Çfarë bëri Korona me ne (2)
(last modified Sun, 13 Jun 2021 10:22:30 GMT )
Qershor 13, 2021 12:22 Europe/Tirane
  • Çfarë bëri Korona me ne (2)

Në ditët në të cilat pandemia e virusit Korona u bë shkak për të prishur shumicën e tubimeve kulturore, edhe sfera e muzikës duke marrë parasysh karakteristikën e realizimit të saj dhe koncertet, u ndikua në përgjithësi nga kjo pandemi deri në atë masë sa që u anuluan të gjitha koncertet anë e mbanë botës.

Pandemia e virusit Korona u bë shkak që artistët dhe punonjësit e këtij sektori pësuan një goditje të rëndë dhe të madhe. Mirëpo në këto rrethana, mediat nuk e lanë të vetëm botën e muzikës.

Vetëm disa muaj më parë kur bota e zhytë në krizën e pandemisë së virusit Korona, u paraqit rrugëzgjidhja më e mirë dhe më e rëndësishme për ta vendosur nën kontroll një prej sëmundjeve më epidemiologjike të historisë: Karantina. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur askush nuk kishte gatishmërinë e duhur për të pranuar një pandemi globale dhe në sëmundje epidemiologjike në shekullin 21. Tregu i propozimeve interesante për të dëgjuar, për të shikuar dhe për të lexuar u zhvillua shumë gjatë ditës së periudhës së karantinës dhe shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale i propozonin njëri-tjetrit filma, libra dhe muzikë të ndryshme; aktivitete këto të cilat i bënin ditët e qëndrimit në shtëpi më të dobishme dhe më të kapërcyeshme. Artistët gjithashtu gjatë këtyre ditëve nuk qëndruan ulur dhe pasiv, por me anë të mënyrave dhe metodave moderne, vazhduan përpjekjet për ta prezantuar artin e tyre për publikun. Këngëtarët dhe muzikantët të cilët nëse nuk do të ishte pandemia e virusit Korona, gjatë këtyre ditëve secili prej tyre në një qytet dhe në një sallon do të realizonte programin e koncertit, shfrytëzuan rrjetet sociale në mënyrë ta lënë vetëm publikun e vet dhe në këtë mënyrë disa orë gjatë ditëve dhe netëve të qëndrimit në karantine ia kanë kushtuar artit dhe muzikës së drejtpërdrejtë. Me siguri se iu kujtohet se një prej aktiviteteve interesante të cilat janë zhvilluar në këtë drejtim, ishte thirrja e artistëve që nga dritarja ose nga çatia e shtëpive të tyre të realizojnë program muzikor për të tjerët dhe të regjistrojnë me kamerë realizimi e tyre muzikor. Në këtë mënyrë ndodhi edhe kjo që në shumë vende të ndryshme të botës i shtynë artistët e muzikës dhe këngëtarët ta dërgojnë melodinë e këngës dhe tingujt e veglave të tyre muzikore për ata të cilët ndodhen në karantine.

Megjithatë nuk ishte e gjithë ngjarja vetëm kjo. Si pasojë e përhapjes së pandemisë së virusit Korona, shitja fizike u reduktua në një të tretën e sasisë normale dhe kjo është në kohën kur edhe shitja e veprave artistike në mënyrën digjitale, gjithashtu ka shënuar rënie me rreth 11%. Dëshmitë dhe dokumentet tregojnë se janë bërë ndryshime edhe në metodën e të dëgjuarit muzikë të njerëzve. Një kompani online e muzikës ka raportuar se publiku në periudhën e pandemisë së virusit Korona po dëgjojnë muzikë më shumë nëpërmjet aplikacioneve në televizor ose në aparatet digjitale të tjera.

