Perspektivat e marrëdhënieve Riad-Uashington (1)
(last modified Thu, 19 Jan 2023 17:56:41 GMT )
Janar 19, 2023 18:56 Europe/Tirane
  • Perspektivat e marrëdhënieve Riad-Uashington (1)

Sfondi i perspektivave për marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite Seria "Perspektiva e marrëdhënieve Riad-Uashington" prej 6 episodesh është nxjerrë dhe përpiluar nga studimi "Perspektiva e marrëdhënieve SHBA-Arabi Saudite gjatë Presidencës së Joe Biden" në Njësinë e Studimeve Strategjike.

Në emër të Zotit, përshëndetje të dashur dëgjues, jemi në shërbimin tuaj me episodin e parë të serialit "Perspektiva e marrëdhënieve Riad-Uashington". Ju mund të na bashkoheni përmes postës elektronike dhe numrit të telefonit. Ndani me ne pikëpamjet tuaja rreth këtij seriali. Në vazhdim na ndiqni në hapësirën virtuale. Në këtë program, do të shqyrtojmë "sfondin e marrëdhënieve SHBA-Arabi Saudite". Qëndroni me ne.

Arabia Saudite, e cila ka një vend të veçantë në politikën e Uashingtonit për Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore) për shkak të pasurisë së saj të naftës dhe varësisë së liderëve të saj nga Shtetet e Bashkuara, konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme në Azinë Perëndimore, dhe për këtë arsye marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, veçanërisht për rajonin e Azisë Perëndimore konsiderohen të rëndësishme. Arabia Saudite është gjithashtu një nga vendet e mbështetura nga blloku perëndimor, dhe politika e jashtme e këtij vendi gjithashtu është në përputhje me qëllimet dhe politikat globale të bllokut perëndimor, veçanërisht imperializmit global.

Arabia Saudite po kërkon ndryshime në marrëdhëniet me Amerikën

Varësia e Arabisë Saudite nga fuqitë hegjemoniste, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i fshihet askujt. Nga aspekti politik, Amerika ka një pikëpamje të veçantë për Arabinë Saudite për të zbatuar politikat e saj në Azinë Perëndimore dhe për të arritur qëllimet dhe interesat e saj në këtë rajon. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite në periudha të ndryshme nuk kanë pasur asnjëherë një tendencë të qëndrueshme dhe konstante. Për këtë arsye, ky dallim është mjaft i dukshëm gjatë viteve të kaluara, veçanërisht gjatë presidencës së Barack Obamës, Donald Trump dhe Joe Biden.

Arabia Saudite mund të konsiderohet si një nga aleatët më të rëndësishëm të Amerikës ndër vasalët e saj arabë në rajonin e Azisë Perëndimore. Amerika ka nevojë për Arabinë Saudite për të zbatuar politikat dhe interesat e saj në rajonin e Azisë Perëndimore në fusha të ndryshme, dhe Riadi gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e Uashingtonit veçanërisht për të garantuar sigurinë e tij gjeografike dhe gjithashtu për mbijetesën e regjimit Al Saud në pushtet. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite ka nevojë për mbështetjen e një fuqie ekstra-rajonale për të krijuar një ekuilibër të fuqisë rajonale, që padyshim kjo fuqi janë Shtetet e Bashkuara.

Në përgjithësi, marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite mund të konsiderohet si një nga marrëdhëniet më të qëndrueshme të ndërsjella. Sepse megjithë kalimin e disa dekadave të këtyre marrëdhënieve, këto marrëdhënie të ndërsjella kanë ruajtur ende konsistencën e tyre. Natyrisht, kjo qëndrueshmëri dhe stabilitet nuk do të thotë ekzistencë e një marrëdhënieje të konsoliduar dhe harmonike, dhe gjatë viteve të fundit është shoqëruar me ulje-ngritje, të cilat shumë analistë i cilësojnë si ekuacioni i naftës kundrejt sigurisë.

Marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite kanë një histori prej 9 dekadash. Marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe sigurisë, kanë qëndruar konstante për dekada megjithë tensionet mbi qasjen vehabiste të Arabisë Saudite dhe abuzimet e saj në fushën e të drejtave të njeriut. Sigurisht që procesi i këtyre marrëdhënieve është shoqëruar me shumë ulje-ngritje. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Riadit janë ndërtuar mbi dekada të bashkëpunimit të sigurisë dhe një marrëdhënie të fortë tregtare të dominuar nga interesat e SHBA-së në naftën e Arabisë Saudite. Këto marrëdhënie janë përballur me disa sfida të tilla si embargoja e naftës në vitin 1973 dhe sulmet e 11 shtatorit 2001, në të cilat 9 nga 15 autorët terroristë ishin shtetas sauditë.

Historia e marrëdhënieve të Riadit me Uashingtonin daton në vitet 1930. Pas njohjes zyrtare të Arabisë Saudite në vitin 1931, qeveria saudite u përpoq të tërheqë ndihma të huaja politike, ekonomike dhe ushtarake për të stabilizuar themelet e qeverisë së saj. Prandaj, Abdulaziz Ibn Saud, themeluesi i sistemit aktual të këtij vendi, në vitin 1933 ia caktoi privilegjin e zbulimit dhe nxjerrjes së naftës kompanisë amerikane Standard Oil Co., çka ishte hapi i parë për amerikanët për të hyrë në skenën politike të Arabisë Saudite.

