Një anë tjetër e identitetit të femrës iraniane
(last modified Thu, 09 Feb 2023 09:23:27 GMT )
Shkurt 09, 2023 10:23 Europe/Tirane
  • Një anë tjetër e identitetit të femrës iraniane

Në këtë edicion do të flasim për rolin dhe pozitën e femrave në Republikën Islamike të Iranit.

“Jo shumë kohë më parë, armiku me të gjitha forcat dhe mjetet e veta, në një luftë të kombinuar dhe hibride, vendosi në shënjestër forcën e perceptimit dhe me imagjinatën e tij të papjekur duke iluzionuar për një "revolucion të grave", ai vendosi në shënjestër vendin dhe qytetërimin e Iranit të fuqishëm. Ata thanë: "Në emër të sloganit "femra, jetë dhe liri!...", por ata nuk e njohën as identitetin e gruas iraniane, as shpirtin e saj të gjallë e të lirë... Në zhurmën e kësaj lufte mediatike, zëri i vërtetë i femrës myslimane iraniane nuk u dëgjua fare... Atëherë kur femra iraniane luajti rolin e saj më të bukur dhe më të pavdekshëm me veshjen e mbetur nga paraardhësit, mbi qiellin e kinemasë pas Revolucionit Islamik; dhe atëherë femra iraniane me krenari dhe kokën lartë ngjitej në shkallën e kampionit të botës; dhe atëherë kur femra iraniane bënte hulumtime dhe kërkonte edhe çështjet më të mëdha shkencore në botë; nuk iu dëgjua zëri i saj në botë! Nuk u dëgjua zëri i femrës myslimane iraniane, për arsye se civilizimi i Perëndimit nuk dëshironte të pranonte kthimin e femrës në origjinën e saj të vërtetë. Zëri i femrës myslimane iraniane nuk u dëgjua, për arsye se rendi i ri botëror nuk dëshironte të shikonte një ide të re të qeverisjes, stilit të jetës dhe një ide që është ndërtuese e civilizimit".

Femra në Revolucionin Islamik

Këtë çfarë e dëgjuat dhe lexuat është një pjesë e deklaratës së femrave artiste të Iranit të cilat duke përfaqësuar një grup të madh të femrave iraniane, deklaruan se ato i qëndrojnë besnike flamurit të shtrenjtë të Iranit dhe nuk lejojnë zhurma teatrale e disa figurave të caktuara, të njolloset dhe të anashkalohet imazhi i pastër dhe i suksesshëm i femrës iraniane.

Tani, pasi janë tejkaluar sfidat dhe komplotet armiqësore të cilat edhe pse janë shoqëruar me shpenzime të mëdha dhe me dhjetëra të ri iranianë janë vrarë e plagosur, por të gjitha këto treguan se sistemi i Republikës Islamike është një sistem popullor i bazuar mbi bindjet hyjnore dhe islame ku femra dhe mashkulli i shoqërisë iraniane-islame janë të vendosur për ta ruajtur këtë sistem dhe fuqinë e shtetit të Iranit. Ndodhemi në 44 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik dhe në këtë edicion do të hedhim një vështrim pak më ndryshme mbi çështjen e femrës dhe identitetit të saj. Na ndiqni në vazhdim!

Historia është dëshmitare e këtij realiteti që me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, ka filluar një kapitull tjetër i jetës dhe pranisë së femrave në sferat shoqërore. Sistemi i Republikës Islamike të Iranit konsideron se krenaria më e rëndësishme dhe suksesi më i madh i tij është dhënia e identitetit të vërtetë femrave iraniane dhe ky rezultat ka buruar nga kultura njerëzore e fesë Islame e cila i thotë mashkullit dhe femrës që me virtytet e tyre njerëzore, të luajnë rolin shoqëror të vet dhe feja Islame në pjesëmarrjen e mashkullit dhe femrës në sferat shoqërore, nuk përcakton rol të shkallës së parë dhe rol të shkallës së dytë. Zonja Amin Esfahani, është një shëmbëlltyrë e femrës myslimane e cila ligjëronte në lëndët e filozofisë dhe të jurisprudencës islame. Qysh në atë kohë kur në Angli femrat nuk lejoheshin të studionin në universitete dhe nuk u jepnin atyre diploma të shkollimit, do të thotë deri në vitin 1947, ajo kishte marrë lejen dhe diplomën për ixhtihad nga profesorët dhe dijetarët e shkallës së parë të asaj kohe të fesë Islame.

Zonja Amin

Në 43 vitet e kaluara pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, është bërë përpjekje që në bazë të mundësive dhe kushteve ekzistuese, të përdoren dhe shfrytëzohen talentet dhe aftësitë e mëdha të femrave për ngritjen e pozitës së saj dhe për zhvillimin e shoqërisë. Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, që nga fillimi ka theksuar dinjitetin dhe pozitën dhe vlerën e femrës, ndërsa ka vlerësuar se femrat japin kontribut të madh në zhvillimin dhe progresin e shoqërive dhe të popujve dhe ai besonte se nëse femrat e shoqërisë do të punojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe për mbrojtjen e privatësisë së hixhabit dhe pastërtisë së tyre, atëherë nga brendësia e kësaj shoqërie do të shfaqen burra të pastër dhe me personalitet të ngritur. Dhe nëse femrat e guximshme dhe edukatore të njeriut do të hiqen nga popujt dhe kombet, atëherë shoqëritë do të dështojnë dhe do të shkojnë dekadencës. Imam Khomejni (ra) ka theksuar vazhdimisht për ruajtjen dhe respektimin e parimeve islame dhe njerëzore të femrave, mirëpo nuk konsideronte se kjo çështje i pengon femrat për pjesëmarrje në sfera të ndryshme shoqërore.

Nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra) pa pjesëmarrje në sferat shoqërore, nuk mund të luajnë rolin e tyre kryesor dhe konstruktiv në ngritjen shpirtërore dhe morale të shoqërisë. Imam Khomejni (ra) në procesin e Revolucionit Islamik, kishte zbatuar praktikë mendimet dhe parimet islame të tij. Zonja Marzije Hadidçi e njohur me epitetin "Dabagh", është prej femrave aktive në sferat shoqërore dhe politike e cila përkrah Imam Khomejnit (ra), ka shkëlqyer si një femër myslimane e pranishme në shoqëri. Ajo në periudhën e Republikës Islamike ka kryer detyra të ndryshme si në komandën e forcave të Gardës së Revolucionit Islamik në Hamedan, deputete në Parlamentin Islamik, dhënien mësim në universitet dhe pjesëmarrje në organizata të shërbimeve të ndryshme. Zonja Dabagh me hixhabin islamik, së bashku me një delegacion të përbërë nga tre persona, ishte prej atyre që ishin zgjedhur nga Imam Khomejni (ra) për dërgimin e letrës historike të tij për krerët e ish-Bashkimit Sovjetik.