Hulumtimet tregojnë se ndikimi i pandemisë së virusit Korona mbi këtë sferë është deri në atë masë sa që edhe zakonet e dëgjuesve kanë pësuar ndryshime të caktuara. Për shembull, një stil i cili ka qenë më shumë i preferuar gjatë ditëve të pushimit deri para fillimit të kësaj pandemie, tani është bërë ushqimi ditor i publikut. Me fjalë të tjera, stili i muzikës qetësuese është bërë më shumë i popullarizuar në mesin e njerëzve të shtresave të ndryshme. Si pasojë e ndalimit në nivel të gjerë të tubimeve të njerëzve, tani artistët nëpërmjet rrjeteve sociale Twitter, Instagram dhe platformave të tjera, nga shtëpia në mënyrë të drejtpërdrejtë po komunikojnë me publikun dhe simpatizuesit e tyre. Programet kompjuterike për transmetim kanë krijuar metoda të reja për fitimin e të ardhurave siç është anëtarësimi në kanalet e artistëve të cilët sigurojnë qasje të shpejtë ose monopole në përmbajtje. Ata gjithashtu kanë aktivizuar edhe tubime e konferenca virtuale dhe publikimin e komenteve me pagesë. Për shembull, në Kinë, është programuar një program muzikor nëpërmjet internetit që nëpërmjet tij, 80% artistëve dhe mjeshtërve të veglave muzikore kanë shtuar të ardhurat e veta me më shumë se 50%, madje disa artistë kanë njoftuar për shtimin e të ardhurave të tyre me 100%. Në këtë mënyrë mund të thuhet se për muzicientët, publikuesit dhe producentët rrugët e tilla të reja të komunikimit dhe lidhjeve me publikun mund t’i përdorin në periudha afatgjate për të shtuar fuqinë ekonomike dhe për të përmirësuar kushtet jetësore të artistëve dhe për ta mbajtur gjallë industrinë e muzikës.

Në rajonet e tjera të botës, gjithashtu janë projektuar edhe disa platforma të tjera në të cilat artistët përveç realizimit të programit muzikor, vendosin lidhje dhe komunikojnë me publikun dhe kanë publikuar e shpërndarë materiale përmbajtësore të dëshiruara. Natyrisht se platformat nëpërmjet kësaj rruge nuk fitojnë të ardhura, mirëpo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ata gëzojnë të drejtën autoriale dhe mbështetjen financiare. Përveç kësaj, me shtimin e numrit të konsumatorëve, kanë ndryshuar gjithashtu edhe zakonet e konsumit. Disa konsumatorë në shtëpi shfrytëzojnë shërbimet e publikimit dhe shpërndarjeve të materialeve. Kjo është në kohën kur disa konsumatorë të tjerë, për shkak të presioneve financiare kanë anuluar anëtarësinë e vet nëpër këto aktivitete. Le të mos harrojmë se disa kompani të shërbimeve me modelin e tregtisë së dy anshme, duke i bërë falas shërbimet e tyre për konsumatorët për një periudhë të përkohshme dhe deri në fund të përmirësimit të rrethanave ekonomike, gjatë periudhës së krizës së pandemisë po vazhdojnë të ruajnë lidhjen dhe komunikimin e tyre me dashamirësit e muzikës.  

Një çështje tjetër të cilën e kemi vërejtur në periudhën e pandemisë së virusit Korona, është prirja e shumë artistëve të muzikës për prodhimin e programit muzikor me një këngë (Single Track) dhe publikimin e saj në hapësirën virtuale. Ashtu siç e dini, përgjatë historisë, teknologjia dhe bartësit dhe transmetuesit e zërit kanë qenë përcaktues në sasinë e prodhimeve muzikore. Për shembull, në një periudhë kanë ekzistuar pllaka të gramafonit dhe për shkak të hapësirës së përcaktuar të tyre, vetëm një këngë mund vendosej në atë pllakë të gramafonit. Në periudhat e mëvonshme doli në treg kaseta me trakë për kasetofon dhe prodhimi i këngëve bëhej në formatin nga një orë deri në 90 minuta. Më vonë kur prodhimet muzikore bëheshin në formën e CD-ve, veprat muzikore ofroheshin në kohë prej 35 deri në 40 minuta dhe përsëri kapaciteti i prodhimit u bë më i vogël derisa bartësit e zërit nga CD u shndërruan në forma të tjera më të përparuara. Në atë kohë mund t’i thuaje artistit që tani e tutje pa kurrfarë shqetësimi t’i ofrojë prodhimet e veta për publikun pa kurrfarë ndërmjetësuesi dhe brenda një kohe më të shkurt se 3 minuta.

Natyrisht se në disa rajone të botës, industria e muzikës me mbështetjet dhe përpjekjet financiare të shumta, deri në një masë të madhe arriti të rimarrë veten. Mbështetjet e organeve ndërkombëtare siç është UMG (Universal Music Group Live Nation Entertainment) dhe gjithashtu gjigantët e transmetimit online të muzikës si dhe mbështetja financiare e myshterinjve, i dolën në ndihmë artit muzikor.

Shumë prej producentëve kanë krijuar një mekanizëm i cili u jep mundësi konsumatorëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i ndihmojnë financiarisht krijuesit dhe pronarët e veprave që i preferojnë vetë ata. Shembuj të tjerë mund të përmenden në këtë drejtim siç është parapagesa pa përfituar të drejtën e interesit në raste të vështira dhe në kohën e krijimit të pezullimit në ofrimin e muzikës.  

Në sektorët publikë, disa qeveri, kanë përgatitur pako të ndihmave financiare për industritë dhe për punëtorët e dëmtuar nga kjo krizë e pandemisë Korona që përfshinë shuma me triliona dollarë për të mbuluar shpenzimet dhe për të ndihmuar shpenzimet ose për të siguruar kredi. Këto ndihma financiare inkurajuese nuk janë të kufizuar vetëm me industrinë e muzikës, mirëpo shumica e tyre përfshinë rregullore edhe për profesionet mediale, artistike, kulturore si dhe për zgjerimin e rrjeteve të sigurta për punonjësit e dëmtuar nga kriza e pandemisë Korona.

Ardevan Xha’ferian, publikues, producent dhe hulumtues i muzikës iraniane dhe anëtar i bordit drejtues të Asamblesë Botërore të Muzikës në UNESCO, duke vë në dukje rrethanat jo të mira të sistemit ekonomik të muzikës në botë pas përhapjes së pandemisë së virusit Korona, thotë: “Ajo çfarë mund të konsiderohet si pjesë detyrave të qeverisë në këto rrethana, është mbështetja ndaj arsimtarëve dhe mjeshtërve të fushës së muzikës të cilët me mbylljen e vendeve të punës dhe qendrave arsimore, praktikisht edhe kanë humbur të ardhurat e tyre jetësore. Përhapja e virusit Korona ishte një befasi absolute në mbarë botën që asnjë vend nuk kishte gatishmërinë e duhur për ta pritur atë. Prandaj, aktualisht këto janë politikat afatshkurtër të cilat duhet t’i shkojnë në ndihmë industrive kulturore artistike të dëmtuara nga kjo pandemi. Unë mendoj se pikëfillim i këtyre mbështetjeve financiare janë qendrat arsimore të muzikës dhe të fushave shoqëruese të tyre të cilat nuk po kanë mundësi të realizojnë program muzikor në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Përveç këtyre përpjekjeve të cilat kanë ndihmuar për përmirësimin e pozitës ekonomike të fushës së muzikës, ekspertët kanë parashikuar se muzika në periudhën pas pandemisë së virusit Korona, do të shënojë një zhvillim shumë të shpejtë dhe të madh. Ata thonë se gjatë kësaj periudhe kohore, në mënyrë sipërfaqësore janë ndërprerë aktivitetet dhe veprimtaria muzikore, mirëpo në brendësi është krijuar një rast shumë i mirë për artistët në mënyrë që të mendojnë për vepra dhe projekte më të reja dhe natyrisht më të mirë në cilësi dhe në realitet në mendimet dhe idetë e tyre, ata kanë arritur në një rindërtim dhe kthim në vetvete.

Arti, sidomos muzika pas periudhës së pandemisë së virusit Korona, do ta rifillojë dhe përjetojë një renesancë të re, për arsye se këta artistë gjatë vitit kanë menduar për organizimin e koncerteve të ndryshme dhe vazhdojnë të mendojnë për projektet e tyre dhe për shkak të preokupimeve të punës dhe programeve, më pak kanë menduar për prodhimin e materialeve më përmbajtësore dhe me cilësi më të lartë. Studimi dhe hulumtimi i publikut ndoshta bëhet më pak dhe ndoshta krijohet rast më i vogël për shkëmbimin e bindjeve dhe kërkesave mes publikut dhe artistit. Mirëpo në periudhën e pandemisë së virusit Korona, shumë prej artistëve kanë krijuar lidhje më të mira me simpatizantët dhe admiruesit e tyre dhe kjo lidhje ka qenë efikase në njohjen e llojit të muzikës së preferuar nga ata. Prandaj, në të ardhmen do të shtohet niveli i cilësisë së punës së artistëve në muzikë dhe kjo çështje vetvetiu do të ushtrojë ndikim pozitiv në ekonominë e muzikës, natyrisht ndoshta kjo periudhë kohore do të bëhet shkak që një numër i artistëve për shkak të çështjeve materiale, kanë zgjedhur profesion dhe punë tjetër dhe më të mos kthehen në veprimtarinë e muzikës. Mirëpo ai numër i artistëve të cilët kanë një vështrim më profesional ndaj muzikës, me siguri se do ta ndjekin punën e vet me seriozitet edhe më të madh.

Pavarësisht të gjitha veprimeve pozitive që janë bërë në fushën e muzikës, me siguri se në periudhën pas pandemisë së virusit Korona, do të paraqiten dhe ekzistojnë probleme dhe vështirësi të caktuara në rrugën e realizimit të programeve të drejtpërdrejta muzikore dhe artistike dhe të koncerteve. Rindërtimi i besimit të publikut dhe simpatizantëve në disa raste do të jetë shumë i vështirë. Në bazë të një shqyrtimi dhe studimi, pavarësisht procesit aktual të vaksinimit dhe lajmërimit për imunizimin e përgjithshëm të njerëzve në të ardhmen, gjysma e njerëzve thonë se nuk janë të gatshëm që pas rihapjes së plotë, të marrin pjesë në koncerte, të shkojnë në kinema dhe në parke. Një vendim ky i cili me siguri se do të ushtrojë ndikim serioz mbi jetën e artistëve, për arsye se dy e treta e të ardhurave të tyre financiare sigurohet nga realizimi drejtpërdrejtë i programeve të tyre muzikore.

Çështja e fundit që duhet thënë në lidhje me këtë, është kjo që nuk duhet të harrojmë se mjekët besojnë se me krijimin e çasteve të gëzuara dhe të hareshme siç është dëgjimi i muzikës shpresëdhënëse, të gjallë dhe të qetë, mund të përballohet më lehtë stresi i krijuar si rezultat i përhapjes së pandemisë së virusit Korona dhe të forcohet sistemi i imunitetit të trupit të njeriut. Të mos harrojmë se dëgjimi i muzikës dhe largimi nga çfarëdo lloj tensionimi, bëhet shkak për forcimin e sistemit të imunitetit të trupit dhe e forcon njeriun përball çfarëdo lloj sëmundje. Pra, shfrytëzojeni dhe përfitoni nga ky art dhe bëjeni shpirtin dhe trupin tuaj mikpritës të notave të bukura muzikore.