Media dhe pagimi i tarifave të fqinjësisë
Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është një nga shqetësimet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare, mbështetja e së cilës ka shumë rëndësi për investitorët dhe transferuesit e teknologjisë. Konsumatorët dhe madje brezat e ardhshëm që mund të përfitojnë nga risitë dhe përparimet e brezit të sotëm, gjithashtu përfitojnë nga ligje të tilla.
Një nga faktorët e rëndësishëm që ka krijuar hendekun e zhvillimit midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, është ndryshimi në nivelin e njohurive dhe teknologjisë. Rritja e shpejtë e teknologjisë në shekullin 21 dhe parashikimi i rritjes së saj të jashtëzakonshme në një të ardhme jo shumë të largët sigurisht që do të sjellë një tjetër ndryshim. Ekzistojnë dy mënyra për të zvogëluar këtë boshllëk dhe qasjen e vendeve në zhvillim në teknologjinë moderne; Njëra është prodhimi i teknologjisë dhe tjetra është transferimi i saj nga vendet që e ka atë.

Të drejtat e pronësisë intelektuale përfshijnë dispozita që krijojnë dhe mbrojnë të drejtën materiale për një veprimtari të re dhe inovative. Ai gjithashtu autorizon ushtrimin e kontrollit ligjor mbi shpërndarjen, përhapjen dhe komercializimin e informacionit dhe inovacioneve të reja teknologjike dhe vendos gjoba për çdo keqpërdorim, riprodhim të paautorizuar, falsifikim ose rishpërndarje të paautorizuar. Të drejtat e pronësisë intelektuale janë të drejta ligjore në lidhje me aktivitetet jomateriale dhe intelektuale, në fushat industriale, shkencore, letrare dhe artistike. Shumica e vendeve kanë miratuar ligje për të mbrojtur pronësinë intelektuale për dy arsye kryesore: Së pari, për t'i dhënë karakter ligjor të drejtave ekonomike dhe morale të shpikësve në novacionet e tyre dhe të drejtat publike për të marrë ato shpikje; Dhe së dyti, për të promovuar kreativitetin dhe realizimin e rezultateve. Kjo bëhet për të inkurajuar pjesëmarrjen e njerëzve në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale nga shekulli i nëntëmbëdhjetë e tutje, u bë e mundur me ratifikimin e dy konventave të rëndësishme ndërkombëtare, Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronës Industriale dhe Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike, të cilat u miratuan në vitin 1886 dhe u ndryshuan gjatë kalimit të kohës. Përveç traktateve dypalëshe që garantojnë mbështetjen për të drejtën e pronësisë intelektuale në të cilat është parashikuar zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare me anë të gjyqësorit, disa traktate rajonale dhe ndërkombëtare sidomos ato që kanë karakter ekonomike janë krijuar apostafat për këtë gjë dhe në to janë përcaktuar dispozita të përgjithshme dhe të pranishme nga të gjitha vendet e botës, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi analizimin dhe shqyrtimin e dispozitave të së drejtës së pronësisë intelektuale dhe për këtë janë krijuar organe të përbashkëta, organe që kanë ndikim të madh në tregtinë dhe biznesin ndërkombëtar. Përveç asaj që u tha më sipër, Organizata Botërore e Pronës Intelektuale (WIPP) si një nga njësitë aktive të Kombeve të Bashkuara, u formua në vitin 1967 në Stokholm, për të mbështetur burimin e ideve, inovacioneve dhe shpikjeve dhe ajo është autoriteti i parë i veçantë që merret me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Por me të gjitha ligjet dhe traktatet që janë hartuar në këtë fushë, ka ende dështime në zbatimin e ligjeve, madje edhe në botën e mediave, ka shkelje të dhunshme të ligjit. Një nga shembujt e fundit është gjoba e vendosur kundër Google nga Agjencia Franceze e Konkurrencës dhe Tregut. Agjencia javën e kaluar njoftoi një gjobë prej 500 milion € për Google, duke përmendur mosrespektimin e saj për të drejtat e pronës intelektuale të mediave të tjera. Kjo gjobë tregon qartë neglizhencën e gjigantit të teknologjisë dixhitale dhe pronarit të motorit më të rëndësishëm të kërkimit në Internet, për të paguar të drejtat materiale të mediave dhe prodhuesve të përmbajtjes së lajmeve pas ribotimit të produkteve të tyre. Agjencia e Konkurrencës në Francë i ka dhënë Google dy muaj kohë që në negociatat me mediat të bëjë sugjerime se si të kompensohet dëmi i shkaktuar i mirëbesimit dhe mos pagimin e së drejtës për shpërndarjen e lajmeve tek aktivistët e medias. Injorimi i këtij afati, sipas një deklarate nga rregullatori francez, do të rezultojë me një gjobë ditore prej një milion dollarë (900 mijë euro) për Google, i cili duhet të paguhet përveç gjobës së parë. Në përgjigje të gjobës, një zëdhënës i Google tha se gjoba ishte zhgënjyese dhe se Google kishte treguar vullnet të mirë gjatë negociatave të mëparshme me zyrtarët francezë.

Por media ka pritur për vite me radhë që gjigandi dixhital të paguajë për të drejtën për shpërndarjen e përmbajtjes së produkteve të lajmeve dhe pjesën e vet të të ardhurave të kompaninë që vijnë nga reklamat kur produkte të tilla ribotohen. Duhet të theksohet se kjo gjobë është vetëm një pjesë e vogël e të ardhurave 55.3 miliardë dollarë të Google, të fituara vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, kryesisht përmes shitjeve në internet dhe reklamave. Pagesa e të drejtave të pronësisë intelektuale nga gjigandët dixhitalë për botuesit dhe prodhuesit e përmbajtjes në internet, bazohet në një direktivë të BE-së të vitit 2019 të quajtur "e drejta e fqinjësisë". Disa kompani, përfshirë Google, fillimisht kundërshtuan që të paguanin tarifën e të drejtës së fqinjësisë për ribotimin e përmbajtjes së lajmeve të medias. Ata theksuan se ribotimi i këtyre produkteve tërheq më shumë lexues në faqet e lajmeve dhe mediat prodhuese të përmbajtjes së lajmit. Franca ishte e para nga njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që miratoi dhe zbatoi këtë direktivë. Kjo i lejon botuesit dhe prodhuesit e përmbajtjes së mediave në internet të bien dakord me platformat e Internetit mbi të drejtat e pronësisë intelektuale të produkteve të tyre.
Qershorin e kaluar, Franca gjobiti Google me 220 milion euro për abuzimin e pozitës së saj të privilegjuar në reklamat në internet. Në fillim të këtij viti, Google arriti një marrëveshje kornizë me përfaqësuesit e qindra mediave në Francë për pagesën e të drejtave të pronësisë intelektuale për produktet e tyre të lajmeve, por kjo marrëveshje nuk pranua nga disa aktorë kryesorë në këtë fushë, përfshirë agjencinë AFP. Google më pas pavarësisht kërkesa e rregullatorit francez për të mos shpërndarë përmbajtjen e lajmeve në media përpara se të arrihej një marrëveshje përfundimtare, ribotoi produktet e këtyre mediave. Sipas Bloomberg, gjobitja e fundit e Google nga Franca, nuk është përpjekja e vetme për të thyer ndikimin e gjigantëve të teknologjisë, pasi javën e kaluar Google News u vu në shënjestër të Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar një hetim ndaj Facebook rreth mënyrës se si kompania përdor informacionin e reklamuesve. Tashmë edhe qeveria amerikane, ka ngritur një proces gjyqësor kundër Google, në të cilin gjiganti i internetit akuzohet për monopolizim të kërkimit, hulumtimit dhe reklamimit në Internet duke shkelur kështu ligjet e konkurrencës. Kjo aktakuzë është sfida më e madhe e qeverisë amerikane në përballje me kompanitë e Internetit. Akuzat kundër Google u paraqitën në gjykatën federale dhe aktakuza u shkrua nga prokuroria amerikane dhe njëmbëdhjetë shtete. Aktakuza përqendrohet në miliarda dollarë që Google paguan për të instaluar automatikisht motorin e kërkimit Google në çdo shfletues ( si Internet Explorer). Sipas prokurorisë, ky veprim bëhet shkak që Google të ruajë pozicionin e si një "portë hyrëse në internet". Kjo është arsyeja pse vetëm në Shtetet e Bashkuara, Google përmbledh 80% të kërkimeve. Aktakuza pretendon se Google kërkimin në Internet e ka regjistruar "në emrin e vet" sepse kompanitë e tjera nuk mund të gjejnë mundësinë që të shpërndahen dhe njihen për të sfiduar kështu fuqinë e Google.

Politikanët amerikanë, të cilët në shumicën e rasteve kanë një mosmarrëveshje prej 180 gradësh, pajtohen me faktin që qeveria duhet të ketë më shumë kontroll mbi kompanitë e mëdha të internetit si Amazon, Apple, Facebook dhe Google. Dëgjoni gjithashtu lajmin se agjencia Tass e lajmeve e Rusisë ka njoftuar se një hetim administrativ është ngritur kundër Google për shkeljen e rregullave të lokalizimit të bazave të të dhënave në Rusi. Google është akuzuar për refuzimiun e lokalizimit të të dhënave të përdoruesve të saj rusë sipas ligjit rus dhe mund të përballet me gjobë deri në 6 milion rubla (82,000 dollarë). Deri tani ende nuk është caktuar data e gjykimit për këtë çështje, por më herët, Shërbimi Federal i Rregullatorit të Komunikimit, Teknologjisë së Informacionit dhe Monitorimit të Masmedias Ruse tha se deri më 1 korrik 2021 kompanitë Google, Facebook, Twitter dhe gjigandët e tjerë të mediave masive, nuk kishin lokalizuar bazat e të dhënave personale të përdoruesve rusë. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian dhe autoritetet britanike kanë hartuar një ligj që do të kufizonte rëndë kompanitë e teknologjisë amerikane nga veprimtaria e tyre monopolizuese. Sipas një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, mbikëqyrja e performancës së kompanive të teknologjisë, veçanërisht kompanive teknologjike amerikane që veprojnë në Evropë, do të intensifikohet dhe rregullat e reja rregullatore do të miratohen. Qëllimi i këtij plani është të imponojë më shumë rreptësi ndaj kompanive të mëdha. Plani parashikon parandalimin e shitjes së mallrave të falsifikuara dhe me cilësi të ulët përmes platformave të këtyre kompanive dhe parandalimin e përhapjes së urrejtjes. Christoph Schmoun, drejtor i politikës ndërkombëtare në Fondacionin Kufijtë Elektronikë, thotë: BE synon të bëhet lider në legjislacionin për kompanitë e teknologjisë dhe të kufizojë fuqinë e tyre të pakufizuar. Unë deklaroj që 2021 do të jetë viti i kontrollit serioz të instituteve amerikane të teknologjisë.