dhe ka anashkaluar tërësisht krijimin e katastrofës më të madhe humanitare në Jemen në mënyrë që të tregojë se esencialisht nuk beson në asnjë mënyrë në parime si të drejtat e njeriut dhe as në normat dhe vlerat njerëzore. Kjo qasje e qeverisë së Trump ka shkaktuar ngritjen e kritikave të gjera edhe brenda në Amerikë kundër qeverisë së këtij vendi.

Në fund duhet thënë se qeveria e Donald Trump gjatë katër viteve të kaluara në qasjen e vet kundër rezistencës, para se gjithash është shndërruar në një vegël për Arabinë Saudite dhe regjimin sionist. Edhe pse qeveritë e mëparshme të Amerikës gjithashtu kanë vepruar kundër Boshtit të Rezistencës në rajon, mirëpo qeveria e Trump ka mbyllur rrugën për çfarëdo lloj dialogu dhe diplomacie mes grupeve të rezistencës dhe grupeve të tjera brenda vendeve dhe në nivel të rajonit. Rezultati që ka sjell politika e qeverisë së Donald Trump ishte ky që pas katër viteve, Lindja e Mesme më shumë se në çdo kohë tjetër është përfshirë nga kaosi, destabilizimi, mosbesimi dhe tensionet brenda disa vendeve, mes disa forcave dhe në përgjithësi në nivel të gjerë rajonal.

Tags