Marzije Dabagh

Në kulturën islame, familja është institucioni i parë dhe më i rëndësishëm për edukimin e njeriut dhe është vendi për shfaqjen e emocioneve njerëzore dhe shtylla kryesore e shoqërisë. Nëse femra në shoqëri do të mund të arrijë në shkallë të larta në fusha të shkencës, njohjes dhe përkryerjes shpirtërore e morale të cilën e ka paraparë Zoti i madhëruar dhe feja hyjnore në mënyrë të barabartë për mashkullin dhe femrën, atëherë me padyshim se do të edukimi i fëmijëve do të jetë më i mirë, ambienti familjar do të jetë më i ngrohtë dhe me dashuri më të madhe dhe natyrisht shoqëria do të arrijë një zhvillim dhe progres më të madh. Prandaj, nga ky aspekt, pas fitores së Revolucionit Islamik, femra myslimane iraniane e rigjeti pozitën kryesore të saj në jetë së pari në institucionin e familjes duke vepruar për forcimin sa më shumë të këtij institucioni, ndërsa më pas edhe në sferat e ndryshme të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, në sistemin e Republikës Islamike të Iranit çështja e gjinisë është përdorur në shërbim të ngritjes së njeriut dhe ashtu siç thotë lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei: "Forca e besimit ka hapur rrugë për veprimtari të mëdha para femrave iraniane dhe ka krijuar skena mahnitëse dhe të rralla të pranisë së guximshme, me sakrificë të madhe dhe novatore të femrave iraniane në skena dhe zhvillime të vështira. Që nga protestat e vrullshme të ditëve të Revolucionit Islamik e deri te periudha e paharrueshme e Mbrojtjes së Lavdishme; dhe që nga heroizmi në frontet e luftës e deri te ndarja me plotë dashuri dhe mall nga fëmija dhe bashkëshorti dhe dërgimi i tyre në frontet me plotë rreziqe dhe deri te shërbimet logjistike prapa vijave të frontit të luftës; dhe që nga prania aktive në fushat e shkencës, hulumtimit, teknologjisë dhe deri të shkëlqimi në fushat e letërsisë dhe artit, tregimit të aftësisë në sferat shoqërore, politike dhe administrative; dhe më në fund me sakrificën që treguan në fushën e shëndetësisë dhe shërbimit ndaj pacientëve gjatë sprovës së rrezikshme të pandemisë Korona; të gjitha dhe të gjitha këto janë shenja që tregojnë ngritjen shpirtërore dhe morale të femrës iraniane të cilat janë krijuar me begatinë e sistemit të Republikës Islamike dhe mësimeve dhe vlerave e parimeve të Islamit".

Statistikat në lidhje me praninë e suksesshme të femrave iraniane pas fitores së Revolucionit Islamik në sferat e ndryshme shoqërore, shkencore, politike, ekonomike dhe sportive dëshmojnë më së mirë rolin pozitiv dhe të konsiderueshëm të kësaj shtrese me ndikim të shoqërisë. Femrat të cilat janë quajtur çelësi i suksesit dhe lumturisë së Iranit Islamik. Në librin "Soude Çehel Sale" (Ngritja dyzetvjeçare" i cili hedh një vështrim mbi sukseset dyzetvjeçare të Revolucionit Islamik të Iranit, në bazë të statistikave ndërkombëtare të publikuara në lidhje me progresin e shënuar në fushën e femrave, është vë në dukje ulja dhe reduktimi i analfabetizmit në mesin e femrave mbi 15 vjeç në krahasim me vendet e tjera të botës dhe gjithashtu rritjen e numrit të vajzave në krahasim me djemtë në shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar në Iran. Para fitores së Revolucionit Islamik, vetëm 6% e të diplomuarve universitar e përbënin femrat që këto statistike aktualisht janë rreth 50%. Në vitin 1401 të kalendarit iranian (2022-2023), janë regjistruar mbi një milionë vullnetarë për të marrë pjesë në provimin e konkursit për t'u pranuar në universitet dhe nga kjo shifër mbi 915 mijë vullnetarë janë femra. Para fitores së Revolucionit Islamik, pjesëmarrja e femrave në pozitën e profesoreshave universitare, ishte rreth 1%, ndërsa kjo shifër aktualisht është rritur në mbi 21%. Zonja Fahime Farahmand Pur, profesoresh në Universitetin e Teheranit, gjatë prezantimit në një prej debateve publike, thotë: "Unë jam një prej mijëra profereshave që jam edukuar dhe shkolluar në Republikën Islamike të Iranit". Profesoresha Zahra Imam Xhum'e është një shkencëtare emri i së cilës është regjistruar në listën e shkencëtarëve të qarqeve shkencore të Azisë. Ajo ligjëron në universitete të Iranit si profesoresha më e re me titullin "Profesor i Plotë" dhe qëllimi i saj i vetëm është që t'i transmetojë njohuritë e saj shkencore dhe profesionale te vajzat e tjera iraniane. Revolucioni Islamik i Iranit gjithashtu ka arritur të edukojë dhe shkollojë 100 mijë femra mjeke të shkallës nga mjekësi e përgjithshme, specializimi dhe post specializimi.

Nga ana tjetër, sot ekzistojnë me qindra organizata dhe shoqata që veprojnë në fushën e ofrimit të ndihmës shëndetësore, ndihmës për familjet pa kujdestar, ofrimin e ndihmave financiare, fondet e ofrimit të kredive pa interes etj., të cilat drejtohen kryesisht nga femrat. Femrat iraniane kanë aktivitet të gjerë edhe në zhvillimin e partive politike në Iran. Në shtabet e fushatave zgjedhore, femrat iraniane përveçse veprojnë në sektorin e quajtur "sektori i çështjeve të grave", në raste të nevojshme edhe vetë femrat iraniane formojnë shtabe elektorale. Madje, në disa raste, përgjegjëse të larta ose asistente të shtabeve elektorale janë vetë femrat iraniane. Kjo çështje është vërejtur në nivel shumë më të gjerë gjatë zgjedhjeve presidenciale të Iranit. Femrat aktive në fushën e mediave, gjithashtu janë kriter për luajtjen e rolit aktiv në sferat shoqërore dhe numri i femrave përbënë rreth 60-70% të aktivistëve të mediave.

Në fushën e sportit, femrat myslimane iraniane pas fitores së Revolucionit Islamik, kanë arritur me sukses që duke e ruajtur dhe respektuar hixhanin islamik, në korrin suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe nëpër gara të ndryshme sportive botërore në degë dhe sektorë të ndryshëm sportivë. Para fitores së Revolucionit Islamik, femrat iraniane kishin arritur të fitojnë vetëm pesë medalje, madje vetëm në nivelin e garave sportive të Azisë, të cilat gjithashtu ishin detyruar të hiqnin hixhabin islamik për të pasur drejtë pjesëmarrje në ato gara. Kjo është në kohën kur aktualisht sportistet iraniane kanë pjesëmarrje aktive në 130 degë sportive të ndryshme të garave vendore dhe ndërkombëtare dhe deri më tani femrat iraniane kanë arritur të fitojnë rreth 200 medalje në degë të ndryshme sportive. Perja Shahrjari e cila deri më tani për 19 vite me radhë ka punuar në postin e kryetares së Komitetit të Futbollit mbi Rërë në Federatën e Futbollit të Iranit, tani si drejtoresha e parë iraniane ka arritur të futet në selinë e FIFA-s.

 

Përkrah këtij progresi dhe këtyre përparimeve të rëndësishme, ajo që ka rëndësi më të madhe është ndikimi i pranisë së femrës në sferat shoqërore duke marrë parasysh dhe duke theksuar kapacitetet dhe potencialet e veçanta të femrave. Mirëpo, Perëndimi dhe sidomos organizatat feministë këtë ndikim dhe influencë e shikojnë vetëm në shfaqjen fizike të femrës. Prandaj, nga ky aspekt,  femra në Perëndim pavarësisht lirive individuale, vetëm nga dimensioni fizik tërheq vëmendjen e njerëzve. Vështrimi i cili sot e quan femrën perëndimore "të lirë", e konsideron atë vetëm si një mall konsumues, të zbukurimit, shfaqjes para syve të meshkujve dhe mjet për shfryrjen e emocioneve seksuale të gjinisë mashkullore. Dr. Toni Grant, një prej kritikëve të feminizmit në Perëndim, thotë: "Sot, duket se femrat janë bërë vetëm të pavarura, mirëpo nga aspekti emocional ato janë kryesisht janë bërë më të nevojshme dhe më të varura, janë bërë më të pasigurta, janë bërë më të luhatshme, më të vetmuar dhe më të paafta se sa nënat dhe gjyshet e tyre".    

Tani, a është racionale që femra iraniane të zëvendësojë modelin e vet me modelin perëndimor? Në një vend ku femrat shfrytëzohen si një mjet ekonomik dhe politik nga kapitalistët dhe politikanë, njerëzit pse duhet të shqetësohen për lirinë, çështjen e hixhabit dhe në përgjithësi për të drejtat e femrave dhe meshkujve në vendin e Iranit?!