Votëbesimi ndaj Boris Johnson do të mbahet të mërkurën
(last modified Sun, 05 Jun 2022 18:14:00 GMT )
Qershor 05, 2022 20:14 Europe/Tirane
  • Votëbesimi ndaj Boris Johnson do të mbahet të mërkurën

Gazeta britanike Sunday Times raportoi se Partia Konservatore Britanike kishte vendosur të mbante të mërkurën një votëbesim ndaj liderit të saj dhe kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

Sipas IRNA, pas skandalit “Party Gate”, përfaqësuesit e Partisë Konservatore Britanike në Parlamentin Britanik kanë shprehur dyshime për vazhdimin e udhëheqjes së kësaj partie nga Johnson. Johnson akuzohet se ka marrë pjesë në festimet në selinë e Kryeministrisë gjatë kulmit të ndalimeve dhe kufizimeve të pandemisë së koronavirusit. Të paktën 54 anëtarë të Partisë Konservatore duhet të nënshkruajnë një peticion që kërkon që Johnson të shkarkohet nga posti. Boris Johnson këto ditë po përballet me rënien drastike të popullaritetit të tij. Sipas një parashikimi të mediave britanike, ky vit do të jetë viti i fundit i Boris Johnson si kryeministër.