Në vitin 1933, Amerika mori lejen për të eksploruar naftë në rajonin lindor të Arabisë Saudite në këmbim të njohjes zyrtare të Arabisë Saudite. Kompania Saudite e Naftës (Aramco) u krijua gjithashtu nga Standard Oil dhe tre partnerët e saj. Sot, megjithëse kompania e naftës e vendit njihet si Saudi Aramco, kompanitë amerikane të energjisë vazhdojnë të ruajnë interesat e tyre në Arabinë Saudite.

Një pamje e kompanisë së naftës Aramco  të Arabisë Saudite

Hapi i dytë i këtyre kontakteve u hodh përmes marrëdhënieve me qeverinë. Natyrisht, marrëdhëniet personale midis sundimtarëve të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara ishin një nga mënyrat më të rëndësishme të zgjerimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Pas vendosjes së marrëdhënieve të naftës ndërmjet Uashingtonit dhe Riadit, deri rreth 10 vjet më vonë Shtetet e Bashkuara nuk kishin një zyrë diplomatike në këtë vend, dhe puna diplomatike e vendit u krye në ambasadën amerikane në Kajro, derisa themeluesi i regjimit saudit Abdul Aziz, dhe presidenti i atëhershëm i Amerikës Franklin Roosevelt u takuan së bashku dhe më pas në vitin 1944 u hap ambasada amerikane në Xheda dhe u vendosën marrëdhëniet zyrtare mes dy vendeve. Në fakt, marrëdhëniet e plota midis Uashingtonit dhe Riadit u vendosën në fillim të viteve 40, dhe ambasadori i parë amerikan shkoi në Arabinë Saudite në vitin 1940.

Në atë periudhë të historisë, Amerika po kalonte epokën e izolimit në formën e Doktrinës Monroe dhe nuk kishte një prani serioze në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Azinë Perëndimore. Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika si një nga dy superfuqitë botërore, e braktisi politikën e izolacionizmit dhe në fakt zgjeroi ndikimin e saj në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Azinë Perëndimore. Në këtë fazë, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Riadit u ndikuan nga dy faktorët, atë të naftës dhe kërcënimi i komunizmit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, nga njëra anë, Shtetet e Bashkuara zgjeruan marrëdhëniet e tyre me Arabinë Saudite për të plotësuar nevojat e saj për naftë dhe nga ana tjetër për të penguar Arabinë Saudite që të anëtarësohej në Bllokun Lindor të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik, në mënyrë që ky vend së bashku me Iranin u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara si xhandarmëria e rajonit të Azisë Perëndimore. Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet midis Riadit dhe Uashingtonit morën një formë sigurie dhe bazuar në shkëmbimin e naftës së Arabisë Saudite në këmbim të ndihmës amerikane të sigurisë (ekuacioni i sigurisë kundrejt naftës), kjo natyrë sigurie vazhdon ende.

Yasmine Farouk, eksperte për çështjet e Azisë Perëndimore, në një bisedë me revistën "International Affairs" të Universitetit Georgetown tha: "Arabia Saudite është gjeopolitikisht dhe gjeografikisht shumë e rëndësishme për të gjitha programet ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore. Gjeografia e Arabisë Saudite është strategjikisht e rëndësishme për sigurinë e ngushticës së Hormuzit dhe ngushticës së Bab al-Mandabit. Prandaj, një vend me këto kushte gjeografike, politike, ekonomike dhe financiare është i rëndësishëm për Amerikën. Në të njëjtën kohë, vetëm Amerika mund të sigurojë ombrellën e sigurisë që i nevojitet Arabisë Saudite për të ruajtur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e saj ekonomik".

Yasmine Farouk, eksperte për çështjet e Azisë Perëndimore

Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë të rëndësishme për arsye të ndryshme, duke përfshirë ndikimin në rendin e sigurisë në Azinë Perëndimore. Për Arabinë Saudite, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është kryesisht e një natyre sigurie për vazhdimin e mbretërisë, por Shtetet e Bashkuara ndjekin synimet e saj politike dhe ekonomike në marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Riadi jo vetëm që po përpiqet të bëhet një lider i ri i botës arabe, përveç pretendimit për udhëheqje të botës islame, por gjithashtu përpiqet të luajë rolin e një qendre fetare dhe xhandari rajonal. Në kushtet që politika e jashtme e Arabisë Saudite është shumë e ndikuar nga zhvillimet ndërkombëtare, kjo çështje mund të shihet qartë në ngjarje të tilla si fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit, zgjimi islamik, marrëveshja bërthamore e Iranit, fuqizimi i shiitëve në Irak dhe rajon, krizat në Siri dhe Jemen. Në secilën prej këtyre çështjeve, Arabia Saudite bazohet në mbështetjen e një fuqie të madhe perëndimore, kryesisht të Shteteve të Bashkuara.

Të nderuar dëgjues, kemi arritur në fund të pjesës së parë të programit “Perspektiva e marrëdhënieve Riad-Uashington”. Në programin e ardhshëm do të shqyrtojmë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite para Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran.