Amerika e përgjakur nga rrjedhat raciste
Veprimet e fundit në Amerikë dëshmojnë për faktin se ky vend vazhdon të vuaj nga aktet dhe rrjedhat raciste. Në fillim dy të rinj zezakë amerikanë në një distancë prej vetëm disa ditësh u vranë nga policia në dy qytete të ndryshme tëAmerikës. Pas kësaj ngjarjeje, shumë qytete në Amerikë u përfshinë nga protestat kundër diskriminimit policor dhe si rezultat 5 policë humbën jetën për shkak të një sulmi të kryer nga një snapjerist amerikan.
Këto ngjarje dëshmojnë për përkeqësimin e situatës së racizmit në Amerikë, vend që përballet për një kohë të gjatë me problemin e racizmit dhe armëmbajtjes së lejuar. Me kalimin e kohës kjo situatë jo vetëm që nuk është përmirësuar por që sipas shumëraporte janë shtuar shumë konfliktet sidomos konfliktet racore. Vrasja e adoleshentëve dhe të të rinjve në Amerikë nga ana e policisë, është një hallkë serioze për këtë vend. Historia e këtij vendi është e mbushur me diskriminime dhe padrejtësi që si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga aspekti social dhe etnik ka krijuar mjaft probleme për shoqërinë amerikane. Në vitet 1950 dhe 1960 kur është zhvilluar lëvizja kundër shkeljes së të drejtave të zezakëve në Amerikë, situata e atëhershme nuk ishte më pak e rënduar sesa situata aktuale. Në atë kohë jo vetëm zezakët e thjeshtë por edhe krerët e tyre si Martin Luterking janë qëlluar me armë zjarri. Edhe pas shumë vitesh nga kjo lëvizje, organet garantuese të sigurisë si policia dhe gjykata në Amerikë, kanë vazhduar të mbajnë qëndrime diskriminuese ndaj zezakëve. Megjithatë vrasja e adoleshentëve dhe e të rinjve zezakë nga policia amerikane gjatë dy viteve të fundit, ka krijuar një krizë kombëtare në Amerikë, krizë e cila është thelluar akoma më shumë me përhapjen e shpejtë të informacionit nga mediat publike. Telefonat inteligjentë, mund të regjistrojnëçdo dhunë që polica ushtron ndaj zezakëve dhe pamjet shumë shpejt përhapen nëpër rrjetet sociale nëinternet. Në këtë mënyrë vrasja e një të riu në Ferguson, Nju Jork apo Saint Pol, shumë shpejt përhapet në internet dhe shumë shpejt nisin protestat qytetare në zona të ndryshme tëAmerikës. Vitet e kaluara, për shkak të neglizhencës sëmedias ndaj racizmit në Amerikë, përhapja e lajmeve nuk ka qenë kaq e shpejtë. Mirëpo njëkohësisht me shtimin e rasteve të diskriminimit të aparateve të sigurisë dhe gjyqësorit në Amerikë ndaj etnive në këtë vend, është shtuar shumë edhe informimi publik i njerëzve rreth padrejtësive që bëhen në këtë vend. Aktualisht shumica e qytetarëve amerikanë mes tyre të rinjtë e bardhë, janë të pakënaqur nga racizmi dhe diskriminimi në vendin e tyre. Përgjatë 5 dekadave të kaluara, krerët e zezakëve nëAmerikë disa herë kanë mbajtur fjalime për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe me padyshim ata janë mbështetur nga shoqëria zezake nëAmerikë. Mirëpo kësaj here në protestat e zhvilluara nëAmerikë, përveç zezakëve është vënë re pjesëmarrja edhe e të rinjve të bardhë dhe kjo tregon qartë se sa e thellëështëçështja e racizmit në Amerikë. Por në kohën kur në Amerikë janë shtuar shumë ndjenjat e barazisë, janë shtuar shumë edhe rrjedhat dhe rrymat raciste. P.sh. persona si Donald Trump që nuk kanë eksperiencë politike, kanë drejtuar gishtin tek ksenofobia dhe racizmi dhe ata janë bërë shkak për zgjerimin e rrjedhave raciste kundër zezakëve, latinëve dhe myslimanëve. Ky person është një prej anëtarëve të partisë republikane. Duke pasur parasysh zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike në Amerikë, mund të thuhet se në këtë vend është shtuar informimi mbi diskriminimin, mirëpo ështështuar edhe informimi mbi racizmin. Aktualisht perspektiva e pajtimit mes grupeve që ushtrojnë racizëm dhe grupit që janë viktimë e racizmit, është e largët dhe në mesin e tyre ndodhet arma.
Të zbulosh rrënjët e dhunës policore ndaj zezakëve nëAmerikë, pa marrë parasysh problemin e armëmbajtjes, është pothuajse e parealizueshme. Në shoqërinë amerikane një nëçdo tre veta mban armë. Disa prej tyre kanë edhe armë të sofistikuara që përdoren në ushtri. Si rezultat policia çdo njeri e shikon me dyshimin se ai mund të jetë një prej atyre personave që sulmon policinë. Për këtë arsye sa herë që policia përballet me ndonjë rast të dyshimtë, ajo menjëherë përdor armën dhe vret personin e dyshimtë. Duke pasur parasysh padrejtësitë dhe diskriminimin që ushtrohet ndaj zezakëve në Amerikë, kjo shtresë më shumë se sa të bardhët është e pirur për krime dhe akte kriminale. Edhe pse zezakët përbëjnë vetëm 13% të shoqërisëamerikane, ata kryejnë 70% të akteve kriminale në këtë vend si vrasja dhe vjedhjet. Lagjet e banuara nga zezakët, zakonisht janë pika të grumbullimit tëgangsterëve dhe e shpërndarjes së drogës. Për këtë nga këndvështrimi i policisëamerikane, të rinjtë zezakë janë të gatshëm për tu kthyer në kriminelë dhe vrasës, vetëm në rast se ata tregojnë të kundërtën. Frika nga zezakët nëAmerikë, është aq e madhe saqë në disa raste policia nuk guxon të futet në lagjet e banuara prej tyre. Prandaj kur policia përballet me ndonjë zezak të dyshimtë, ajo menjëherë përdor armën. Sigurisht qëmbështetja juridike dhe e gjyqësorit për forcat e policisë, është bërë shkak që policia të ndëshkojë edhe zezakët e pafajshëm dhe kjo ka shtuar rastet e racizmit në Amerikë. Megjithatë duke pasur parasysh shtimin e popullsisë zezake në Amerikë, thellimi i krizës ekonomike dhe përshkallëzimi i krizës sëarmëmbajtjes, ka çuar në përsëritjen e rasteve të vrasjes së të rinjve zezakë nga policia. Mirëpo në shoqërinë amerikane ka lindur edhe një fenomen i ri qëështë hakmarrja e zezakëve ndaj forcave të policisë. Përkundër atyre viteve ku zezakët në formëpaqësore dhe me protesta paqësore nëpër rrugë kërkonin të drejtat e tyre, tani ata u janë drejtuar armëve për tu hakmarrë ndaj policisë. Kjo situatë do të bëhet shkak për shtimin e dhunës policore ndaj zezakëve dhe si rezultat zgjerimin e rrjedhave raciste nëAmerikë. Sipas shumë statistikave sa herë që ndodh ndonjë sulm në ndonjë qendër publike, aq më shumë shtohet prirja e amerikanëve për blerjen e armëve. Si rezultat mund të thuhet se shoqëria amerikane është përfshirë nga një proces dhune dhe përdorimi armësh. Shtimi i dhunës e ka inkurajuar shoqërinë amerikane që të përdorë armët dhe përdorimi i armëve ka shtuar tregtinë e armëve në Amerikë. Pra nga shtimi i rasteve të përdorimit të armëve të zjarrit, mund të pritet që edhe policia të përdorë më shumë armën për të parandaluar ngjarje të tilla si sulmi në shkollën Kolumbiane, universitetin Virxhinia, shkollën Sandy Hook dhe klubin e natës në Orlando dhe kjo mund të rezultojë me vrasjen e më shumë zezakëve.