Bota sot, lufta e butë e hegjemonistëve
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Ju e dini se një nga fenomenet e shfaqura që në vigjilje të njerëzimit dhe që gjithmonë ka kërcënuar shoqëritë njerëzore, është fenomeni i frikës nga lufta.
Historia ka treguar se në asnjë periudhë kohore dhe të historisë nuk ka kaluar pa luftëra, gjakderdhje dhe dhunë. Mirëpo me ndryshimet dhe evoluimin e shoqërive, luftërat dhe mjetet e saj për nga cilësia dhe sasia kanë ndryshuar. Një prej formave të luftërave që është përdorur shumë gjatë dekadave të fundit është lufta e butë. Në realitet lufta e butë përbëhet nga veprime psikologjike dhe propagandistike kundër një shoqërie apo grupi të caktuar. Përkundër luftës reale, në luftën e butë nuk përdoren armët ushtarake. Arma kryesore e luftës së butë është përdorimi i saktë dhe i programuar i propagandës dhe i metodës për të influencuar tek opinioni publik. Me anë të kësaj lufte armiku përpiqet të tjetërsojë bindjet, kulturën, politikën, ndjenjat, preferencat, sjelljen dhe mënyrën e të menduarit në shoqëri duke imponuar atë që ai dëshiron. Lufta e butë është metoda më efikase, më me pak shpenzime, faktori më i ndërlikuar dhe më i rrezikshëm që kërcënon shoqërinë, vlerat e saj dhe sigurinë kombëtare. Kjo luftë mund të arrijë objektivat e saj me shpenzimet më të pakta, pa patur nevojën e përdorimit të ushtrisë dhe pa patur nevojën e eliminimit fizik të njeriut. Në këtë emision do të njihemi me luftën e butë dhe pasojat e saj në shoqëri të ndryshme dhe duke dhënë disa shembuj do të qartësojmë qëllimet që vendet hegjemoniste synojnë të realizojnë nëpërmjet luftës së butë.
Fuler analist dhe historian ushtarak nga Anglia ka qenë personi i parë që ka parashtruar fenomenin e luftës së butë. Në vitin 1920 ai këtë teori e parashtroi si Lufta Psikologjike. Mirëpo në atë kohë, përdorimi i fjalës lufta psikologjike nga ana e Fuler nuk mori vëmendjen e qarqeve ushtarak dhe shkencore të Anglisë dhe të Amerikës. Në janar të vitit 1940 me publikimin e artikullit të titulluar " Lufta psikologjike dhe mënyra e përdorimit të saj", kjo shprehje për herë të parë është futur në terminologjinë politike të Amerikës. Në bazë të këtij artikull lufta psikologjike konsiston në përdorimin e çdo mjeti për të ndikuar në sjelljen dhe ndjenjat e një grupi me qëllime ushtarake. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kjo shprehje është futur në fjalorin Webster dhe përkufizimi është dhënë nga aspekti politik dhe ushtarak.
Në vitin 1950 pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Trouman ish president i Amerikës për t'u përgatitur për një luftë psikologjike ndaj Koresë, hartoi programin e quajtur " Lufta e së vërtetës" me një shumë prej 121 milion dollarësh. Me anë të këtij programi ai në ushtrinë amerikane krijoi departamentin e luftës psikologjike i cili kishte për detyrë të përdorte eksperiencën e luftës së dytë botërore për të çuar përpara luftën psikologjike. Mirëpo kjo teori mori formë akoma më serioze me publikimin e idesë së Xhozef Nai teoricienit të njohur amerikan i cili në një artikull të tij në Foreign Policy në vitin 1990 parashtroi idenë e luftës së butë. Sipas idesë dhe teorisë së Nai, Amerika në vend që të përdorë forcën ushtarake për të ndikuar në vendet që janë në objektiv të saj mund të përdorë metoda për të influencuar tek intelektualët e shoqërive. Në këtë artikull shkrimori flet për krijimin e ndryshimeve nëpërmjet diplomacisë publike dhe nëpërmjet luftës së butë duke ndikuar tek shtresa intelektuale e shoqërisë. Më tutje teoria e tij u përmirësua dhe u vendos në programin e punë së politikës së jashtme të Amerikës e cila u titullar Fuqia Inteligjente.
Rrëzimi dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe përfundimi i luftës së ftohtë, ekspertëve të luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua bëri akoma më të qartë rëndësinë e përdorimit të fuqisë së butë. Ata rritën në përfundimin se me pak shpenzime dhe pa u detyruar që të ndërhyhet drejtpërsëdrejti tek vendet e tjera, mund të realizohen qëllime politike, ekonomike dhe kulturore. Pas Bashkimit Sovjet, Amerika duke përdorur luftën butë deri më sot ka arritur të rrëzojë dhe ndryshojnë shumë regjime politike.
Revolucionet me ngjyrë në disa vende të bllokut lindor, janë shembuj të luftës së butë. Amerika duke përdorur fuqinë e luftës së butë, ka arritur të ndryshoje regjimet politike në vende si Polonia, Gjeorgjia, Çekia, Sllovakia, Kazakistani, Ukraina dhe Taxhikistani. Tek të gjithë këto vende, ndryshimet politike janë bërë pa patur nevojë që të përdoret forca dhe dhuna dhe kjo është realizuar vetëm me anë të fuqisë së butë dhe medias të cilët arritën të ndryshojnë vlerat dhe sjelljen e regjimeve politike. Nëpërmjet këtyre mjete janë krijuar lëvizje popullore, është krijuar destabiliteti politik dhe në këtë mënyrë është zëvendësuar pushteti në vend.
Në këtë mënyrë mund të thuhet se lufta e butë apo fuqia e butë, është futur në terminologjinë politike të botës që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Lufta e butë është e kundërta e luftës së fortë dhe në secilën prej tyre përdoren mjete të ndryshme. John Kalins, teoricien i njohur i universitetit kombëtar të luftës në Amerikë, thotë se lufta e butë është përdorimi i programi i propagandës dhe mjeteve të saj për të influencuar tek intelekti dhe mendimi i armikut. Kjo luftë realizohet duke përdorur mjete dhe metoda të cilat kanë për qëllim garantimin e sigurisë kombëtare. Ushtria amerikane në përkufizimin e luftës së butë, thotë se në këtë luftë përdoret në mënyrë të programuar dhe të saktë propaganda dhe mjete e tjera dhe nëpërmjet saj synohet të ndikohet në ndjenjat, preferencat, bindjet dhe sjelljet e armikut, grupet asnjanëse dhe grupet mike. Mirëpo përkufizimi më i njohur i luftës së butë është dhënë nga Xhozef Nai hulumtuesit të njohur amerikan. Ai thotë se lufta e butë është kapacitetin për të formuar preferencat e të tjerëve. Me fjalë të tjera lufta e butë është një proces i ndërlikuar dhe i fshehur i përbërë nga veprime politike, kulturore dhe informative, veprime që ndërmerren nga fuqitë e mëdha të botës për të krijuar ndryshime tek vendet e tjera sipas dëshirave të tyre. Në luftën e butë përfshihen përkufizime të tilla si lufta psikologjike, lufta e bardhë, lufta mediatike, operacionet psikologjike, rrëzimet e buta, revolucione e buta, revolucionet me ngjyrë, etj.
Me anë të luftës së butë bëhen përpjekje për të sulmuar qendra dhe pika të rëndësishme si siguria e çdo vendi, legjitimiteti i politikës së atij vendi, uniteti, sovraniteti, bindja dhe besnikëria kombëtare dhe politike të cilat që të gjitha janë investim social. Me fjalë të tjera lufta e butë synon të ulë nivelin e kënaqësisë së popullit ndaj shtetit. Ulja e kësaj kënaqësie në një masë të madhe mund të ulë tolerancën kombëtare dhe ndjeshmërinë politike. Lufta e butë sulmon dy pika të rëndësishme që janë njëri truri dhe tjetri zemra. Në luftën e butë armiku përpiqet të tërheqë objektivin që ku i fundit eksperiencat e tij t'i përputhë me ato të armikut. Lufta e butë nuk është e dhunshme por ajo sulmon vlerat e një shoqërie dhe në fund rezulton me ndryshimin e sjelljes së asaj shoqërie tek e cila krijon shembull të ri që bie ndesh me sjelljen e shtetit. Duke qenë se lufta e butë zakonisht sulmon mendjen për nga pikëpamja e shumë funksionarëve të shtetit ajo qëndron e fshehur. Duke qëndruar e fshehur prej tyre konsiderohet diçka normale dhe jo si një kërcënim serioz. Mirëpo kërcënimi i luftës së butë bëhet në mënyrë të fshehtë dhe të vazhdueshme. Kjo luftë kërcënon identitetin, kulturën, legjitimitetin, pjesëmarrjen dhe angazhimet politike dhe është efikase në ndikimin e tyre. struktura e luftës së butë sfidon administrimin e sigurisë kombëtare dhe ul në masë të madhe kërcënimet e buta dhe të forta. Një prej objektivave kryesore të luftës së butë është që të bindë popullin që të mos mbështesë shtetin dhe të ngrihet kundër shtetit.
Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në një prej fjalimeve të tij ka thënë se vijat dhe bazat e luftës së butë janë përcaktuar në hartën dhe strategjinë e saj. Ajetollah Khamenei thotë se krijimi i dilemave dhe i dyshimit tek zemrat dhe mendjet e njerëzve, shkatërrimi i shtyllave të besimit fetar, kthimi i pikave të forta në pika të dobëta, kthimi i mundësive në kërcënime, shkatërrimi i themeleve të shtetit, krijimi i pesimizmit tek njerëzit, krijimi i përçarjeve në shoqëri, humbja e shpresës, lindja e frikës në shoqëri, devijimi i mendjes së njerëzve nga armiku kryesor, janë disa prej qëllimeve kryesore të luftës së butë.
Me fjalë të tjera armiku me anë të luftës së butë, palën tjetër synon ta kthejë në një palë të tij dhe në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që të ndërmerren ndërhyrje ushtarake dhe të drejtpërdrejta për të ndryshuar sistemin shtetëror. Këtë objektiv me anë të luftës së butë e realizon vetë populli i atij vendi i cili nëpërmjet luftës së butë i është bashkuar frontit të armikut. Armiku në këto kushte edhe nëse e sheh të nevojshme për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake, qëllimin e tij e realizon me shumë pak shpenzime dhe dëme pasi parapërgatitjet e i ka bërë nëpërmjet luftës së butë. Për tu njohur me metodat që përdorin fuqitë hegjemoniste për realizimin e objektivave të tyre, jo ftojmë ta na ndiqni në emisionin e ardhshëm.